Pafuqia njerezore

Publié le par alban

 

 

 

Pafuqia njerezore

(Zvetënimi tërësor i njeriut)

Predikimi nr 182

7 mars 1858

Nga C.H.Spurgeon

 

 

« Askush nuk mund te vije te Une,po te mos e terheqe Ati qe me ka derguar. » {#Gjoni 6 :44}

 

« Te vish te Krishti » eshte nje fjali shume e zakonshme ne Shkrimin e Shenjte.Eshte e perdorur per te shprehur ato veprime te shpirtit me te cilet,duke braktisur menjehere vete-drejtesine tone dhe mekatet tona,ne fluturojme te Zoti Jezu Krisht dhe marrim drejtesine e Tij per te qene mbulesa jone dhe gjakun e Tij per te qene shlyerja jone.Te vish te Krishti,pra,permban ne vetvete pendim,vete-mohim dhe besim ne Zotin Jezus Krisht.Te vish te Krishti permbledh perbrenda te gjitha ato gjerat qe jane shoqerueset e nevojshme te ketyre gjendjeve te medha te zemres,ashtu si besimi i se vertetes,zellshmeria e lutjes drejtuar Zotit,nenshtrimi i shpirtit parimeve te Ungjillit te Zotit dhe te gjitha ato gjera qe shoqerojne agimin e shpetimit ne shpirt.

Te vish te Krishti eshte pikerisht gjeja kryesore per shpetimin e nje mekatari.Ai qe nuk vjen te Krishti,le te beje çfare do gjeje tjeter,ose le te mendoje çfare te doje,eshte akoma ne “vrer te hidhur dhe ne prangat e paudhesise. »Te vish te Krishti eshte pikerisht efekti i pare i riperteritjes.Jo me vone se sa kur shpirti gjallerohet,ai menjehere zbulon gjendjen e tij te humbur,rrezikun e tij te tmerrshem,kerkon per nje strehe dhe duke e besuar Krishtin te jete nje strehe e pershtatshme,fluturon te Ai dhe prehet ne Te.

Atje ku nuk ka ardhje te Krishti,eshte e sigurte se nuk ka akoma gjallerim—atje ku nuk ka gjallerim,shpirti eshte i vdekur ne mekate dhe shkelje—dhe duke qene i vdekur nuk mund te hyje ne mbreterine e Qiellit.Ne kemi tani perpara nesh nje lajm shume te habitshem,disa thone shume te papelqyeshem.Te vish te Krishti,edhe pse e pershkruar nga disa njerez si se qeni gjeja me e lehte ne bote,eshte e shpallur ne tekstin tone si nje gje krejtesisht dhe teresisht e pamundur per çdo njeri,nese Ati nuk e terheq te Krishti.

Do jete puna jone pra,te zgjatemi ne lidhje me kete deklarate.Nuk dyshojme se do te jete gjithmone fyese per natyren misherore,por megjithate,fyerja e natyres njerezore eshte ndonjehere hapi i pare per ta sjelle ate te perkule veten perpara Zotit.Dhe nese kjo eshte efekti i nje proçesi te dhembshem,atehere ne mund te harrojme dhembjen dhe te gezohemi ne rrjedhojat e lavdishme.

Do te perpiqem kete mengjes,se pari,te vë re paaftesine e njeriut,se per çfare behet fjale.Se dyti,terheqjet e Atit—cilat jane ato dhe se si jane te ushtruara mbi shpirtin.Dhe me pas do te perfundoj duke vëne re nje ngushellim qe mund te nxirret prej ketij teksti ne dukje i tmerrshem dhe djerre.

 

I.Se pari,pra,PAFUQIA E NJERIUT.Teksti thote, « Askush nuk mund te vije te Une po te mos e terheqe Ati qe me ka derguar. »Ku qendron kjo paaftesi ?

Se pari,ajo nuk qendron ne ndonje defekt fizik.Nese ne ardhjen te Krishti,levizja e trupit ose ecja te mund te ndihmonte,me siguri qe njeriu ka te gjithe fuqine fizike per te ardhur te Krishti ne kete kuptim.Mbaj mend te kem degjuar nje Antinomian[1] te pamend te deklaroje se nuk besonte se ndonje njeri te kishte fuqine per te shkuar ne shtepine e Zotit po te mos e terhiqte Ati.Epo ky njeri ishte me gjithe mend i çmendur sepse perndryshe do kishte pare se per aq sa nje njeri jeton dhe ka kembe,eshte po aq e lehte per të te shkoje si ne shtepine e Zotit ashtu dhe ne ate te Satanait.

Nese te vish te Krishti nenkupton shqiptimin e nje lutjeje,njeriu nuk ka defekt fizik ne kete pikepamje.Nese ai nuk eshte memec,ai mund te thote nje lutje po aq lehte sa mund te shqiptoje nje blasfemi.Eshte po aq e lehte per nje njeri te kendoje nje prej kengeve te Sionit sa te kendoje nje kenge blasfemuese e epshore.Nuk ka mungese fuqie fizike per te ardhur te Krishti ne lidhje me fuqine trupore qe njeriu pa dyshim qe e ka.Dhe çdo pjese e shpetimit qe qendron ne kete eshte krejtesisht dhe teresisht ne fuqine e njeriut pa ndonje ndihme prej Frymes se Zotit.

Perseri,kjo paaftesi gjithashtu nuk qendron ne ndonje te mete mendore.Mund ta besoj kete Bibel te jete e  vertete po aq me  lehtesi sa mund te besoj ndonje liber tjeter te jete i vertete.Per aq sa te besuarit ne Krisht eshte nje veper e mendjes,jam po aq i afte te besoj ne Krisht sa jam i afte te besoj ne çdo njeri tjeter.Le te jete fjala e tij e vertete dhe do ishte e kote te me thoni se nuk mund ta besoj ate.Mund te besoj fjalet e Krishtit po aq mire sa mund te besoj fjalet e çdo njeriu tjeter.Nuk ka mungese aftesie ne mendje—ajo eshte po aq e afte,si nje akt i thjeshte mendor,te vleresoje fajin e mekatit,po ashtu siç eshte e afte te vleresoje fajin e vrasjes.Eshte po aq e mundur per mua te ushtroj idene mendore te te kerkuarit Zotin,sa ç’eshte te ushtroj mendimin e ambicjes.

