Mekataret ne duart e nje Zoti te zemeruar

Publié le par alban

 

PREDIKIM

MEKATARET NE DUART E NJE ZOTI TE ZEMERUAR.

Nga JONATHAN EDWARDS

 

-Do te vije koha dhe do tju merren kembet- {Ligji i perterire 32 :35}

 

 

 

Ne kete varg kanoset hakmarrja e Zotit mbi Izraelitet e ligj mosbesues,qe ishin populli i dukshem i Zotit,dhe qe jetuan nen hir;por qe,megjithe veprat e mrekullueshme kundrejt tyre,mbeten(vargu 28)pa keshille,duke mos pasur urtesi ne vetvete.Nen te gjitha perkujdesjet  e qiellit,ato pollen fryte te helmuara dhe te hidhura;siç thuhet ne dy vargjet qe paraprijne tekstin.Shprehjen qe kam zgjedhur per tekstin tim,Do te vije koha dhe do tju merren kembet,duket se nenkupton veprat qe vijojne,ne lidhje me denimin dhe shkatarrimin qe keto Izraelite te ligj rrezikonin.

 

1.Se atyre iu kanosej perhera shkatarrimi;ashtu si nje njeri qe qendron ose ecen ne vende rreshqitese rrezikon perhera te rrezohet.Kjo nenkuptohet ne menyren e shkatarrimit te tyre qe po vinte mbi to,duke qene i simbolizuar prej kembes qe rreshqet.E njejta gje eshte e shprehur,Psalmi 73:18.”Me siguri,ti i ve ne vende rreshqitese dhe keshtu i ben qe te bien ne shkaterrim.”

 

2.Nenkupton,se atyre i kanosej perhera nje shkatarrim i papritur i menjehershem.Po ashtu si ai qe ecen ne vende rreshqitese eshte ne çdo çast i prirur te bie,ai nuk mund te parashikoje nje çast nese do te qendroje apo do te bie ne çastin tjeter;dhe kur ai bie me te vertete,ai bie menjehere pa paralajmerim:Gje qe eshte gjithashtu e shprehur ne Psalmin 73:18,19.”Me siguri,ti i ve ne vende rreshqitese dhe keshtu i ben qe te bien ne shkaterrim:Si u shkaterruan ne nje çast!”

 

3.Nje tjeter gje e nenkuptuar eshte se ato jane te prirur te rrezohen vete,pa qene te hedhur poshte prej dores se nje tjetri;po ashtu si ai qe qendron ose ecen ne toke rreshqitese nuk ka nevoje asgje perveçse vete peshen e tij per ta hedhur poshte.

 

4.Se arsyeja se pse ato nuk kane rene tashme,dhe nuk rrezohen tani,eshte vetem se koha e caktuar e Zotit nuk ka ardhur.Sepse thuhet,se kur ajo kohe e duhur,ose kohe e caktuar do te vije,kemba e tyre do te rreshqase.Atehere ato do te lihen te bien,ashtu si jane te prirur prej vete peshes se tyre.Zoti nuk do ti mbaje ne kembe me me gjate ne keto vende rreshqitese,por do ti lere te shkojne,dhe atehere pikerisht ne ate çast,ato do te bien ne shkaterrim;po ashtu si ai qe qendron ne nje toke te tille te pjerret rreshqitese,mbi buzen e gropes,nuk mund te qendroje vetem,kur ai lihet te shkoje, bie menjehere dhe humbet.

Verejtja prej fjaleve ku do te kembngul tani eshte kjo.”Nuk ka asgje qe i mban njerezit e ligj ne çdo çast jashte ferrit,perveç se thjesht endja e Zotit.”Prej thjesht endjes se Zotit,dua te them endja e tij sovrane,vullneti i tij arbitrar,i ngushtuar prej asnje detyrimi,i penguar prej asnje veshtiresie,jo me shume se , nese nuk ka ndonje gje tjeter, thjeshte vullneti i Zoti ka ne shkallen me te vogel,ose ne çfaredo lloj pikepamje,dore ne ruajtjen e njerezve te ligj nje çast te vetem.

E verteta e kesaj verejtjeje mund te duket prej konsideratave vijuese.

 

