Gjithçka prej Hirit

Publié le par alban

                                                                            11

                                                   SA KEQ !NUK MUND TE BEJ ASGJE !

 

 

MBASI ZEMRA E ANKTHSHME ka pranuar dokrinen e shlyerjes dhe mesuar te verteten e madhe se shpetimi eshte nepermjet besimit ne Zotin Jezus,shpesh eshte e trazuar rende me nje ndijim paaftesie kundrejt asaj qe eshte e mire.Shume jane duke psheretire, « Nuk mund te bej asgje. »Ato nuk po e nxjerrin kete si justifikim por e ndjejne si nje barre te perditshme.Ato do donin nese do mundnin.Secili prej tyre mund te thote ndershmerisht, « Vullneti eshte i pranishem në mua por se si ta kryej ate qe do doja nuk e di. »

Kjo ndjenje duket se e anulon dhe e zbraz te gjithe ungjillin ;sepse cila eshte dobia e ushqimit per nje njeri te uritur nese nuk mund ta marre dot ate ?C’vlere ka lumi i ujit te jetes nese ndonjeri nuk mund te pije dot ?Po kujtojme historine e doktorit dhe femijes se gruas se varfer.Mjeku i urte i tha nenes se femija i saj i vogel se shpejti do ndjehej me mire nen mjekimin e duhur por ishte absolutisht e nevojshme qe djali i saj te mund te pinte rregullisht veren me te mire dhe te mund shpenzonte nje periudhe ne nje prej vendeve klimaterike gjermane.Kete,per nje te ve qe me zor mund te siguronte buke per te ngrene !Tani,zemres se trazuar ndonjehere i duket se ungjilli i thjeshte « Beso dhe jeto, » nuk eshte,fundi i fundit,dhe aq i thjeshte ;sepse i kerkon mekatarit te gjore te beje ate qe nuk mund te beje dot.Per ndergjegjezgjuarin,por gjysem i mesuar,i duket se ketu mungon nje hallke ;atje eshte shpetimi i Jezusit por si mund te arrihet valle ?Shpirti eshte pa force dhe nuk e di se si t’ia beje.Ai qendron para qytetit te strehimit dhe nuk mund te hyje brenda portes.

A eshte e plotesuar kjo mungese fuqie ne planin e shpetimit.Po.Vepra e Zotit eshte e perkryer.Ajo fillon atje ku ne jemi dhe nuk kerkon asgje prej nesh per permbushjen e saj.Kur Samaritani i mire pa shtegetarin te dergjur i plagosur dhe gjysem i vdekur ai nuk i tha qe te ngrihej dhe te vinte te ai dhe t’i ngjitej gomarit per te shkuar ne bujtine.Jo, « ai u afrua aty ky ai ishte, » dhe i sherbeu,e ngriti lart mbi kafshen dhe e mbajti deri ne bujtine.Keshtu Zoti Jezus na trajton ne në gjendjen tone te ulet dhe te gjore.

Pamë se Zoti shfajeson dhe se Ai shfajeson te paperendishmin dhe se Ai i shfajeson ato nepermjet besimit ne gjakun e çmuar te Jezusit ;tani kemi per te pare gjendjen ne te cilen jane keto te paperendishem kur Jezusi ve ne veper shpetimin e tyre.Shume ndergjegjezgjuar jane jo vetem te trazuar ne lidhje me mekatin e tyre por  edhe ne lidhje me dobesine e tyre morale.Ato nuk kane force me ane te ciles t’i shpetojne batakut ku kane rene as te qendrojne jashte tij ne ditet e mevonshme.Ato vajtojne jo vetem per ate qe kane bere por edhe per ate qe nuk mund te bejne.E ndjejne veten te pafuqishem,te pandihme dhe shpirterisht pajete.Mund te tingelloje e çuditshme te thuash se ato ndjehen te vdekur,dhe prapeseprape ashtu eshte.Ato e quajne veten e tyre te paafte per çfaredo gjeje te mire.Ato nuk mund te udhetojne ne udhen per ne Qiell sepse kockat e tyre jane te thyera. « Asnje prej trimave nuk ka mundur te perdore duart e tij ; » ne fakt,ato jane « pa force. »Fatmiresisht,eshte e shkruar,si levdate e dashurise se Zotit per ne :

 

Ndersa ishim akoma pa force,Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet.

