15 nentor

Publié le par alban

15 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Veprat 17 :1-19 :41}  {Studim i shpejte :#Veprat 24:1-26:32}

 

“Pjesa e Zotit eshte populli i tij.”  {Ligji i perterire:32:9}

 

Si jane ato te tijet?Prej vete zgjedhjes se tij sovrane.Ai i zgjodhi ato,dhe e vuri dashurine e tij mbi to.Kete Ai e beri gjithashtu prej asnje miresie ne to ne ate kohe,ose ndonje miresi qe ai parashikoi ne to.Ai ka meshire per ato qe ka meshire,dhe caktoi nje shoqerim te zgjedhur per jeten e perjetshme;keshtu,prandaj,ato i perkasin Atij prej zgjedhjes se tij te pashtrenguar.

Ato nuk i perkasin Atij vetem prej zgjedhjes por prej blerjes gjithashtu.Ai i ka shlyer dhe ka paguar per to deri ne qindarken e fundit,keshtu qe per sa i perket titullit te tij nuk ka diskutim.Jo me gjerat e korruptueshme,si ari ose argjendi,por me gjakun e çmuar te Zotit Jezu Krisht,pjesa e Zotit eshte shlyer plotesisht.Nuk ka hipoteke ne pronesine e tij;asnje gjyq nuk mund te ngrihet prej pretenduesish kundershtare,çmimi u pagua ne gjyq te hapur dhe Kisha zoterohet prej Zotit perhera.Shiko shenjen e gjakut mbi te gjithe te zgjedhurit,e padukshme per syrin njerezor,por e njohur prej Krishtit,sepse “Zoti i njeh ato qe i perkasin”;Ai nuk harron asnje prej atyre qe Ai ka shpenguar mes njerezve;ai numeron delet per te cilat Ai dha jeten e tij,dhe e sjell ne mend mire Kishen per te cilen dha veten.

 

Ato i perkasin Atij gjithashtu prej fitores.Cfare beteje Ai pati ne ne perpara se te fitoheshim!Sa gjate Ai ka ngritur rrethimin ne zemrat tona !Sa  shpesh na ka derguar fjale kapitullimi !por ne barrikaduam portat tona dhe gardhuam muret tona kunder Tij.A nuk e mbajme mend ate ore te lavdishme kur Ai mposhti zemrat tona me stuhi?Kur Ai vendosi kryqin e tij kundra murit,dhe iu ngjit ledheve tona,duke ngulitur ne fortifikatat tona flamurin e kuq gjak te meshires se tij te plotfuqishme?Po,ne jemi,me te vertete,sklleverit e fituar te dashurise se tij te plotfuqishme.

Keshtu pra te zgjedhur,te blere,te nenshtruar,te drejtat e zoteruesit tone hyjnor jane te patjetersueshme:ne gezohemi se kurre nuk mund ti perkasim me vetvetes;dhe deshirojme,dite per dite,te bejme vullnetin e tij,dhe te deshmojme lavdine e tij.

 

 

15 nentor-mbremje

 

“Forco,o Perendi,sa ke bere per ne.” {#Psalmi 68:28}

 

Eshte urtesia jone,po ashtu nevojshmeria jone,te pergjerojme Zotin vazhdimisht per te forcuar ate qe Ai ka bere ne ne.Eshte per shkak te lenis pas dore te kesaj se shume Te Krishtere mund tia ngarkojne vetes ato sprova dhe pikellime qe ngrihen prej mosbesimit.Eshte e vertete se Satani kerkon te permbyse kopshtin e hirshem te zemres dhe ta beje ate nje vend deshperimi,por eshte gjithashtu e vertete se shume Te Krishtere lene te hapur portatmbyllese dhe lene te hyje brenda permbytjen e tmerrshme prej pakujdesise dhe mungeses se lutjes Ndihmuesit te tyre te madh.Ne shpesh harrojme se Autori i besimit tone duhet te jete Ruajtesi i tij gjithashtu.Llampa qe digjej ne tempull nuk lejohej kurre te shuhej,por duhet te mbushej perdite me vaj te fresket;ne te njejten menyre,besimi yne mund te jetoje vetem duke u mbajtur prej vajit te hirit,dhe kete ne mund ta fitojme vetem prej vete Zotit.Do ishim si virgjereshat e çmendura nese nuk sigurojme furnizimin e nevojshem per llampat tona.Ai qe ndertoi boten e mban ate,ose perndryshe do te binte poshte ne nje rrezim te tmerrshem;Ai qe na beri ne te Krishtere do te na mbaje ne me ane te Frymes se tij,ose rrenimi jone do ishte i shpejte dhe perfundimtar.Le te shkojme pra,çdo mbremje,te Zoti yne per hirin dhe forcen qe kemi nevoje.Ne kemi nje argument te forte per te vene perpara,sepse eshte per vete vepren e tij te hirit qe ne i kerkojme Atij te forcoje—“sa ke bere per ne.”A mendoni valle se Ai do deshtoje te ruaje dhe te mbaje kete?Veçse lereni besimin tuaj te mbertheje forcen e tij,dhe te gjitha fuqite e erresires,te udhehequra prej kryedemonit te ferrit,nuk mund te hedhin as edhe nje re ose nje hije mbi gezimin dhe paqen tuaj.Pse te mekeni valle kur mund te jeni te forte?Pse te vuani mposhtjen kur mund te fitoni?O!çojani Atij qe mund ti ringjalle dhe rimbushe  besimin tuaj luhates dhe hiret e plogeshtuara dhe lutuni me kembngulje,”Forco o Perendi sa ke bere per ne.”

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article