1.Nuk ka nevoje pushteti ne Zotin per te flakur njerezit e ligj ne ferr ne çdo çast.Duart e njeriut nuk mund te jene te fuqishme kur Zoti ngrihet.Me i forti nuk ka fuqi per ti rezistuar Atij,as ndonjeri nuk mund te çlirohet prej duarve te Tij.Ai jo vetem qe eshte i afte te hedhe njerezit e ligj ne ferr,por Ai mund ta beje kete me shume lehtesi.Ndonjehere nje princ i kesaj bote perballet me shume veshtirsi per te nenshtruar nje rebel,qe ka gjetur mjete per te forcuar vetveten,dhe eshte bere i forte prej numrit te ndjekesve te tij.Por nuk eshte keshtu me Zotin.Nuk ka fortifikate qe perben ndonje mbrojtje prej fuqise se Zotit.Edhe pse te bashkuar dore per dore,dhe shumica te medha te armiqve te Zotit lidhen dhe bashkohen,ato thyhen copa copa lehte.Ato jane si nje grumbull byku i lehte perpara shakullimes;ose sasi te medha kamjalle te thate perpara flakeve gllaberuese.Na duket e lehte te shkelim dhe te shtypim nje krimb qe e shikojme te zvarritet mbi toke;po ashtu eshte e lehte per ne te presim ose te perzhitim nje pe te holle prej nga varet diçka;po aq e lehte eshte per Zotin,kur i ka endja,te flake armiqte e tij poshte ne ferr.Cfare jemi ne valle qe te mendonim ti benim balle Atij,prej qortimit te te Cilit toka dridhet,dhe perpara te Cilit shkembenjte shkaterrohen?

 

2.Ato e meritojne te flaken ne ferr;keshtu qe drejtesia hyjnore nuk qendron kurre ne shteg,nuk perben pengese kundra perdorimit prej Zotit te pushtetit te tij ne çdo çast per ti shkaterruar ata.Po,perkundrazi,drejtesia bertet per nje denim te pafundem te mekateve te tyre.Drejtesia hyjnore thote per pemen qe nxjerr vile te tilla te Sodomes,”Prehe,pse te zere kot token?”Lluka 13.7.

Shpata e drejtesise hyjnore ne çdo moment kercenon mbi kokat e tyre,dhe nuk eshte gje tjeter perveçse dora e meshires arbitrare,dhe thjesht vullneti i Zotit,qe e permban.

 

3.Ato jane tashme nen nje gjykim denimi ne ferr.Ato jo vetem qe e meritojne me drejtesi per tu hedhur aty poshte,por gjykimi i ligjit te Zotit,ajo rregull e pandryshueshme dhe e perjetshme e drejtesise qe Zoti ka vendosur midis Tij dhe njerezimit ka dale jashte kundra tyre dhe qendron kundra tyre;keshtu qe ato jane te drejtuar tashme per ne ferr.Gjoni 3:18.”Ai qe nuk beson eshte denuar tashme.”Keshtu qe çdo njeri i patjetersuar i perket me vend ferrit;ky eshte vendi i tij;ai eshte prej tij,Gjoni 8:23.”Ju jeni nga poshte.”Dhe per atje ai eshte drejtuar;eshte vendi qe drejtesia,dhe fjala e Zotit,dhe gjykimi i ligjit te tij te pandryshueshem i cakton.

 

4.Ata jane tani objektet e te njejtit pezmatim dhe zemerim te Zotit,qe eshte i shprehur ne vuajtjet e ferrit.Dhe arsyeja pse ato nuk shkojne poshte ne ferr ne çdo moment,nuk eshte sepse Zoti,ne pushtetin e te Cilit ato jane,nuk eshte atehere shume i zemeruar me to;ashtu siç eshte me krijesat e mjera tani te munduara ne ferr,qe atje ato ndjejne dhe mbajne egersine e zemerimit te tij.Po,Zoti eshte teper me i zemeruar me nje numer te madh qe jane tani ne toke:po,pa dyshim,me shume qe jane tani ne kete bashkesi,qe mund te jete se jane ne rehati,se sa eshte me shume nga ato qe jane tani ne flaket e ferrit.

Keshtu pra,nuk eshte sepse Zoti nuk ve re ligesine e tyre dhe nuk e meron ate se Ai nuk e liron doren e tij dhe i pret ato.Zoti,gjithashtu nuk eshte si ndonjeri prej tyre,edhe pse ato mund ta perfytyrojne Ate te jete ashtu.Zemerimi i Zotit digjet kundrejt tyre,mallekimi i tyre nuk pergjumet;gropa eshte e pergatitur,zjarri eshte bere gati,furra eshte e nxehte tani,gati per te pritur ato;flaket terbohen tani dhe shkelqejne.Shpata vetetitese eshte e mprehur,dhe e mbajtur mbi to,dhe gropa ka hapur gojen e saj poshte tyre.

 

5.Djalli eshte gati per te rene mbi to,dhe ti mbertheje ato si te tijet,ne çastin qe Zoti do tia lejoje.Ato i perkasin atij;ai i ka shpirtrat e tyre ne zoterimin e tij,dhe nen pushtetin e tij.Shkrimi i paraqet ato si pronesia e tij,Lluka 11:12.Djajte i ruajne ato;ato jane perhera prane tyre ne krahun e tyre te djathte;ato qendrojne duke pritur per to,si luane lakmitare te uritur qe shikojne prene e tyre dhe presin ta kene ate,por ne te tashmen nuk lejohen.Nese Zoti do terhiqte doren e tij,prej se ciles ato permbahen,ne nje çast do te fluturonin mbi shpirtrat e tyre te gjore.Gjarpri i vjeter po rri gojehapur per to;ferri hap gojen e tij gjere e gjate per te marre ato;dhe nese Zoti do ta lejonte ato do te gllaberoheshin me shpejtesi dhe do te humbisnin.