Kam te gjithe forcen dhe fuqine mendore qe mundesisht mund te nevojitet,per aq sa fuqia mendore eshte e nevojshme ne shpetimin.Jo,nuk ka asnje njeri kaq injorant sa te marre si pretekst nje mungese intelekti si përligjje per te hedhur poshte Ungjillin.Defekti pra nuk qendron as ne trup,ose,duke folur ne menyre teologjike,ashtu si e kemi per zakon ta  quajme,ne mendje.Nuk ka ndonje te mete ose paaftesi atje,megjithese eshte prishja e mendjes,korruptimi ose rrenimi i saj, ajo qe,fundi i fundit,eshte vete thelbi i paaftesise se njeriut.

Me lejoni t’ju tregoj se ku qendron me te vertete kjo pafuqi e njeriut.Ajo qendron thelle ne natyren e tij.Nepermjet Renies dhe nepermjet mekatit tone,natyra e njeriut u bë kaq e ulet,e prishur dhe e korruptuar sa eshte e pamundur per të të vije te Krishti pa ndihmen e Zotit Fryma e Shenjte.Tani,në perpjekjen per te nxjerr ne pah se si natyra e njeriut e bën ate keshtu te paafte te vije te Krishti,me duhet vetem qe te me lejoni te marr kete shembelltyre.Shikoni nje dele—se me sa deshire ushqehet me bar !Ju kurre nuk keni pare ndonjehere nje dele te kerkoje mish per te ngrene ;nuk do mund te jetonte dot me ushqimin e luanit.

Tani me sillni nje ujk dhe me pyesni nese nje ujk mund te haje bar,nese ai mund te jete po aq i shtruar  dhe i zbutur sa nje dele.Ju pergjigjem jo,sepse natyra e tij eshte e kundert me kete.Ju thoni, « Epo mire,ai ka veshe dhe kembe.A nuk mund valle te degjoje zerin e bariut dhe ta ndjeke ate kudo qe ai e udheheq ? »Pergjigjem,sigurisht.Nuk ka asnje shkak fizik se pse ai nuk mund te beje ashtu,por ama natyra e tij e ndalon te beje ashtu—dhe prandaj them se ai nuk mund te beje ashtu.Po a nuk mund te zbutet valle ?A nuk mund te hiqet valle egersia e tij ?

Ndoshta mund te nenshtrohet aq sa mund te behet ne dukje i zbutur,por do te kete gjithmone nje dallim te spikatur midis tij dhe deles sepse ka nje dallim ne natyre.Tani,arsyeja se pse njeriu nuk mund te vije te Krishti nuk eshte sepse ai nuk mund te vije,per aq sa ka te beje me  trupin e tij ose thjesht fuqine e mendjes se tij. Njeriu nuk mund te vije te Krishti sepse natyra e tij eshte kaq e korruptuar sa ai nuk ka as vullnetin as fuqine per te ardhur te Krishti po te mos terhiqet prej Frymes.

Por me lejoni t’ju jap nje ilustrim me te mire.Shihni nje nene me foshnjen e saj ne krahe.Vendosni nje thike ne doren e saj dhe i thoni te godase ate foshnje ne zemer.Ajo pergjigjet dhe me shume vertetesi, « Nuk mundem. »Tani,per aq sa ka te beje me fuqine e saj fizike,ajo mund nese i pelqen.Ja ku eshte thika dhe ja ku eshte femija.Femija nuk mund te rezistoje dhe ajo ka force te mjaftueshme ne doren e saj per ta goditur me thike menjehere.Por ajo ka më se te drejte kur thote se nuk mund ta beje kete gje.Si nje akt thjesht i mendjes,eshte shume e mundur qe ajo te mund te mendoje per nje gje te tille si vrasja e femijes dhe megjithate prapeseprape ajo thote se nuk mund te mendoje per nje gje te tille.Dhe ajo nuk e thote kete gje duke u shtirur,sepse natyra e saj si nje nene e ndalon te beje nje gje prej te ciles shpirti i saj ka neveri.Thjesht sepse ajo eshte prindi i atij femije ajo ndjen se nuk mund ta vrase ate.Po keshtu eshte dhe me nje mekatar.Te vije te Krishti eshte kaq e urryeshme per natyren njerezore sa edhe pse,per aq sa ka te beje me forcat fizike dhe mendore,(dhe keto nuk kane veçse nje pjese shume te ngushte ne shpetimin),njerezit mund te vinin nese do donin—eshte po aq me saktesi korrekte te thuash se ato nuk mund dhe nuk do te vijne po te mos terhiqen prej Atit qe ka derguar Krishtin.Le te hyjme pak me thelle ne subjekt dhe do te perpiqem t’ju tregoj se ku qendron kjo pafuqi,ne hollesite e saj me te vogla.

1.Se pari ajo qendron ne kryeneçesine e vullnetit te njeriut. « Oh, » thote Arminiani, « njerezit mund te shpetohen nese do donin.”Ne pergjigjemi, “zoteri i dashur,ne te gjithe e besojme kete.Por eshte pikerisht me nese do donin ku gjendet veshtiresia.Ne pohojme se asnje njeri nuk do te vije te Krishti nese nuk eshte i terhequr.Jo,nuk jemi ne qe e pohojme kete,por Vete Krishti e deklaron—« Nuk doni qe te vini tek Une qe te keni jeten. »Dhe per aq gjate sa « nuk doni » qendron e shenuar ne Shkrimin e Shenjte,besimi ne çfaredo doktrine te vullnetit te lire te njeriut perjashtohet. 

Eshte e çuditshme se si njerezit,kur flasin per vullnetin e lire,flasin per gjera qe nuk i kuptojne aspak. «Epo » thote njeri, « Une besoj se njerezit mund te shpetohen nese do donin. »Zoteri i dashur,nuk eshte fjala aty.Fjala eshte se a duan njerezit natyrshem t’i nenshtrohen fjaleve perulese te Ungjillit te Krishtit?Ne deklarojme,me autoritetin Shkrimor se vullneti njerezor eshte kaq i prapë,kaq i korruptuar dhe kaq i prirur per çdo gje qe eshte e lige—kaq i paprirur per çdo gje qe eshte e mire—sa pa ndikimin e fuqishem,mbinatyror,te pakundeshtueshem te Frymes se Shenjte,asnje vullnet njerezor nuk do prihet drejt Krishtit.

