30 mars

Publié le par alban

 

30 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Juda 20 :1-21 :25} {Studim i shpejte :#1 Samuel 11 :1-13 :23}

 

“U pershi midis keqberesve.” {#Isaia 53:12}

 

Pse Jezusi e lejoi veten te llogaritej midis mekatarve ?Kjo begenisje e mrekullueshme ishte e justifikuar prej shume arsyesh te fuqishme.Nen nje karakter te tille Ai mund te jete me mire avokati i tyre.Ne disa gjygje ka nje njejtesim te keshilltarit me klientin,po ashtu ato nuk mund te shikohen nen syte e ligjit si veç e veç njeri tjetrit.Tani,kur mekatari sillet ne banken e te akuzuarit,vete Jezusi shfaqet atje.Ai qendron per t’iu pergjigjur akuzes.Ai tregon ijen e Tij,duart e Tij,kemben e Tij,dhe sfidon Drejtesine te sjelle ndonje akuze kundra mekatareve qe Ai perfaqson;Ai del ne mbrojtje me gjakun e Tij,dhe del ne mbrojtje kaq triumfalisht, duke qene i numeruar me to dhe duke pasur nje pjese me to sa Gjykatesi shpall,”Lerini te shkojne;kurseje qe te mos zbrese ne grope;gjeta shpengim per te.” Zoti yne u numerua me shkelesit me qellim qe ato te ndjenin zemrat e tyre te terhequra drejt Tij.Kush mund te kete frike prej dikujt qe eshte i shenuar ne te njejten liste me ne?Me siguri ne mund te vijme guximshem te Ai,dhe te rrefejme fajin tone.Ai qe eshte i numeruar me ne nuk mund te na denoje.A nuk u shenua ne listen e shkelesve qe ne te mund te shkruhemi ne rrotullen e kuqe te te shenjteve?Ai ishte i shenjte dhe i shenuar midis te shenjteve;ne ishim fajtor,dhe te numeruar midis fajtoreve;Ai kalon emrin e Tij prej asaj liste ne kete aktakuze te zeze,dhe emrat tane jane te mbartur prej aktakuzes dhe jane te shkruara ne rrotullen e pranimit,sepse ka nje aktkalim te plote te kryer midis Jezusit dhe popullit te Tij.Jezusi ka marre te gjithe pronen tone te mjerimit dhe mekatit;dhe gjithçka qe Jezusi ka vjen te ne.Drejtesia e Tij,gjaku i Tij,dhe çdo gje qe Ai na ka dhene si paje.Gezohu besimtar,ne bashkimin tend me Te,i Cili u numerua midis shkelesve;dhe provo se je me te vertete i shpetuar duke qene hapur i numeruar me ato qe jane krijesa te reja ne Te.

 

30 mars-mbremje

 

“Le te shqyrtojme rruget tona,t’i hetojme dhe te kthehemi te Zoti.” {#Vajtimet 3 :40}

 

Nusja qe me embelsi e do dhendrin e saj mungues deshiron me zjarr kthimin e tij ;nje ndarje e e zgjatur gjate prej zotit te saj eshte nje gjysem vdekje per frymen e saj ;dhe po keshtu me shpirtrat qe e duan shume Shpetimtarin,ato duhet te shikojne fytyren e Tij,ato nuk mund te durojne qe Ai te jete tutje mbi malet e Beterit,dhe te mos mbaje me shoqerim me to.Nje veshtrim qortues,nje gisht i ngritur do te jete i dhembshem per femije te dashur qe druajne te fyejne atin e tyre te bute dhe jane te lumtur vetem ne buzeqeshjen e tij.Te dashur,keshtu ishte nje here me ju.Nje tekst i Shkrimit,nje kercenim,nje prekje e fshikulles se pikellimit dhe shkuat te kembet e Atit tuaj,duke thirrur, «Beme te ditur,pse grindesh me mua. »A eshte keshtu tani ?A jeni te kenaqur te ndiqni Jezusin ne largesi ?A mund te veshtroni shoqerimin e nderpritur me Krishtin pa qene te alarmuar ?A mund te duroni qe I Shumedashuri juaj te ece kundra jush sepse ju ecni kundra Tij ?A ju kane ndare mekatet tuaja me Zotin tuaj dhe a eshte zemra juaj ne prehje ?O me lerni tju paralajmeroj ngrohtesisht,sepse eshte nje gje e pikellueshme kur mund te jetojme me kenaqesi pa gezimin e pranishem te fytyres se Shpetimtarit.Le te punojme shume qe te ndjejme se çfare gjeje e lige eshte kjo—dashuri e paket ndaj Shpetimtarit tone shpirtdhenes,gezim te paket ne Jezusin tone te çmueshem,shoqerim te paket me Te Shumedashurin !Mbani nje kreshme te vertete ne shpirtrat tuaj,ndersa trishtoheni mbi ngurtesine e zemres suaj.Mos ndaloni te trishtoheni !Kujtoni se ku e moret per here te pare shpetimin.Shkoni menjehere te kryqi.Atje dhe vetem atje ju mund te merrni nje fryme te ngjallur.Nuk ka rendesi se sa te ngurte,se sa te pandjeshem,se sa te vdekur mund te jemi bere,le te shkojme perseri ne gjithe rreckat dhe varferine,dhe felliqesine e gjendjes sone natyrore.Le ta mberthejme ate kryq,le te shikojme ne ato sy te kapitur,le te lahemi ne ate burim te mbushur me gjak—kjo do te na ktheje ne dashurine tone te pare ;do te na rimekembi thjeshtesine e besimit tone dhe butesine e zemres sone.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article