Gjithçka prej Hirit

Publié le par alban

 
15
PENDIMI DUHET TE SHOQEROHET ME FALJEN
 
 
ESHTE E QARTE prej tekstit qe ne kemi cituar me perpara se pendimi eshte i lidhur me faljen e mekateve.Ne Veprat 5 :31 lexojme se Jezusi « eshte i ekzaltuar per te dhene pendimin dhe faljen e mekateve. »Keto dy bekime vijne prej asaj dore te shenjte qe nje here u gozhdua ne dru,por qe tani eshte e ngritur ne lavdi.Pendimi dhe falja jane te mberthyera bashke nepermjet qellimit te perjetshem te Zotit.Ate qe Zoti ka vene bashke njeriu mos ta ndajë.
Pendimi duhet te shkoje bashke me ndjesen dhe do te shikoni se eshte keshtu nese mendoni paksa mbi kete.Nuk mund te ndodhe qe falja e mekatit te mund t’i jipet nje mekatari te papenduar ;kjo do ta miratonte ate ne udhet e tij te liga dhe do t’i mesonte te mendonte lehte ne lidhje me mekatin.Nese Zoti do thonte, « Ti e do mekatin dhe jeton në të dhe po shkon keq per me keq,por,ne te njejten kohe,te fal, » kjo do te thoshte te shpallje nje leje te tmerrshme per shkeljen.Themelet e rregullit shoqeror do te levizeshin nga vendi dhe anarkia morale do ndiqte me pas.Nuk mund te them dot se çfare te pabërash do te ndodhnin nese do mund te ndanim pendimin dhe faljen dhe te mbyllesh nje sy ndaj mekatit ndersa mekatari mbetet po aq i dhene pas tij sa me perpara.Ne vete natyren e gjerave,nese besojme ne shenjterine e Zotit,duhet te jete keshtu,se nese vazhdojme ne mekatin tone,dhe te mos pendohemi per të,nuk mund te falemi por duhet te vjelim rrjedhojen e kokefortesise sone.Sipas miresise se pafundme te Zotit,na premtohet se nese i braktisim mekatet tona,duke i rrefyer ato,dhe me ane te besimit pranojme hirin e dhene ne Krishtin Jezus,Zoti eshte besnik dhe i drejte per te na falur mekatet tona dhe te na pastroje prej çdo padrejtesie.Por,po aq me te vertete sa Zoti jeton,nuk mund te kete premtim meshire ndaj atyre qe vazhdojne ne udhet e tyre te liga dhe qe refuzojne te pranojne shkeljen e tyre.Me siguri qe asnje rebel nuk mund te prese prej Mbretit faljen e tradhetise se tij ndersa ai qendron ne revolte te hapur.Asnje nuk mund te jete aq i çmendur sa te perfytyroje se Gjykatesi i te gjithe tokes do fshije tutje mekatet tona nese ne refuzojme t’i fshijme vete tutje.
Per me teper,duhet qe te jete keshtu per plotesine e meshires hyjnore.Ajo meshire qe mund te fale mekatin dhe prapeseprape duke lënë mekatarin te jetoje në të do te ishte nje meshire siperfaqsore dhe e dobet.Do te ishte meshire e deformuar dhe e çrregullt,çaluese ne njeren kembe dhe e fishkur ne njeren prej duarve.Cili mendoni se eshte privilegji me i madh,pastrimi prej fajit te mekatit apo çlirimi prej pushtetit te mekatit ?Nuk do perpiqem te peshoj dy meshira kaq te pashoqe.Asnjera prej tyre nuk do mund te kishte ardhur te ne pa gjakun e çmuar te Jezusit.Por me duket se te jesh i çliruar prej sundimit te mekatit,te behesh i shenjte,te behesh si Zoti,duhet te konsiderohet si me e madhja nese do behej nje krahasim.Te jesh i falur eshte nje favor i pamase.Ne e bejme kete nje prej notave te para te psalmeve tona te lavderimit : « Ai fal te gjitha paudhesite e tua. »Por nese do mund te faleshim dhe me pas te mund te lejoheshim te donim mekatin,t’i jipeshim kembe e krye paudhesise dhe te kridheshim ne epsh,per çfare do hynte ne pune valle nje falje e tille ?A nuk do shnderrohej per ne në nje embelsire te helmatisur,e cila do te na shkaterronte teper efektshmerisht ?Te lahesh,dhe prapeseprape te dergjesh ne balte ;te shpallesh i paster dhe prapeseprape te kesh lebrën mbi balle,do te ishte perqeshja ne shkallen me te larte ndaj meshires.Cfare do te thote te nxjerresh nje njeri prej varrit te tij nese e lini te vdekur ?Pse ta udhehiqni drejt drites nese ai eshte akoma i verber ?Ne falenderojme Zotin se Ai qe fal shkeljet tona sheron gjithashtu semundjet tona.Ai qe lan prej njollave te se kaluares na ngre gjithashtu prej udheve te felliqura te se tashmes dhe na ruan prej rrezimit ne te ardhmen.Ne duhet te pranojme me gezim si pendimin ashtu dhe ndjesen ;ato nuk mund te ndahen dot.Trashegimia e beselidhjes eshte nje dhe e pandashme dhe nuk duhet qe te ndahet ne ngastra.Te ndash vepren e hirit do te ishte te prisje femijen e gjalle pergjysem dhe ato qe do ta lejonin kete gje nuk kane pjese në të.
Do te pyes ty qe je duke kerkuar Zotin,nese do ishe i kenaqur me vetem nje prej ketyre meshirave ?A do te te kenaqte,lexuesi im,nese Zoti te te falte mekatin dhe me pas te te lejonte te ishe po aq mondan dhe i lig sa me perpara ?Oh,jo !Fryma e ngjallur druan me shume vete mekatin se sa rezultatet ndeshkuese te tij.Klithma e zemres tende nuk eshte, « Kush do te me çliroje prej denimit ? » por, « Oh,njeri i mjere qe jam !Kush do te me çliroje nga ky trup i vdekjes ? Kush do me mundesoje te jetoj mbi tundimin,dhe te behem i shenjte,po ashtu si dhe Zoti eshte i shenjte ? »Perderisa bashkimi i pendimit me faljen pajtohet me nje deshire te hirshme,dhe perderisa eshte i nevojshem per plotesine e shpetimit,dhe per hir te shenjterise,jini te sigurte se eshte i qendrueshem.
Pendimi dhe falja jane te bashkuar bashke ne perjetimin e te gjithe besimtareve.Nuk ka pasur kurre ndonje qe u pendua pa u shtirur me pendim besimtar per mekatin ,i cili nuk u fal ;dhe ne anen tjeter,nuk ka pasur kurre nje njeri te falur qe nuk qe penduar per mekatin e tij.Nuk ngurroj te them se nen Qiell nuk ka pasur kurre,nuk ka,dhe nuk do te kete kurre,ndonje rast mekati se qëni i lare,nese ne te njejten kohe zemra nuk u shpie ne pendim dhe besim ne Krisht.Urrejtja e mekatit dhe nje ndijim faljeje vijne bashke ne shpirt dhe qendrojne bashke ndersa jetojme.
Keto dy gjera veprojne ndaj njera tjetres :njeriu qe eshte i falur,pendohet si rrjedhoje ;dhe njeri qe pendohet eshte gjithashtu më se i falur.Kujto se pari se falja shpie ne pendim.Ashtu si kendojme me fjalet e Hartit :
 
Ligji dhe lebetitjet veçse ngurtesojnë
Ndersa vetem ato veprojnë
Por nje ndijim falje e gjak-blerë
Shkrin nje zemer guri menjeherë
 