Me pergjigjeni se njerezit ndonjehere duan,pa ndihmen e Frymes se Shenjte.Pergjigjem—a keni takuar ndonjehere nje njeri te tille ?Me qindra,jo,mijera Te Krishtere  kam bashkebiseduar,te opinioneve te ndryshme,te rinj dhe te vjeter—por nuk ka qene kurre risku im te takohem me ndonje qe te pohoje se erdhi te Krishti vete pa qene i terhequr.Rrefimi universal i te gjithe Besimtareve te vertete eshte ky—« E di se nese Jezu Krishti nuk do me kishte terhequr atehere kur isha i huaj i hallakatur larg prej kopese se Zotit,edhe ne kete ore do isha duke u hallakatur larg prej Tij—i ftohte ndaj Tij—dhe duke e pelqyer kete ftohtesi. »Me miratim te perbashket,te gjithe Besimtaret pohojne te verteten se njerezit nuk do vijne te Krishti po te mos i terheqe Ati qe ka derguar Krishtin.

2.Perseri,jo vetem qe vullneti eshte kokeforte,por kuptimi eshte i erresuar.Per kete ne kemi prove Shkrimore te bollshme.Tani une nuk po bej thjesht pohime,por jam duke shpallur doktrina te mesuara me autoritet ne Shkrimet e Shenjta dhe te njohura ne ndergjegjen e çdo Te Krishteri—se kuptimi i njeriut eshte kaq i erresuar sa ai,me çdo menyre,nuk mund te kuptoje gjerat e Zotit nese kuptimi i tij nuk eshte hapur.Njeriu prej natyre eshte i verber perbrenda.Kryqi i Krishtit,kaq i ngarkuar me lavdi dhe duke shndritur me ngashënjime,kurre nuk e terheq ate,sepse ai eshte i verbër dhe nuk mund te shikoje bukurite e kryqit.Foli atij per mrekullite e krijimit.Tregoi harkun shumengjyresh qe pershkon qiellin.Le te shikoje lavdite e nje peisazhi—ai eshte shume i afte te shikoje te gjitha keto gjera.

Por foli per mrekullite e Beselidhjes se Hirit,foli per sigurine e Besimtarit ne Krisht,foli per bukurite e Personit te Shpetimtarit,ai eshte krejtesisht shurdh ndaj gjithe pershkrimit tend.Eshte e vertete se je si dikush qe i bie nje melodie terheqese.Por ai nuk shikon,ai eshte i shurdhet,nuk ka kuptim.Ose,per t’u kthyer te vargu qe veçuam ne leximin tone, « Njeriu natyror nuk i rrok gjerat qe jane te Frymes se Shenjte ;sepse per te jane marrezi dhe nuk mund t’i njohe ;sepse ato gjykohen frymerisht, »dhe meqenese ai eshte nje njeri natyror,nuk eshte ne pushtetin e tij te dalloje gjerat e Zotit. « Epo, » thote njeri, « mendoj se kam arritur ne nje gjykim shume te pranueshem ne çeshtjet e teologjise,mendoj se kuptoj pothuajse çdo pike. »

E vertete,qe mund ta besh kete ne kuptimin e ngushte.Por ne frymen e tyre,ne marrjen e vertete te tyre ne shpirt dhe ne kuptimin e vertete te tyre,eshte e pamundur per ty ta kesh arritur—nese nuk je terhequr prej Frymes.Sepse per aq gjate sa Shkrimi qendron i vertete—se njerezit e mishit nuk mund te pranojne gjerat shpirterore—duhet te jete e  vertete se nuk i ke marre ato,po te mos jesh riperteritur dhe bere nje njeri shpirteror ne Krishtin Jezus.Vullneti pra dhe kuptimi jane dy porta te medha,qe te dyja te mbyllura per ne per te ardhur te Krishti.Dhe derisa keto te hapen prej ndikimit te embel te Frymes Hyjnore,ato do jene gjithmone te mbyllura ndaj ardhjes te Krishti.

3.Perseri,ndjenjat,qe perbejne nje pjese shume te madhe te njeriut,jane te korruptuara.Njeriu,ashtu siç eshte,perpara se te marre hirin e Zotit,do gjithçka dhe çdo gje me shume se gjerat shpirterore.Nese doni prove per kete,shikoni perreth jush.Nuk ka nevoje per monument per felliqesine e ndjenjave njerezore.Hidhni syte kudo—nuk ka rruge,as shtepi,jo,as zemer,qe nuk mban ne te nje deshmi te trishte te kesaj te vertete te kobshme.E pse valle njerezit nuk gjenden ne Diten e Zotit duke vërshyer te gjithe per ne shtepine e Zotit ?E pse valle ne nuk gjendemi më vazhdimisht duke lexuar Biblat tona ?Si mund te shpjegohet valle se lutja eshte nje detyre qe eshte pothuajse universalisht e lene pas dore ?Si eshte e mundur qe Krishti Jezus duhet kaq pak ?Si shpjegohet qe madje edhe ndjekesit e Tij te njohur jane kaq te ftohte ne ndjenjat e tyre ndaj Tij ?

Nga vijne gjithe keto gjera ?Me siguri,Vellezer te shtrenjte,ne nuk mund t’i gjejme burimin ne asnje burim tjeter perveç ketij—korruptimi dhe zvetënimi i ndjenjave.Ne duam ate qe duhet te urrejme dhe urrejme ate qe duhet te duam.Nuk eshte veçse prej natyres njerezore,natyres njerezore te rënë—qe njeriu do me teper kete jete te tashme se sa jeten e ardhshme.Nuk eshte veçse efekti i Renies qe njeriu do mekatin me shume se sa drejtesine dhe shtigjet e kesaj bote me teper se rruget e Zotit.Dhe perseri,ne e perserisim kete—nese keto ndjenja nuk riperteriten dhe nuk futen ne nje binar te ri prej terheqjeve te hirshme te Atit,nuk eshte e mundur per nje njeri te doje Zotin Jezu Krisht.