                                                                                    {#Romakeve 5 :6}

Ketu ne shikojme pafuqine e ndergjegjshme te ndihmuar—e ndihmuar prej ndermjetesimit te Zotit Jezus.Pafuqia jone eshte e skajshme.Nuk eshte e shkruar, « Ndersa ishim pak a shume te dobet,Krishti vdiq per ne » ;ose, « Ndersa patem vetem pak force » ;por pershkrimi eshte absolut dhe i pakufizuar ; « Ndersa ishim pa force. »Ne nuk patem as dhe nje force qe mund te na ndihmonte ne shpetimin tone ;fjalet e Zotit tone ishin jashtezakonisht te verteta, « Pa Mua ju nuk mund te beni asgje. »Mund te shkoj me tej se teksti dhe t’ju kujtoj per dashurine e madhe me te cilen Zoti na deshi,edhe kur « ishim te vdekur ne mekatet dhe shkeljet tona. »Te jesh i vdekur eshte me shume se te jesh pa force.

Gjeja ku i gjori mekatar i pafuqi duhet te fiksoje mendjen dhe ta mbaje fort si te vetmin themel te tij shprese eshte siguria hyjnore se « Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet. »Besoni kete dhe çdo pafuqi do te zhduket.Ashtu si miti i Midës qe kthente gjithçka ne ar me ane te prekjes se tij po ashtu eshte e vertete per besimin se ky shnderron çdo gje qe prek në ar.Vete nevojat dhe dobesite tona behen bekime kur besimi merret me ato.

Le te ndalemi pak ne disa forma te kesaj mungese fuqie.Si fillim,nje njeri do thote, « Zoteri,nuk me duket se kam fuqi per te mbledhur mendimet e mia dhe t’i mbaj te fiksuara mbi ato tema solemne qe kane te bejne me shpetimin tim ;nje lutje e shkurter eshte gati teper per mua.Eshte keshtu pjeserisht,ndoshta,prej dobesise natyrore,pjeserisht sepse i kam bere dem vetes me ane te hutimit dhe pjeserisht gjithashtu sepse shqetesohem prej halleve te kesaj bote,keshtu qe nuk jam i afte per ato mendime te larta qe jane te nevojshme para se nje shpirt te mund te shpetohet. »Kjo eshte nje forme shume e zakonshme dobesie mekatare.Ve re kete !Ti je pa fuqi ne kete pike ;dhe ka shume si ty.Ato nuk mund te ndjekin dot nje fill mendimi vazhdues per te shpetuar jetet e tyre.Shume burra dhe gra te gjore jane analfabete dhe te pamesuar dhe ketyre do t’i dukej mendimi i thelle shume pune e rende.Te tjere jane kaq  mendjeceket dhe mendjelehte prej natyre sa po aq sa nuk mund te fluturojne aq do mundnin te ndiqnin nje proçes te gjate argumentimi dhe arsyetimi.Ato nuk do mund te arrijne kurre ne njohurine e ndonje misteri te thelle edhe sikur te shpenzonin gjithe jeten e tyre ne kete perpjekje.Keshtu qe nuk ke pse te deshperohesh :ajo qe eshte e nevojshme per shpetimin nuk eshte mendimi i rrjedhshem por nje mbeshtetje e thjeshte te Jezusi.Mbahu mbi kete fakt te vetem—« Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet. »Kjo e vertete nuk do te kerkoje prej teje ndonje kerkim te thelle ose arsyetim te theksuar ose argument bindes.Ja ku qendron :Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet. »Fikso mendjen tende mbi kete dhe prehu ketu.

