2 nentor

Publié le par alban

2 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Gjoni 4:1-5:47}  {Studim i shpejte:#Gjoni 13:1-14:31}

 

“Une jam Perendia,nuk ndryshoj.” {#Malakia 3 :6}

 

Eshte mire per ne,qe midis gjithe ndryshueshmerise se jetes,eshte Nje qe ndryshimi nuk mund ta preke ;Nje zemra e te Cilit nuk mund te nderroje,dhe ne ballin e te Cilit ndryshimi nuk mund te bej dot rrudha.Te gjitha gjerat e tjera kane ndryshuar—te gjitha gjerat po ndryshojne.Vete dielli po meket me moshen ;bota po plaket ;palosja e veshjes se perdorur ka filluar ;qiejt dhe toka do zhduken shpejt ;ato do te vdesin,ato do te vjeterohen po ashtu si nje rrobe ;por ka vetem Nje qe ka pavdekesine,vitet e te Cilit nuk kane fund,dhe ne Personin e te Cilit nuk ka ndryshim.Kenaqesia qe marinari ndjen kur pasi eshte lekundur per shume dite shkel perseri mbi bregun e qendrueshem,eshte kenaqesia e Te Krishterit kur,midis te gjitha ndryshimeve te jetes se tij te turbullt,ai mbeshtet kemben e besimit se tij mbi kete te vertete—« Une jam Perendia,nuk ndryshoj. »

 

Qendrueshmeria qe spiranca i jep anijes kur me se fundi ajo ka fituar nje mberthim te forte,eshte po si ajo qe shpresa e Te Krishterit i jep kur ai e fikson veten mbi kete te vertete te lavdishme.Me Zotin « nuk ka ndryshueshmeri,as ndonje hije ndryshimi. »Cfaredo qe atributet e Tij ishin ne te kaluaren,jane po ashtu tani,pushteti i Tij,urtesia e Tij,drejtesia e Tij,e verteta e Tij,nuk kane ndryshuar.Ai perhera ka qene strehimi i popullit te tij,keshtjella e tyre ne diten e trazires,dhe Ai eshte akoma ndihmesi i tyre i sigurte.Ai eshte i pandryshuar ne dashurine e tij.Ai ka dashur popullin e tij me nje « dashuri te perjetshme » ;Ai i do ato tani po aq sa me perpara,dhe kur te gjitha gjerat tokesore do te shkrihen ne flakerimin e fundit,dashuria e tij do te veshe perseri vesen e rinise se tij.Siguria se Ai nuk ndryshon eshte e çmueshme !Rrota e provanise rrotullohet,por aksi i saj eshte dashuria e perjetshme.

 

Vdekja dhe ndryshimi jane perhere te zene

Njeriu prishet,dhe koherat levizin ;

Por meshira e Tij kurre nuk vyshket ;

Perendia eshte urtesi,Perendia eshte dashuri.

 

 

2 nentor-mbremje

 

« Nje indinjate e madhe me pushton per shkak te te pabeseve qe braktisin ligjin tend. »  {#Psalmi 119 :53}

 

Shpirti im,a e ndjen kete dritherime kundrejt mekateve te te tjereve ?sepse perndryshe ty te mungon shenjteria e brendshme.Faqet e Davidit ishin te njoma me lumenj ujerash per shkak te pashenjterise mbizoteruese;Jeremia deshiroi sy si burime qe te mund te vajtonte shkeljet e Izraelit,dhe Loti torturohej prej bisedave te njerezve te Sodomes.Ato mbi te cilet u vendos shenja ne vizionin e Ezekielit,ishin ato qe psheretine dhe klithen mbi felliqesirat e Jeruzalemit.Nuk mund veçse ti dhembe shpirtrave te hirshem te shikojne se si rreken njerezit per te shkuar ne ferr.Ato e njohin te ligen e mekatit me perjetim,dhe ato jane te alarmuar te shikojne te tjeret te fluturojne si lepidopter ne flake.Mekati e ben te drejtin te dridhet,sepse shkel nje ligj te shenjte,qe eshte ne interesin me te larte per çdo njeri per ta respektuar ; hedh poshte shtyllat e bashkesise.Mekati ne te tjeret tmerron nje besimtar,sepse i sjell ne mendje ultesine e zemres se tij :kur ai shikon nje shkeles ai therret bashke me te shenjtin e permendur prej Bernardit, « Ai u ra sot,dhe une mund te bie neser. »Mekati per nje besimtar eshte i tmerrshem,sepse ai kryqezoi Shpetimtarin ;ai shikon ne çdo shkelje gozhdat dhe heshten.

Si valle nje shpirt mund te shikoje ate mekat te mallekuar vrases te Krishtit pa urrejtje ?Thuaj shpirti im,a bashkohesh ndjeshmerisht ne gjithe keto ?Eshte nje gje e tmerrshme te fyesh Zotin perpara fytyres se Tij.Zoti i mire meriton trajtim me te mire,Zoti i madh e kerkon kete,Zoti i drejte do ta arrije kete,ose perndryshe do ti bej kundershtaret e tij ta paguajne perpara fytyres se Tij.Nje zemer e zgjuar dridhet prej guximit se mekatit,dhe qendron e alarmuar ne soditjen e denimit te tij.Sa gje e tmerrshme qe eshte rebelimi !Cfare denimi i kobshem eshte i pergatitur per te papershpirtshmin !Shpirti im,kurre mos qesh me marrezine e mekatit,qe te mos perfundosh duke i buzeqeshur vete mekatit.Eshte armiku yt,dhe armiku i Zotit tend—shikoje ate me urrejtje,sepse vetem keshtu ti mund te deshmosh zoterimin e shenjterise,pa te cilen askush nuk mund te shohe Zotin.

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article