 

6.Ka ne shpirtrat e njerezve te keqinj ato parime te ferrit  duke mbreteruar,qe do te ndizeshin e flakeroheshin menjehere ne  nje zjarr ferri,nese nuk do ishte prej pengesave te Zotit.Ne vete natyren e njeriut misheror,qendron nje baze per mundimet e ferrit.Jane ato parime te korruptuara me fuqi mbreteruese ne to,dhe ne zoterim te plote te tyre,qe jane fara zjarri ferri.Keto parime jane veprues dhe te fuqishem,teper te dhunshem ne natyren e tyre,dhe po te mos ishte prej dores permbajtese te Zotit mbi to,ato shpejt do shperthenin,do te flakeroheshin sipas se njejtes menyre qe te njejtat korruptime,e njejta armiqesi kryen ne zemrat e shpirtrave te mallekuar,dhe do te lindnin te njejtat mundime qe ato bejne ne to.Shpirtrat e te keqinjve ne Shkrim jane te krahasuar me detin e turbulluar,Isa.57:20.Ne te tashmen,Zoti permban ligesine e tyre me ane te pushtetit te tij te fuqishem,ashtu siç ben me dallget e terbuara te detit te trazuar,duke thene,”Deri ketu do te vish,por jo me tej;”por nese Zoti do terhiqte ate fuqi permbajtese,shpejt  çdo gje perpara do te permbytej.Mekati eshte rrenimi dhe mjerimi i shpirtit;eshte shkaterrues ne natyren e tij;dhe nese Zoti do ta linte ate pa permbajtje,nuk do kishte nevoje per gje tjeter per ta bere shpirtin perkryeshmerisht te mjeruar.Korruptimi i zemres se njeriut eshte i pamase dhe i pakufi ne terbimin e tij;dhe ndersa njerezit e keqinj jetojne ketu poshte,eshte si zjarr i permbajtur prej pengesave te Zotit,qe po te lihej i lire,do ti vinte zjarrin natyres;dhe ashtu si zemra eshte tani nje gjiriz mekati,po ashtu nese  mekati nuk do permbahej,do ta kthente menjehere shpirtin ne nje furre te zjarre,ose nje furrnalte zjarri dhe squfuri.

 

7.Nuk eshte siguri per njeriun e lig per as dhe nje çast,se nuk ka asnje shkak vdekjeje prane.Nuk eshte siguri per nje njeri misheror,se tani ai eshte i shendetshem,dhe se nuk shikon se ne çfare rruge atij do i duhej te linte kete bote prej ndonje aksidenti,dhe se nuk ka asnje rrezik te dukshem ne çdo pikepamje ne rrethanat e tij.Perjetimi i vazhdueshem dhe i shumefishuar i botes ne te gjitha koherat,tregon se kjo nuk eshte prove,se nje njeri nuk eshte mbi vete buzen e perjetesise,dhe se hapi tjeter nuk do jete ne ndonje bote tjeter.

Menyrat   e pamenduara te padukshme dhe mjetet e njerezve qe lene boten papritur jane te panumerta dhe te paperfytyrueshme.Njerezit e patjetersuar ecin mbi gropen e ferrit mbi nje nje mbulim te kalbur,dhe ka vende te panumerta ne kete mbulim kaq te dobeta sa nuk do ta mbajne dot peshen e tyre,dhe keto vende nuk shikohen.Shigjetat e vdekjes fluturojne te papara ne muzg;shikimi me i mprehte nuk mund ti dalloje dot ato.Zoti ka kaq shume menyra te ndryshme te paluhumtueshme per ti hequr jashte botes njerezit e keqinj dhe per ti derguar ato ne ferr,sa nuk ka asgje qe i ben ato te dukshme,per te cilat Zoti do kishte nevoje per te kryer nje mrekulli ose te shkonte jashte rrjedhes se zakonshme te provanise se tij,per te shkaterruar çdo njeri te keq,ne çdo çast.Te gjitha menyrat kundrejt mekatareve per ti hequr ato nga bota,jane kaq ne duart e Zotit,dhe kaq plotesisht dhe universalisht te nenshtruara pushtetit dhe caktimit te tij,sa nuk varet aspak me pak prej thjesht vullnetit te Zotit,nese mekataret do shkonin ne çdo çast ne ferr,kur menyra nuk do perdoreshin kurre,ose aspak te lidhura me ndonje rast.

 

8.Kujdesi dhe vemendja natyrale e njerezve per te ruajtur jetet e tyre,ose kujdesja e te tjereve per ti ruajtur ato,nuk i siguron ato as dhe per nje çast.Kesaj,provania hyjnore dhe perjetimi universal i japin gjithashtu deshmi.Eshte kjo dukuri e qarte se vete urtesia e njeriut nuk eshte siguri per to prej vdekjes;se po te ishte ndryshe ne do shikonim ndonje dallim midis njerezve te urte dhe politikaneve te botes,dhe te tjereve,ne lidhje me vdekjen e tyre ne pergjithesi  te papritur dhe te hershme:por si eshte valle ne te vertete?Predikuesi:K2,V16.”Dhe ashtu si vdes budallai,ne te njejten menyre vdes i urti.”