Ky fakt i lavdishem,i hirshem,i madh qendrofte ne frymen tende derisa te parfumoje te gjitha mendimet e tua dhe te te beje te gezohesh edhe pse je pa force duke pare se Zoti Jezus eshte bere forca dhe kenga jote,po,Ai eshte bere shpetimi yt.Sipas Shkrimeve eshte nje fakt i zbuluar se ne kohen e tij Krishti vdiq per te paudhet atehere kur ato ishin akoma pa force.I ke degjuar keto fjale me qindra here,ndoshta,dhe prapeseprape nuk e ke dalluar kurre me perpara kuptimin e tyre.Keto fjale kane nje shije ngushelluese,apo jo ?Jezusi nuk vdiq per drejtesine tone,por Ai vdiq per mekatet tona.Ai nuk erdhi per te na shpetuar ne sepse ia vlenim qe te shpetoheshim por sepse ne ishim teresisht te pavlere,te rrenuar dhe te çbere.Ai nuk erdhi ne toke per shkak te ndonje arsye te gjendur perbrenda nesh,por vetem prej arsyesh qe Ai i solli prej vete dashurise se Tij hyjnore.Ne kohen e duhur Ai vdiq  per ato qe Ai i pershkruan jo si te pershpirtshem por si te paudhe,duke i vene atyre nje mbiemer po aq te pashprese sa Ai mund te kishte zgjedhur mire.Nese keni pak tru,prapeseprape mberthejani ate kesaj te vertete qe i pershtatet zotesise me te vogel,dhe eshte i afte te gezoje zemren me te renduar.Ky tekst qendrofte nen gjuhen tuaj si nje kafshate e embel derisa te shkrihet ne zemren tuaj dhe te lezetoje gjithe mendimet tuaja ;dhe atehere pak rendesi do kete nese keto mendime do te jene te shperndara si gjethe vjeshte.Personat qe nuk kane shkelqyer kurre ne shkence as qe nuk kane shfaqur ndonje origjinalitet mendimi,kane qene prapeseprape plotesisht te afte te pranojne dokrinen e kryqit,dhe jane shpetuar si rrjedhim.E pse jo ti ?

Degjoj nje tjeter njeri te klithë, « Oh,zoteri mungesa ime e fuqise qendron kryesisht ne kete,se nuk mund te pendohem mjaftueshem ! »Njerezit kane me te vertete nje ide kureshtare ne lidhje me pendimin !Shume ia merr mendja se kaq shume lot duhen derdhur dhe kaq shume psheretima duhen lëshuar dhe kaq shume deshperim duhet duruar.Nga vjen ky nocion i paarsyeshem ?Mosbesimi dhe deshperimi jane mekate dhe prandaj nuk mund te kuptoj dot se si ato mund te jene elemente perberes te pendesës se pranueshme ;prapeseprape ka shume qe i shikojne ato si pjese te nevojshme te perjetimit te nje Krishteri te vertete.Ato jane ne gabim te madh.Sidoqe te jete,e di se çfare duan te thone ato,sepse ne ditet e erresires sime ndjeja te njejten gje.Kisha deshire te pendohesha,por mendoja se nuk mund ta beja dot dhe prapeseprape nderkohe isha duke u penduar.Mund te tingelloje gje e çuditshme por ndjehesha se nuk mund te ndjeja.Shkoja ne ndonje cep dhe qaja sepse nuk mund te qaja dhe rashe ne trishtim te hidhur sepse nuk mund te trishtohesha per mekatin.Cfare rremuje qe eshte gjithçka kur ne gjendjen tone mosbesimtare fillojme te gjykome vete gjendjen tone !Eshte si nje njeri i verber duke pare  syte e tij.Zemra ime me tretej perbrenda prej frikes sepse mendoja se zemra ime ishte po aq e forte sa nje diamant.Zemra ime thyhej tek mendonte se nuk mund te thyhej dot.Tani mund te kuptoj se po vija ne dukje vete ate gjënë qe mendoja se nuk e zoteroja ;por atehere nuk e dija se ku isha.

Oh sikur te mund te ndihmoj te tjere ne driten qe gezoj tani !Me gjithe zemer do doja te thoja nje fjale qe mund te shkurtoje periudhen e çoroditjes se tyre.Do doja te thoja disa fjale te shkoqura,dhe t’i lutem « Ngushelluesit » t’i hedhi ato ne zemer.