Kur jemi te sigurte se jemi te falur,atehere ne e kemi neveri paudhesine ;dhe ma merr mendja se kur besimi rritet ne siguri te plote sa qe jemi te sigurte pertej çdo dyshimi se gjaku i Jezusit na ka lare me te bardhe se bora,eshte atehere kur pendimi arrin ne lartesine e tij me te madhe.Pendimi rritet teksa besimi rritet.Mos bëj ndonje gabim ne lidhje me kete ;pendimi nuk eshte nje gje ditesh ose javesh,nje pendese e perkohshme per t’i dhene fund po aq shpejt sa eshte e mundur !Jo ;eshte hiri i nje jete,si vete besimi.Femijet e vegjel te Zotit pendohen dhe po ashtu te rinjte dhe eterit.Pendimi eshte shoku i pandare i besimit.Ndersa ecim me ane te besimit dhe jo nepermjet shikimit,loti i pendimit shkelqen ne syrin e besimit.Nuk eshte pendim i vertete ai qe nuk vjen prej besimit ne Jezus dhe nuk eshte besim i vertete ne Jezus ai besim qe nuk eshte i ngjyruar me pendim.Besimi dhe pendimi,ashtu si binjake siameze,jane te bashkuar ne menyra jetike.Ne perpjestim te besimit tone ne dashurine falese te Krishtit,ne ate perpjestim pendohemi ;dhe ne perpjestim te pendimit prej mekatit dhe urrejtjes se te liges,ne gezohemi ne plotesine e larjes per dhenien e te ciles Jezusi eshte i lartesuar.Nuk do ta vleresoni kurre faljen nese nuk ndjeni pendim ;dhe nuk do te shijoni kurre glenjken me te thelle te pendimit nese nuk e dini se jeni falur.Mund te duket nje gje e çuditshme por keshtu eshte—hidherimi i pendimit dhe embelsia e faljes shkrihen ne aromen e çdo jete te hirshme dhe formojne nje lumturi te pashoqe.
Keto dy dhurime beselidhese jane siguria e ndersjellte per njera tjetren.Nese e di se pendohem,e di se jam i falur.Si mund ta di se jam i falur perveçse kur di gjithashtu se jam kthyer prej rrjedhes sime mekatare te meparshme ?Te jesh nje besimtar do te thote te jesh nje pendestar.Besimi dhe pendesa jane dy rreze ne te njejten rrote,dy veshëza te se njejtes parmende.Pendimi eshte pershkruar mire si nje zemer e thyer per mekatin,dhe prej mekatit ;dhe mund po aq mire te flitet per te si kthim dhe rikthim.Eshte nje ndryshim mendjeje te llojit me rrenjesor dhe me te plote dhe eshte i shoqeruar me pikellim per te kaluaren dhe nje vendosmeri ndreqjeje ne te ardhmen.
 
 
Pendesa eshte te lësh
Mekatet qe deshem me perpara
Dhe te tregosh se duke mos bere më ashtu
Ne jemi shume te pikelluar.
 
Tani,kur ky eshte rasti yne,mund te jemi te sigurte se jemi falur ;sepse Zoti kurre nuk e beri nje zemer te thyhet per mekatin dhe te thyer prej mekatit pa e falur ate.Nese,ne anen tjeter,jemi duke gezuar faljen,nepermjet gjakut te Jezusit,dhe jemi shfajesuar nepermjet besimit,dhe kemi paqe me Perendine,nepermjet Jezu Krishtit Zotit tone,e dime se pendimi dhe besimi yne jane te llojit te duhur.
Mos e veshtroni pendimin tuaj si shkakun e ndjeses suaj,por si shoqeruesin e saj.Mos prisni te jeni te afte te pendoheni po te mos shikoni hirin e Zotit tone Jezus dhe gatishmerine e Tij per te fshire mekatin tuaj.Mbajini keto gjera te bekuara ne vendin e tyre dhe shikohini ne marredhenien me njera tjetren.Ato jane Jakini dhe Boazi i nje perjetimi shpetimtar ;dua te them se jane te krahasueshme me dy shtyllat e medha te Salomonit qe qendruan perpara shtepise se Zotit dhe formuan nje hyrje madheshtore per ne vendin e shenjte.Asnje njeri nuk vjen te Zoti ashtu siç duhet perveçse nese kalon midis dy shtyllave te pendimit dhe faljes se mekateve.Mbi zemren tuaj eshte shfaqur ylberi i beselidhjes se hirit ne gjithe bukurine e tij kur lotet e pendimit kane vezulluar prej drites se faljes se plote.
Pendimi per mekatin dhe besimi ne faljen hyjnore jane maja dhe indi i tjetersimit te vertete.Me ane te ketyre shenjave do njihni Izraelitin e vertete.
Per t’u kthyer tek Shkrimi mbi te cilin po persiatim :si falja ashtu dhe pendimi,qe te dy rrjedhin prej se njejtit burim,dhe jane te dhene prej te njejtit Shpetimtar.Zoti Jezus ne lavdine e Tij i jep keto te dy mbi te njejtet njerez.Nuk keni ku te gjeni gjetke faljen ose pendimin.Jezusi i ka qe te dy gati dhe Ai eshte gati t’i jape ato tani,dhe t’i jape ato krejtesisht falas atyre qe do t’i pranojne ato ne duart e Tij.Mos te harrohet kurre se Jezusi jep gjithçka qe eshte e nevojshme per shpetimin tone.Eshte teper e rendesishme qe te gjithe kerkuesit mbas meshires ta mbajne mend kete.Besimi eshte po aq dhurimi i Zotit sa eshte edhe Shpetimtari mbi te Cilin mbeshtetet ai besim.Pendimi per mekatin eshte po aq me te vertete vepra e hirit sa edhe vepra e shlyerjes nepermjet se ciles mekati eshte i fshire.Shpetimi prej fillimit ne fund eshte vetem prej hirit.Nuk keni per te me keqkuptuar.Nuk eshte Fryma e Shenjte qe pendohet.Zoti Fryma e Shenjte nuk ka bere asgje per te cilen duhet te pendohet.Nese Ai mund te pendohej,nuk do hynte ne pune ;ne vete duhet te pendohemi prej vete mekatit tone,ose perndryshe nuk jemi te shpetuar prej pushtetit te tij.Nuk eshte Zoti Jezu Krisht qe pendohet.Per çfare Ai do pendohej valle ?Ne vete pendohemi me gjithe pelqimin e çdo aftesie te mendjes sone.Vullneti,ndjenjat,emocionet,te gjitha punojne bashke me force ne vepren e bekuar te pendimit per mekatin ;dhe prapeseprape mbrapa gjithe kesaj qe eshte vepra jone personale,ka nje ndikim te shenjte te fshehte qe shkrin zemren,jep pikellim,dhe prodhon nje ndryshim te plote.Fryma e Zotit na ndriçon per te pare se çfare eshte mekati dhe keshtu e ben ate te urryeshem ne syte tane.Fryma e Zotit na kthen gjithashtu drejt shenjterise,na ben me gjithe zemer ta vleresojme,duam dhe deshirojme ate,dhe keshtu na jep hovin nepermjet te cilit shpihemi perpara hap pas hapi ne shenjterim.Fryma e Zotit punon në ne,duke bere qe te duam dhe te veprojme sipas vullnetit te Tij te mire.Kesaj Fryme te mire le t’i nenshtrojme menjehere veten tone qe te mund te na shpjere te Jezusi,I Cili do na jape falas bekimin e dyfishte te pendimit dhe faljes,sipas pasurive te hirit te Tij.
« Prej hirit jeni shpetuar. »
 
 
 
