Premtime te perditshme per janarin

Publié le par alban

1 janar

 

Blloku i çeqeve i besimit ose premtime te përditshme për Të Krishterin.

{#Faith Check Book}

Nga C.H.Spurgeon

 




Premtimi i parë i Biblës

         

"Dhe Unë do të shtie armiqsi midis teje dhe gruas,midis farës sate dhe farës së saj;fara e saj do të shtype kokën tënde,dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj." {#Zanafilla 3:15}

 

Ky eshte premtimi i pare per njeriun e rene.Ai permban te tere ungjillin dhe thelbin e beselidhjes se hirit.Ai eshte permbushur ne me te shumten.Fara e gruas,domethene Zoti yne Jezus,u plagos ne thembren e Tij dhe kjo ishte nje plagosje e tmerrshme.Sa me e tmerrshme do te jete shtypja perfundimtare e kokes se gjarprit!Kjo u be me te vertete kur Jezusi hoqi mekatin,mposhti vdekjen dhe theu pushtetin e Satanit;por do te kete nje permbushje akoma me te plote ne ardhjen e dyte te Zotit tone dhe ne Diten e Gjykimit.Per ne,premtimi qendron si nje profeci se ne do te pikellohemi prej fuqive te mekatit ne natyren tone me te ulet dhe keshtu qe te plagosur ne thember;por ne do te triumfojme ne Krishti, i Cili ve kemben e Tij mbi koken e gjarprit te lashte.Pergjate ketij viti mund te na ndodhe te mesojme pjesen e pare te ketij premtimi nepermjet pervojes,prej tundimeve te djallit dhe dashakeqesise se te paudheve,te cilet jane fara e tij.Ato mund te na plagosin aq sa ne mund te çalojme nga thembra jone e vrare;por le te mberthejme pjesen e dyte te tekstit, dhe nuk do te tutemi.Nepermjet besimit le te gezohemi se ne akoma do te mbreterojme ne Krishtin Jezus,fara e gruas.

 

                                                         

 

2 janar

 

Dyluftim fitimtar

 

"Perendia i paqes do te derrmoje se shpejti Satanin nen kembet tuaja." {#Romakeve 16:20}

 

Ketij premtimi i vjen rradha mire mbas atij te dites se djeshme.Ne duhet te jemi njesoj me Kreun tone beselidhes jo vetem ne plagosjen ne thembren e Tij por ne ngadhenjimin e Tij kundrejt te ligut.Edhe nen kembet tona dragoi i vjeter duhet te derrmohet.Besimtaret romake ishin te pikelluar nga grindja ne kishe ;por Zoti i tyre ishte « Zoti i paqes » dhe i dha atyre prehje shpirti.Kryearmiku zuri ne kunderthenie te pamaturin dhe mashtroi zemrat e te thjeshtit;por se fundi u mund dhe u shtyp poshte prej atyre qe ai pati trazuar.Kjo fitore nuk do te vije te njerezit e Zotit nepermejt vete aftesise ose pushtetit te tyre;por Zoti Vete do te derrmoje Satanin.Edhe pse ka per te qene nen kembet e tyre,prapeseprape derrmimi do te jete vetem prej Zotit.

Le te shkelim me trimeri pra mbi tunduesin!Jo vetem frymera me te ulet por vete princi i erresires duhet qe te mposhtet perpara nesh.Me nje mirebesim te pavene ne dyshim ne Zotin tone le te kerkojme fitore te shpejte.  « Se shpejti. » Fjale e bekuar !Se shpejti ne do te veme kemben tone mbi gjarprin e vjeter !Cfare gezimi te shtypesh te ligen !

Cfare poshterimi per Satanin te kete koken e tij te derrmuar prej kembes njerezore !Me ane te besimit ne Jezus le ta shtypim tunduesin.

                                                      

                                                                   

3 janar

 

Prehje mbi premtimin

 

« Token mbi te cilen je shtrire do te ta jap ty dhe pasardhesve te tu. » {#Zanafilla 28 :13}

 

Asnje premtim nuk ka interpretim te veçante.Cdo premtim i perket te gjithe besimtareve dhe jo vetem nje te shenjti.Vellai im,nese nepermjet besimit ti mund te shtrihesh mbi nje premtim dhe te prehesh aty siper,atehere te perket ty.Atje ku Jakobi qendroi dhe u preh,atje hyri ne zoterim.Duke u shtrire i lodhur mbi toke,me guret e asaj toke ne vend te jastekut,pak ia priti mendja se po hynte keshtu ne pronesi te tokes ;prapeseprape ashtu ishte.Ai pa ne enderr ate shkalle te mrekullueshme e cila per te gjithe besimtaret bashkon token dhe qiellin dhe me siguri atje ku rrëza e shkalles qendroi ai duhet te kete te drejten e pronesise sepse perndryshe nuk do mund te arrinte dot shkallen hyjnore.Te gjitha premtimet e Zotit jane « Po » dhe « Amen » ne Krishtin Jezus dhe ashtu siç Ai eshte yni,çdo premtim eshte i yni nese shtrihemi mbi te me besim prehes.

Eja,ti i lodhur,perdor fjalet e Zotit tend si jasteqet e tua,shtrihu ne paqe.Enderro vetem per Te.Jezusi eshte shkalla jote e drites.Shiko engjejt duke zbritur dhe duke u ngjitur mbi Te midis shpirtit tend dhe Zotit tend,dhe ji i sigurte se premtimi eshte  vet risku yt i dhene prej Zotit dhe se nuk do jete grabitje ta marresh ate per veten tende si i shprehur posaçerisht per ty.

 

 

4 janar

 

Prehje e qete

 

« Dhe do te bej te prehen te qete. » {#Osea 2 :18}

 

Po,te shenjtet kane per te pasur paqe.Pjesa nga eshte marre ky tekst i hirshem flet per paqe "me kafshet e fushave,me shpendet e qiellit dhe me rreshqanoret e tokes."Kjo eshte paqe me armiqte e kesaj toke,me te liga misterioze dhe me bezdite e vogla !Secila prej ketyre mund te pengoje te prehemi ne paqe por asnje prej ketyre nuk do mund ta arrije nje gje te tille.Zoti do te shkaterroje krejtesisht keto gjera qe kercenojne njerezit e Tij : « Do te thyej harkun,shpaten dhe luften duke i eliminuar nga toka. »Paqja do te jete me te vertete e thelle kur te gjitha instrumentet e shqetesimit do behen copa copa.

Me kete paqe do te vije prehje, « Ai u jep pushim atyre qe do. »Te furnizuar perplot dhe te qetesuar hyjnisht,besimtaret prehen ne prehje te qete.Kjo prehje do te jete nje prehje e sigurte.Eshte nje gje te prehesh dhe tjeter gje te « prehesh i qete. »Ne jemi sjelle ne token e premtimeve,ne shtepine e Atit,ne dhomen e dashurise,dhe kraharorin e Krishtit :me siguri qe tani ne mund te « prehemi te qete. »Eshte me e sigurte per nje besimtar te prehet ne paqe se sa te qendroje ndenjur dhe te jete ne ankth.

« Ai me çon ne kullota me bar te njome, »ne nuk gjejme prehje kurre derisa Ngushelluesi te na beje te prehemi.