Kujto se njeriu qe me te vertete pendohet nuk eshte kurre i kenaqur me vete pendimin e tij.Ne nuk mund te pendohemi perkryershmerisht me shume se sa mund te jetojme perkryershmerisht.Sado te paster lotet tona do kete gjithmone pak lérë ne to :do kete diçka per tu penduar edhe ne pendimin tone me te mire.Por degjo !Te pendohesh eshte te ndryshosh mendjen ne lidhje me mekatin,me Krishtin dhe me gjithe gjerat e medha te Zotit.Ka trishtim te perfshire ne kete ;por pika kryesore eshte kthimi i zemres prej mekatit te Krishti.Nese gjendet ky kthim,ke thelbin e pendimit te vertete edhe pse asnje alarmim ose deshperim  mund mos te kene hedhur hijen e tyre ne mendjen tende.Nese nuk mund te pendohesh ashtu si do doje,do te ndihmohesh shume per kete nese beson fort se « Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet. »Mendo per kete perseri dhe perseri.Si mund te vazhdosh te jesh zemerngurte kur di se prej dashurise supreme « Krishti vdiq per te paudhet » ?Me lejo te te bind qe te arsyetosh me veten keshtu :Keshtu i paudhe siç jam,edhe pse kjo zemer prej çeliku nuk zbutet,edhe pse godas me kot mbi kraharorin tim,prapeseprape Ai vdiq per nje si une,perderisa Ai vdiq per te paudhet.Oh e besofsha kete dhe e ndjefsha fuqine e saj ne zemren time prej stralli !

Fshi çdo mendim tjeter prej shpirtit tend,ulu dhe persiat thelle mbi kete shfaqje te shkelqyeshme dashurie te pamerituar,te papritur te pashoqe, « Krishti vdiq per te paudhet. »Lexo perseri me kujdes tregimin e vdekjes se Zotit ashtu siç e gjen ne kater ungjijt.Nese ndonje gje mund te shkrije zemren tende kokeforte do te jete nje shikim i vuajtjeve te Jezusit dhe e konsiderates se Ai i vuajti te gjitha keto per armiqte e Tij.

 

O Jezus !te embla lotet qe derdh,

Ndersa gjuhezohem nen kembet e tua

 

Veshtroj koken tende te plagosur,te zalisur

Dhe ndjej te gjitha vuajtjet e Tua.

 

Zemra ime tretet teksa te shikon te gjakosur

Kjo zemer me perpara kaq e ngurtesuar;

 

Te degjoj tek i del ne mbrojtje fajtorit,

Dhe dhembja shtohet me shume.

 

Ishte per mekatarin qe Ti vdiqe,

Dhe une mekatar qendroj:

 

I bindur prej syrit tend shpirtdhenes,

I thyer prej dores Tende te tejshpuar.

 

                                        Rej Palmer[1]

 

Me siguri qe kryqi eshte ajo shufer çudi berese qe mund te nxjerre uje jashte prej shkembit.Nese kuptoni kuptimin e plote te flijimit hyjnor te Jezusit,duhet qe te pendoheni prej se pasur qëni kundervuar Dikujt qe eshte kaq plot me dashuri.Eshte e shkruar, « Ata do te veshtrojne drejt meje,drejt atij qe kane therur ;do te pikellohen per te,ashtu si pikellohesh per nje bir te vetem,dhe do te hidherohen shume per te,ashtu si hidherohesh fort per nje te parelindur. »Pendimi nuk do t’ju beje te shikoni Krishtin ;por te shikoni Krishtin do t’ju jape pendimin.Nuk mund ta pandehni pendimin tuaj per nje Krisht por ju duhet te shikoni per pendimin te Krishti.Fryma e Shenjte,duke na kthyer te Krishti,na kthen prej mekatit.Largoni syte pra,prej pasojes te shkaku,prej pendimit tuaj te Zoti Jezus,I Cili eshte i ekzaltuar lart per te dhene pendimin.