 
16
SI ESHTE I DHENE PENDIMI ?
 
PER T’U KTHYER te teksti i madh : « Kete Perendia e ngriti ne te djathten e Vet,si Princ dhe Shpetimtar,per t’i dhene Izraelit pendimin dhe faljen e mekateve. »Zoti yne Jezu Krisht ka shkuar lart qe hiri te zbrese poshte.Lavdia e Tij eshte ne pune per t’i dhene perhapje me te madhe hirit te Tij.Zoti nuk ka bere as dhe nje hap lart perveçse me qellimin per te sjelle me Te lart mekataret besimtare.Ai eshte i ekzaltuar per te dhene pendimin ;dhe do ta kuptojme kete nese kujtojme disa te verteta te medha.
Vepren qe Zoti yne Jezus ka bere e ka bere pendimin te mundshem,te vlefshem dhe te pranueshem.Ligji nuk permend pendimin,por thote qarte, « Shpirti qe mekaton ka per te vdekur. »Nese Zoti Jezus nuk do kishte vdekur dhe nuk do ishte ngjallur dhe ngritur lart per te Ati,cila do te ishte vlera e pendimit tuaj ose e pendimit tim ?Do mund te ndjenim brejtjen e ndergjegjes me tmerret e saj por kurre ama pendimin me shpresat e tij.Pendimi,si nje ndjenje e natyrshme eshte nje detyre e zakonshme qe nuk meriton ndonje lavderim te madh :me te vertete,eshte pergjithsisht aq i perzier me nje frike egoiste denimi sa vleresimi me i mire e çmon fare pak.Nese Jezusi nuk do kishte nderhyre me pasurine e merites se Tij,lotet tona te pendimit do kishin qene kaq shume uje i derdhur mbi toke.Jezusi eshte i ekzaltuar lart,qe permes virtytit te nderhyrjes se Tij pendimi te mund te kete nje vend perpara Zotit.Ne kete pikepamje Ai na jep pendimin sepse Ai e ve pendimin ne pozicion pranimi,qe perndryshe nuk do ta kishte zene kurre kete vend.
Kur Jezusi u ekzaltua se larti,Fryma e Zotit u dha per te punuar në ne te gjitha hiret e nevojshme.Fryma e Shenjte krijon pendimin në ne duke riperteritur mbinatyrshem natyren tone dhe duke hequr prej mishit tone zemren prej guri.Oh,mos u ulni poshte duke shtrenguar ato syte tuaj per te nxjerre lote te pamundur !Pendimi nuk vjen prej natyres se pavullnetshme por prej hirit falas dhe sovran.Mos shkoni ne dhomen tuaj per te goditur kraharorin me qellim qe te nxirrni prej nje zemre guri ndjenja qe nuk jane atje.Por shkoni te Kalvari dhe shikoni se si Jezusi vdiq.Shikoni lart te kodrat prej nga vjen ndihma juaj.Zoti Fryma e Shenjte ka ardhur me qellim qe te mund te vrenjte frymet e njerezve dhe t’i ushqeje pendese perbrenda po ashtu si nje here kur fluturonte mbi kaosin dhe me pas prodhoi rregull.Lutjuni Atij, « Fryme e bekuar,qendro në mua.Me bej te bute dhe zemerperulur qe te mund te urrej mekatin dhe te pendohem pa u shtirur per te. »Ai do te degjoje klithmen tuaj dhe do t’ju pergjigjet.
Kujtoni gjithashtu,se kur Zoti yne Jezus u ekzaltua,Ai na dha ne pendimin jo vetem duke derguar Frymen e Shenjte,por edhe duke ia kushtuar te gjitha veprat e natyres dhe te provanise qellimeve te medha te shpetimit tone,keshtu qe secili prej tyre te mund te na bej thirrje per pendese,qofte me kengen e gjelit ashtu si me Pjetrin,qofte me shkundjen e burgut nga termeti ashtu si me rojen e burgut.Qe prej krahut te djathte te Zotit,Zoti yne Jezus qeveris te gjitha gjerat ketu poshte dhe i ben qe te punojne bashke per shpetimin e te shlyerve te Tij.Ai perdor si hidhesi ashtu dhe embelsi,sprova dhe gezime,qe te mund te prodhoje në mekataret nje mendje me te prirur kundrejt Zotit te tyre.Jini mirenjohes per provanine qe ju ka bere te varfer,ose te semure,ose te pikelluar,sepse me ane te gjithe ketyre Jezusi vepron per jeten e frymes suaj dhe ju kthen te Vetja e Tij.Meshira e Zotit shpesh kaleron ne pragun e zemrave tona mbi kalin e zi te pikellimit.Jezusi perdor te gjithe shtrirjen e perjetimit tone per te na zvjerdhur gjerat e tokes dhe per te na terhequr drejt Qiellit.Krishti eshte i ekzaltuar ne fronin e Qiellit dhe tokes me qellim qe nepermjet gjithe proçeseve te provanise se Tij te mund te nenshtroje zemra te ngurta në zbutjen e hirshme te pendimit.Perveç kesaj Ai eshte ne pune ne kete çast me ane te gjitha peshperimave te Tij ne ndergjegje,me ane te Librit te Tij te frymezuar,me ane te atyre qe flasin prej ketij Libri dhe me ane te shokeve lutës dhe zemrave te zellshme.Ai mund te te dergoje nje fjale qe do te godase zemren tende shkembi si me bastunin e Moisiut dhe te bëj te derdhen ujera pendese.Ai mund te kujtoje ne mendjen tende ndonje tekst prej Shkrimit te Shenjte qe te keput shpirtin duke te te pushtuar me shpejtesi.Ai mund te te zbuse zemren ne menyre te mistershme dhe te shkaktoje nje gjendje mendore te shenjte te përvidhet te ty,atehere kur e pret me pak.Ji i sigurte per kete se Ai qe shkoi ne lavdine e Tij,u ngrit ne gjithe shkelqimin dhe madherine e Zotit,ka menyra te bollshme per te punuar pendimin në ato te cileve Ai i jep falje.Ai edhe tani po pret te te jape pendim.Kerkoja Atij menjehere.
Vë re me shume ngushellim se Zoti Jezus Krisht i jep kete pendim njerezve me te pagjasë në bote.Ai eshte i ekzaltuar per t’i dhene pendim Izraelit.Izraelit !Ne ditet kur apostujt folen keshtu Izraeli ishte kombi qe pati mekatuar me rëndë kunder drites dhe dashurise duke guxuar te thonte ; « Gjaku i Tij qofte mbi ne dhe femijet tane. »Prapeseprape Jezusi eshte i ekzaltuar per t’i dhene atyre pendesë !Cfare mrekullie hiri !Nese jeni sjelle ne driten e krishtere me te shkelqyer dhe prapeseprape e keni hedhur poshte ate,ka akoma shprese.Nese keni mekatuar kunder ndergjegjes dhe kundra Frymes se Shenjte dhe kundra dashurise se Jezusit,ka akoma hapesire per pendesë.Edhe pse mund te jesh po aq i ngurtesuar sa Izraeli mosbesues ne kohet e vjetra,zbutja mund te vije prapeseprape te ty,perderisa Jezusi eshte i ekzaltuar dhe i veshur me pushtet te pakufishem.Per ato qe shkuan me larg ne paudhesi dhe mekatuan shume rëndë Zoti Jezus eshte i ekzaltuar per t’i dhene atyre pendim dhe falje te mekateve.Lum une qe kam per te shpallur nje ungjill me kaq mbushulli!Lum ju qe keni mundesine ta lexoni ate !Zemrat e femijeve te Izraelit qene bere te ngurta si diamante.Luteri mendonte se ishte e pamundur te tjetersoje nje çifut.Ne kurresesi nuk jemi në një mendim me kete dhe prapeseprape duhet te pranojme se fara e Izraelit ka qene teper kokeforte ne hedhjen poshte te tyre te Shpetimtarit pergjate ketyre shekujve.Me te vertete Zoti tha, « Izraeli nuk më eshte bindur. » « Erdhi tek te vetët dhe te vetët nuk e pranuan.»Prapeseprape per Izraelin Zoti yne Jezus eshte i ekzaltuar per dhenien e pendimit dhe faljen e mekateve.
Ndoshta lexuesi im eshte nje pagan por prapeseprape ai mund te kete nje zemer shume kokeforte,qe ka qendruar kundra Zotit Jezus per shume vite dhe megjithate në të Jezusi mund te punoje pendesën.Mund te jete se do te ndjeheni akoma te shtrenguar te shkruani si Uilliam Honi kur iu dha dashurise hyjnore.Ai eshte autori i atyre volumeve shume te kendshem te quajtur « Libër i perditshem ; » por ama ai ishte nje here një i paudhe zemergur.Ndersa i nënshtruar prej hirit sovran,ai shkroi !
 
Zemra me krenare qe ka rrahur ndonjehere
Eshte nenshtruar në mua ;
 
Vullneti me i eger qe u ngrit ndonjehere
Kauzen tende te perqeshe dhe armiqte e Tu te ndihmoje
Eshte ndrydhur,prej Teje,Zoti im.
 
U befte vullneti Yt e jo imi ;
Zemra ime qofte perhera Jotja ;
 
Duke te te rrefyer,Fjala e fuqishme
Krishti im Shpetimtar,Perendia im,Zoti im
Kryqi Yt do te jete shenja ime.
 
 
Zoti mund t’i jape pendimin njerezve me te pagjasë duke kthyer luanet në qengja dhe korbat ne pellumba.Le te shikojme te Ai qe ky ndryshim i madh te mund te kryhet në ne.Me siguri qe soditja e vdekjes se Krishtit eshte nje prej menyrave me te sigurta dhe me te shpejta per te fituar pendimin.Mos u ul dhe mos u perpiq te pomposh pendimin prej pusit te thare te natyres se korruptuar.Eshte kundra ligjeve te mendjes te hamendesosh se mund ta shtysh me force veten ne ate gjendje te hirshme.Shpjera zemren tende ne lutje Atij qe e kupton ate dhe thuaji “Zot,pastrohe ate.Zot riperterihe ate:Zot,puno pendesën në të.”Aq me shume qe te perpiqeni qe te prodhoni emocione pendestare ne veten tuaj,aq me shume do te zhgenjeheni;por nese me besim mendoni per Jezusin duke vdekur per ju,pendimi do te gufoje.Persiat per Zotin duke derdhur gjakun e zemres se Tij prej dashurise per ty.Ve perpara syrit te mendjes tende agonine dhe djersen e gjakosur,kryqin dhe pasionin;dhe teksa ben kete,Ai qe ishte mbajtesi i gjithe kesaj brenge do te shikoje te ty dhe me ate shikim Ai do te bej per ty çfare beri per Pjetrin,keshtu qe edhe ti do te dalesh jashte dhe do te qash me hidherim.Ai qe vdiq per ty mund me ane te Frymes se Tij te hirshme te te bej te vdesesh per mekatin dhe Ai qe ka shkuar ne lavdi per ty mund te terheqe shpirtin tend pas Tij,larg se liges dhe drejt shenjterise.
Do jem i kenaqur nese te lë kete mendim;mos shiko poshte akullit per te gjetur zjarr,mos shpreso në vete zemren tende te natyrshme per te gjetur pendimin.Shiko te I Gjalli per jete.Shiko te Jezusi per gjithçka qe te nevojitet midis Portes se ferrit dhe Portes se Qiellit.Mos kerko kurre ne ndonje vend tjeter per ndonje pjese te asaj qe Jezusi do kaq shume te jape;por kujto,Krishti eshte gjithçka.
 