                                                                   

 

5 janar

 

Nje garanci e  mrekullueshme

 

« Une te forcoj. » {#Isaia 41 :10}

 

Kur jemi te thirrur per te sherbyer dhe per te vuajtur,llogarisim fuqine tone dhe zbulojme se eshte me pak se ç'e mendonim dhe me pak se ç'kemi nevoje.Por zemra jone le te mos leshohet perbrenda nesh ndersa kemi nje fjale te tille si kjo per t'u mbeshtetur,sepse ajo na garanton gjithçka qe mund te kemi nevoje.Zoti ka force te plotfuqishme ;Ai mund te na transmetoje kete force ;dhe premtimi i Tij eshte se Ai ashtu do beje.Ai do jete ushqimi i shpirtrave tane dhe shendeti i zemrave tona ;dhe keshtu Ai do te na jape force.Kush e di valle sa shume fuqi Zoti mund te vere perbrenda nje njeriu.Kur vjen fuqia hyjnore,dobesia njerezore nuk eshte me pengese.

A nuk na vijne ne mendje valle periudhat e punes se rende dhe sproves ne te cilat ne morem nje force kaq te posaçme sa mbetem te habitur me veten tone ?Ne mes te rrezikut ne ishim te qete,nen zi ishim te nenshtruar,nen shpifje ishim te permbajtur dhe nen semundje ishim te duruar.Fakti eshte se Zoti jep force te papritur kur sprova te pazakonta vijne mbi ne,ne dalim persiper vetes sone te dobet.Frikacaket behen burra,te pamendet marrin urtesi dhe te heshturit i jipet ne çastin e duhur ajo çfare duhet thene ;vete dobesia ime me ben qe te tkurrem por premtimi i Zotit me ben trim.Zot,me forco « sipas fjales tende. »

 

 

6 janar

 

Ndihme nga jashte

 

« Ja,Une  te ndihmoj. » {#Isaia 41 :10}

 

Premtimi i djeshem na siguroi force per çfare kemi per te bere,por ky i sotmi na garanton ndihme ne rastet kur nuk mund te veprojme vetem.Zoti thote,  «Une do te ndihmoj. »Forca perbrenda eshte e dhene prej ndihmes nga jashte.Zoti mund te ngreje per ne aleate ne betejen tone nese keshtu i duket mire ;dhe edhe nese nuk na dergon ndihmese njerezore,Ai Vete do te jete ne anen tone,dhe kjo eshte me mire akoma. « Aleati yne Hyjnor » eshte me mire se legjione ndihmesish te vdekshem.

Ndihma e Tij vjen ne kohen e duhur :Ai eshte nje ndihme shume e pranishme ne kohe trazire.Ndihma e Tij eshte shume e urte :Ai di se si t'i jape çdo njeriu ndihme te kenaqshme dhe te pershtatshme per te.Ndihma e Tij eshte teper e efektshme edhe atehere kur ndihma e njeriut del e kote.Ndihma e Tij eshte me shume se ndihme,sepse Ai mban te gjithe barren dhe permbush te gjitha nevojat.  « Zoti eshte ndihmesi im,nuk do te kem frike njeriun,çfare mund te me beje njeriu. »

Ngaqe Ai ka qene tashme ndihma jone,ne ndjehemi ne mirebesim ne Te per te tashmen dhe per te ardhmen.Lutja jone eshte, "Zot,ji ndihma ime";perjetimi yne eshte, "Po ashtu dhe Fryma na ndihmon ne dobesine tone";pritja jone eshte, "Une i ngrej syte nga malet,nga do te me vije ndihma"; dhe kenga jone se shpejti do te jete, "Ti Zot me ke mbajtur me kembe."

 

7 janar

 

Gjithmone duke u rritur

 

"Gjera me te medha se keto do te shohesh" {#Gjoni 1:50}

 

Ky premtim i shprehet nje besimtari femijengjashem,qe ishte gati te pranonte Jezusin si Birin e Zotit,Mbretin e Izraelit,prej nje argumenti te vetem bindes.Ato qe duan te shikojne do te shikojne;eshte per shkak se ne mbyllim syte ngaqe behemi kaq mjerisht te verber.

Ne kemi pare tashme shume.Gjera te medha dhe te pahulumtueshme Zoti na ka treguar,per te cilat ne lavderojme emrin e Tij ;por ka te verteta me te medhaja ne Fjalen e Tij,thellesira me te medha perjetimi,lartesi me te medha shoqerimi,vepra me te medha dobishmerie,zbulime me te medha fuqie,dashurie dhe urtesie.Keto gjera kemi per te pare nese jemi te vullnetshem t'i besojme Zotit tone.Aftesia e shpikjes doktrinash te rrema eshte shkaterrimtare por fuqia per te kuptuar te verteten eshte nje bekim.Qielli do t'ju hapet,shtegu do te na behet me i kthjellet ne Birin e Njeriut dhe marredhenia engjellore midis mbreterive lart dhe atyre posht do te jete me e dukshme per ne.Le te mbajme syte tane lart drejt objekteve shpirterore dhe te presim qe te shikojme gjithnje e me shume.Le te besojme se jetet tona nuk do te shkojne kot por se do fitojme rritje perhera duke pare gjera me te medhaja dhe me te medhaja akoma derisa te veshtrojme Vete Zotin per te mos humbur kurre pamjen e Tij.

 

 

8 janar

 

Pasterti zemre dhe jete

 

"Lum ata me zemer te paster,sepse ata do ta shohin Perendine." {#Mateu 5:8}

 

Pastertia,po,pastertia e zemres eshte gjeja kryesore per t'u synuar.Ne kemi nevoje te behemi te paster perbrenda nepermjet Frymes dhe Fjales dhe atehere do jemi te paster nga jashte nepermjet perkushtimit dhe bindjes.Ka nje lidhje te ngushte midis ndjenjave dhe kuptimit:nese duam te ligen nuk mund te kuptojme ate qe eshte e mire.Nese zemra eshte e felliqur,syri do jete i erresuar.E si valle ato njerez qe duan gjera te pashenjta te mund te shikojne nje Zot te shenjte?

Cfare privilegji ne kete premtim te shikosh Zotin!Nje shikim i Tij do te thote parajsa poshte ne toke!Ne Krishtin Jezus i pasterti ne zemer veshtron Atin.Ne shikojme Ate,te verteten e Tij,dashurine e Tij,qellimin e Tij,sovranitetin e Tij,karakterin e Tij beselidhes,po,ne shikojme Vete Ate ne Krisht.Por keto kuptohen vetem kur mekati eshte i lene jashte zemres.Vetem ato qe synojne pershpirtshmerine mund te therrasin, "Syte e mi jane perhera drejt Zotit."Deshira e Moisiut, "Te pergjerohem,tregome lavdine Tende," mund te permbushet per ne vetem atehere kur pastrojme veten prej çdo paudhesie.Ne "do ta shikojme Ate ashtu si Ai eshte," dhe "kushdo qe e ka kete shprese tek Ai,pastron veten."Gezimi i shoqerimit te tanishem dhe shpresa e vizionit te bekuar jane motive te ngutshme per pasterti zemre dhe jete.Zot,na bej te paster ne zemer qe te mund te Te shikojme!