 

9.Te gjitha perpjekjet dhe marifetet e njerezve qe ato perdorin per ti shpetuar ferrit,ndersa vazhdojne te hedhin poshte Krishtin,dhe keshtu qe mbeten njerez te keqinj,nuk i sigurojne ato prej ferrit as dhe nje çast.Pothuajse çdo njeri misheror qe degjon per ferrin,lajkaton veten ne ate qe ka bere,ne ate qe po ben tani,ose ne ate qe synon te beje.Secili parashtron ne mendjen e tij menyrat se si te menjanoje mallekimin,dhe lajkaton vetveten se ia del mbane mire per veten e tij,dhe se skemat e tij nuk do te deshtojne.Ato me te vertete degjojne se ka pak qe shpetohen,dhe se pjesa me e madhe e njerezve me perpara qe kane vdekur kane shkuar ne ferr;por secili perfytyron se ai ia del me mire ne lidhje me shpetimin e tij se sa te tjeret kane bere.Ai nuk ka per qellim te vije ne ate vend mundimi;ai thote perbrenda,se ai ka per qellim te kete kujdes te efektshem,dhe te rregulloje punet ne menyre te tille qe te mos deshtoje.

 

Por femijet e çmendur te njeriut genjejne veten mjerisht ne vete skemat e tyre dhe ne mirebesimin  ne vete forcen dhe urtesine e tyre;ato nuk i besojne asgje perveçse nje hijeje.Pjesa me e madhe e atyre qe me perpara kishin jetuar nen te njejta mundesi hiri,dhe tani jane te vdekur,pa dyshim qe kane shkuar ne ferr;dhe nuk eshte se nuk ishin aq te urte sa ato qe jane tani te gjalle:nuk eshte se nuk i dolen dot mbane aq mire per veten e tyre per te siguruar shpetimin e tyre.Nese do mundnim te flisnim me to,dhe ti pyesnim,nje nga nje,nese prisnin,kur akoma te gjalle,dhe kur degjonin per ferrin, te ishin ndonjehere qytetaret e atij mjerimi:ne,pa dyshim,do degjonim njerin dhe tjetrin te pergjigjej,”Jo,kurre nuk pata per qellim te vija ketu:e kisha menduar ndryshe ne mendjen time;mendoja se do ia dilja mbane mire per veten time:e mendoja skemen time te mire.Synoja te tregohesha i vemendshem me te vertete;por me erdhi papritur;ne ate kohe nuk e kerkoja,dhe ne ate menyre;erdhi si vjedhes:Vdekja ma hodhi:zemerimi i Zotit ishte shume i shpejte per mua.Oh,çmenduria ime e mallekuar!Po lajkatoja veten,dhe po i beja qejfin vetes me endrra te kota se çfare do te beja me pas;dhe kur po thoja,Paqe dhe siguri atehere shkaterrimi erdhi papritur.

 

10.Zoti nuk i ka vene vetes asnje detyrim,me ane te ndonje premtimi per te ruajtur ndonje njeri misheror jashte ferrit per edhe nje çast te vetem.Zoti me siguri nuk ka bere asnje premtim as per jete te perjetshme ose per ndonje shpetim ose ruajtje prej vdekjes te perjetshme,por perveç atyre qe ndodhen ne beselidhjen e hirit,premtimet qe jipen ne Krisht,ne te cilin te gjitha premtimet jane po dhe amen.Por me siguri nuk kane asnje interes ne premtimet e beselidhjes se hirit ato qe nuk jane femijet e beselidhjes,qe nuk besojne ne asnje prej premtimeve,dhe nuk kane interes ne Ndermjetesin e beselidhjes.

Keshtu qe,çfaredo qe disa kane perfytyruar dhe pretenduar ne lidhje me premtimet e bera trokitjeve dhe kerkimit te zellshem te njeriut misheror,eshte e qarte dhe e dukshme,dhe çfaredo vuajtjesh nje njeri misheror merr persiper ne nje fe,çfaredo lutjesh ai ben,derisa nuk beson ne Krisht,Zoti nuk eshte nen asnje menyre nen çfaredo detyrimi per ta ruajtur ate edhe per nje çast prej shkaterrimit te perjetshem.