Kam degjuar nje tjeter te thote, « Jam i munduar me mendime te tmerrshme.Kudo qe shkoj,blasfemi me pervidhen.Shpesh ne pune nje sugjerimi i kobshem vjen me force mbi mua dhe madje edhe ne shtrat zgjohem i tronditur prej peshperimave te te ligut.Nuk mund t’i shpetoj dot ketij tundimi te tmerrshem. »Shok,e di se çfare do te thuash me kete,sepse vete une jam gjuajtur prej ketij ujku.Nje njeri mund t’i kontrolloje mendimet e tij kur ato jane te ndersyera prej djallit po aq sa shpreson te luftoje nje luzme mizash me nje shpate.Nje shpirt i gjore i tunduar,i mesymur prej sugjerimeve satanike eshte si ai udhetari per te cilin kam lexuar,te cilit nje luzme grenzash te zemeruara iu vertiten kokes,vesheve dhe gjithe trupit.Ai nuk mund t’i largonte dot as te shpetonte prej atyre.Ato e pickuan kudo dhe i kercenuan jeten.Nuk habitem se ndjehesh se je pa force per te ndalur keto mendime te shemtuara dhe te ndyra qe Satani derdh ne shpirtin tend ;por prapeseprape do doja qe te te sillja ne mendje Shkrimin perpara nesh—« Ndersa ishim akoma pa force,Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet. »Jezusi e dinte se ku ishim dhe se ku duhet te ishim ;Ai e pa se ne nuk mund te mposhtnim dot princin e pushtetit te ajrit ;Ai e dinte se do ishim shume te shqetesuar prej tij ;por edhe atehere,kur Ai na pa ne ate gjendje,Krishti vdiq per te paudhet.Hidh spirancen e besimit tend mbi kete.Vete djalli nuk mund te te thote se nuk je i paudhe ;beso atehere se Jezusi vdiq edhe per ato ashtu si ti.Kujto menyren se si Martin Luteri i preu koken djallit me vete shpaten e tij. « Oh, » i tha djalli Martin Luterit, « ti je nje mekatar. » « Po, » tha ai, « Krishti vdiq per te shpetuar mekataret. »Keshtu ai e goditi me vete shpaten e tij.Fshihu ne kete strehe dhe qendro aty: “Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet.”Nese qendron ne kete te vertete,mendimet e tua blasfemuese per te cilat nuk ke force t’i perzesh tutje,do te largohen vete ;sepse Satani do te shikoje se nuk po i del gje duke te te munduar me to.

Keto mendime,nese i urren,nuk jane te tuat,por jane te shtëna prej djallit,per te cilat ai eshte i pergjegjshem,dhe jo ti.Nese lufton kundra tyre,ato nuk jane me shume tuajat se ç’jane mallekimet dhe genjeshtrat e te shthururve ne rruge.Eshte me ane te ketyre mendimeve qe djalli do te te shpie ne deshperim ose se paku te te pengoje t’i mirebesosh Jezusit.Gruaja e varfer e semure nuk mund te vinte dot te Jezusi per shkak te turmes dhe gjendja jote i ngjan shume gjendjes se saj per shkak te vershimit dhe mizërise se ketyre mendimeve te kobshme.Megjithate,ajo zgjati gishtin e saj dhe preku cepin e rrobes se Jezusit dhe u sherua.

Edhe ti bej te njejten gje.

Jezusi vdiq per ato qe jane fajtore per « çdo mekat e blasfemi » dhe prandaj jam i sigurte se ai nuk do te refuzoje ato qe jane pa dashur rob te mendimeve te liga.Hidhe veten mbi Te,mendime dhe gjithçka dhe do te shikosh nese Ai do jete apo jo i fuqishem per te shpetuar.Ai mund te qetesoje ato peshperima te te ligut ose Ai mund te te mundesoje t’i shikosh ato nen driten e tyre te vertete,keshtu qe te mos te mund te shqetesohesh prej tyre.Ne menyren e Tij Ai mund dhe do te te shpetoje  dhe se fundmi te te jape paqe te perkryer.Vetem besoi Atij per kete gje dhe per çdo gje tjeter.

Ajo forme pafuqie qe qendron ne nje mungese te hamendesuar force per te besuar eshte trishtueshem çoroditese.Ne nuk i jemi te huaj klithmes :

 

Oh sikur te besoja,

Atehere gjithçka do te ishte e lehte ;

Do doja por nuk mund;Zot,lehteso,

Ndihma ime duhet te vije prej Teje.

