7 nentor
7 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#Gjoni 17 :1-18 :40} {Studim i shpejte:#Veprat 4:1-5:42}
“Ja,te kam gdhendur mbi pellembet e duarve te mia.” {Isaia 49 :16}
Pa dyshim nje pjese e habise qe eshte e perqendruar ne fjalen « ja »,eshte e nxitur prej vajtimit mosbesues te fjalise se meparshme.Sioni ka thene « Zoti me ka braktisur,Zoti me ka harruar. »Sa e mrekulluar mendja hyjnore duket qe te jete nga ky mosbesim i lig !Cfare mund te kete me te çuditshme se sa dyshimet e pathemelta dhe frikat e popullit te favorizuar te Zotit ?Fjala e dashur qortuese e Zotit duhet te na beje te skuqemi ;Ai therret, « Si valle te mund te te kem harruar,kur te kam gdhendur ne pellembet e duarve te mia ?Si guxon te dyshosh kujtesen time te vazhdueshme,kur memoriali eshte i vene mbi vete mishin tim ? »O mosbesim,sa mrekulli e çuditshme qe je !Ne nuk dime se prej çfare te çuditemi me shume,prej besnikerise se Zotit apo prej mosbesimit te popullit te tij.Ai e mban premtimin e tij nje mije here,dhe prapeseprape sprova e mepasshme na ben qe ta dyshojme.Ai kurre nuk deshton ;Ai nuk eshte kurre nje pus i thate ;Ai nuk eshte kurre nje diell perendues,nje meteor kalimtar,ose avull davarites ;dhe prapeseprape ne jemi po aq vazhdimisht te munduar me ankthe,te bezdisur me dyshime dhe te shqetesuar me frika,sikur Zoti yne te ishte mirazhi i shkretetires. « Ja, »eshte nje fjale e synuar per te nxitur admirim.Ketu,me te vertete,ne kemi nje teme per tu mrekulluar.Qielli dhe toka mund te habiten qe rebelet te mund te fitojne nje afersi aq te madhe te zemra e dashurise se pafundme sa te jene te shkruar ne pellembet e duarve te tij. « Te kam gdhendur . »Nuk thote, « emrin tend. »Emri eshte aty,por kjo nuk eshte e gjitha : « Te kam gdhendur. »Shiko plotesine e kesaj !Kam gdhendur personin tend,imazhin tend,rastin tend,rrethanat e tua,mekatet e tua,tundimet e tua,dobesite e tua,nevojat e tua,veprat e tua ;te kam gdhendur,çdo gje ne lidhje me ty,gjithçka qe ka te beje me ty ;te kam vene krejtesisht atje.A do te thuash perseri se Zoti te ka braktisur ndersa te ka gdhendur mbi vete pellembet e tij ?
7 nentor-mbremje
« Dhe do te jeni sherbetoret e mi. » {Veprat 1:8}
Ne menyre qe te mesoni se si te kryeni detyren tuaj si nje deshmitar per Krishtin,shikoni te shembulli i tij.Ai eshte duke deshmuar gjithmone:tek pusi i Samarise,ose ne Tempullin e Jeruzalemit:tek liqeni i Genesarese,ose mbi vetullen e malit.Ai eshte duke deshmuar nate e dite;lutjet e tij te fuqishme jane po aq kumbuese per Zotin sa sherbimet e tij te perditshme.Ai deshmon nen çdo rrethane;Skribet dhe Farizenjte nuk mund ta mbyllin dot gojen e tij;edhe perpara Pilatit Ai deshmon nje rrefim te mire.Ai deshmon aq qarte,dhe dallueshem sa nuk ka gabim ne te.I Krishtere,beje jeten tende nje deshmi te qarte.Ji si perroi ku mund te shihet çdo gur zalli ne fund—jo si perroi i turbullt te cilit i shikoni vetem siperfaqen—por i kulluar dhe i kthjellet,keshtu qe dashuria juaj prej zemres per Zotin dhe njerezit te mund te jete e dukshme per te gjithe.Ju nuk keni nevoje te thoni,”jam i vertete:”ji i vertete.Mos u mburr per ndershmeri,por ji i ndershem.Keshtu qe deshmia juaj do te jete e tille qe njerezit nuk mund te mos ta shohin ate.Mos e permba kurre,per shkak frike njeriu te dobet,deshmine.Buzet e tua jane ngrohur prej nje qymyri prej altarit;le te flasin ashtu si buzet qiellprekura duhet te flasin.”Ne mengjes mbill faren tende,dhe ne mbremje mos e mba doren.”Mos shiko rete as eren—gjate stines dhe jashte saj deshmo per Shpetimtarin,dhe nese do te ndodhi se per hir te Krishtit dhe ungjillit do te durosh vuajtje ne çdo forme,mos u tkurr,por gezohu ne nderin qe te eshte dhene,qe je quajtur i denje te vuash me Zotin tend;dhe gjithashtu gezohu edhe ne kete—se vuajtjet e tua,humbjet e tua,dhe perndjekjet do tju ndertojne nje platforme prej se ciles me me teper fuqi do te deshmosh per Krishtin Jezus.Studio Shembellin tend te madh,dhe mbushu me Frymen e Tij.
Kujtoni se ke nevoje per shume mesim,shume mbeshtetje,shume hir,dhe shume perulesi,nese deshmia jote ka per te qene per lavdine e Zotit tuaj.