 

Keshtu eshte pra se njerezit misherore mbahen ne duart e Zotit,mbi gropen e ferrit;ato e kane merituar gropen e zjarrte,dhe jane tashme te denuar me te;dhe Zoti eshte tmerresisht i provokuar,zemerimi i tij eshte po aq i madh kundrejt atyre sa kundrejt atyre qe po vuajne me te vertete zbatimet e zjarrit te zemerimit te tij ne ferr,dhe ato nuk kane bere asgje ne gjene me te voger per te zbutur ose per te ulur ate zemerim,po ashtu Zoti nuk  eshte ne kurrefare menyre i lidhur prej ndonje premtimi per ti mbajtur ato ne kembe edhe per nje çast;djalli po i pret,ferri po hap gojen per to,flaket mblidhen dhe ndrijne perreth tyre dhe jane gati ti mberthejne dhe ti gllaberojne;zjarri i permbajtur ne vete zemrat e tyre po lufton per shperthyer:dhe ato nuk kane ndonje interes ne ndonje Nderhyres,nuk ka as dhe nje mjet te afert qe mund ti jape ndonje siguri atyre.Shkurt,ato nuk kane strehim,asgje per tu kapur,gjithçka qe i ruan ato ne çdo çast eshte thjesht vullneti arbitrar dhe vetpermbajtja e pashtrenguar e pabeselidhur e nje Zoti te zemeruar.

 

 

                                                       ZBATIMI

 

Dobishmeria e kesaj teme te tmerrshme mund te jete per te zgjuar personat e patjetersuar ne kete bashkesi.Kete qe degjuat eshte per secilin prej jush qe eshte jashte Krishtit.Ajo bote mjerimi,ai liqen me flake e squfur,eshte i shtrire gjere e gjate poshte jush.Eshte gropa e kobshme e flakeve te ndezura te zemerimit te Zotit,eshte goja e hapur gjere e gjate e ferrit;dhe ju nuk keni asgje ku te mbeshteteni,ose ndonje gje ku te kapeni,nuk ka asgje midis jush dhe ferrit perveçse ajrit;eshte veçse pushteti dhe endja e thjeshte e Zotit qe ju mban ne kembe.

 

Ju ndoshta nuk jeni te ndjeshem ne lidhje me kete;ju duket se mbaheni jashte ferrit,por nuk  shikoni ne kete doren e Zotit;por shikoni ne gjera te tjera,si pershembull gjendjen e mire e fizikut te trupit tuaj,kujdesin mbi vete jeten tuaj,dhe menyrat qe perdorni per vete ruajtjen tuaj.Por ne te vertete keto gjera nuk jane asgje;nese Zoti do terhiqte mbrapa doren e tij,ato nuk do vlenin me shume per tju ruajtur ju prej se reni,se sa ajri vlen per te mbajtur nje person qe eshte i varur  ne te.

 

Ligesia juaj ju ben te rende sa plumbi,dhe ju prin perposhte me trysni dhe peshe te madhe drejt ferrit;dhe nese Zoti do tju linte,do te zhyteshit menjehere dhe me shpejtesi do te zbrisnit dhe kridheshit ne honin e pafund,dhe fiziku juaj i shendetshem dhe vete vemendja dhe kujdesi juaj,dhe marifetet me te mira,dhe e gjitha drejtesia juaj,nuk do te kishin me ndikim per tju zmbrapsur dhe mbajtur jashte ferrit,se sa nje rrjete merimange do kishte te ndalonte nje shkemb duke rene.Po te mos ishte prej endjes sovrane te Zotit,toka as qe nuk do tju mbante as edhe per nje çast;sepse ju jeni nje barre per te;krijimi gulçon me ju;krijimi i eshte nenshtruar skllaverise se korruptimit tuaj,jo vullnetarisht;dielli nuk shkelqen vullnetarisht mbi ju per tju dhene drite per te sherbyer mekatin dhe Satanin;toka nuk jep bollekun e saj vullnetarisht per te kenaqur veset e juaja;po ashtu ajo nuk eshte vullnetarisht  nje skene per shfaqjet e ligesise suaj;ajri nuk ju sherben vullnetarisht per frymen per te mbajtur flaken e jetes ne organet tuaja jetesore,ndersa ju shpenzoni jeten tuaj ne sherbimin e armiqve te Zotit.Krijesat e Zotit jane te mira dhe u bene per njerezit per te sherbyer me to Zotin,dhe nuk i sherbejne vullnetarisht asnje tjeter qellimi,dhe gulçojne kur abuzohen per synime kaq drejtpersedrejti kunder natyres dhe qellimit te tyre.Dhe bota do tju villte po te mos ishte prej dores sovrane te atij qe e ka nenshtruar ate ne shprese.Ka re te zeza te zemerimit te Zotit duke u varur tani drejtepersedrejti mbi kokat tuaja,plot me stuhine e tmerrshme,dhe te medha me rrufé;dhe po te mos ishte prej dores permbajtese te Zotit,do te shperthenin menjehere mbi ju.Endja sovrane e Zotit,ne te tashmen,e permban eren e tij te rrepte;perndryshe do te vinte me terbim,dhe shkaterrimi juaj do te vinte si nje shakullime,dhe ju do te ishit si byku ne lemen e veres.