 

 

9 janar

 

Fitim duke dhene

 

"Njeriu bujar do te pasurohet." {#Fjalet e urta 11:25}

 

Nese deshiroj te lulezoj ne shpirt,nuk duhet qe te grumbulloj per vete por duhet qe t'i shperndaj te varfrit.Se qenit doreshtrenguar dhe kurnac eshte menyra e botes per t'u pasuruar por ama nuk eshte menyra e Zotit,sepse Ai thote, "Ka nga ata qe shkaperdredhin bujari dhe behen me te pasur,dhe ka nga ata qe kursejne me teper se duhet dhe behen gjithnje e me te varfer."Menyra e fitimit per besimin eshte dhenia.Duhet ta ve ne praktike kete perseri dhe perseri,dhe me vend mund te pres se po aq mbrothesi sa do jete mire per mua do te me jipet si nje shperblim i hirshem per nje sjellje bujare.

Sigurisht qe nuk eshte e sigurte se pasuria do ndjeke me pas.Do jem i pasur por ama jo teper i pasur.Pasuri te medha te teperta mund te me bejne po aq te rende sa njerezit trupmedhenj dhe mund te me shkaktojne dispepsi mondaniteti dhe ndoshta mund te sjellin nje degjenerim dhjamor te zemres.Jo,nese jam mjaftueshem i shendoshe sa per te qene i shendetshem,do jem i kenaqur;dhe nese Zoti me jep te ardhura,do jem krejtesisht i kenaqur.

Por ka nje pasuri shpirterore dhe mendore qe duhet te lakmoj shume dhe kjo vjen si rezultat i mendimeve bujare ndaj Zotit tim,Kishes sime dhe te afermit tim.Le te mos tregohem i kursyer,prej frikes se mos ngordh zemren nga uria.Le te jem dorelire dhe bujar,sepse keshtu do jem ashtu si Zoti im.Ai dha Veten e Tij per mua;a do t'i jipja Atij me pahir ndonje gje?

 

 

10 janar

 

Shperblim hyjnor

 

"Ai qe vadit do te vaditet gjithashtu." {#Fjalet e urta 11:25}

 

Nese me kujdes interesohem per te tjeret,Zoti do te interesohet per mua dhe ne ndonje menyre Ai do te me shperbleje.Le te interesohem per te varferin dhe Zoti do te interesohet per mua.Le te  perkujdesem per femijet e vegjel dhe Zoti do te me trajtoje si femija e Tij.Le te ushqej kopene e Tij dhe Ai do te me ushqeje.Le te vadis kopshtin e Tij dhe Ai do ta beje shpirtin tim nje kopsht te vaditur.Ky eshte vete premtimi i Zotit ;te kemi kujdes qe ne te permbushim kushtin dhe me pas te presim permbushjen e tij.

Mund te perkujdesem per veten time derisa te behem i semure ;mund te ruaj vete ndjenjat e mia derisa te mos ndjej asgje ;dhe mund te qahem prej vete dobesise sime derisa te behem teper i  dobet per te vajtuar.Do ishte shume me e perfitueshme per mua te behem zemergjere dhe i shtyre prej dashurise per Zotin tim Jezus te filloj te perkujdesem per shpirtrat e atyre qe jane  perreth meje.Sterna ime po shterohet ;nuk ka shi te fresket per ta mbushur ate ;do heq shtupen dhe do lë ujin te rrjedhe jashte per te ujitur bimet e vyshkura perreth meje.Cfare po shikoj ?Sterna ime duket sikur mbushet teksa derdhet.Nje burim i fshehte eshte ne pune.Ndersa gjithçka ishte e ndenjur,burimi i fresket ishte i vulosur ;por ndersa brendia ime del me shpejtesi per te ujitur te tjeret atehere Zoti mendon per mua.

Aleluja !

 

11 janar

 

Besimi lind ylberin

 

"Dhe kur te sjell re mbi token,do te ndodhe qe harku te shfaqet ne retë. » {#Zanafilla 9 :14}

 

 

Pikerisht tani dhe rete jane mjaft te ngarkuara por ne nuk kemi frike se bota do te shkaterrohet prej nje permbytjeje.Ne e shikojme mjaft shpesh ylberin per te na parandaluar te kemi druajtje te tilla.Beselidhja qe Zoti lidhi me Noen qendron e patundur dhe ne nuk kemi dyshime ne lidhje me te.Pse,atehere,na duhet qe te mendojme se rete e trazires,qe tani erresojne qiellin tone do te perfundojne me shkaterrimin tone ?Le t'i largojme tutje druajtje te tilla te pathemelta dhe çnderuese.

Besimi perhera shikon ylberin e premtimit te beselidhjes sa here qe gjykimi shikon rene e pikellimit.Zoti ka nje hark me ane te cilit Ai mund te hedhe me force shigjetat e Tij te shkaterrimit.Por pa shihni,eshte i drejtuar lart !Eshte nje hark pa as dhe nje shigjete dhe pa fill ;eshte nje hark i varur per shfaqje,jo me i perdorur per lufte.Eshte nje hark shumengjyresh,qe shpreh gezim dhe endje,dhe jo nje hark gjak i kuq nga gjakderdhja ose i zi nga zemerimi.Le te marrim zemer.Zoti kurre nuk erreson qiellin tone aq sa te lere beselidhjen e Tij pa asnje deshmitar,dhe edhe sikur ta bente kete,ne do t'i mirebesonim Atij perderisa Ai nuk mund te ndryshoje as nuk mund te genjeje ose ne ndonje fare menyre te mund te deshtonte per te ruajtur beselidhjen e Tij te paqes.Deri atehere kur ujerat do te permbysnin token perseri,ne nuk kemi arsye pse te dyshojme Zotin tone.

 

 

12 janar

 

« Te Dashur deri ne Fund »

 

« Sepse Zoti nuk hedh poshte per gjithnje. » {#Vajtimet 3:31}

 

Ai mund te na hedhe poshte per nje periudhe,por ama jo per gjithmone.Nje grua mund te lere xhevahiret e saj per ca kohe por ama ajo nuk i harron dhe nuk i hedh ne plehra.Kjo nuk do t'i pershtatej Zotit sikur Ai te hidhte ato qe do sepse eshte e shkruar: "Ai i deshi te tijet deri ne fund."Disa flasin per Te Krishteret ne gjendje hiri ose te dale nga hiri,sikur te behej fjale per lepuj qe hyjne dhe dalin nga strofulla e tyre ashtu si duan.

Mirepo dashuria e Shpetimtarit tone ndaj te tijeve eshte teper e thelle dhe besnike per te qene keshtu.

Ai na zgjodhi qe prej perjetesise dhe do na doje per gjithe perjetesine.Ai na deshi mjaft sa vdiq per ne dhe ne mund te jemi te sigurte se dashuria e Tij nuk do te reshte kurre.Behet fjale per nderin e Tij persa i perket shpetimit te besimtarit dhe ta hedhesh poshte besimtarin do te thoshte ta zhvishje Krishtin prej rrobes se Tij Mbreti lavdie.Jo,jo!Koka nuk ndahet aspak prej gjymtyreve te saj;Dhendrri nuk do te ndaje kurre gruan e Tij.

