6 nentor

Publié le par alban

6 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Gjoni 13 :1-16 :33}  {Studim i shpejte:#Veprat 1:1-3:26}

 

“Sepse Une do te derdh uje mbi ate qe ka etje.”  {#Isaia 44 :3}

 

Kur nje besimtar ka rene ne nje gjendje te ulet te trishtuar ndjenjash,ai shpesh perpiqet te dale prej tyre duke ndrequr veten me frika te erreta dhe te trishtueshme.Kjo nuk eshte menyra per tu ngritur prej pluhurit,por do te thote te vazhdosh ne te…Nuk eshte ligji,por ungjilli qe shpeton shpeton se pari shpirtin qe kerkon ;dhe nuk eshte nje skllaveri ligjore,por liria e ungjillit qe mund te rimekembe me pas besimtarin e mekur.Frika prej skllavi nuk e sjell tradhetarin perseri tek Zoti,por dashuria e embel e terheq ate te kraharori i Jezusit.A po keni etje kete mengjes per Zotin e gjalle,dhe te palumtur sepse nuk gjeni dot kenaqesi ne Te ne zemren tuaj ?A e keni humbur gezimin e fese,dhe a eshte kjo lutja juaj, « riperterit ne mua gezimin e shpetimit tend ? »A jeni te ndergjegjshem gjithashtu se jeni te djerre ashtu si toka e thate ;se nuk po sillni frute per Zotin qe Ai ka te drejte te prese prej jush ;se ju nuk jeni aq te dobishem ne Kishe,ose ne bote,ashtu si zemra juaj deshiron te jete ?Atehere ketu eshte pikerisht premtimi qe ju keni nevoje, « Do te derdh uje mbi ate qe eshte i ujitur. »Ju do te merrni hirin qe sa shpesh e kerkuat,dhe do ta keni ate deri ne masen me te plote te deshirave tuaja.Uji freskon te ujiturin :ju do te jeni te freskuar ;deshirat tuaja do te shperblehen.Uji gjalleron jeten vegjetale te pergjumur :jeta juaj do te gjallerohet me hir te fresket.Uji ben te çele sythi dhe ben frytin te piqet ;ju do te keni hir te frytshem :ju do te beheni te frytshem ne udhet e Zotit.Cfaredo cilesie te mire qe ka ne hirin hyjnor,ju do ta gezoni ate ne plotesi.Te gjitha pasurite e hirit hyjnor do ti merrni ne plotesi ;ju do te jeni sikur te ishit te njomur me te :dhe ndonjehere kullotat permbyten prej lumenjsh shperthyes,dhe fushat kthehen ne pellgje,po keshtu ju do te jeni—toka e etur do te jete me burime uji.

 

 

6 nentor-mbremje

 

« Ky eshte gjaku i beselidhjes qe Perendia ju urdheroi ta respektoni. » {#Hebrenjve 9 :20}

 

Ka fuqi te çuditshme prej vete permendjes se gjakut,dhe pamja e tij eshte gjithmone prekese.Nje zemer e bute nuk mund te duroje dot te shikoje nje harabel te gjakoset,dhe nese nuk eshte i mesuar,largohet me tmerr prej nje kafshe te vrare.Persa i perket gjakut te njeriut,eshte nje gje e perkushtuar :eshte vrasje ta derdhesh ate ne zemerim,eshte nje krim i kobshem ta derdhesh ate ne lufte.A eshte ky solemnitet i shkaktuar prej faktit se gjaku eshte jeta,dhe derdhja e tij shenja e vdekjes ?Keshtu mendojme ne.Kur ngrihemi te sodisim gjakun e Birit te Zotit,tmerri yne eshte akoma me shume i ngritur,dhe ne dridhemi tek mendojme per fajin e mekatit,dhe denimin e tmerrshem qe Mbajtesi i Mekatit duroi.Gjaku,gjithmone i çmuar,eshte i shume i çmuar kur rrjedh prej anes se Emanuelit.Gjaku i Jezusit vulos beselidhjen e hirit,dhe e ben ate perhere te sigurte.Beselidhjet e vjetra u bene me flijim dhe beselidhja e perjetshme u fuqizua ne te njejten menyre.O,kenaqesia e te qenit te shpetuar mbi themelin e sigurte te zotimeve hyjnore qe nuk mund te shkelen !Shpetimi me ane te veprave te ligjit eshte nje anije e brishte dhe e thyer permbytja e te ciles eshte e sigurte ;por anija e beselidhjes nuk ndruan stuhi,sepse gjaku e siguron te gjithen.Gjaku i Jezusit e beri testamentin e tij te vlefshem.Vullnetet nuk kane fuqi nese trashegimlenesi nuk vdes.Nen kete drite heshta e ushtarit eshte nje ndihme e bekuar per besimin,perderisa ajo provoi se Zoti yne ishte me te vertete i vdekur.Nuk mund te kete dyshime mbi kete çeshtje,dhe ne mund te zoterojme me guxim trashegimine qe Ai ka lene per popullin e tij.Lum ata qe shohin te drejten e tyre per bekimet qiellore te siguruara prej nje Shpetimtari qe vdes.Por a nuk ka ky gjak ze per ne ?A nuk ka na shtrengon te shenjterohemi ne Te me ane te Cilit ne jemi shpenguar ?A nuk na therret ne ne risi jete dhe na nxit ne nje perkushtim te plote Zotit ?O,fuqia e gjakut te mund te njihet dhe te ndjehet ne ne kete nate !

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article