 

Zemerimi i Zotit eshte si ujera te medha qe u eshte bere prite ne te tashmen;ato rriten gjithnje e me shume,dhe ngrihen gjithnje e me lart,derisa jipet nje grykederdhje;dhe aq me gjate rryma ndalohet,aq me e shpejte dhe me e fuqishme eshte rrjedha e saj,kur ne nje çast shfrehet.Eshte e vertete se gjykimi kundra veprave tuaja te liga nuk eshte zbatuar deritani;ujerat e hakmarrjes se Zotit jane permbajtur;por faji juaj ne te njejten kohe po rritet vazhdimisht,dhe dite per dite po grumbulloni gjithnje e me shume zemerim;ujerat po ngrihen vazhdimisht,dhe po behen gjithnje e me shume te fuqishme;dhe nuk ka asgje perveç endjes se thjeshte te Zotit qe i mban mbrapa ujerat,te cilat jane te pavullnetshme per te ndaluar dhe shtyjne fort per te shkuar perpara.Nese Zoti do terhiqte vetem doren e tij prej prites,menjehere ajo do shfrehej,dhe ujerat e terbuara te zemerimit dhe fuqise se Zotit do te shperthenin me terbim te paperfytyrueshem,dhe do te vinin mbi ju me pushtet te plotfuqishem;dhe nese forca juaj do te ishte dhjete mije here me e madhe sa ç’eshte,po,dhjete mije here me e madhe se forca e djallit me te forte dhe me te qendrueshem ne ferr,nuk do te vlente per asgje per ti perballuar ose duruar ato.

 

Harku i zemerimit te Zotit eshte i perkulur,dhe shigjeta e bere gati ne fill,dhe drejtesia drejton shigjeten  ne zemren tuaj dhe tendos harkun,dhe nuk eshte asgje perveçse thjesht endja e Zotit dhe ajo e nje Zoti te zemeruar,pa ndonje premtim ose detyrim çfaredo,qe e mban shigjeten per nje çast prej se dehurit me gjakun tuaj.Keshtu ju te gjithe qe nuk keni kaluar kurre nen nje ndryshim te madh zemre,prej fuqise se pushtetshme te Frymes se Zotit mbi shpirtrat tuaj;te gjithe ju qe nuk u rilindet kurre dhe nuk u bete kurre krijesa te reja,dhe nuk u ngritet prej se qenit te vdekur ne mekat ne nje gjendje te re,dhe perpara nje jete dhe drite te paperjetesuar,jeni ne duart e nje Zoti te zemeruar.Sado qe mund te keni reformuar jeten tuaj ne shume gjera,dhe mund te keni pasur ndjenja fetare,dhe mund te keni mbajtur nje forme feje ne familjet e shtepite tuaja,dhe ne shtepine e Zotit,nuk eshte asgje perveçse endja e tij e thjeshte qe ju pengon se qeni kete çast te gllaberoheni ne shkaterrim te perjetshem.Sado qe te pabindur mund te jeni ne lidhje me te verteten e asaj qe degjoni,pak nga pak do te bindeni plotesisht ne lidhje me ate.Ato qe nuk jane me dhe qe ishin ne te njejtat rrethana si me ju;vini re se ashtu i ndodhi atyre;sepse shkaterrimi erdhi papritur mbi shumicen e tyre;kur ato nuk e prisnin fare,dhe ndersa po thonin,Paqe dhe siguri:tani ato shikojne se ato gjera mbi te cilat ato u varen per paqe dhe siguri nuk  ishin asgje perveçse ajer dhe hije boshe.

 

Zoti qe ju mban mbi gropen e ferrit,po ashtu si dikush qe mban nje merimange,ose ndonje insekt te urryeshem mbi zjarr,ju ka ne neveri,dhe eshte tmerresisht i provokuar:zemerimi i tij kundrejt jush digjet si zjarr;ai ju shikon si te vlefshem per asgje tjeter perveçse te hidheni ne ferr;ai i ka syte me te pastra qe te duroje tju kete nen shikimin e tij;ju jeni dhjete mije here me te neveritshem nen syte e tij se gjarpri helmues me i urryeshem eshte nen syte tane.Ju e keni fyer ate pafundshmerisht me teper se nje rebel kryeneç princin e tij;dhe prapeseprape nuk ka asgje perveçse dores se tij qe ju mban prej se reni ne zjarr ne çdo çast.Nuk duhet ti ngarkohet asnje gjeje tjeter qe ju nuk shkuat ne ferr naten e kaluar;se ju lejua te  zgjoheshit perseri ne kete bote,pasi mbyllet syte per te flejtur.Dhe nuk ka asnje arsye tjeter per tu dhene se pse nuk keni rene ne ferr qe kur u ngritet ne mengjes,perveç se dora e Zotit ju ka mbajtur ne kembe.Nuk ka arsye tjeter per tu dhene se pse nuk keni shkuar ne ferr qe prej çastit qe jeni ulur ketu ne shtepine e Zotit duke provokuar syte e tij te paster me menyren tuaj te lige e mekatare te marrjes pjese ne adhurimin e  tij solemn.Po,nuk ka asgje tjeter qe mund te jipet si arsye pse nuk rrezoheni pikerisht kete çast poshte ne ferr.