A keni besuar  ndonjehere se jeni hedhur poshte?Si mund te keni menduar kaq keq per Zotin I Cili eshte i fejuari i shpirtit tuaj?Deboni ketej e tutje te tilla druajtje dhe mos i lini vend ne zemrat tuaja. "Perendia nuk e hodhi poshte popullin e Vet,te cilin e ka njohur qe me pare."{#Romakeve 11:2}

"Ai e urren divorcin." {#Malakia 2:16}

 

 

13 janar

 

Kurre te flakur jashte

 

"Ate qe vjen tek une,Une nuk do ta flak jashte kurre." {#Gjoni 6 :37}

 

A ka pasur ndonje rast qe Zoti yne te kete flakur jashte ndonje qe ka ardhur tek Ai ?Nese po,do donim te dinim per te ;por nuk ka pasur as dhe nje rast dhe kurre nuk do te kete rast te tille.Midis shpirtrave te humbur ne ferr nuk ka as dhe nje qe mund te thote,  « Shkova te Jezusi dhe Ai me refuzoi. »Nuk eshte e mundur qe ti ose une te mund te jemi te paret ndaj te cileve Jezusi nuk do mbaje fjalen e Tij.Le te mos ushqejme nje dyshim te tille kaq te zi.

 

Merrni me mend sikur te shkojme te Jezusi tani ne lidhje me te ligat e te sotmes.Oh,per kete mund te jemi te sigurte-Ai nuk do refuzoje te na degjoje as nuk do te na nxjerre jashte.Ato prej nesh qe kane qene shpesh dhe ato qe nuk kane shkuar kurre me pare-le te shkojme bashke dhe do te shikojme se Ai nuk do ta mbylle ne fytyre porten e hirit te Tij ndaj askujt prej nesh.

« Ky njeri i pranon mekataret, » dhe nuk prapeson asnje.Ne vijme te Ai ne dobesi dhe mekat me besim luhates dhe njohuri te pakte dhe shprese te vogel ;por Ai nuk na flak jashte.Ne vijme me lutje,dhe kjo lutje e thyer ;me rrefim dhe ky rrefim i mete ;me lavderim dhe ky lavderim larg meritave te Tij ;por prapeseprape Ai na pranon.Ne vijme te semure,te ndotur,te keputur por Ai ne asnje menyre nuk na flak jashte.Le te vijme perseri te Ai sot qe nuk na flak kurre jashte.

 

 

14 janar

 

Prehja eshte nje dhurim

 

« Ejani tek Une,o ju te gjithe te munduar dhe te renduar,dhe une do t'ju jap çlodhje. » {#Mateu 11 :28}

 

Ne qe jemi te shpetuar gjejme prehje ne Jezus.Ato qe nuk jane te shpetuar do te marrin prehjen nese vijne tek Ai,sepse Ai ketu premton ta « jape » ate.Asgje nuk mund te jete me falas se nje dhurim ;le te pranojme me gezim çfare Ai jep me gezim.Nuk keni per ta blere ate,as ta merrni hua,por ta merrni si nje dhurim.Jeni te rropatur nen zgjedhen e ambicjes,lakmise,epshit ose ankthit :Ai do t'ju çliroje prej ketyre zinxhirave prej hekuri dhe do t'ju jape prehje.Jeni te « ngarkuar, » po, « te ngarkuar rende » me mekate,frike,shqetesim,mbrejtje ndergjegje,friken e vdekjes ;por nese vini te Ai,Ai do t'ju lehtesoje.Ai mbajti masen shtypese te mekatit tone qe ne vete mos ta mbajme më më gjate.Ai e beri Veten Barrembajtesin e madh,me qellim qe çdo i ngarkuar te reshte te perkulet nen presionin e stermadh.

Jezusi jep prehje.Ashtu eshte.A do ta besosh kete ?A do ta vesh kete ne prove ?A do te besh keshtu menjehere?Eja te Jezusi duke lene çdo shprese tjeter,duke menduar per Te,duke besuar deshmine e Zotit ne lidhje me Te dhe duke i mirebesuar çdo gjeje qe ka te beje me Te.Nese vjen keshtu tek Ai prehja qe Ai do te te jape do te jete e thelle,e sigurte,e shenjte dhe e perjetshme.Ai jep nje prehje qe vazhdon me tej ne qiell,dhe Ai ia jep ate kete dite te gjithe atyre qe vijne te Ai.

 

 

15 janar

 

Te bere te pasur nepermjet Besimit

 

« Sepse nevojtari nuk do te harrohet perjete ;shpresa e te shtypurve nuk do te zhduket perjete. » {#Psalmi 9:18}

 

Varferia eshte nje trashegim i rende;por ato qe i mirebesojne Zotit behen te pasur nepermjet besimit.Ato e dine se nuk jane te harruar prej Zotit dhe edhe pse mund te duket se ato jane te anashkaluar ne shperndarjen prej Tij te gjerave te mira,ato shohin per nje kohe kur e gjithe kjo do te ndreqet.Llazari nuk do te qendroje perhera midis qenve ne porten e njeriut te pasur por ai do te kete shperblimin e tij ne gjirin e Abrahamit.Edhe tani Zoti kujton bijte e Tij te varfer por ama te çmueshem, "Jam i varfer dhe ne nevoje;prapeseprape Zoti mendon per mua," tha dikush ne kohen e vjeter,dhe ashtu eshte me te vertete.Te pershpirtshmit e varfer kane pritje te medha.Ato presin prej Zotit t'i jape atyre te gjitha gjerat e  nevojshme per kete jete dhe pershpirtshmerine;ato presin te shikojne gjera qe punojne per te miren e tyre;ato presin te kene shoqerim me te ngushte me Zotin e tyre,qe nuk pati ku te mbeshteste koken;ato presin ardhjen e Tij te dyte dhe presin te marrin pjese ne lavdine e Tij.Kjo pritje nuk mund te vdese,sepse eshte e ruajtur ne Krishtin Jezus,I Cili jeton perhera dhe sepse Ai jeton,ajo do te jetoje gjithashtu.I shenjti i varfer kendon me shume se nje kenge qe mekatari i pasur nuk mund te kuptoje.Prandaj pra,kur jemi ngushte,le te mendojme per tryezen mbreterore lart.

 

 

16 janar

 

Edhe thirrja me e meket

 

"Dhe do te ndodhe qe kushdo qe do t'i drejtohet emrit te Zotit do te shpetoje" {#Joeli 2:32}

 

Pse nuk i drejtohem valle emrit te Tij?Pse shkoj me nxitim te ky apo ai fqinj nderkohe qe Zoti eshte kaq afer dhe  do degjoje edhe thirrjen time me te meket?Pse ulem poshte dhe perpiloj skema dhe shpik plane!Pse valle nuk ia dorezoj veten time dhe barren time Zotit?Vrapuesi me i mire eshte ai qe vrapon ne vije te drejte-pse nuk turrem valle menjehere per te Zoti i gjalle?Me kot do kerkoj per çlirim diku tjeter;por me Zotin do ta gjej ate;sepse ketu kam nje premtim mbreteror, "do te", qe e ben te sigurte.