4.Perseri,nje me shume—ndergjegjja,gjithashtu,eshte e mposhtur prej Renies.Besoj se nuk ka gabim me te rende nga fetaret kur keto i mesojne njerezve se ndergjegja eshte perfaqsuesi i Zotit perbrenda shpirtit dhe eshte nje nga ato fuqite qe e ka ruajtur dinjitetin e saj te vjeter dhe qendron e ngritur mes renies se te ngjashmeve te saj.Vellezerit e mi,kur njeriu ra ne kopsht,njerezia ra teresisht.Nuk kishte as dhe nje shtylle te vetme ne tempullin e njerezimit qe mbeti me kembe.Eshte e vertete,ndergjegjja nuk u shkaterrua.Shtylla nuk u therrmua.Ajo ra,dhe ra si nje cope e vetme,dhe ja ku qendron vetem—mbetja me e fuqishme e vepres se perkryer se Zotit ne njeriun nje here e nje kohe.

Por se ndergjegjja ka rene,jam i sigurte per kete.Shikoni njerezit.Cili midis tyre eshte zoteruesi i « nje ndergjegjje te mire ndaj Zotit, » perveçse njeriu i riperteritur.A e merrni me mend se nese ndergjegjet e njerezve do t’i flisnin atyre gjithmone me ze te larte dhe qarte se ato do jetonin ne kryerjen e perditshme te veprimeve qe jane te kunderta me drejtesine ashtu si erresira me driten ?Jo,Te Dashur—ndergjegjja mund te me thote mua se jam nje mekatar,por ndergjegjja nuk mund te me beje te ndjehem i tille.Ndergjegjja mund te me thote se kjo ose ajo gje eshte e gabuar,por se sa e gabuar eshte,vete ndergjegjja nuk e di.

A i tha ndonjehere ndergjegjja ndonje njeriu,te pandriçuar prej Frymes se mekatet e tij meritojne mallekim ?Ose nese ndergjegjja me te vertete e beri kete,a beri ndonjehere ndonje njeri te ndjeje nje neveri te mekatit si mekat ?Ne fakt,a solli ndergjegjja ndonje njeri  ne nje vete mohim te tille sa ai te kete neveri per veten dhe gjithe veprat e saj dhe te vije te Krishti ?Jo,ndergjegjja,edhe pse nuk eshte e vdekur,eshte e rrenuar.Fuqia e saj eshte e dobesuar,nuk e ka ate kthjelltesi syri dhe ate force dore dhe ate zë buçitës qe pati perpara Renies.Ajo ka reshtur,ne nje shkalle te madhe te ushtroje epersi ne qytetin e Shpirtnjeriut.

Atehere,Te Dashur,eshte e nevojshme per vete kete arsye,ngaqe ndergjegjja eshte e korruptuar,qe Fryma e Shenjte te hyje brenda dhe te na tregoje nevojen tone per nje Shpetimtar dhe te na terheqe te Zoti Jezu Krisht.

« Mirepo, » thote dikush, « deri tani,me duket se ti mendon se arsyeja pse njerezit nuk vijne te Krishti eshte se nuk duan,me shume se sa ngaqe nuk munden. »E vertete,shume e vertete.Besoj se arsyeja me e madhe e pafuqise se njeriut eshte kryeneçesia e vullnetit te tij.Nese ky mposhtet,mendoj se guri i madh eshte hequr tutje prej varrit dhe pjesa me e veshtire e betejes eshte tashme e fituar.Por me lejoni te shkoj pak me tutje.Teksti im nuk thote, « Askush nuk do te vije, »por thote, « Askush nuk mund te vije. »Tani,shume interpretues besojne se kjo fjala mund ketu nuk eshte veçse nje shprehje e forte duke mos mbartur jo me shume domethenie se fjala do.Ndjehem i sigurte se kjo nuk eshte e sakte.

Ka ne njeriun jo vetem pavullnetshmeri per t’u shpetuar,por ka edhe nje pafuqi shpirterore per te ardhur te Krishti.Dhe kete do t’ia provoj medoemos çdo Te Krishteri.Te Dashur,po ju flas juve qe jeni tashme te ngjallur prej Hirit Hyjnor.A nuk ju meson pervoja juaj se ka periudha kur keni vullnetin per te sherbyer Zotin dhe prapeseprape nuk keni fuqine ?A nuk keni qene ndonjehe te detyruar te thoni se keni deshiruar te besoni por se ju eshte dashur te luteni, « Zot,ndihmo mosbesimin tim » ?Ngaqe,edhe pse mjaft te vullnetshem per te marre deshmine e Zotit,vete natyra juaj e mishit ishte teper e forte per ju dhe ju ndjete se kishit nevoje per ndihme te mbinatyrshme.

A jeni te afte te shkoni ne dhomen tuaj ne çdo ore qe te zgjidhni dhe te bini ne gjunje dhe te thoni, « Tani,eshte vullneti im per te qene teper i zellshem ne lutje dhe qe t’i afrohem me shume Zotit » ?Pyes,a ju duket fuqia juaj e barabarte me vullnetin tuaj ?Ju mund te thoni,madje edhe perpara Vete Zotit,se jeni te sigurte se nuk jeni gabuar ne vullnetshmerine tuaj.

Ju doni te mbeshtilleni ne devocion.Ju doni qe shpirti juaj te mos largohet prej nje soditjeje te paster te Zotit Jezu Krisht,por zbuloni se nuk mund ta beni dot kete,edhe atehere kur jeni te vullnetshem,pa ndihmen e Frymes.

Tani,nese femija i ngjallur i Zotit zbulon nje paaftesi shpirterore,aq me shume mekatari qe eshte i vdekur ne shkelje dhe mekate ?Nese edhe I Krishteri i perparuar,mbas tridhjete ose dyzet vjetesh,e shikon veten ndonjehere te vullnetshem dhe prapeseprape te pafuqishem—nese i tille eshte perjetimi i tij—a nuk duket më se e mundshme se mekatari i gjore qe akoma nuk ka besuar te mund te kete nevoje per fuqi po ashtu si ka mungese vullneti ?