 
17
FRIKA E RENIES PERFUNDIMTARE
 
 
 
Nje frike e zymte mundon mendjet e shume qe po vijne te Krishti;ato kane frike se nuk do te kembngulin deri ne fund.Kam degjuar kerkuesin te thote: “Nese do ta hidhja shpirtin tim te Jezusi prapeseprape po sikur ndoshta ne fund te zmbrapsem në humbje.Kam patur me perpara ndjenja te mira dhe ato jane zhdukur pa gjurme.Miresia ime ka qene si reja e mengjesit dhe si vesa e agimit.Erdhi papritur,zgjati per nje kohe,premtoi shume dhe me pas iku pa lene gjurme.”Besoj se kjo frike eshte shpesh nëna e faktit;dhe se disa qe kane pasur frike t’i mirebesojne Krishtit perhera,dhe perjete,kane deshtuar sepse kane patur nje besim te perkohshem,qe kurre nuk shkoi aq larg sa duhej per t’i shpetuar ato.Ato filluan t’i besonin Jezusit ne nje fare mase,por duke pare te vetja per vazhdim dhe kembngulje ne rrugen drejt qiellit;dhe keshtu qe ato u nisen gabimisht,dhe si rrjedhoje e natyrshme,u kthyen mbrapa shpejt.Nese i besojme vetes per qendresen tone nuk do te qendrojme dot.Edhe sikur te prehemi te Jezusi per nje pjese te shpetimit tone do te deshtojme nese e vëmë besimin ne veten tone per ndonje gje.Asnje zinxhir nuk eshte me i forte se hallka e tij me e dobet:nese Jezusi eshte shpresa jone per gjithçka,perveç nje gjeje,do te deshtojme krejtesisht,sepse ne ate pike te vetme do te perfundojme ne deshtim.Nuk kam dyshim se nje gabim ne lidhje me kembnguljen e te shenjteve ka parandaluar kembnguljen e shume qe vraponin mire.Cfare i pengoi valle ato qe nuk vazhduan qe te vrapojne?Ato i mirebesuan vetes per ate vrapim keshtu qe ndaluan ne mes te rruges.Ki kujdes se mos perzieni sadopak prej vetes me llaçin qe nderton se perndryshe do ta besh llaç te pagatuar dhe guret nuk do te mbajne bashke.Nese shikon te Krishti per fillimet e tua ki kujdes se mos shikosh te vetja per mbarimin.Ai eshte Alfa.Kujdesu qe ta besh Ate Omegen gjithashtu.Nese fillon ne Fryme nuk duhet te shpresosh te behesh i perkryer me ane te mishit.Fillo ashtu si ke ndermend te vazhdosh dhe vazhdo si fillove dhe Zoti le te jete gjithçka në gjithçka në ty.Oh,Zoti Fryma e Shenjte na dhente nje ide te qarte se prej nga duhet qe te vije forca me ane te ciles do ruhemi deri ne diten e shfaqjes se Zotit!Ja çfare Pali tha nje here ne lidhje me kete pike kur po i shkruante korintasve:
 
 
Ai do t’ju perforcoje deri ne fund,qe te jeni te paqortueshem ne diten e Zotit tone Jezus Krisht.Perendia eshte besnik;nepermjet Tij jeni thirrur ne shoqerimin e Birit te Tij,Jezus Krishtit,Zotit tone.{#1 Korintasve 1:8,9}
 