Nuk kam pse pyes nese une mund t'i drejtohem Atij apo jo,sepse ajo fjale kushdo eshte nje fjale shume perfshirese dhe e gjere.Kushdo do te thote une,sepse  do te thote  secili e kushdo qe i therret Zotit.Prandaj pra do te ndjek shembullin e tekstit dhe menjehere do t'i therras Zotit te lavdishem I Cili ka bere nje premtim kaq perfshires.

Rasti im eshte urgjent dhe nuk e kuptoj dot se si kam per t'u çliruar;por kjo nuk eshte puna ime.Ai qe ben premtimin do te gjeje menyra dhe mjete per ta mbajtur ate.Me perket mua t'i bindem urdheresave te Tij;nuk me perket mua t'i jap keshilla Atij.Une jam sherbetori i Tij dhe jo avokati i Tij.Une i drejtohem Atij dhe Ai do te me çliroje.

 

 

17 janar

 

Nje njeri pa frike

 

"Dhe Perendia tha,Une do te jem me ty." {#Eksodi 3:12}

 

Sigurisht qe perderisa Zoti dergoi Moisiun me nje mision,Ai nuk do ta linte te shkoje vetem.Rreziku i tmerrshem qe kjo gje do te nenkuptonte dhe fuqia e madhe qe do kerkonte do ta bente qesharake faktin qe Zoti te dergoje nje Hebre te vetem te shkrete per te perballur mbretin me te fuqishem ne te gjithe boten dhe me pas ta lere vetem.Nuk mund te perfytyrohet qe nje Zot i urte te mund te perballe Moisiun e varfer me Faraonin dhe forcat e stermadhe te Egjiptit.Prandaj Ai thote, "Une do te jem me ty," sikur te ishte e pamendueshme qe ta dergonte ate vetem.

Ne rastin tim,gjithashtu,vlen e njejta rregull.Nese shkoj me porosine e Zotit me nje mbeshtetje te thjeshte mbi fuqine e Tij dhe me nje shikim vetem te lavdia e Tij,eshte e sigurte se Ai do te jete me mua.Dergimi prej Tij e detyron Ate te me mbeshtese.A nuk eshte kjo e mjaftueshme?Cfare mund te deshiroj me shume?Sikur te gjithe engjejt te ishin me mua,do mund te deshtoja;por nese Ai eshte me mua,duhet qe te kem sukses.Veçse le te tregoj kujdes qe te mund te veproj ashtu siç duhet ndaj ketij premtimi.Le te mos shkoj me druajtje,me gjysem zemer,pa kujdes,me mburrje.Oh çfare njeriu qe duhet te jete ai qe ka Zotin me te!Me nje shoqerim te tille me perket te tregohem burre dhe ashtu si Moisiu te hyj te Faraoni pa frike.

 

 

 

18 janar

 

Krishti dhe femijet e Tij

 

"Duke ofruar jeten e tij si flijim per mekatin,ai do te shikoje pasardhes." {#Isaia 53:10}

 

Zoti yne Jezus nuk vdiq me kot.Vdekja e Tij ishte flijuese:Ai vdiq si zevendesuesi yne sepse vdekja ishte denimi i mekateve tona.Ngaqe zevendesimi i Tij u pranua prej Zotit,Ai ka shpetuar ato per te cilet Ai e beri shpirtin e Tij nje flijim.Nepermjet vdekjes Ai u be ashtu si kokrra e grurit qe sjell shume fryt.Duhet te kete nje trashegimi bijsh dhe bijash per Jezusin;Ai eshte "Ati i perjetshem." Ai do te thote, "Ja,Une dhe femijet qe Ti me ke dhene."

Nje njeri eshte i nderuar ne bijte e tij dhe Jezusi e ka kukuren plot me keto shigjeta te fuqishme.Nje njeri eshte i perfaqsuar ne femijet e tij dhe ashtu eshte Krishti ne Te Krishteret.Ne faren e tij jeta e nje njeriu duket se zgjatet dhe shtrihet;dhe po ashtu eshte jeta e Jezusit e vazhduar ne besimtaret.

Jezusi jeton sepse Ai shikon faren e Tij.Ai fikson syte e Tij mbi ne,Ai gjen endje te madhe në ne,Ai na njeh si fryti i punes se rende te shpirtit te Tij.Le te jemi ne hare se Zoti yne nuk deshton te gezoje rezultatin e flijimit te Tij te tmerrshem,dhe se Ai nuk do te reshte kurre te gezoje syte e Tij me te korruren e vdekjes se Tij.Ato sy qe nje here derdhen lote per ne po na shikojne tani me kenaqesi.Po,Ai shikon mbi ato qe po e shikojne Ate.Syte tane ndeshen !Cfare gezimi qe eshte ky!

 

 

19 janar

 

Rrefim me goje;Besim me zemer

 

"Se po ta pohosh me gojen tende Zotin Jezus dhe te besosh ne zemren tende se Perendia e ngriti Ate prej te vdekurve,do te shpetohesh." {#Romakeve 10 :9}

 

Duhet te kete rrefim me goje.A e kam bere ate ?A kam pohuar valle haptas besimin tim ne Jezus si Shpetimtarin qe Zoti ka ngjallur prej se vdekuri dhe a e kam bere ate sipas udhes se Zotit!Le t'i pergjigjem sinqerisht kesaj pyetjeje.

Duhet te kete gjithashtu besim me zemer.A besoj sinqerisht ne Zotin Jezus te ngjallur ?A i mirebesoj Atij si e vetmja shprese e imja e shpetimit ?A vjen ky mirebesim prej zemres sime ?Le te pergjigjem si duke qene perpara Zotit.

 

Nese me te vertete mund te quaj si t'imen se kam rrefyer Krishtin dhe se kam besuar ne Te,atehere jam i shpetuar.Teksti nuk thote se mund te jete keshtu por eshte e qarte sa nuk ka më :  « Do te shpetohesh. »Si nje besimtar dhe rrefyes mund te ve doren time mbi kete premtim dhe ta marr per mbrojtje perpara Zotit Perendi ne kete çast dhe pergjate gjithe jetes dhe ne oren e vdekjes dhe ne Diten e Gjykimit.

Duhet te shpetohem prej fajit te mekatit,pushtetit te mekatit,denimit te mekatit dhe se fundi prej vete mekatit.Zoti ka thene -« Do te shpetohesh. »E besoj kete.Do te shpetohem.Jam i shpetuar.Lavdi Zotit perjeta !

 

 

 

20 janar

 

Ngadhenjimtari

 

« Atij qe del fitimtar,do t'i jap te drejten te haje nga pema e jetes,qe eshte ne Parajsen e Perendise. » {#Zbulesa 2 :7}

 

Asnje njeri nuk mund te ktheje kurrizin ne diten e betejes ose te kundeshtoje te shkoje ne luften e shenjte.Ne duhet te luftojme nese do donim te mbreterojme dhe duhet qe te vazhdojme ne fushen e betejes derisa te kemi mposhtur çdo armik ose perndryshe ky premtim nuk eshte per ne,perderisa eshte vetem per « ate qe del fitimtar. »Ne duhet te mposhtim profetet e rreme qe kane ardhur ne bote dhe te gjithe te ligat qe shoqerojne mesimin e tyre.Ne duhet te mposhtim leshimin e vete zemrave tona dhe prirjen per tu larguar prej dashurise sone te pare.Lexoni te gjithe fjalen e Frymes se drejtuar kishes ne Efez.