Por perseri,ka nje tjeter argument.Nese mekatari ka force per te ardhur te Krishti,do doja te dija se si duhet t’i kuptojme ato pershkrime te vazhdueshme te gjendjes se mekatarit qe ndeshim ne Fjalen e Shenjte te Zotit ?Tani,mekatari eshte i pershkruar si i vdekur ne shkelje dhe mekate.A do pohoni valle se vdekja nuk nenkupton asgje me shume se mungesen e vullnetit ?Me siguri qe nje kufome eshte teresisht e pafuqishme ashtu dhe e pavullnetshme.Ose perseri,te gjithe njerezit a nuk e kuptojne se ka nje dallim midis vullnetit dhe fuqise ?A nuk mund te ngjallet mjaftueshem ajo kufome per te marre nje vullnet dhe prapeseprape te jete kaq e pafuqishme sa te mos te ngreje as kemben dhe as doren ?A nuk kemi pare valle raste ne te cilet njerezit kane qene te ngjallur perseri pikerisht aq sa duhet per te dhene prove jete—dhe prapeseprape kane qene kaq afer vdekjes sa nuk do mund te kryenin as veprimin me te vogel?

A nuk ka nje dallim te qarte midis dhenies se vullnetit dhe dhenies se fuqise ?Eshte shume e sigurte,megjithate,se atje ku vullneti eshte dhene,fuqia do te ndjeke.Bej nje njeri te vullnetshem dhe ai do behet i fuqishem,sepse kur Zoti jep vullnetin,Ai nuk e sfilit njeriun duke i dhene te deshiroje per ate qe ai eshte i paafte te beje.Prapeseprape Ai ben nje ndarje te tille midis vullnetit dhe fuqise,qe te mund te kuptohet se te dyja gjerat jane dhurime krejtesisht te veçanta prej Zotit Perendi.

Me pas me duhet qe te bej edhe nje pyetje.Nese te besh nje njeri te vullnetshem do ishte gjithçka qe do ishte e nevojshme,a nuk do zhvleresonit menjehere Frymen e Shenjte ?A nuk e kemi ne per zakon t’i japim te gjithe lavdine e shpetimit te kryer në ne Zotit Frymes se Shenjte ?Por tani,nese gjithçka qe Zoti Fryma e Shenjte ben per mua eshte te me beje te vullnetshem per te bere vete keto gjera,a nuk jam keshtu ne nje mase te madhe nje pjesemarres me Frymen e Shenjte ne lavdi ?Dhe atehere a nuk do ngrihesha me kurajo dhe a nuk do thoja, « Eshte e vertete se Fryma me dha vullnetin per ta bere kete,por ama e bera vete dhe prandaj do lavderohem.Sepse nese i kam bere keto gjera vete pa ndihmen prej se larti,nuk do ta hedh kuroren time ne kemben e Tij.Eshte vete kurora ime,jam une qe e fitova ate dhe do ta ruaj. »

Meqenese Fryma e Shenjte eshte gjithmone i vene ne dukje ne Shkrim si Personi qe punon nder ne,duke bere qe te duam dhe te veprojme sipas vullnetit te Tij te mire,ne na duket si rrjedhoje e drejte se Ai duhet te beje diçka me shume per ne se sa thjesht berjen tone te vullnetshem.Prandaj duhet te kete diçka tjeter perveç mungeses se vullnetit në nje mekatar—duhet te kete mungese absolute dhe te vertete fuqie.

Tani,perpara se te mbaroj te flas per kete,me lejoni t’ju drejtohem ju per nje çast.Shpesh jam i akuzuar se predikoj doktrina qe mund te bejne nje dem shume te madh.Epo mire,nuk e mohoj akuzen,sepse nuk jam i kursyer ne fjale per t’u pergjigjur ne kete gje.Kam deshmitaret e mi ketu te pranishem per te provuar se gjerat qe kam predikuar kane bere nje dem shume te madh,por ama ato nuk kane demtuar as moralin as Kishen e Zotit.Demi ka qene ne anen e Satanait.Nuk ka nje apo dy por qindra qe kete mengjes gezojne qe jane sjelle afer Zotit.Prej se qeni dikur blasfemues,Shabatshkeles,pijanece,ose njerez te botes,ato jane sjelle te njohin dhe te duan Zotin Jezu Krisht.Dhe nese kjo perben ndonje dëm,atehere Zoti ne meshiren e Tij te pafundme na dergofte nje mije here me shume.

Por akoma,a ka Te Vertete ne kete bote qe nuk do demtoje nje njeri nese ai zgjedh te demtohet prej saj ?Ju qe predikoni shpetimin e pergjithshem jeni shume te dhene per te shpallur te verteten e madhe te meshires se Zotit deri ne çastin e fundit.Por si guxoni te predikoni kete ?Shume njerez i bejne dem vetes me kete duke e shtyre diten e hirit dhe duke menduar se ora e fundit mund te mjaftoje po ashtu si e para.Si keshtu,nese predikojme ndonjehere ndonje gje qe njeriu mund ta shperdoroje dhe abuzoje,atehere na u dashka te mbyllim gojen perhera.Por thote njeri akoma, « Mire atehere,nese nuk mund ta shpetoj dot veten,dhe nuk mund te vij te Krishti,do ulem e nuk do bej asgje. »

Nese njerezit flasin keshtu,ne kokat e tyre do bie gjykimi.Ju kemi thene shume shkoqur se ka shume gjera qe mund te besh.Te gjendesh vazhdimisht ne shtepine e Zotit eshte ne fuqine tende.Te studiosh Fjalen e Zotit me zell eshte ne fuqine tende.Te heqesh dore nga mekati yt i dukshem,te braktisesh veset e meparshme,te besh jeten tende te ndershme,te matur dhe te drejte eshte ne fuqine tende.Per kete nuk ke nevoje per ndihme nga Fryma e Shenjte.Gjithe kete mund ta besh vete.Por te vish te Krishti me te vertete nuk eshte ne fuqine tende po te mos riperteritesh prej Frymes se Shenjte.Por vë re se mungesa jote e fuqise nuk eshte nje justifikim,duke qene se nuk ke deshire te vish dhe po jeton ne rebelim te vullnetshem kundra Zotit.Mungesa jote e fuqise qendron kryesisht ne kokefortesine e natyres tende.

