30 janar

Publié le par alban

30 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Eksodi 38 :1-39 :43}  {Studimi shpejte :#Eksodi 29 :1-31 :18}

 

« Kur te degjosh nje zhurme hapash ne majat e Balsamit,hidhu menjehere ne sulm. » {#2 Samueli 5 :24}

 

Pjesetaret e Kishes se Krishtit duhet te luten shume,duke kerkuar gjithmone vajosjen e Se Shenjtit te qendroje mbi zemrat e tyre,qe mbreteria e Krishtit te mund te vije,dhe qe « vullneti i tij te behet ne toke ashtu si ne qiell ; »por ka kohera kur Zoti duket se e favorizon veçanerisht Sionin,periudha te tilla duhet te jene per te ashtu si « nje zhurme hapash ne majat e Balsamit. »Atehere ne duhet te lutemi dyfish,te jemi dyfish te zellshem,duke luftuar me shume te froni se sa kemi bere deri tani.Veprimi duhet te jete atehere i menjehershem dhe i fuqishem.Batica po vjen—le ti drejtohemi me burreri bregut.O leshimi i Rreshajave dhe punet e Rreshajave.I Krishtere,ne ty ka periudha « kur degjon zhurmen e hapave ne majat e Balsamit. »Ke nje fuqi te veçante ne lutje ;Fryma e Zotit te jep gezim dhe hare ;Shkrimi eshte i hapur per tu ;premtimet te zbatohen ;ecen nen driten e fytyres se Zotit ;ke liri te veçante dhe liri ne perkushtim,dhe me me ngushtesi bashkeshoqerimi me Krishtin se çje mesuar.Tani,ne periudha te tilla te gezueshme kur degjon « zhurmen e hapave ne majat e Balsamit, »eshte koha te hidhesh ne sulm ;tani eshte koha te heqesh qafe çdo zakon te lig,ndersa Zoti Fryma te ndihmon ne dobesite e tua.Shpalos velat ;por kujto ate qe kendon here pas here—

 

Mund vetem te shpalos velat ;

Ti!Ti! duhet te frysh eren e mbare.

 

Veçse ji i sigurte se ke shpalosur velat.Mos e humb eren prej mungeses se pergatitjes per te.Kerko ndihmen e Zotit,qe te jesh me i zellshem ne detyre kur i bere me i forte ne besim ;qe te jesh me i rregullt ne lutje kur ke me teper liri te froni ;qe te jesh me i shenjte ne bisedimin tend ndersa jeton me ngushte me Krishtin.

 

30 janar-mbremje

 

« Ne Ate ne u zgjodhem gjithashtu si trashegimtare. »  {#Efezianet 1 :11}

 

Kur Jezusi dha veten e tij per ne,Ai na dha te gjitha te drejtat dhe privilegjet qe jane me te ;keshtu qe tani,edhe pse si Perendia i perjetshem,Ai ka te drejta thelbesore per te cilat asnje krijese nuk mund te guxoje te pretendoje,prapeseprape si Jezusi,Ndermjetesi,koka perbashkuese e beselidhjes se hirit,ai nuk ka trashegimi tjeter perveç nesh.Te gjitha rrjedhojat e lavdishme te bindjes se tij deri ne vdekje jane pasurite e bashkuara te te gjithe atyre qe jane ne Te,dhe ne emrin e te cileve Ai permbushi vullnetin hyjnor.Shiko,ai hyn ne lavdi,por jo vetem per veten e tij,sepse eshte shkruar, « Ai hyri per ne si nje pararendes. »{#Hebrenjve 6 :20}A qendron ne pranine e Zotit ?—« Ai del tani per ne perpara Perendise. »{#Hebrenjve 9 :24}Merr ne konsiderate kete besimtar.Prej vetvetes nuk ke te drejte per qiellin :e drejta jote qendron ne Krisht.Nese je i falur,eshte nepermjet gjakut te tij ;nese je i justifikuar,eshte permes drejtesise se tij ;nese je i shenjteruar,eshte sepse Zoti e beri per ty shenjterim ;nese ruhesh prej se reni eshte sepse je i ruajtur ne Krishtin Jezus ;dhe nese je i perkryer se fundmi eshte sepse je i perkryer ne Te.Keshtu Jezusi eshte i madheruar—sepse gjithçka eshte ne Te dhe me ane Tij ;keshtu trashegimia na eshte e siguruar—sepse eshte e fituar ne Te ;keshtu qe çdo bekim eshte me i embel dhe vete qielli me i shkelqyeshem,sepse eshte Jezusi i Shumedashuri jone « ne te Cilin » kemi fituar gjithçka.Ku eshte valle njeriu qe do te vleresoje riskun tone qiellor ?Pesho pasurite e Krishtit ne shkalle dhe thesaret e tij ne peshore,dhe me pas mos harro te llogaritesh thesaret qe i perkasin te shenjteve.Shko deri ne fundin e detit te gezimit te Krishtit,dhe me pas shpreso te kuptosh lumnine qe Zoti ka pergatitur per ato qe e duan Ate.Kalo kufijte e zoterimeve te Krishtit,dhe me pas enderro per nje kufi te trashegimise se paster te te zgjedhurit. « Te gjitha gjerat jane tuajat,sepse jeni te Krishtit dhe Krishti eshte i Zotit. »

 

 

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article