 
Kjo gjuhe heshtazi pranon nje nevoje te madhe duke na treguar se si eshte e plotesuar.Sa here qe Zoti ben nje furnizim,jemi me se te sigurte se ishte e nevojshme,perderisa nuk ka kotesira qe rendojne beselidhjen e Hirit.Mburoja te arta qe nuk u perdoren kurre varen ne oborret e Salomonit por nuk ka gjera te tilla ne armëtoren e Zotit.Ate qe Zoti ka dhene me siguri qe do te na nevojitet.Midis kesaj ore dhe shperberjes se te gjitha gjerave çdo premtim i Zotit dhe furnizim i beselidhjes se Hirit do te shfrytezohet.Nevojshmeria urgjente e shpirtit besimtar eshte perforcimi,vazhdimesia,kembngulja perfundimtare,ruajtja deri ne fund.Kjo eshte nevojshmeria e besimtareve me te perparuar,sepse Pali po i shkruante te shenjteve ne Korint,qe ishin njerez fisnike,per te cilet ai mund te thonte,”Falenderoj Perendine tim gjithmone per ju,per hirin e Perendise qe ju eshte dhene ne Krishtin Jezus.”Njerez te tille jane pikerisht ato qe pa pike dyshimi ndjejne se kane nevoje te perditshme per hir te fresket nese do donin te mbaheshin dhe te vijonin dhe te dilnin fitimtare se fundmi.Nese nuk do ishit te shenjte nuk do kishit hir dhe nuk do ndjenit nevoje per me teper hir,por sepse jeni njerez te Zotit,prandaj ndjeni kerkesat e perditshme te jetes shpirterore.Statuja prej mermeri nuk kerkon ushqim;por njeriu i gjalle ka uri dhe etje dhe gezohet se buka dhe uji i jane te siguruar se perndryshe fuqite do ta linin pergjate rruges.Nevojat vetjake te besimtarit e bejne te pashmangshme faktin se i duhet qe te nxjerre perdita prej burimit te madh te te gjitha furnizimeve,sepse çfare do te mund te bente valle nese nuk do mundte te mbeshtetej te Zoti i tij.Kjo eshte e vertete per te shenjtet më me dhunti midis te shenjteve—prej atyre njerezve ne Korint qe ishin te pasuruar me çdo shprehi dhe çdo njohuri.Ato kishin nevoje te perforcoheshin deri ne fund,ose perndryshe dhurimet dhe arritjet e tyre do t’i rrenonin.Sikur te njihnim gjuhet e njerezve dhe engjejve dhe nese nuk do merrnim hir te fresket,ku do ishim valle?Sikur te kishim te gjithe pervojen derisa te ishim etër ne kishe—sikur te ishim mesuar prej Zotit sa te kuptojme te gjitha misteret—prapeseprape nuk do mund te jetonim as dhe nje dite te vetme pa jeten hyjnore duke u derdhur te ne prej Kreut Beselidhes.Si do mund te shpresonim valle te mbaheshim më kembe edhe per nje ore te vetme,per te mos thene asgje per nje jete te tere,nese Zoti nuk na mban?Ai qe filloi vepren e mire në ne duhet ta vazhdoje ate deri ne diten e Krishtit,ose perndryshe do ishte nje deshtim i dhimbshem.Kjo nevojshmeri e madhe lind per nje pjese te madhe nga vete vetja jone.Ne disa ka nje frike te dhimbshme se ato nuk do kembngulin në hir sepse e dine se jane levarashe.Disa njerez jane prej natyre te paqendrueshem.Te tjere jane prej natyre konservatore,per te mos thene kokeforte;por te tjere jane po aq natyrshem te ndryshueshem dhe te paqendrueshem.Ashtu si flutura ato bredherijne nga lule me lule derisa te kene vizituar te gjitha bukurite e kopshtit,por nuk vendosen në asnje nga ato.Ato nuk qendrojne kurre aq gjate sa duhet per te bere ndonje te mire;madje as ne ndermarrjen e tyre ose ne punet intelektuale.Njerez te tille me vend kane frike se dhjete,njezet,tridhjete,dyzet,ndoshta pesedhjete vite vigjilence e vazhdueshme fetare jane me te vertete teper per to.Shikojme njerez qe i bashkohen se pari nje kishe dhe me pas nje tjetre pa pushuar.Ato jane çdo gje me rradhe dhe asgje per nje kohe te gjate.Njerez te tille kane nevoje te dyfishte te luten qe te mund te perforcohen hyjnisht dhe qe te mund te behen jo vetem te qendrueshem por te palekundshem,ose perndryshe nuk do gjenden “gjithmone duke ia perkushtuar veten plotesisht vepres se Zotit.”Te gjithe prej nesh,edhe nese prej natyre nuk jemi levarashe duhet qe te ndjejme vete dobesine tone nese jemi me te vertete te ngjallur prej Zotit.Lexues i dashur,a nuk gjen shkak mjaftueshem çdo dite te vetme per te te bere te pengohesh?Ti qe deshiron te ecesh ne shenjteri te perkryer,ashtu siç besoj se deshiron me te vertete;ti qe ke vene perpara teje nje standart te larte se çfare duhet te jete nje I Krishtere—a nuk ju duket se perpara se te pastrohet tryeza e vaktit te mengjesit keni shfaqur mjaft çmenduri sa t’ju vije turp prej vetes?Sikur te mbylleshim ne qeline e vetmuar te nje hermiti,tundimi do na ndiqte;sepse per aq gjate sa nuk mund te shpetojme prej vetes sone nuk mund te shpetojme dot prej nxitjeve per te mekatuar.Eshte kjo pra perbrenda zemrave tona qe duhet te na beje vigjilent dhe te perulur perpara Zotit.Nese Ai nuk na perforcon,ne jemi kaq te dobet sa do pengohemi dhe do biem;jo te permbysur prej nje armiku por prej vete pakujdesise sone.Zot,ji Ti forca jone.Ne jemi dobesia vete.
Perveç kesaj eshte lodhja qe vjen prej nje jete te gjate.Kur fillojme besimshpalljen tone te krishtere ngjitemi lart me krahe si shqiponja;me pas vrapojme pa lodhje;por ne ditet tona me te mira dhe me te mirefillta ne ecim pa u ligeshtuar.Hapat tona duken me te ngadalta por ama jane me te sherbyeshme e me te qendrueshem.I lutem Zotit qe energjia e rinise sone te mund te vazhdoje me ne nese eshte forca e Frymes dhe jo thjesht ndezullia e mishit krenar.Ai qe ecen ne rrugen per ne Qiell prej nje kohe te gjate,i duket se kishte arsye te mira pse u premtua se kembet e tyre do mbathnin hekur dhe bronx sepse rruga eshte e ashper.Ai ka zbuluar se ka Kodra Veshtiresie dhe Lugina Peruljeje;se ka nje Fushe Hijevdekjeje dhe akoma me keq nje Panair Kotesie—dhe te gjitha keto duhet te pershkohen.Ashtu si ka Male te ëndshme (dhe fale Zotit,ka me te vertete),ka gjithashtu Keshtjella Deshperimi,brendesine e te cilave pelegrinet e kane pare teper shpesh.Duke marre ne konsiderate te gjitha gjerat,ato qe arrijne deri ne fund ne rrugen e shenjterise do te jene “njerez te habitur per kete.”
“O bote çudirash,nuk mund te them më pak se kaq.”
Ditet e jetes se Te Krishterit jane si shume perla meshire te shkuara ne fillin e arte te besnikerise hyjnore.Ne Qiell do t’i flasim engjejve,principatave,pushteteve,per pasurite e pahulumtueshme te Krishtit qe u perdoren per ne dhe u gezuan prej nesh ndersa ishim ketu poshte.Ne jemi mbajtur gjalle në buze te vdekjes.Jeta jone shpirterore ka qene nje flake e pashueshme në mezin e detit,nje gur qe ka qendruar i varur ne ajer.Do te mrekullohet universi te na shikoje duke hyre ne portat prej perlash,te paqortueshem ne diten e Zotit tone Jezu Krisht.Ne duhet te jemi plot me habi mirenjohese nese te ruajtur per nje ore;dhe besoj se jemi mirenjohes.Nese kjo do ishte gjithçka,do kishte shkak te mjaftueshem per ankth;por ka akoma me shume.Duhet te mendojme se ne çfare vendi jetojme.Bota eshte nje shkretetire ulëritëse per shume prej njerezve te Zotit.Disa nga ne jane te shume te perkedhelur ne provanine e Zotit por te tjere luftojne ashper.Ne fillojme diten ne lutje dhe shume shpesh degjojme tingullin e kenges se shenjte ne shtepite tona,por shume njerez te mire sapo jane ngritur prej gjunjeve ne mengjes perpara se te pershendeten me blasfemi.Ato nisen te punojne dhe gjate gjithe dites mundohen me bisedime te felliqura ashtu si Loti i drejte ne Sodome.A mund te ecesh valle ne rruge publike pa i pasur veshet te lenduar prej gjuhes se piste?Bota nuk eshte shok me hirin.Gjeja me e mire qe mund te bejme ne kete bote eshte te kalojme permes saj aq shpejt sa mundemi sepse ne banojme ne vendin e nje armiku.Nje kusar rri ne prite ne çdo vend.Kudo na duhet qe te udhetojme me nje “shpate te zhveshur” ne doren tone,ose se paku me ate arme perhera ne anen tone qe quhet plot-lutje;sepse kemi per te luftuar per çdo centimeter te udhes sone.Mos bej gabim ne lidhje me kete se perndryshe do shkundesh ashper prej iluzionit tend te dashur.O Zot,na ndihmo dhe na perforco deri ne fund,se perndryshe çdo ndodhte me ne?Feja e vertete eshte e mbinatyrshme ne fillimin e saj,e mbinatyrshme ne vazhdimin e saj dhe e mbinatyrshme ne mbylljen e saj.Eshte vepra e Zotit nga e para deri te e fundit.Eshte shume e nevojshme qe dora e Zotit te mund te shtrihet perseri:kete nevojshmeri lexuesi im po e ndjen tani dhe jam i gezuar se ai e ndjen kete,sepse tani ai do te shikoje per vete ruajtjen e tij te Zoti i Cili vetem eshte i afte te na ruaje prej deshtimit dhe te na lavderoje me Birin e Tij.
 
 
 