 

Shume qendrojne ne erresire per vite sepse nuk kane fuqi,ashtu si thone,te bejne ate qe eshte heqja dore prej çdo fuqie dhe prehjes ne fuqine e nje tjetri,domethene Zotit Jezus.Me te vertete,eshte nje gje shume kureshtare,gjithe kjo puna e besimit ;sepse njerezit nuk gjejne dhe aq ndihme duke u perpjekur te besojne.Te besuarit nuk vjen duke u perpjekur.Nese ndonje njeri do fliste per diçka qe ka ndodhur sot,nuk duhet t’i them atij se do perpiqem ta besoj.Nese besova ne vertetesine e njeriut qe me foli per ngjarjen dhe me tha se e ka pare,do ta pranoja menjehere fjalen e tij.Nese nuk e marr per nje njeri te vertete,sigurisht qe do t’i mosbesoj ;por nuk do te kete perpjekje ne kete gje.Tani,kur Zoti shpall se ka shpetim ne Krishtin Jezus,me duhet ose te besoj ne Te menjehere ose ta bej Ate nje genjeshtar.Me siguri qe ju nuk do keni medyshje per sa i perket udhes se drejte ne kete rast,Deshmia e Zotit duhet te jete e vertete dhe ne jemi te detyruar te besojme menjehere ne Jezus.

Por ndoshta jeni perpjekur te besoni teper.Tani mos synoni gjera te medha.Jini te kenaqur te keni nje besim qe mund te mbaje ne doren e tij kete te vertete, « Ndersa ishim akoma pa force,Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet. »Ai dha jeten e Tij per njerezit ndersa ato nuk po i besonin as nuk ishin te afte te besonin ne Te.Ai vdiq per njerezit,jo si besimtare por si mekatare.Ai erdhi t’i ktheje keto mekatare ne besimtare dhe te shenjte ;por kur Ai vdiq per to Ai i pa ato si teresisht pa force.Nese kapeni mbas se vertetes se Krishti vdiq per te paudhet,dhe i besoni kesaj,besimi juaj do t’ju shpetoje dhe mund te shkoni ne paqe.Nese ia mirebesoni shpirtin tuaj Jezusit,qe vdiq per te paudhet,edhe pse nuk mund te besoni gjithçka,as nuk mund te levizni male as te beni ndonje veper tjeter te mrekullueshme,prapeseprape jeni shpetuar.Nuk eshte besimi i madh por besimi i vertete qe shpeton ;dhe shpetimi nuk qendron ne besimin por ne Krishtin ne te Cilin besimi mirebeson.Besimi sa nje fare sinapi do te sjelle shpetim.Nuk eshte masa e besimit,por sinqeriteti i besimit qe eshte pika per t’u marre ne konsiderate.Me siguri nje njeri mund te besoje ate qe ai di te jete e vertete  dhe perderisa ti e njeh Jezusin te jete i vertete,ti,shoku im,mund te besosh ne Te.

Kryqi qe eshte objekti i besimit,eshte gjithashtu,me ane te fuqise se Frymes se Shenjte,shkaku i tij.Ulu dhe shiko Shpetimtarin shpirtdhenes derisa besimi te çele vetvetiu ne zemren tende.Nuk ka vend si Kalvari per te krijuar mirebesimin.Ajri i kodres se shenjte i sjell shendet besimit luhates.Shume shikues atje kane thene :

 

Ndersa te shikoj Ty,te plagosur,i brengosur,

Te pafryme mbi drurin e mallekuar,

 

Zot,e ndjej zemren time duke besuar

Se Ti vuajte keshtu per mua per te me shpetuar.