 

O mekatar!Merr ne konsiderate rrezikun e tmerrshem ne te cilin ndodhesh:eshte nje furrnalte e madhe zemerimi,nje grope e pafunde dhe e gjere,plot me zjarrin e zemerimit,ku mbahesh siper ne doren e Zotit,zemerimi i te cilit eshte i provokuar dhe i ndezuar aq shume ndaj jush sa kundra te gjithe atyre te mallekuar ne ferr.Vareni ne nje fill te holle,me flaket e zemerimit hyjnor duke pershkeditur rreth tij,dhe gati ne çdo çast ta percelloje ate,dhe ta djege teresisht:dhe ju nuk keni ndonje interes ne ndonje Nderhyres,dhe asgje ku te kapeni per tju shpetuar,asgje per te mbajtur larg flaket e zemerimit,asgje qe ju perket,asgje qe keni bere ndonjehere,asgje qe mund te beni,per te nxitur Zotin per tju kursyer edhe per nje çast.Dhe merrni ne konsiderate ketu me teper veçanerisht

 

  1. Zemerimi i kujt eshte:eshte zemerimi i Zotit te pafund.Nese do ishte vetem zemerimi i njeriut,edhe sikur te ishte ai i princit me te fuqishem,do te ishte pak po te krahasohej.Zemerimi i mbreterve druhet shume,sidomos te monarkeve absolute,te cilet kane zoterimet dhe jetet e subjekteve te tyre teresisht nen pushtetin e tyre,per tu sjellur me to si te duan.Prov.20:2.”Frika e mbretit eshte si ulerima e luanit;kush ia nxit zemerimin mekaton kunder vete jetes se vet.”Njeriu  qe shpie ne terbim nje princ arbitrar eshte i prirur te vuaje mundimet me te skajshme qe arti njerezor mund te shpike,ose pushteti njerezor mund te shkaktoje.Por monarket shekullore me te medhenj ne forcen dhe madherine e tyre me te madhe,dhe kur te veshur ne terrorin me te madh,jane veçse te dobet,krimba toke te perçmueshem,ne krahasim me Krijuesin e fuqishem dhe te madh dhe Mbretin e qiellit dhe te tokes.Eshte pak ajo qe ato mund te bejne kur jane teper te termekur dhe kur kane ushtruar me te shumten e terbimit te tyre.Te gjithe mbreterit e tokes,perpara Zotit jane si karkaleca;ato nuk jane asgje,dhe me pak se asgje:si dashuria po ashtu dhe urrejtja e tyre eshte per tu perçmuar.Zemerimi i Mbretit te madh te mbreterve,eshte kaq me teper e tmerrshme se zemerimi i tyre,dhe madheria e tij eshte me e madhe.Luke 12:4,5.”Dhe po ju them,o miqte e mi,mos kini frike prej atyre qe vrasin trupin,dhe pas kesaj nuk kane ç’te bejne me.Por,do t’ju tregoj se prej kujt duhet te keni frike:te keni frike Ate qe,pasi ka vrare trupin,ka pushtet per ta hedhur njeriun ne ferr;vertet,po ju them,Atij t’i trembeni.”

 

  1. Eshte kundrejt  zjarrmise se zemerimit te tij qe  ju jeni te zbuluar.Ne shpesh lexojme ne lidhje me terbimin e Zotit ;si tek Isaia 59 :18. « Ai do t’i jape secilit sipas veprave te tij ;terbimin kundershtareve te tij,shpagimin armiqve te tij. »Po tek Isaia 66 :15. « Sepse ja,Zoti do te vije me zjarrin dhe qerret e tij do te jene si nje uragan per te hedhur zemerimin e tij me terbim dhe kercenimin e tij me flake zjarri. »Dhe ne shume vargje te tjera.Tek Zbulesa 19 :15,ne lexojme per « shkeljen e vençes se zemerimit te furishem te Perendise se Gjithefuqishem. »Fjalet jane teper te tmerrshme.Nese do ishte thene vetem, « zemerimi i Zotit, »fjalet do te nenkuptonin diçka qe eshte pafundmerisht e kobshme :por flitet per « furine dhe zemerimin e Zotit. »Furia e Zotit !Zjarrmia e Zotit !Oh,sa te tmerrshme duhet te jete kjo !Kush valle mund te shqiptoje ose te perfytyroje ate qe te tilla shprehje mbartin ne vetvete !Por flitet gjithashtu per « furine dhe zemerimin e Perendise se Plotfuqishem. »Sikurse do te kete nje shfaqje shume te madhe te pushtetit te tij te plotfuqishem ne ate qe zjarrmia e zemerimit te tij do te shkaktoje,sikurse plotfuqishmeria do ishte nese do terbohej,dhe ushtrohej,ashtu si njerezit e kane zakon te ushtrojne forcen e tyre ne zjarrmine e zemerimit te tyre !Duart e kujt do jene te forta ?Dhe zemra e kujt do te beje balle ?Oh ne çfare thellesi mjerimi te paperfytyrueshem,te pashprehshem,te kobshem do te zhytej ajo krijese e gjore qe do pesonte kete  gje !