 
18
PERFORCIM
 
Do doja qe te vinit re sigurimin qe Pali me mirebesim priste per te gjithe te shenjtet.Ai thote—« Ai do t’ju perforcoje deri ne fund,qe te jeni te paqortueshem ne diten e Zotit tone Jezus Krisht. »Ky eshte ai lloj perforcimi qe duhet deshiruar mbi çdo gje tjeter.E shikoni pra se teksti i supozon njerezit te drejte dhe propozon t’i perforcoje ato ne drejtesine.Do ishte nje gje e tmerrshme te perforcoje nje njeri ne rruget e mekatit dhe gabimit.Pa mendoni per nje pijanec te perforcuar ose nje hajdut te perforcuar ose nje genjeshtar te perforcuar.Do ishte nje gje e vajtueshme per nje njeri te perforcohej ne mosbesim dhe papershpirtshmeri.Miratimi hyjnor mund te gezohet vetem prej atyre te cileve hiri i Zotit i eshte shfaqur tashme.Eshte vepra e Frymes se Shenjte.Ai qe jep besimin e forcon dhe e perforcon ate.Ai qe ndez dashuri në ne e ruan ate dhe rrit flaken e saj.Ate çfare Ai na jep te njohim nepermjet mesimit te Tij te pare Fryma e mire na ben ta njohim me qartesi dhe siguri me te madhe duke na mesuar akoma e akoma.Veprimet e shenjta jane te perforcuara derisa behen zakone dhe ndjenjat e shenjta jane te perforcuara derisa behen gjendje te qendrueshme.Perjetimi dhe praktika perforcojne besimit dhe vendimet tona.Si gezimet po ashtu dhe pikellimet tona,sukseset dhe deshtimet tona,jane te shenjteruara per te njejtin qellim:po ashtu si pema qe ndihmohet te rrenjoset si prej shiut te imet po ashtu dhe prej ererave te forta.Mendja merr mesim dhe në njohurine e saj gjithnje e me te madhe mbledh arsye per te kembngulur ne udhen e mire.Zemra merr ngushellim dhe behet keshtu t’i ngjitet me ngushte te vertetes ngushelluese.Mberthimi behet me i fuqishem dhe hapi me i qendrueshem dhe vete njeriu behet me i forte dhe me i qenesishem.Kjo nuk eshte thjesht nje rritje e natyrshme por eshte po aq nje veper e veçante e Frymes sa tjetersimi.Zoti me siguri do t’ia jape kete atyre qe po mbeshteten mbi Te per jete te perjetshme.Me ane te vepres se Tij te brendshme Ai do na çliroje prej se qeni “te paqendrueshem si uje” dhe do te na beje te jemi te rrenjosur dhe te themeluar.Eshte nje pjese e menyres me ane te ciles Ai na shpeton—duke na ndertuar ne Krishtin Jezus dhe duke na bere qe te qendrojme në Të.Lexues i shtrenjte,mund te kerkosh perdita kete gje dhe nuk ke per tu zhgenjyer.Ai Te Cilit i mirebeson do te te beje te jesh si nje peme e mbjelle prane ujerave te bollshme,aq i ruajtur sa madje edhe gjethja nuk do te te vyshket.Cfare force per nje kishe qe eshte nje I Krishtere i perforcuar!Ai eshte nje ngushellim per te pikelluarit dhe nje ndihme per te dobetin.A nuk do doje te ishe i tille?Besimtaret e perforcuar jane shtylla ne shtepine e Zotit tone.Ato nuk merren tutje prej çdo ere doktrine as nuk permbysen prej tundimit te papritur.Ato jane nje ndejë e madhe per te tjeret dhe veprojne si spiranca ne kohe trazire per Kishen.Ti qe po fillon jeten e shenjte zor se guxon te shpresosh se do behesh si ato.Nje prej ketyre diteve ti qe je tani “nje femije” ne djep do jesh nje “at” ne kishe.Shpreso per kete gje te madhe;por shpreso per te si nje dhurim hiri dhe jo si shperblim i punes ose si prodhimi i vete energjise tende.Apostulli Pal flet i frymezuar per keto njerez se kane per t’u perforcuar deri ne fund.Ai priste prej hirit te Zotit t’i ruante ato personalisht deri ne fund te jetes se tyre,ose derisa Jezusi te vije.Me te vertete,ai priste qe e gjithe Kisha e Zotit ne çdo vend dhe ne çdo kohe do ruhej deri ne fund te hirdhenies derisa Zotit Jezus si dhendrri te vije per te kremtuar banketin martesor me Nusen e Tij te bere te perkryer.Te gjithe ato qe jane ne Krisht do te perforcohen ne Te deri ne ate dite te shkelqyeshme.Ai nuk ka thene valle Ai, “Sepse Une jetoj,edhe ju do te jetoni?”Ai tha gjithashtu, “Une u jap dhenve te Mia jeten e amshuar dhe ato nuk do te humbasin perjete;askush nuk do te m’i rrembeje nga dora.”Ai qe ka filluar nje veper te mire në ju do ta perforcoje ate deri ne diten e Krishtit.Vepra e hirit ne shpirt nuk eshte nje ndreqje siperfaqsore;jeta e mbjellur nga lindja serish,vjen prej nje fare te gjalle dhe te pakorruptueshme qe jeton dhe mbetet perhera;dhe premtimet e Zotit te bera besimtareve nuk jane te nje karakteri kalimtar por nenkuptojne per permbushjen e tyre qendrimin e besimtarit ne udhen e mire derisa te mberrije ne lavdine e pafundme.Ne jemi te mbajtur prej fuqise se Zotit,me ane te besimit per shpetimin. “I drejti do te qendroje ne udhen e mire.”Jo si rezultati i vete merites apo fuqise sone por si nje dhurim favori falas dhe te pamerituar per ato qe besojne se jane « te ruajtur ne Krishtin Jezus. »Jezusi nuk do te humbe asnje prej qengjave te kopese se Tij,asnje gjymtyre e trupit te Tij nuk do te vdese;asnje gur i çmuar i thesarit te Tij nuk do te mungoje ne diten kur Ai do te mbledhe guret e Tij te çmuar.Lexues i shtrenjte,shpetimi qe eshte i marre me ane te besimit nuk eshte nje gje muajsh apo vitesh;sepse Zoti yne Jezus ka “siguruar shpetimin e perjetshem per ne,” dhe ajo qe eshte e perjetshme nuk mund te perfundoje.Pali shpall gjithashtu se pret se te shenjtet korantiane do jete “te perforcuar deri ne fund te paqortueshem.”Kjo paqortueshmeri eshte nje pjese e çmueshme e ruajtjes sone.Te ruhesh i shenjte eshte me mire se sa thjesht te ruhesh i sigurte.Eshte nje gje e tmerrshme kur shikon njerez fetare duke rene nga nje turp ne tjetrin;ato nuk kane besuar ne fuqine e Zotit tone per t’i bere ato te paqortueshem.Jetet e disa te krishtereve besimshpalles jane nje varg rrezimesh;ato nuk jane kurre teresisht poshte dhe prapeseprape rralle jane më kembe.Kjo nuk eshte nje gje e mire per nje besimtar;ai eshte i nxitur te ece me Zotin dhe me ane te besimit ai mund te arrije ne kembngulje te qendrueshme ne shenjteri;dhe ai duhet te beje ashtu.Zoti eshte i afte jo vetem te na shpetoje prej ferrit por te na ruaje prej renies.Nuk duhet t’i dorezohemi tundimit.A nuk eshte e shkruar, “Mekati nuk do te sundoje mbi ju?”Zoti eshte i afte te forcoje kembet e te shenjteve te Tij;dhe Ai do ta beje ate nese i mirebesojme se Ai do te bej ashtu.Ne nuk kemi pse te felliqim rrobat tona,ne mund me ane te hirit te Tij t’i ruajme te panjollosura prej botes;jemi te detyruar ta bejme kete,” sepse pa shenjterine asnje njeri nuk do te shikoje Zotin.”Apostulli profetizoi per keta besimtare ate qe ai do donte qe ne te kerkojme—qe ne te mund te ruhemi “te panjolle per diten e Zotit tone Jezu Krisht.”Versioni i ripare thote “i paqortueshem” ne vend te “ i panjolle”.Ndoshta nje perkthim me i mire do ishte “i pafaj.”Zoti dhente qe ne ate dite te madhe te fundit te mund te qendrofshim te lire prej çdo akuze,qe asnje ne te gjithe universin te mund te guxoje te sfidoje mbrojtjen tone si te shlyerit e Zotit.Kemi mekate dhe dobesi,shkaqe per vajtim,por keto nuk jane ato lloj te metash qe do deshmonin se jemi jashte Krishtit;ne do jemi te paster prej hipokrizise,mashtrimit,urrejtjes dhe kenaqesise ne mekat;sepse perndryshe keto gjera do ishin akuza vdekjeprurese.Me gjithe dobesite tona,Fryma e Shenjte mund te punoje në ne nje karakter te panjolle perpara njerezve;keshtu qe,ashtu si Danieli,nuk do t’i japim rast gjuheve akuzuese,perveç ne punet e fese sone.Mori burrash dhe grash te pershpirtshme kane vene ne pah jete kaq te tejdukshme kaq teresisht te njetrajtshme sa askush nuk mund t’i pergenjeshtroje ato.Zoti do mund te thote per shume besimtare ashtu si per Jobin,kur Satani qendroi perpara Tij, “E ke vene re sherbetorin tim Job?Sepse mbi dhe nuk ka asnje tjeter si ai qe te jete i ndershem,i drejte,te kete frike nga Perendia dhe t’i largohet se keqes.”Kjo eshte ajo qe lexuesi im duhet qe te kerkoje ne duart e Zotit.Ky eshte triumfi i te shenjteve—te vazhdojne te ndjekin Qengjin kudo qe Ai shkon,duke ruajtur ndershmerine tone si perpara Perendise se gjalle.Mos u drejtofshim kurre ne rruge te shtrembera dhe mos t’i japim shkak kundershtarit te blasfemoje.Per besimtarin e vertete eshte e shkruar, “Ai e ruan veten prej mekatit dhe i ligu nuk i prek.”Qofte e shkruar keshtu ne lidhje me ne!
Ti shok qe sapo ke filluar ne jeten hyjnore,Zoti mund te te jape nje karakter te paqortueshem.Edhe pse ne jeten tende te kaluar mund te kesh shkuar shume larg ne mekat,Zotit mund te te çliroje teresisht prej pushtetit te zakoneve te meparshme dhe te te beje nje shembull virtyti.Ai jo vetem qe mund te te beje te moralshem por Ai mund te te beje te urresh çdo udhe te rreme dhe te shkosh mbas gjithçkaje qe eshte e shenjte.Mos dysho per kete.Kreu i mekatareve nuk ka pse te jete as dhe nje therrime me pak se sa i shenjti me i paster.Beso kete dhe do te te behet sipas besimit tend.Oh,çfare gezimi do te jete te gjendesh i paqortueshem ne diten e gjykimit!Nuk kendojme kot kur i bashkohemi ketij himni te hijshem:
 
Me kurajo ate dite te madhe do qendroj
Sepse kush do mund te me akuzoje
Ndersa jam i shlyer me ane te gjakut Tend
Prej mallekimit dhe turpit te mekatit te pamend.
 