 

“Sa keq!” klith nje tjeter, “mungesa ime e forces qendron ne kete drejtim,se nuk mund ta braktis mekatin tim,dhe e di se nuk mund te shkoj ne Qiell duke mbajtur mekatin tim me mua.”Jam i gezuar se e di kete,sepse eshte me se e vertete.Duhet te divorcohesh prej mekatit tende,ose nuk mund te martohesh me Krishtin.Sill ne mendje pyetjen qe i shkrepi ne mendje Bunianit te ri kur defrehej ne moshe te re Te Dielen: “A do t’i ruash mekatet dhe te shkosh ne ferr apo do t’i lesh ato dhe te shkosh ne parajse?”Kjo e solli ate ne nje pikepyetje te thelle.Kjo eshte nje pyetje qe çdo njeri i duhet t’i pergjigjet:sepse nuk eshte e mundur te vazhdosh ne mekat dhe te shkosh ne parajse.Nuk mund te jete.Duhet qe te braktisesh mekatin ose perndryshe shpresen.A pergjigjesh, “Po,po dua mjaftueshem.Vullneti eshte i pranishem me mua por se si ta kryej ate qe dua nuk e gjej dot.Mekati me zoteron dhe nuk kam fuqi.”Eja,atehere,nese nuk ke fuqi,ky tekst eshte akoma i vertete, “Ndersa ne ishim akoma pa force,Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet.”A mund ta besosh akoma kete?Sado qe gjera te tjera mund te duken se e pergenjeshtrojne ate,a do ta besosh?Zoti e ka thene,dhe eshte nje fakt;prandaj,shtrengohe fort sepse shpresa jote e vetme qendron atje.Besoje kete dhe mirebesoi Jezusit dhe se shpejti do te gjesh fuqi me ane te ciles te vrasesh mekatin;por pa Te,burri i forte i armatosur do te te kete perhera skllavin e tij.Personalisht nuk do kisha mundur kurre ta mposhtja vete mekatshmerine time.U perpoqa dhe deshtova.Prirjet e mia te liga ishin teper te shumta per mua,derisa ne besimin se Krishti vdiq per mua,hodha shpirtin tim fajtor ne Te dhe atehere mora nje parim fitimtar me ane te cilit mposhta veten time mekatare.Doktrina e kryqit mund te perdoret per te vrare mekatin po ashtu si luftetaret e hershem perdornin shpatat e tyre dyshe gjigande dhe kositnin armiqte e tyre ne çdo goditje.Nuk ka asgje si besimi ne Shokun e mekatarit:ai mposht çdo te lige.Nese Krishti ka vdekur per mua,ashtu i paudhe siç jam,pa force ashtu siç jam,atehere nuk mund te jetoj me gjate ne mekat por duhet qe te ngrihem per te dashur dhe sherbyer Ate qe me ka shlyer.Nuk mund te luaj me te ligen qe theri Shokun tim me te mire.Duhet qe te jem i shenjte per Hir te Tij.Si mund te jetoj ne mekat kur Ai ka vdekur per te me shpetuar prej tij?

Shiko pra se çfare ndihme e shkelqyer qe eshte kjo per ty qe je pa force,te dish dhe te besosh se Krishti vdiq ne kohen e tij per nje te paudhe te tille si ti.A e ke kuptuar tani?Eshte disi,kaq e veshtire per mendjet tona jobesimtare,me paragjykime dhe te erresuara per te kuptuar thelbin e ungjillit.Here pas here kam menduar,mbasi kam mbaruar predikimin se e kam paraqitur ungjillin kaq qarte sa nuk ka ku me mire dhe prapeseprape dalloj se edhe degjuesit e zgjuar kane deshtuar te kuptojne cila eshte domethenia e fjaleve: “Shikoni te Mua dhe do te shpetoni.”Te tjetersuarit zakonisht thojne se nuk e njihnin ungjillin deri ne ate ose kete dite;dhe prapeseprape ato e paten degjuar per vite.Ungjilli eshte i panjohur jo prej mungeses se shpjegimit por prej mungeses se zbuleses vetjake.Kete gje,Fryma e Shenjte eshte gati ta jape dhe do t’ua jape atyre qe ia kerkojne.Prapeseprape kur eshte e dhene,shuma totale e se vertetes se zbuluar qendron e gjitha perbrenda ketyre fjaleve: “Krishti vdiq per te paudhet.”