Nese nepermjet Hirit,dalim ngadhenjimtare,ashtu si do te jemi me te vertete nese ndjekim me zemer Udheheqesin tone ngadhenjimtar,atehere do pranohemi mu ne mes te parajses se Zotit dhe do te lejohemi te kalojme prane kerubinit dhe shpates se tij te zjarrte dhe te vijme te pema e ruajtur prej te ciles,nese nje njeri ha frut,do te jetoje perjeta.Do t'i shpetojme keshtu asaj vdekjeje te pafund qe eshte gjykimi i mekatit dhe do fitojme ate jete te perjetshme qe eshte vula e pafajshmerise,zgjatimi i parimeve te pavdekshme te shenjterise hyjnore.Eja,zemra ime,merr kurajo !T'i largohesh konfliktit do te thote te humbesh gezimet e Edenit te ri dhe me te mire ;te luftosh e te dalesh fitimtar do te thote te ecesh me Zotin ne parajse.

 

21 janar

 

Armiqte e Zotit do te perkulen

 

« Egjiptasit do ta marrin vesh atehere qe Une jam Zoti.» {#Eksodi 7:5}

 

Eshte e veshtire ta mesosh boten e paudhe.Egjipti nuk e njeh Te Perjetshmin dhe prandaj guxon te ngreje me kembe idhujt e saj dhe madje guxon te pyese, "Kush eshte Zoti?"Prapeseprape Zoti ka per synim te thyeje zemrat krenare,me hir a me pahir.Kur gjykimet e Tij bubullijne mbi kokat e tyre,erresojne qiejte e tyre,shkaterrojne te korrat e tyre,dhe vrasin bijte e tyre,ato fillojne te  dallojne diçka ne lidhje me pushtetin e Te Perjetshmit.Akoma do te kete gjera te tilla mbi toke aq sa te bejne qe skeptiket te gjunjezohen.Le te mos tutemi prej blasfemive te tyre,sepse Zoti do te kete kujdes per vete emrin e Tij dhe Ai do te beje keshtu ne nje menyre shume te efektshme.

Shpetimi i vete popullit te Tij ishte nje tjeter menyre e fuqishme per t'i bere Egjiptianet te marrin vesh se Zoti i Izraelit eshte I Perjetshmi,Zoti i gjalle dhe i vertete.Asnje Izraelit nuk vdiq prej asnje prej te dhjetave plage.Asnje prej fares se zgjedhur nuk u mbyt ne Detin e Kuq.Po ashtu,shpetimi i te zgjedhurit dhe lavderimi i sigurte i te gjithe besimtareve te vertete do te shpjere armiqte me kokeforte te Zotit te njohin se I Perjetshmi,Ai eshte Zoti.

Oh,sikur pushteti i Tij bindes te ushtrohet nepermjet Frymes se Tij te Shenjte ne predikimin e ungjillit,derisa te gjitha kombet te perkulen ne emrin e Jezusit dhe ta quajne Ate Zot!

 

 

22 janar

 

Bujaria e krishtere

 

"Lum ai qe kujdeset per te varferin;Zoti do ta çliroje diten e fatkeqesise." {#Psalmi 41:1}

 

Te mendosh per te varferit dhe t'i japesh nje vend ne zemrat tona eshte detyre e njeriut te Krishtere;sepse Jezusi na i vuri afer kur tha, "Do t'i keni perhera te varferit me ju."

Shume i japin parat e tyre te varferve me nxitim,pa e menduar;dhe shume nuk japin asgje.Ky premtim i çmuar i perket atyre qe "marrin ne konsiderate" te varferin,shqyrtojne rastin e tyre,bejne plane per perfitimin e tyre dhe i zbatojne ato me kujdes.Ne mund te bejme me shume me ane te kujdesjes se sa me ane te parave dhe me te shumten me te dyja bashke.Atyre qe kujdesen per te varferit,Zoti i premton vete kujdesjen e Tij ne kohe pikellimi.Ai do te na nxjerre nga trazira nese ndihmojme te tjeret ndersa ato jane ne trazire.Do te marrim ndihme provanie shume te veçante nese Zoti shikon se ne perpiqemi t'i jemi afer te tjereve.Do te kemi nje kohe trazire,sado zemergjere qofshim;por nese jemi mireberes mund te paraqesim nje pergjerim per çlirim te veçante dhe Zoti nuk do te mohoje vete fjalen dhe premtimin e Tij.Koprracet mund me te vertete te ndihmojne veten e tyre por eshte Zoti Ai qe do te ndihmoje besimtaret zemergjere dhe mireberes.Ashtu siç i keni bere te tjereve ashtu do t'ju beje Zoti.Zbrazni xhepat.

 

 

23 janar

 

Nje Flijim i perkryer

 

"Do te vere pastaj doren e tij mbi koken e olokaustit,qe do te pranohet ne vend te tij,per shlyer denimin ne vend te tij." {#Levitiku 1 :4}

 

Nese me ane te vendosjes se dores se tij demi i vogel u be flijimi i ofruesit,aq me shume Jezusi do te behet yni duke vendosur mbi Te doren e besimit ?

Besimi im me te vertete vendos doren e tij mbi ate koke te shtrenjte Tenden,ndersa qendroj ashtu si pendestar dhe atje rrefej mekatin tim.

Nese nje dem i vogel mund te  pranohej per te qene per te nje flijim,aq me shume Zoti Jezus do jete blatimi yne i plote dhe i mjaftueshem !Disa gjejne shkak per grindje ne lidhje me te verteten e madhe te zevendesimit;por sa per ne,eshte shpresa,gezimi,mburrja jone,gjithçkaja jone.Jezusi eshte i pranuar per ne per te bere flijimin per ne dhe ne jemi "te pranuar ne Shumetedashurin."Lexuesi te tregoje kujdes menjehere qe te vendose doren e tij mbi flijimin e plote te Zotit,ne menyre qe duke e pranuar ate te mund te perfitoje nga ai.Nese lexuesi ka bere keshtu menjehere,le ta beje ate perseri.Nese nuk ka bere kurre keshtu,le ta vendose doren e tij pa u vonuar më më gjate.Jezusi eshte i juaji tani nese doni ta keni Ate.Mbeshtetuni mbi Te-mbeshtetuni fort mbi Te-dhe Ai eshte i juaji pertej çdo dyshimi ;jeni te pajtuar me Zotin,mekatet e juaja jane fshire dhe i perkisni Zotit.

 

 

 

24 janar

 

Perkujdesje per kembet tona

 

« Ai ruan rrugen qe bejne shenjtoret e Tij" {#1 Samueli 2 :9}

 

Rruga eshte e rreshqitshme dhe kembet tona jane te dobeta,por Zoti do te na ruaje.Nese ia japim te gjithe veten tone me ane te besimit per te qene te shenjtet e Tij,Ai Vete do te jete ruajtesi yne.Jo vetem qe do t'i ngarkoje engjejt e Tij te na ruajne por Ai Vete do te na ruaje ne hapat tona.