 
Cfare lumnie do te jete te gezosh ate kurajo te pashoqe,kur qielli dhe toka do te ikin pa gjurme larg prej fytyres se Gjykatesit te gjithçkaje !Kjo lumni do te jete risku i secilit qe shikon vetem te hiri i Zotit ne Krishtin Jezus dhe ne ate fuqi te shenjte i ben lufte te vazhdueshme çdo mekati.
 
 
 
 
19
PSE TE SHENJTET KEMBNGULIN ?
 
 
 
Shpresa qe mbushi zemren e Palit ne lidhje me vellezerit korintas e pame tashme se ishte plot me ngushellim ndaj atyre qe dridheshin ne lidhje me te ardhmen e tyre.Po pse valle keshtu se ai besonte se vellezerit do perforcoheshin deri ne fund?
Do doja qe te vinit re se ai jep arsyet e tij.Ja ku jane!
« Perendia eshte besnik ;nepermjet Tij jeni thirrur ne shoqerimin e Birit te Tij,Jezus Krishtit,Zotit tone. »Apostulli nuk thote, « Ju jeni besnik. »Sa keq !Besnikeria e njeriut eshte nje gje qe nuk i zihet bese ;eshte fare kotesi.Ai nuk thote, « Keni sherbenjes besnike per t’ju udhehequr e udherrefyer dhe prandaj besoj se do jeni te sigurte. »Oh jo!Nese ruhemi prej njerezve do ruhemi keqazi.Ai e thote haptazi. « Zoti eshte besnik. »Nese kemi per t’u gjetur besnik eshte sepse Zoti eshte besnik.Mbi besnikerine e Zotit tone beselidhes e gjithe pesha e shpetimit tone duhet te prehet.Mbi kete atribut te lavdishem te Zotit varet puna.Ne jemi te ndryshyeshem si era,te brishte si rrjete merimange,te dobet si uje.Asnje varesi nuk mund te vendoset mbi cilesite tona te natyrshme,ose arritjet tona shpirterore,por Zoti mbetet besnik.Ai eshte besnik ne dashurine e Tij,Ai nuk njeh ndryshueshmeri,as hije pendimi.Ai i eshte besnik qellimit te Tij ;Ai nuk fillon nje pune dhe me pas e le te pabere ate.Ai i eshte besnik marredhenieve te Tij ;si At Ai nuk heq dore prej femijeve te Tij,si nje shok Ai nuk do ta mohoje popullin e Tij,si Krijues Ai nuk do ta braktise vepren e duarve te Tij.Ai i eshte besnik premtimeve te Tij dhe nuk do te lejoje qe as dhe nje prej tyre te deshtoje per çdo besimtar.Ai i eshte besnik beselidhjes se Tij,qe Ai ka bere me ne në Krishtin Jezus dhe ka miratuar ne gjakun e flijimit te Tij.Ai i eshte besnik Birit te Tij dhe nuk do te lejoje qe gjaku i Tij i çmuar te derdhet me kot.Ai i eshte besnik njerezve te Tij te cileve i ka premtuar jete te perjetshme dhe nuk do t’i ktheje kurrizin.Besnikeria e Zotit eshte themeli dhe guri i qoshit i shpreses sone te kembnguljes perfundimtare.Te shenjtet do te kembngulin në shenjteri sepse Zoti kembngul në hir.Ai kembngul te bekoje dhe prandaj besimtaret kembngulin ne te qenit te bekuar.Ai vazhdon t’i ruaje njerezit e Tij dhe prandaj ato vazhdojne t’i ruajne urdherimet e Tij.Kjo eshte toke e mire e forte per te vene kembet dhe perputhet me endje me titullin e ketij libri te vogel, « gjithçka prej hirit.»
Keshtu pra,eshte favori falas dhe meshira e pafundme qe tingellon ne agimin e shpetimit dhe po te njejtat kembana te embla tingellojne me melodi pergjate gjithe dites se hirit.E shikoni pra se te vetmet arsye per te shpresuar se do perforcohemi deri ne fund dhe se do jemi te paqortueshem se fundmi,gjenden ne Zotin tone ;por ne Te keto arsye jane teper te bollshme.
Ato qendrojne se pari,ne çfare Zoti ka bere.Ai ka shkuar aq larg ne bekimin tone sa nuk eshte e mundur per Te te zmbrapset.Pali na kujton se Ai na « ka thirrur ne shoqerimin me Birin e Tij Jezu Krisht. »A na ka thirrur ?Atehere thirrja nuk mund te terhiqet ;sepse « dhuntite dhe thirrja e Perendise jane te pakthyeshme.»Zoti nuk heq dore prej thirrjes se efektshme te Hirit te Tij. « Ata qe ka thirrur,keta edhe i ka shfajesuar ;dhe ata qe ka shfajesuar,ketyre u ka dhene edhe lavdi » : kjo eshte rregulla e pandryshueshme e proçedures hyjnore.Ka nje thirrje te pergjithshme,per te cilen thuhet ; « Shume jane te thirrur por pak jane te zgjedhur, » por kjo per te cilen ne mendojme tani eshte nje tjeter lloj thirrjeje,qe tregon dashuri te veçante dhe nevojit zoterimin e asaj per te cilen jemi thirrur.Ne kete rast eshte e njejta gje me te thirrurit po ashtu si me faren e Abrahamit per te cilen Zotit tha, « Te kam thirrur nga cepat me te largeta te tokes dhe te kam thene : « Ti je sherbetori im,te kam zgjedhur dhe nuk te kam hedhur poshte. »Ne ate qe Zoti ka bere shikojme arsye te forta per ruajtjen tone dhe lavdine e ardhshme,sepse Zoti na ka thirrur ne shoqerimin me Birin e Tij Jezu Krisht.Do te thote ne bashkesi me Jezu Krishtin dhe do doja qe te merrnit ne konsiderate me kujdes çfare kuptimi ka.Nese jeni me te vertete te thirrur prej hirit hyjnor,keni hyre ne shoqerim me Zotin Jezus Krisht,aq sa jeni bashke zoterues me Te ne te gjitha gjerat.Prandaj ju jeni nje në Të nen syte e Shume Te Lartit.Zoti Jezus mbajti mekatet tuaja ne vete trupin e Tij mbi dru,duke u bere nje mallekim ne vendin tuaj,dhe ne te njejten kohe Ai eshte bere drejtesia juaj,keshtu qe ju jeni te shfajesuar ne Te.Ju jeni te Krishtit dhe Krishti eshte i juaji.Ashtu si Adami perfaqsoi pasardhesit e tij po ashtu Jezusi qendron ne vendin e te gjithe atyre qe jane në Të.Po ashtu si burri dhe gruaja jane nje po ashtu eshte Jezusi nje me gjithe ato qe jane te bashkuar me Te me ane te besimit ;nje nepermjet nje bashkimi kurore qe nuk mund te thyhet kurre.Me shume se kaq,besimtaret jane gjymtyret e Trupit te Krishtit dhe keshtu jane nje në Të me ane te nje bashkimi te dashur,te gjalle,te qendrueshem.Zoti na ka thirrur ne kete bashkim,kete shoqerim,kete bashkesi dhe me ane te vete ketij fakti Ai na ka dhene deshmine dhe kaparin e perforcimit tone deri ne fund.
Nese do konsideroheshim veçmas prej Krishtit do ishim njesi te shkrete te vdekshem,shpejt te shperndare dhe te shpjere per ne shkaterrim;por duke qene një me Jezusin ne jemi bere pjestare te natyres se Tij dhe jemi veshur me jeten e Tij te pavdekshme.Fati yne eshte i lidhur me ate te Zotit tone,dhe do ishte e mundur qe ne te vdesim sikur Ai te mund te shkaterrohej.Qendroni shume mbi kete bashkesi me Birin e Zotit,ne te cilen jeni thirrur :sepse e gjithe shpresa juaj qendron aty.Nuk mund te jeni kurre te varfer ndersa Jezusi eshte i pasur perderisa jeni ne nje shoqeri me Te.Asnje mungese nuk do t’ju preke perderisa jeni bashkepronare me Ate qe eshte zoteruesi i Qiellit e tokes.Nuk mund te deshtoni kurre sepse edhe pse nje prej ortakeve ne shoqeri te ishte po aq i keputur sa nje varfanjak dhe nje i falimentuar kemb e krye,qe nuk mund te paguaje as edhe nje shume te vogel te borxheve te tij te renda,prapeseprape ortaku tjeter eshte paperfytyrueshem pashtershem i pasur.Ne nje ortakeri te tille je i ngritur mbi amulline e koherave,ndryshimeve te se ardhmes,dhe tronditjes se fundit te te gjitha gjerave.Zoti te ka thirrur ne shoqerimin e Birit te Tij Jezu Krisht dhe me ane te ketij akti dhe vepre Ai te ka vendosur ne vendin e nje mbrojtjeje te padeshtueshme.
Nese je me te vertete nje besimtar je një me Jezusin dhe prandaj je i sigurte.A nuk e kupton valle se duhet te jete keshtu ?Duhet qe te perforcohesh deri ne fund deri ne diten e shfaqjes se Tij,nese je bere me te vertete një me Jezusin nepermjet aktit te parevokueshem te Zotit.Krishti dhe mekatari besimtar jane ne te njejten barke :besimtari do mbytej sikur Jezusi te mund te zhytej ne ujra.Jezusi i ka sjelle te shlyerit e Tij ne nje lidhje te tille me vetveten sa Ai duhet i pari te goditet,mposhtet dhe çnderohet perpara se me i vogli i Te blereve te Tij te mund te demtohet.Emri i Tij eshte ne kreun e shoqerise dhe jemi te siguruar kundra çdo tmerr deshtimi perderisa Ai nuk mund te çnderohet.
Keshtu pra atehere me mirebesimin me te madh le te shkojme perpara ne te ardhmen e panjohur,te lidhur perjetesisht me Jezusin.Nese njerezit e botes te therrisnin, « Kush eshte ky qe po vjen prej shkretetires,duke u mbeshtetur mbi te Shumedashurin e tij ?Ne do te rrefejme me gezim se mbeshtetemi fort te Jezusi dhe se kemi ndermend te mbeshtetemi te Ai akoma me shume e me shume.Zoti yne besnik eshte nje burim gufues endjeje dhe shoqerimi yne me Birin e Zotit eshte nje lum i fryre gezimi.Duke ditur keto gjera te lavdishme ne nuk mund te shkurajohemi ;jo,perkundrazi ne therrasim me apostullin ; « Kush do te na shkepuse ne nga dashuria e Perendise qe eshte ne Krishtin Jezus Zotin tone ? »
 
