3 nentor

Publié le par alban

3 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Gjoni 6:1-8:59}  {Studim i shpejte:#Gjoni 15:1-17:26}

 

“Ja,ai po lutet.”  {#Veprat 9:11}

 

Lutjet vihen re menjehere ne qiell.Ne çastin kur Sauli filloi te lutet Zoti e degjoi ate.Ketu ka ngushellim per shpirtin e pikelluar por lutes.Shpeshhere nje zemerthyer i gjore perthyen gjunjet,por mund veç te shprehe vajtimin e tij ne gjuhen e psheretimave dhe loteve ;prapeseprape ajo psheretime i ka bere te gjitha harpat e qiellit te fergellejne me muzike ;ai lot eshte kapur prej Zotit dhe eshte thesaruar ne depon e loteve ne qiell. « Ti i vendos lotet e mia ne enen tende, »nenkupton se ato kapen teksa derdhen.Pergjeruesi,lotet e te cilit paraprijne fjalet e tij,do te kuptohet me se miri prej Shume Te Lartit.Ai vetem mund te shikoje lart me sy te mjegullt ;po « lutja eshte renia e nje loti. »Lotet jane diamantet e qiellit ;psheretimat jane nje pjese e muzikes se oborrit te Te Perjetshmit,dhe jane te llogaritura me « melodite me sublime qe arrijne Te Madherishmin lart. »Mos mendo se lutja jote,sado e dobet ose luhatese,nuk do te merret ne konsiderate.Shkalla e Jakobit eshte e larte,por lutjet tona do te mbeshteten mbi Engjellin e beselidhjes dhe keshtu do te ngjisin shkallet rrumbullake yjore.Zoti yne jo vetem qe degjon lutjen por gjithashtu do ta degjoje ate. « Ai nuk harron klithmen e te perulurit. »E vertete,Ai nuk i konsideron pamjet e pashme dhe fjalet e rafinuara ;Ai nuk do tia dije per pompozitetin e mbreterve ;Ai nuk degjon grafullimen e muzikes luftarake ;Ai nuk veshtron triumfin dhe krenarine e njerezve ;por kudo qe ka nje zemer plot me trishtim,ose nje buze duke u dredhur me agoni,ose nje psheretime te thelle,ose nje psheretime pendese,zemra e Te Perjetshmit eshte e hapur ;Ai e shenon ate ne regjistrin e memories se tij ;Ai vendos lutjet tona,si gjethe trendafili,midis faqeve te librit te tij te kujteses,dhe kur volumi hapet se fundmi,do te kete nje arome te çmueshme qe del prej tij.

 

Besimi nuk kerkon sinjale prej qiejve,

Per ti treguar se lutjet e pranuara u ngriten,

Prifti yne eshte ne vendin e tij te shenjte,

Dhe pergjigjet prej fronit te tij te hirit.

 

3 nentor-mbremje

 

« Lutja e tyre arriti deri ne banesen e shenjte te Zotit ne qiell. » {#2Kronikave 30 :27}

 

Lutja eshte mjeti i padeshtueshem i te Krishterit ne çdo rast,ne çdo hall.Kur nuk mund te perdoresh dot shpaten mund te marresh armen e lutjes.Baruti jot mund te jete i njomur,pejza e harkut tend mund te jete e shtendosur,por arma e lutjes nuk do te jete kurre me difekt.Leviathani qesh prej heshtes,por dridhet prej lutjes.Shpata dhe heshta kane nevoje per tu pastruar por lutja kurre nuk ndryshket,dhe kur e mendojme me te topitur atehere pret me mire.Lutja eshte nje dere e hapur qe askush nuk mund ta mbylle.Djajte mund te te rrethojne ne te gjitha anet, udha per lart eshte gjithmone e hapur,dhe po aq gjate sa ai shteg eshte i papengese,ti nuk do te biesh ne doren e armikut.Ne nuk mund kurre te mposhtemi prej bllokades,shkallezimit te luftimit,llagemit,ose stuhise,per aq gjate sa ndihmat qiellore mund te na vijne poshte prej shkalles se Jakobit per te na lehtesuar ne periudhen e nevojave tona.Lutja nuk eshte kurre jashte stine :ne vere dhe ne dimer malli i saj eshte i çmuar.Lutja fiton degjim ne qiell ne qetesine e nates,ne mezin e tregetise,ne nxehtesine e mesdites,ne hijet e drekes.Ne çdo gjendje,qofte varferie,ose semundjeje,ose erresire,ose shpifjeje,ose dyshimi,Zoti yt beselidhes do te mireprese lutjen tende dhe do ti pergjigjet asaj prej vendit te Tij te shenjte.Po ashtu lutja nuk eshte kurre e kote.Lutja e vertete eshte gjithmone fuqi e vertete.Ti ndoshta nuk mund te marresh perhera ate qe kerkon,por nevojat e tua do ti kesh perhera te permbushura.Kur Zoti nuk i pergjigjet femijeve te tij sipas fjales,i pergjigjet  sipas frymes.Nese ti kerkon vakt te bollshem,a do te zemeroheshe sepse Ai te jep miell buke te imet ?Nese kerkon shendet te trupit,a do te qaheshe nese ne vend te tij Ai ben semundjen tende ti sherbeje sherimit te semundjeve shpirterore ?A nuk eshte me mire te kesh kryqin te shenjteruar se sa te hequr ?Kete mbremje,shpirti im,mos harro te paraqesesh peticionin dhe kerkesen tende,sepse Zoti eshte gati te permbushe deshirat e tua.

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article