Merrni me mend nje genjeshtar te thote se nuk eshte ne fuqine e tij te flase te verteten,se ai ka qene genjeshtar per nje kohe kaq te gjate sa nuk mund te shkeputet dot.A eshte nje justifikim per te ?Merrni me mend nje njeri qe per nje kohe te gjate ka jetuar ne epshe t’ju thote se i duket se epshi kaq shume e ka mberthyer si nje rrjete e hekurt sa ai nuk mund ta heqe dot qafe.A do ta merrnit ate si nje justifikim ?Me te vertete qe nuk eshte aspak nje gje e tille.Nese nje pijanec eshte bere kaq keq nje pijanec sa i duket e pamundur te kaloje perpara nje bari pa hyre brenda,a e falni per kete arsye ate ?Jo,sepse paaftesia e tij per t’u ndrequr qendron ne natyren e tij—te cilen ai nuk ka deshire ta permbaje ose ta mposhte.

Gjeja qe eshte kryer dhe gjeja qe shkakton gjene qe eshte kryer—duke qene qe te dyja prej rrenjes se mekatit—jane dy te liga qe nuk mund te justifikojne njera tjetren.Eshte ngaqe keni mesuar te beni te ligen qe nuk mund te mesoni tani te beni mire,dhe prandaj,ne vend qe te uleni duke justifikuar veten—me lejoni qe t’ju leshoj nje rrufe poshte stolit te plogeshtise suaj—qe te mund te shkundeni prej saj dhe te ngriheni.

Mos harroni se te ulesh pa bere gje do te thote te mallekohesh per gjithe perjetesine.Oh,Zoti Fryma e Shenjte perdorte kete te vertete ne nje menyre krejtesisht tjeter !Perpara se te kem perfunduar kam besimin se do mundesohem t’ju tregoj se si kjo e vertete,qe ne dukje denon njerezit dhe i lë jashte,eshte fundi i fundit,e verteta e madhe qe eshte bekuar per tjetersimin e njerezve.

II.Pika jone e dyte eshte TERHEQJET E ATIT. « Askush nuk mund te vije te Une po te mos e terheqe Ati qe me ka derguar. »Si,pra,Ati i terheq njerezit ?Fetaret arminiane ne pergjithesi thone se Zoti i terheq njerezit nepermjet predikimit te Ungjillit.Shume e vertete.Predikimi i ungjillit eshte instrumenti i terheqjes se njerezve,por duhet te kete diçka me shume se kjo.Me lejoni te pyes se kujt ia drejtoi keto fjale Krishti ?Ia drejtoi njerezve te Kapernaumit,ku Ai shpesh pati predikuar,ku pati shqiptuar me vajtim dhe me pikellim mallekimet e ligjit dhe ftesat e Ungjillit.Ne ate qytet Ai pati bere shume vepra te fuqishme dhe shume mrekulli !

Ne fakt,Ai i pati dhene atyre nje mesim te tille dhe deshmi te tille te mrekullueshme sa Ai shpalli se Tiri dhe Sidoni do ishin penduar me kohe me thes e hi sikur te ishin bekuar me privilegje te tilla.Tani nese predikimi i Vete Krishtit nuk hyri ne pune per te mundesuar keto njerez te vijne te Krishti,nuk mund te jete e mundur qe gjithçka qe ishte e nenkuptuar me terheqjet e Atit te ishte thjesht predikimi.Jo,Vellezer,duhet qe te shenoni perseri,Ai nuk thote se asnje njeri nuk mund te vije po te mos e terheqe sherbenjesi,por po te mos e terheqe Ati.

Tani,nuk mund te terhiqesh prej Ungjillit dhe sherbenjesit pa qene i terhequr prej Zotit.Eshte e qarte se behet fjale per terheqjen Hyjnore,nje terheqje prej ShumeTeLartit—Personi i Pare i Triadhes teper te lavdishme qe dergon Personin e Trete,Frymen e Shenjte,per te nxitur njerezit te vijne te Krishti.

Del nje tjeter njeri dhe thote me nje perqeshje, « Atehere a mendon se Krishti i terheq njerezit te Vetja duke pare se ato jane te pavullnetshem ! »Me kujtohet se kam takuar njehere dike qe me tha, « Zoteri,ju predikoni se Krishti i kap njerezit prej flokesh dhe i terheq te Vetja. »E pyeta se a mund te permendte daten e predikimit kur paskam predikuar ate doktrine te jashtezakonshme,sepse nese do mundte,atehere do t’ia dija shume per nder.Megjithate,ai nuk mundte.

Por une i thashe se ndersa Krishti nuk i terheq njerezit te Vetja prej flokeve,besoj se Ai i terheq ato prej zemres po aq fuqishem sa karikatura juaj do sugjeronte.Vini re se ne terheqjet e Atit nuk ka fare detyrim.Krishti kurre nuk ka shtrenguar ndonje njeri te vije te Ai kundra vullnetit te tij.Nese nje njeri eshte i pavullnetshem per t’u shpetuar,Krishti nuk e shpeton ate kundra vullnetit te tij.Si pra Fryma e Shenjte e terheq ate ?Epo,duke e bere ate te vullnetshem.Eshte e vertete se Ai nuk perdor « kandisje morale. »Ai njeh nje metode me te drejteperdrejte per te arritur zemren.Ai shkon ne burimin e fshehte te zemres dhe e di se si,nepermjet disa veprimeve te mistershme,te ktheje vullnetin ne nje drejtim te kundert,keshtu qe,ashtu si Ralf Erskini[2] e thote ne menyre paradoksale,njeriu shpetohet «me pelqim te plote kundra vullnetit te tij,»domethene,kundra vullnetit te vjeter te tij ai shpetohet.

Por ai shpetohet me pelqim te plote sepse eshte bere i vullnetshem ne diten e fuqise se Zotit.Mos perfytyroni se ndonje njeri do shkoje ne Qiell duke shkelmuar dhe duke luftuar pergjate gjithe rruges kundra dores qe e terheq.Mos mendoni se ndonje njeri do zhytet ne burimin e gjakut te Shpetimtarit ndersa eshte duke u perpjekur te ikë tutje larg prej Shpetimtarit.Oh,jo !Eshte shume e vertete se së pari njeriu nuk do qe te shpetohet.Kur Fryma e Shenjte ka vene ndikimin e Tij ne zemer,teksti permbushet—« me terhiq dhe do te vij mbas Teje. »Ne e ndjekim ndersa Ai na terheq,te lumtur t’i bindemi zerit qe nje here e nje kohe e patem perçmuar.Por pika themelore qendron ne ndryshimin e vullnetit.