 

Ai do te ruaje kembet tona prej renies ne menyre qe te mos felliqim rrobat tona,te mos plagosim shpirtrat tane,dhe te mos i japim shkak armikut te blasfemoje.

 

Ai do te ruaje kembet tona prej hallakatjes ne menyre qe te mos hyjme ne shtigje te gabimi,ose rruge çmendurie ose ne rrjedhen e zakoneve te botes.

 

Ai do te ruaje kembet tona prej mbufatjeve nga lodhja,ashpersia dhe gjatesia e  rruges.

 

Ai do te ruaje kembet tona prej plagosjes :kepucet tona do te jene hekur dhe tunxh keshtu qe edhe sikur te shkelim mbi tehun e shpates,ose mbi gjarprinj vdekjeprures as nuk do gjakosim as nuk do helmohemi.

 

Ai do te nxjerre gjithashtu kembet tona prej rrjetes.Ne nuk do te kapemi ne gracke prej mashtrimit te armiqve tane dashalig dhe tinezare.

 

Me nje premtim te tille si ky,le te vrapojme pa u lodhur dhe le te ecim pa pasur frike.Ai qe ruan  kembet tona do ta beje kete efektshmerisht.

 

 

 

25 janar

 

Ai vepron mbas rrefimit te sinqerte

 

« Duke iu drejtuar njerezve,do te thote : « Kam mekatuar dhe kam shkelur drejtesine,dhe nuk u ndeshkova siç e meritoja.Perendia ka shpenguar shpirtin tim,qe te mos zbriste ne grope dhe jeta ime mund te shohe driten ». {#Jobi 33 :27 :28}

 

Kjo eshte nje fjale vertetesie e mbledhur prej perjetimit te nje njeriu te Zotit,dhe eshte njelloj me nje premtim.Ate çfare Zoti ka bere dhe po ben,Ai do ta vazhdoje ta beje ndersa bota qendron akoma.Zoti do te pranoje ne gjirin e Tij te gjithe ato qe vijne te Ai me nje rrefim te sinqerte te mekatit te tyre ;ne fakt,Ai ruan gjithmone per te zbuluar ndonje qe eshte i trazuar per shkak te mekateve te tij.

A  nuk mund te miratojme valle dot gjuhen e perdorur ketu ?A nuk kemi mekatuar valle,mekatuar personalisht sa te themi,  « Kam mekatuar » ?A nuk kemi mekatuar vullnetarisht,duke pasur shtremberuar ate qe eshte e drejte ?A nuk kemi mekatuar aq sa te zbulojme se nuk ka fitim ne mekat perveçse nje humbje e perjetshme ?Atehere le te shkojme pra te Zoti me nje pohim te sinqerte.Ai nuk kerkon gje me shume.Ne nuk mund te bejme me pak.

Le te marrim ne mbrojtje premtimin e Tij ne emrin e Jezusit.Ai do te na çliroje prej gropes se ferrit e cila hap gojen per ne ;Ai do te na jape jete dhe drite.E pse valle te deshperohemi ?Pse valle te dyshojme ?Zoti nuk tallet me shpirtrat e perulur.Ai synon ate qe thote.Fajtori mund te falet.Ato qe meritojne ekzekutim mund te marrin falje falas.Zot,rrefejme mekatin tone dhe te lutemi te na falesh !

 

 

26 janar

 

Zoti mposht friken

 

« Nuk ka magji kunder Jakobit,nuk ka shortari kunder Izraelit. » {#Numrat 23:23}

 

Oh,ky premtim duhet te prese çdo rrenje e dege te frikes besetytnore te pamend !Edhe sikur te kishte ndonje gje te vertete ne shtrigerite dhe oguret,ato nuk do mund te preknin dot njerezit e Zotit.Ato qe Zoti bekon,djajte nuk mund t'i mallekojne.

Njerez te paudhe,ashtu si Balami,mund te ngrene kurthe me dinakeri per permbysjen e Izraelit te Zotit;por me gjithe fshehtesine dhe taktikat e tyre ato jane te denuar te deshtojne.Baruti i tyre eshte i lagur;tehu i shpates se tyre eshte i topitur.Ato mblidhen bashke;por perderisa Zoti nuk eshte me to,ato mblidhen se bashku me kot.Ato le te tundin rrjetat e tyre por le te qendrojme te qete sepse nuk do te zihemi ne to.Edhe sikur te therrasin ne ndihme Belzebulin dhe te perdorin te gjithe dinakerine e tij besegjarper,nuk do t'i hyje aspak ne pune:magjia nuk do ece,shortaria do t'i mashtroje ato.Cfare bekimi qe eshte ky!Sa e qeteson zemren!Jakobët e Zotit luftojne me Zotin,por asnje nuk do te luftoje me to dhe te fitoje.Izraelët e Zotit do dalin ngadhenjimtare.Ne nuk duhet pse te druajme edhe vete djallin,as ndonje prej atyre armiqve te fshehte fjalet e te cileve jane plot me mashtrim dhe planet e te cileve jane te thelle dhe te pahulumtueshem.Ato nuk mund te demtojne dot ato qe i mirebesojne Perendise se gjalle.Ne sfidojme djallin dhe te gjithe legjionet e tij.

 

 

 

27 janar

 

Pendim i çmueshem

 

"Atje do te kujtoni sjelljen tuaj dhe te gjitha veprimet me te cilat jeni ndotur dhe do te ndjeni neveri per veten tuaj per te gjitha ligesite qe keni kryer." {#Ezekiel 20:43}

 

Kur jemi te pranuar prej Zotit dhe qendrojme ne vendin e favorit,paqes dhe sigurise,atehere shpjeremi te pendohemi prej te gjitha deshtimeve dhe gabimeve kundrejt Zotit tone te hirshem.Kaq i çmueshem eshte pendimi sa ne mund ta quajme ate nje diamant te cilesise se pare dhe ai i eshte premtuar embelsisht njerezve te Zotit si nje prej rezultateve me shenjterues te shpetimit.Ai qe pranon pendimin jep gjithashtu pendimin;dhe Ai nuk e nxjerr ate prej hidhesise por prej mjaltit me te cilin ushqen njerezit e Tij.Nje ndijim faljeje e gjakblere dhe meshire te pamerituar eshte menyra me e mire per te shkrire nje zemer te ngurte.A po ndjehemi te ngurtesuar?Le te mendojme per dashurine beselidhese dhe atehere do te braktisim mekatin,do te vajtojme prej mekatit dhe do ta kemi neveri mekatin;po,do te kemi neveri per veten tone nga se mekatuarit kundra nje dashurie te tille te pafund.Le te vijme te Zoti me kete premtim pendimi dhe t'i kerkojme Atij te na ndihmoje te kujtojme,te pendohemi,te ndjejme keqardhje dhe te rikthehemi.Oh,gezofshim zemerzbutjet qe vijne prej pikellimit te shenjte!Cfare lehtesimi qe do ishte nje derdhje lotesh!Zot,godit shkembin,ose foli shkembit dhe bej qe te rrjedhin ujerat!

