5 nentor

Publié le par alban

5 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Gjoni 11 :1-12 :50}  {Studim i shpejte:#Gjoni 20:1-21:25}

 

“Asnje arme e sajuar kundrejt teje nuk do te kete sukses.”  {#Isaia 54:17}

 

Kjo dite eshte e shenuar ne historine angleze per dy çlirime te kryera prej Zotit per ne.Kete dite komploti i papisteve per te shkaterruar Parlamentin u zbulua,1605.

 

Kur per princat tane ato pergatisin

Ne shpella te thella nje kurth te zjarrte,

Ai goditi prej qiellit nje rreze tejshpuese,

Dhe pabesine e erret solli ne drite.

 

Dhe se dyti—sot eshte ditelindja e zbarkimit te Mbretit Uilliam III,ne Torbei,prej se ciles shpresa e pasardhjes papiste u shua,dhe liria e fese u sigurua,1668.

 

Kjo dite duhet te kremtohet jo prej shthurjes se te rinjve,por prej kengeve te te shenjteve.Baballaret tane puritane e bene ate nje kohe te veçante falenderimi.

Ka nje shenim ekzistues te predikimeve vjetore te Matthew Henry ne kete dite.Ndjenja jone protestante,dhe dashuria jone per lirine,duhet te na beje te shikojme pervjetorin e saj me mirenjohje te shenjte.Zemrat dhe buzet tona le te therrasin, « Ne kemi degjuar me veshet tane,dhe eterit tane na kane treguar gjerat e mrekullueshme qe Ti bere ne kohen e tyre,dhe ne kohet e vjetra perpara tyre. »Ti e ke bere kete komb shtepine e ungjillit ;dhe kur armiku eshte ngritur kunder saj,ti e ke mbrojtur ate.Na ndihmo te te paraqesim kenge te perseritura per çlirimet e perseritura.Na jip me shume e me shume urrejtje per Antikrishtin,dhe pershpejto diten e shkatarrimit te tij te plote.Deri atehere dhe perhera,ne besojme premtimin, « Asnje arme qe eshte e sajuar kunder teje nuk do te kete sukses. »A nuk duhet te jipet mbi zemren e secilit qe do ungjillin e Jezusit kete dite per tu pergjeruar per permbysjen  e doktrinave te rreme dhe zgjerimin e se vertetes hyjnore ?A nuk do te ishte mire te hetonim vete zemrat tona,dhe te nxjerrim jashte  çdo rrangull papiste  vete drejtesie qe mund te fshihet aty brenda ?

 

 

5 nentor-mbremje

 

« Kremtojeni,bekoni emrin e tij. »  {#Psalmisti 100 :4}

 

Zoti yne do te donte te gjithe popullin e tij te pasur ne mendime te larta dhe te lumtura ne lidhje me personin e tij te bekuar.Jezusi nuk eshte i kenaqur qe vellezerit e tij te mund te mendojne ulet per te,eshte kenaqesia e tij qe te martuarit e tij te mund te kenaqen me bukurine e tij.Ne nuk duhet ta shikojme Ate si thjesht nje nevojshmeri,po ashtu si buka dhe uji,por si nje delikatese luksoze,si nje endje te rralle dhe rrembyese.Per kete qellim Ai ka shfaqur vetveten si nje « perle te nje çmimi te madh »ne bukurine tij te pashoqe,si nje « qeske mirre »ne aromen e saj freskuese,si « trendafili i Sharonit » ne parfumin e tij te vazhdueshem,si « zambaku » ne pastertine e tij te panjolle.

 

Si ndihme per mendime te larta mbi Krishtin,kujto vleresimin qe Krishti ka pertej qiejve,ku gjerat jane te matura prej standartit te duhur.Mendo se si Zoti vlereson te Vetemlindurin,dhuraten e tij te pashprehshme per ne.Merr ne konsiderate çfare engjejt mendojne per te,teksa ato e llogarisin si nderi me i madh ti vene velin fytyrave nen kembet e tij.Merr ne konsiderate se çfare te laret prej gjakut mendojne per Te,si diten po ashtu dhe naten ato i kendojne lavderimet e shume meritura.Mendime te larta mbi Krishtin do te na mundesojne per te vepruar ne menyre te pershtatshme me marredheniet tona kundrejt Tij.Aq me lart ne e shikojme Krishtin te ulur ne fron,aq me te ulet ne jemi teksa perkulemi perpara bazes se fronit,aq me me vertetesi do te pergatitemi per te vepruar pjesen tone kundrejt Tij.Zoti yne Jezus deshiron nga ne qe te mendojme mire per Te,qe ti mund te nenshtrohemi me gezim autoritetit te tij.Mendimet e larta mbi Te rrisin dashurine tone.Dashuria dhe vleresimi shkojne bashke.Prandaj,besimtar,mendo shume mbi shkelqesite e Zotit tend.Studiohe ate ne lavdine e tij zanafillese perpara se te merrte mbi vetveten natyren tende !Mendo mbi dashurine e fuqishme qe e terhoqi Ate prej fronit te tij per te vdekur mbi kryq !Admirohe Ate teksa mposht te gjitha fuqite e ferrit !Shikohe ate te ngritur,te kurorezuar,te lavderuar !Perkulu perpara atij si I Mrekullueshmi,Keshilluesi,Zoti i fuqishem,sepse vetem keshtu do te jete dashuria jote per Te ajo qe duhet te jete.

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article