Se si kjo kryhet asnje mish nuk e di.Eshte nje prej atyre mistereve qe dallohet qarte si fakt,por qe shkakun asnje gjuhe nuk mund te thote dhe asnje zemer nuk mund te gjeje.Menyren e dukshme,sidoqofte,sipas se ciles Fryma e Shenjte vepron,mund t’jua themi.Gjeja e pare Fryma e Shenjte ben kur vjen ne zemren e nje njeriu eshte kjo—Ai e gjen ate me nje opinion  shume te mire per veten.Dhe nuk ka asgje te tille qe parandalon nje njeri te vije te Krishti si opinioni i mire per veten. « Pse, » thote njeriu, « Nuk dua te vij te Krishti.Kam nje drejtesi aq te mire sa çdo njeri do mund te deshironte.Ndjej se mund te vazhdoj te eci drejt Qiellit me te drejtat e mia.

Fryma e Shenjte nxjerr sheshit zemren e tij—e ben qe te shikoje kancerin e tmerrshem qe eshte atje duke brejtur jeten e tij—i zbulon atij te gjithe te zitë dhe felliqesine e atij gjirizi te Ferrit,qe eshte zemra e njeriut.Atehere njeriu qendron i shtangur, « Nuk do ta kisha menduar kurre se jam keshtu.Oh,ato mekate qe mendoja se ishin pak gje,jane fryre ne nje shtat gjigand.Ajo qe mendoja se ishte nje kërp dheu u rrit sa nje mal.Me perpara nuk ishte veçse nje hisop ne mur,por tani eshte bere nje kedër i Libanit. »

« Oh, » thote njeriu perbrenda tij, « Do perpiqem dhe do permiresohem.Do bej mjaft vepra te mira per te fshire keto vepra te zeza. »

Atehere vjen Fryma e Shenjte dhe i tregon atij se ai nuk mund ta bej dot kete gje,i merr te gjithe fuqine dhe forcen e perfytyruar,keshtu qe njeriu bie ne gjunje ne agoni dhe therret, « Oh,nje here kujtoja se mund ta shpetoja veten nepermjet veprave te mia te mira,por tani shikoj se—

 

« Sikur gjithe lotet e mi perhera t’derdhen,

sikur zelli im te mos njohe shlodhje,

gjithçka per mekatin nuk do shlyente dot,

Ti duhet te me shpetosh dhe Ti vetem.”

 

Atehere zemra mendon dhe njeriu eshte gati te deshperohet.Dhe thote, « Nuk mund te shpetohem kurre.Asgje nuk mund te me shpetoje. »Atehere,vjen Fryma e Shenjte dhe i tregon mekatarit Kryqin e Krishtit,i jep sy te vajosur me kolir qiellor dhe thote, « Shiko atje te Kryqi.Njeriu vdiq per te shpetuar mekataret.Ti ndjen se je nje mekatar.Ai vdiq per te te shpetuar. »Dhe Zoti Fryma e Shenjte mundeson zemren te besoje dhe te vije te Krishti.Dhe kur vjen te Krishti,nepermjet kesaj terheqjeje te embel te Frymes,gjen « nje paqe me Perendine,qe tejkalon çdo zgjuarsi duke ruajtur zemren dhe mendjen e tij ne Krishtin Jezus,Zotin tone. »Tani,ju mund te dalloni qarte se e gjithe kjo mund te kryhet pa as edhe nje detyrim.Njeriu eshte po aq i terhequr vullnetarisht,sa nuk do ishte nese nuk do ishte terhequr aspak.Dhe ai vjen te Krishti me pelqim te plote,me nje pelqim po aq te plote sa sikur asnje ndikim i fshehte te mos ishte ushtruar ndonjehere ne zemren e tij.Por ai ndikim duhet te ushtrohet,ose perndryshe nuk ka pasur kurre dhe kurre nuk do te kete ndonje njeri qe ose mund ose do qe te vije te Zoti Jezu Krisht.

III.Dhe,tani,do perfundojme duke u perpjekur te bejme nje zbatim praktik te doktrines.Dhe ne i mirebesojme nje doktrine ngushelluese. « Epo, » thote njeri « nese ajo çfare ky njeri predikon eshte e vertete,atehere çfare do behet me fene time ?Sepse a e di se per nje kohe te gjate kam qene duke bere perpjekje dhe nuk me pelqen te te degjoj te thuash se nje njeri nuk mund ta shpetoje vetveten.Besoj se ai mund dhe kam ndermend te kembngul.Por nese do besoja çfare ti thua,atehere me duhet te heq dore nga te gjitha keto dhe te filloj perseri.”Shoke te shtrenjte,do ishte nje gje shume e gezueshme nese beni keshtu.Mos mendoni se do alarmohem  nese beni keshtu.

Mos harro se jeni duke ndertuar shtepine tuaj mbi rere dhe nuk eshte veçse nje veprim meshire prej meje nese do mund ta shkund pak per ju.Me lejoni t’ju  siguroj,ne emrin e Zotit,se nese feja juaj nuk ka themel me te mire se forca juaj,nuk do qendroje dot perpara Zotit.Asgje nuk do vazhdoje ne perjetesi perveç asaj qe vjen prej perjetesise.Nese Zoti i perjetshem nuk ka kryer nje veper te mire ne zemren tuaj,gjithçka qe ju mund te keni bere duhet te dalë sheshit ne diten e fundit te llogarise.Eshte fare e kote per ju te jeni Kishe-vajtes,ruajtes te mire te  Shabatit,duke iu permbajtur lutjeve tuaja.Eshte e gjithe e kote per ju te jeni te ndershem me fqinjet tuaj dhe me emer te mire ne bisedat tuaja.Nese shpresoni te shpetoheni me keto gjera,eshte fare e kote per ju te vini besimin tuaj ne to.

Vazhdoni—jini aq te ndershem sa te doni.Ruani Diten e Zotit perhera,jini aq te shenjte sa te mundni.Nuk dua t’ju shkeshilloj keto gjera.Mos qofte e thene.Rrituni ne to,por oh,mos e vini besimin ne to.Sepse nese mbeshteteni mbi keto gjera atehere do shikoni se ato do t’ju lene ne balte atehere kur keni me shume nevoje per to.Dhe nese ka ndonje gje tjeter per te cilen te duket vetja e afte per ta kryer i pandihmuar prej Hirit Hyjnor,aq me shpejt te heqesh dore prej shpresës qe eshte pjelle prej saj,aq me mire per ty—sepse eshte nje zhgenjim i marrë te mbeshtetesh mbi gjera qe mishi mund te beje.