 

 

28 janar

 

Lotët do të pushojnë

 

"Ai do t'u fshijë çdo lot prej syve." {#Zbulesa 21:4}

 

Po,ne do të shijojmë këtë nëse jemi besimtare.Pikëllimi do të reshtë dhe lotët do të fshihen.Kjo është bota e qarjes,por do kaloje.Do të ketë një qiell dhe një toke të re,kështu thotë vargu i parë i këtij kapitulli;dhe prandaj nuk do të mbetet më asgjë që të bën të vajtosh në lidhje me rënien dhe mjerimet e saj.Lexoni vargun e dytë dhe vini re se si flet në lidhje me nusen dhe martesën e saj.Martesa e Qengjit është një kohë kënaqësie e pafundme dhe lotët do ishin të pavend.Vargu i tretë thote se Vetë Zoti do të banojë midis njerëzve;dhe me siguri që në krahun e Tij të djathtë ka ëndje përjeta dhe nuk mund të ketë më lotë.

Cila do jetë gjendja jone kur nuk do të ketë më as pikellim,as klithma,as më dhimbje?Kjo do të jetë shumë  më e lavdishme sa ç'mund të përfytyrojmë.O ju sy qe jeni të skuqur prej vajtimit,reshtni lotët tuaj të nxehtë,sepse edhe pak nuk do të njihni më lotë!Askush nuk mund të fshije lotët ashtu si Zoti i dashurisë,por Ai është duke ardhur për ta bërë këtë. "Te qarat mund të vazhdojnë një natë,por në mëngjes shperthen një britmë gezimi."Eja,Zot dhe mos u vono sepse tani si burrat dhe gratë derdhin lot!

 

 

29 janar

 

Bindja sjell bekim

 

"Ki kujdes dhe bindju te gjithe fjaleve qe te urdheroj,qe te perparosh ti dhe bijte e tu pas teje,pse keni bere ate qe eshte e mire dhe e drejte ne syte e Zotit,Perendise tend. » {#Ligji i perterire 12:28}

 

Edhe pse shpetimi nuk eshte nepermjet veprave te ligjit,prapeseprape bekimet qe i jane te premtuara bindjes nuk i mohohen sherbetoreve besnike te Zotit.Zoti yne hoqi mallekimet kur Ai u be nje mallekim per ne,por ama asnje klauzole bekimi nuk eshte shfuqizuar.

Ne duhet qe te verejme dhe te degjojme vullnetin e zbuluar te Zotit,duke i dhene vemendjen tone jo vetem pjeseve te tij por "te gjitha fjaleve. »Nuk duhet te kete perzgjedhje por nje respekt te paanshem ndaj gjithçkaje qe Zoti ka urdheruar.Kjo eshte udha e bekimit per Prindin dhe femijet e Tij.Bekimi i Zotit eshte mbi te zgjedhurit e Tij deri ne brezin e trete dhe te katert.Nese ato ecin me drejtesi perpara Tij,Ai do te beje qe te gjithe njerezit te njohin se  ato jane nje fare qe Zoti ka bekuar.Asnje bekim nuk mund te vije te ne ose te femijet tane nepermjet pandershmerise ose hipokrizise.Shtigjet e konformitetit me boten dhe pashenjterise nuk mund te na sjellin te mire as ne as femijeve tane.Do shkoje mire per ne kur ne shkojme mire perpara Zotit.Nese ndershmeria nuk na ben te begatojme,nuk do te jete horrlleku ai qe do ta beje nje gje te tille.Ajo qe i jep kenaqesi Zotit duhet te na jape kenaqesi.

 

 

 

30 janar

 

Nje shoqerim hyjnor

 

"Dhe ja,Une jam me ty dhe do te te mbroj kudo qe te vesh." {#Zanafilla 28 :15}

 

A kemi nevoje per meshira udhetimesh ?Ja,keto jane te perzgjedhura-Prania e Zotit dhe Ruajtja prej Zotit,ne çdo vend ne kemi nevoje  nga keto te dyja dhe ne çdo vend ne do t'i kemi ato nese jemi te thirrur te nisemi ne detyre dhe jo thjesht sipas imagjinates sone.E pse valle duhet qe ta shikojme levizjen tone ne nje vend tjeter si nje nevojshmeri te pikellueshme atehere kur eshte vullneti hyjnor ?Ne çdo toke besimtari eshte si piligrin ashtu dhe i huaj ;dhe prapeseprape ne çdo vend Zoti eshte vendbanimi i tij ashtu siç ka qene per te shenjtet e Tij ne te gjitha brezat.Ne mund te humbasim mbrojtjen e nje monarku te kesaj toke por kur Zoti thote,  « Do te te mbroj, » ne nuk jemi ne ndonje rrezik te vertete.Kjo eshte nje pasaporte e bekuar per nje udhetar dhe nje shoqerim hyjnor per nje emigrant.

Jakobi nuk e kishte lene kurre shtepine e babait te tij me perpara ;ai qe nje djale i perkedhelur dhe jo nje aventurier ashtu si i vellai.Prapeseprape ai shkoi jashte dhe Zoti shkoi me te.Ai pati pak  bagazh dhe nuk pati sherbetor me vete ;prapeseprape asnje princ nuk udhetoi me nje truproje me fisnike.Edhe ndersa flinte ne fushe te hapur,engjejt e ruajten dhe Zoti i foli.Nese Zoti na urdheron te shkojme,le te themi me Zotin tone Jezus,  « Ngrihuni,le te largohemi prej ketej. »

 

 

 

31 janar

 

Zoti degjon perhera

 

« Perendia im do te me degjoje. » {#Mikea 7:7}

 

Shoket mund te jene te pabese por Zoti nuk do ta braktise shpirtin e hirshem;perkundrazi,Ai do te degjoje te gjitha deshirat e tij.Profeti thote, "Ruaji portat e gojes sate perpara asaj qe prehet mbi gjirin tend.Armiqte e secilit jane ata te shtepise se tij."Kjo eshte gje e mjerueshme me te vertete;por edhe ne raste te tilla Shoku Me i Mire mbetet besnik dhe ne mund t'i shprehim Atij te gjithe brengen tone.Urtesia jone eshte te shikojme te Zoti dhe jo te grindemi me njerezit.Nese lutjet tona te dashura perçmohen prej te afermeve tane,le te presim Zotin e shpetimit tone,sepse Ai do te na degjoje-Ai do te na degjoje aq me teper per shkak te mosmiresise dhe shtypjes nga te tjeret dhe shpejt do gjejme arsye te therrasim, "Mos u gezo me mua,o armiku im!"

Ngaqe Zoti eshte Zoti  i gjalle,Ai mund te degjoje;ngaqe eshte Zoti i dashur,Ai do te degjoje;ngaqe eshte Zoti yne beselidhes,Ai e ka zotuar Veten e Tij per te na degjuar.Nese secili prej nesh mund te flase per Te si "Zoti Im," atehere ne mund te themi me siguri absolute, "Perendia im do te me degjoje."Eja pra,o zemer e plagosur dhe shprehi pikellimet e tua Zotit Perendise tende!Do te gjunjezohem me peshperime te fshehte dhe te brendshme, "Perendia im do te me degjoje."  

 

 

Publié dans Premtime te perditshme

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article