Degjoj nje tjeter qe vajtohet keshtu: “Oh,zoteri,dobesia ime qendron ne kete se nuk me duket se rri gjate ne nje mendje!Degjoj Fjalen nje te diele dhe prekem ;por gjate javes takoj shoqeri te keqe dhe ndjenjat e mia te mira ikin te gjitha.Shoket e mi nuk besojne ne asgje dhe ato thone gjera kaq te tmerrshme dhe nuk di se si t’i pergjigjem atyre dhe keshtu permbysem.”E njoh shume mire kete Te Epshem Plastik dhe dridhem per te;por ne te njejten kohe,nese ai eshte me te vertete i sinqerte,dobesia e tij mund te ndeshet prej hirit hyjnor.Fryma e Shenjte mund te nxjerre jashte frymen e lige te frikes se njeriut.Ai mund ta beje frikacakun trim.Sill ne mendje,shoku im dritherues,nuk duhet qe te qendrosh ne kete gjendje.Nuk do jete kurre mire te jesh i ulet dhe lypes me veten.Ngrihu lart dhe veshtro veten dhe dallo nese je prerë per te qene si gjarpri nen gur,me frike per jeten tende qofte per te levizur ose jo.Mendohe vete.Kjo nuk eshte veçse nje çeshtje shpirterore por nje qe ka te beje me burrerine e zakonshme.Do beja shume gjera per t’i pelqyer shokeve te mi;por te shkoj ne ferr per t’i pelqyer atyre eshte me shume se ç’do mund te guxoja.Mund te jete shume e mire te besh kete ose ate per shoqeri te mire;por nuk do jete kurre mire te humbesh miqesine e Zotit per ta pasur mire me njerezit. “E di kete,” thote njeriu, “por akoma,edhe pse e di,nuk mund te marr dot kurajo.Nuk mund te nxjerr ne pah fytyren e vertete.Nuk mund te qendroj i palekundshem.”Epo mire,edhe per ty kam per te sjelle te njejtin tekst: “Ndersa ishim akoma pa force,Krishti vdiq ne kohen e tij per te paudhet.”Nese Pjetri te ishte ketu,ai do thonte, “Zoti Jezus vdiq per mua edhe kur isha nje krijese e tille e gjore e dobet sa sherbetorja qe kujdesej per zjarrin me shtyu te genjeja dhe te betohesha se nuk e njihja Zotin.”Po,Jezusi vdiq per ato qe e braktisen Ate dhe ia mbathen.Mberthehe fort kete te vertete—“Ndersa ishim akoma pa force Krishti vdiq per te paudhet.”Kjo eshte rruga jote jashte prej burracakerise.Shkruaje ne shpirtin tend, “Krishti vdiq per mua,” dhe se shpejti do jesh gati te vdesesh per Te.Besoje kete,se Ai vuajti ne vendin tend dhe ofroi per ty nje shlyerje te kenaqshme,te vertete dhe te plote.Nese e beson kete fakt,do jesh i detyruar te ndjesh, “Nuk mund te kem turp prej Atij qe vdiq per mua.”Nje bindje e plote se kjo eshte e vertete do te te forcoje me nje kurajo te patrembur.Shiko te shenjtet ne kohen e martireve.Ne ditet e hershme te Krishterimit,kur ky mendim i madh i dashurise te skajshme te Krishtit po shkenditej ne gjithe gjallerine e tij ne kishe,njerezit ishin gati jo vetem te vdisnin por deshiruan fort te vuanin,dhe madje e paraqiten veten me qindra ne bangen e gjykimit te sundimtareve,duke rrefyer Krishtin.Nuk po them se ishin te urte duke kerkuar nje vdekje mizore;por kjo provon piken time se nje ndijim dashurie per Jezusin e ngren mendjen mbi çdo frike prej asaj qe njeriu mund te na beje.E pse valle nuk do mund te shkaktoje te njejtin pasoje ne ty?Oh te frymezofte tani me nje vendimarrje guximtare te dalesh ne anen e Zotit dhe te jesh ndjekesi i Tij deri ne fund!

Fryma e Shenjte na ndihmofte te vijme deri aty me ane te besimit ne Zotin Jezus dhe do dale mire !

 

 

 



[1] Ray Palmer

Publié dans Shkrime nga Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article