Nje Parajse shpirterore duhet te banohet prej njerezish shpirterore dhe pergatitja per te duhet te vihet ne veper prej Frymes se Zotit. « Epo mire » ia pret nje tjeter, « Kam qene ne nje sherbese ku me eshte thene se mund,duke zgjedhur vete,te pendohem dhe te besoj dhe rrjedhoja eshte se e kam shtyre ate nga dita ne dite.Mendova se mund te vija ne cilendo dite.Mendova se me duhej vetem te thoja, « Zot,ki meshire per mua, » dhe do besoja,per t’u shpetuar me pas.Tani,ju m’a keni hequr gjithe kete shprese,zoteri.Po ndjej çoroditje dhe tmerr te me mberthejne. »Perseri,po them, « Shoku im i shtrenjte,jam shume i kenaqur per kete.Ky ishte efekti qe shpresoja te prodhoja,nepermjet hirit te Zotit.Lutem qe te mund ta ndjesh kete akoma me shume.Kur nuk ke shprese per te shpetuar vetveten,atehere do kem shprese se Zoti ka filluar te te shpetoje.

Sapo te thuash, « Oh,nuk mund te vij te Krishti.Zot,me terhiq,me ndihmo, »do te gezohem per ty.Ai qe ka marre nje vullnet,edhe pse nuk ka fuqi,ka hir te filluar ne zemren e tij dhe Zoti nuk do ta lere derisa vepra te kryhet.Por,Mekatar i pakujdesshem,meso se shpetimi yt tani varet ne duart e Zotit.Oh,sill ne mendje se je krejtesisht ne doren e Zotit.Ke mekatuar kundra Tij dhe nese Ai do qe te te mallekoje,atehere je i mallekuar.Nuk mund t’i rezistosh vullnetit te Tij as nuk mund te permbysesh qellimin e Tij.Ke merituar zemerimin e Tij dhe nese Ai zgjedh te derdhe te gjithe ate zemerim mbi koken tende,nuk mund te besh asgje per ta kthyer ate.

Nese,ne anen tjeter,Ai zgjedh te te shpetoje,Ai eshte i afte te te shpetoje plotesisht.Por ti je po aq ne doren e Tij sa nje insekt nen gishtin tend.Ai eshte Zoti qe ti po fyen çdo dite.A nuk te ben te dridhesh se fati yt i perjetshem tani varet prej vullnetit te Atij qe ti i ke ndezur zemerimin ?A nuk i ben kjo gje gjunjte e tu te piqen bashke dhe gjakun tend te ngrije ?Nese po atehere gezohem,meqenese kjo mund te jete efekti i pare i terheqjes se Frymes ne shpirtin tend.Oh,dridhu teksa mendon se Zoti qe ke zemeruar eshte ai Zot prej te Cilit varet shpetimi ose denimi yt.Dridhu dhe « nenshtrohu Birit,qe te mos zemerohet dhe te mos vdesesh rruges,sepse zemerimi i Tij mund te ndizet ne nje çast. »

Tani,mendimi ngushellues eshte ky—disa nga ju kete mengjes jane te ndergjegjshem se po vijne te Krishti.A nuk keni filluar te derdhni lotin pendestar ?A nuk qe deshmitare kthina jote per pergatijen lutjeplote per degjimin e Fjales se Zotit ?Dhe gjate sherbimit kete mengjes,a nuk ka thene zemra juaj perbrenda jush, « Zot,me shpeto,ose perndryshe do vdes,sepse nuk mund te shpetoj veten » ?Dhe a nuk mundni tani te ngriheni prej karriges suaj dhe te kendoni

 

 

“Oh,Hir Sovran zemren time nenshtro;

do doja te triumfoj gjithashtu,

nje rob i vullnetshem i Zotit tim,

per te kenduar triumfin e Fjales se Tij”?

 

Dhe a nuk ju kam degjuar vete te thoni ne zemren tuaj—« Jezus,Jezus,i gjithe mirebesimi im eshte në Ty.E di se asnje drejtesi e imja nuk mund te me shpetoje,por veçse Ti.O Krisht—le te dale si te dale,e hedh veten te Ty »?Oh,vellezer dhe motra,ju jeni terhequr prej Atit,sepse nuk do mund te kishit ardhur po te mos t’ju kishte terhequr Ai.Mendim i embel !Dhe nese Ai ju ka terhequr,a e dini se cili eshte rrjedhimi i kendshem?Me lejoni qe te perseris vetem nje tekst,dhe ky tekst ju ngushellofte—

« Shume kohe me perpara Zoti m’u shfaq duke thene : « Po te kam dashur me nje dashuri te perjetshme ;prandaj te kam terhequr me dashamiresi. »

Po,Vellezer dhe Motra vajtues,meqenese ju jeni duke ardhur tani te Krishti,Zoti ju ka terhequr.Dhe meqenese Ai ju ka terhequr,kjo eshte nje prove se Ai ju ka dashur qe prej themelimit te botes.Le te hidhet perpjete zemra juaj perbrenda jush,ju i perkisni Atij !Emri juaj u shkrua ne duart e Shpetimtarit kur ato u gozhduan ne drurin  e mallekuar.Emri juaj shndrit ne parzmoren e Kryepriftit te madh sot.Dhe ai ishte atje perpara se ylli i mengjesit te njihte vendin e tij ose planetet t’i binin rreth e perqark orbitave te tyre.Gezohuni ne Zotin,ju qe keni ardhur te Krishti,dhe klithni nga gezimi ju te gjithe qe jeni terhequr prej Atit.Sepse kjo eshte prova juaj—deshmia juaj solemne—se ju mes njerezve jeni zgjedhur ne zgjedhje te perjetshme dhe se do te ruheni prej fuqise se Zotit,nepermjet besimit,per shpetimin qe eshte gati per t’u zbuluar !

 

 

 

 



[1] Ndjekes i doktrines teologjike antinomiane sipas se ciles nepermjet besimit dhe hirit te Zotit nje I Krishtere eshte i çliruar prej te gjitha ligjeve duke perfshire ketu dhe ato morale.

[2] Ralph Erskine

Publié dans Predikime te Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article