 
 
20
MBYLLJA
 
 
Nese lexuesi im nuk me ka ndjekur hap pas hapi teksa ka lexuar faqet e mia,me vjen me te vertete keq.Liber leximi eshte me pak vlere nese te vertetat qe kalojne perpara mendjes nuk kapen,nuk pervetesohen dhe nuk vihen ne praktike.Eshte njelloj sikur dikush te shikonte plot ushqim ne nje dyqan dhe prapeseprape duke mbetur i uritur ngaqe nuk ushqehet per veten e tij.Eshte krejtesisht e kote,lexues i shtrenjte,qe une dhe ti jemi takuar,nese nuk ke mberthyer me te vertete Krishtin Jezus,Zotin tim.Persa me perket mua kishte nje deshire te veçante per te te ardhur ne dobi dhe kam bere gjithçka ç’mund per ate qellim.Me dhemb zemra qe nuk kam qene i afte te te bej mire sepse kam deshiruar me zjarr te fitoj ate privilegj.Po mendoja per ty kur shkrova kete faqe,dhe leshova penden time dhe solemnisht perkula gjunjet e mi ne lutje per kedo qe do ta lexoje ate.Eshte bindja ime e forte se nje numer i madh lexuesish do te marrin nje bekim edhe pse ti kundershton te besh pjese aty.Po pse duhet qe te kundershtosh ?Nese nuk deshiron bekimin e zgjedhur qe do doja te te sillja te ty,se paku tregohu i drejte me mua te pranosh se faji per gjykimin tend te fundit nuk do qendroje ne deren time.Kur ne te dy do te takohemi para fronit te madh te bardhe nuk do mund te me akuzosh me akuzen e perdorimit te kote te vemendjes qe pate kenaqesine te me jepje ndersa po lexoje librin tim te vogel.Zoti e di se shkrova çdo rresht per te miren tende te perjetshme.Tani ne fryme te marr prej dore.Te mberthej fort.A e ndjen shtrengimin tim vellazeror ?Lotet jane ne syte e mi teksa te shikoj dhe te them,e pse te vdesesh valle ?A nuk do ta mendosh edhe me nje mendim te vetem ne shpirtin tend ?A do vdisje valle prej thjesht pakujdesise ?Oh mos bej ashtu ;por pesho keto çeshtje solemne dhe merre seriozisht çeshtjen e shpetimit.Mos kundershto Jezusin,dashurine,gjakun,shpetimin e Tij.E pse do beje valle keshtu ?A mund ta besh dot ?Te pergjerohem,mos iu shmang Shpetimtarit tend !Nese,ne anen tjeter,lutjet e mia degjohen dhe ti lexuesi im je shpjere t’i mirebesosh Zotit Jezus dhe te marresh prej Tij shpetimin prej hirit,atehere mbahu perhera te kjo doktrine dhe kete menyre jetese.Le te jete Jezusi gjithçkaja jote ne gjithçka dhe le te jete hiri falas rruga e vetme ne te cilen jeton dhe leviz.Nuk ka jete si ajo e dikujt qe jeton ne favorin e Zotit.Te marresh gjithçka si nje dhurim falas ruan mendjen prej krenarise egoiste dhe prej deshperimit vete akuzues.E ben zemren te ngrohet me dashuri mirenjohese dhe keshtu krijon nje ndjenje ne shpirt qe eshte pafundesisht me e pranueshme per Zotin se çdo gje tjeter qe mund te vije prej frikes skllaverore.Ato qe shpresojne te shpetohen duke u perpjekur te bejne ç’te munden nuk njohin asgje ne lidhje me kete afsh te dashur,ate ngrohtesi te shenjte,ate gezim te devotshem ne Zotin,qe vjen me shpetimin e dhene falas sipas hirit te Zotit.Fryma skllaverore e vete-shpetimit nuk mund te krahasohet me frymen e gezueshme te adoptimit.Ka me shume virtyt te vertete ne emocionin me te vogel te besimit se sa ne te gjitha orvatjet e nje skllavi te lidhur me zinxhiret e ligjit ose ne gjithe menyren e lodhshme te te devotshmeve qe do donin te ngjiteshin ne Qiell me tinguj ritesh.Besimi eshte shpirteror dhe Zoti qe eshte fryme ka endje ne te per kete arsye.Vite shprehjelutjesh,kishevajtjesh,ritesh dhe veprash mund te jene veçse nje neveri nen syte e Te Perjetshmit ;por nje shikim prej syrit te besimit te vertete eshte shpirteror dhe prandaj eshte i shtrenjte per Te. « Adhurues te tille kerkon Ati. »Kujdesuni se pari per njeriun e brendshem dhe ate shpirteror dhe ajo qe mbetet do te ndjeke ne kohen e duhur.Nese vete je shpetuar,ji vigjilent per shpirtrat e te tjereve.Zemra jote nuk do te mbrotheroje nese nuk eshte e mbushur me perkujdesje te madhe per te bekuar te afermin tend.Jeta e shpirtit tend qendron ne besimin ;shendeti i tij qendron ne dashurine.Ai qe nuk deshiron me zjarr te shpjere te tjere te Jezusi nuk ka qene kurre vete nen ndikimin e dashurise.Fillo ne shtepi.Me pas vizito fqinjet e tu.Ndriço fshatin ose rrugen ne te cilen jeton.Perhap fjalen e Zotit kudo qe dora jote mund te arrije.Lexues,me tako ne qiell !Mos shko poshte ne ferr.Nuk ka kthim mbrapa perseri prej asaj banese mjerimi.Pse deshiron valle te hysh ne rrugen e vdekjes nderkohe qe porta e Qiellit eshte e hapur perpara teje ?Mos e kundershto faljen falas,shpetimin e plote qe Jezusi i jep te gjithe atyre qe i mirebesojne Atij.Mos hezito dhe mos e shty per me vone.Mjaft më me lenien per me vone,vepro.Beso ne Jezusin tani me vendim te plote e te menjehershem.Merr me vete fjale dhe eja te Zoti yt sot,po kete dite.Kujto o Shpirt se mund te jete a sot a kurre me ty.Le te jete tani ;do jete e tmerrshme nese nuk do ishte kurre.Perseri,te pergjerohem,me tako ne qiell.
 
 
 
Ω
 
 
 
 

Publié dans Shkrime nga Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article