 

 

Merrni ne konsiderate kete ju qe jeni ketu te pranishem,qe qendroni akoma ne nje gjendje te pariperteritur.Se Zoti do te zbatoje zjarrmine e zemerimit te tij,nenkupton se do te shkaktoje zemerim pa asnje meshire.Kur Zoti shikon skajshmerine e patregueshme te rastit tuaj,dhe shikon mundimet tuaja te jene kaq te paperpjestueshme me forcen tuaj,dhe shikon se si shpirti juaj i mjere shtypet,dhe zhytet poshte,sikur te ishte ne nje zymti te pafundme ;Ai nuk do te kete zemerdhembshuri per ju,nuk do te permbaje zbatimet e zemerimit te tij,ose te lehtesoj ndopak doren e tij ;nuk do te kete asnje mase ose meshire,po ashtu Zoti nuk do ta pezulloje eren e tij te ashper ;nuk do te ve re aspak mireqenien tuaj,ose te jete ndopak i kujdesshem qe te mos vuani me shume ne ndonje kuptim tjeter se vetem ju nuk do te vuani pertej asaj qe drejtesia e duhur kerkon.Asgje nuk do te kursehet,per shkak se eshte kaq teper e rende per ju ta perballoni.Ezek.8.18. « Prandaj edhe une do te veproj me terbim ;syri im nuk do te kete asnje dhembshuri dhe nuk do te kem meshire fare.Edhe sikur te çojne britma te lara vesheve te mi,une nuk do t’i degjoj. »Tani Zoti eshte gati per tju meshiruar ;kjo eshte nje dite meshire ;ju mund te klithni tani duke pasur ndonje kurajo per te fituar meshire.Por kur dita e meshires do kete kaluar,thirrmat dhe klithmat e juaja me te dhimbshme dhe me te vajtueshme do te jene te kota ;do te jeni teresisht te humbur dhe te hedhur larg Zotit,ne lidhje me çfare do pikepamje te mireqenies suaj.Zoti nuk do tju perdori per asgje tjeter perveçse te vuani mjerimin ;ju do vazhdoni te perdoreni pa asnje qellim tjeter ;sepse do te jeni nje ene zemerimi e pergatitur per tu shkaterruar ;dhe nuk do te kete perdorim tjeter te kesaj ene,perveçse te mbushet plot prej zemerimit.Zoti aq shume nuk do tju meshiroje kur ti klithni Atij,sa thuhet Ai vetem «  do te qeshe dhe do te tallet »,Prov.1 :25,26.

 

Sa te tmerrshme jane keto fjale,Isaia.63 :3,te cilat jane fjalet e Zotit te madh. « I shtypa ne zemerimin tim dhe i shkela ne terbimin tim.Gjaku i tyre sperkati rrobat e mia dhe njollosa tere veshjet e mia. »Eshte ndoshta e pamundur te perfytyrosh fjale qe mbartin shfaqje me te medha te ketyre tre gjerave,perçmim,dhe urrejtje,dhe zjarrmi pezmatimi.Nese i klithni Zotit per te pasur meshire per ju,Ai aq larg do jete prej tju meshiruar ne rastin tuaj te vajtueshem,ose prej tju treguar veshtrimin ose favorin me te vogel,sa ne vend te kesaj,Ai veçse do tju shkeli me kembe.Dhe edhe pse Ai do ta dije se ju nuk mund ta mbani dot peshen e plotfuqieshmerise duke ju shkelur,prapeseprape Ai nuk do ti ve kujdes kesaj,por do tju shtype nen kembet e tij pa meshire ;do te shtrydhe jashte gjakun tuaj,dhe do ta beje ate te fluturoje,dhe do te sperkatet ne petkun e tij,sa te njollose te gjithe veshjen  e tij.Ai jo vetem qe do tju urreje por do tju kete neveri :asnje vend nuk do te mendohet i pershtatshem per ju,perveçse nen kembet e tij per tu shkelur si balta e rrugeve.

 

Mjerimi perpara te cilit ju jeni te zbuluar eshte ai qe Zoti do te shkaktoje me qellim qe te mund te tregoje se çfare eshte zemerimi i Te Perjetshmit.Zoti ka pasur ne zemren e tij si qellim ti tregoje engjejve dhe njerezve,jo vetem sa e shkelqyeshme eshte dashuria e tij,por gjithashtu sa i tmerrshem eshte zemerimi i tij.Ndonjehere mbreterve shekullore i shkon ne koke te tregojne se sa i tmerrshem eshte zemerimi i tyre,me ane te denimeve te skajshme qe do ushtronin mbi ato qe do ti provokonin.Nebukadnecari,ai monark arrogant dhe i fuqishem i perandorise Kaldease,donte te tregonte zemerimin e tij kur i terbuar me Shadrakun,Mesheshin dhe Abednegon ;dhe ne perputhje me kete ai dha urdher qe furra e zjarrte te mund te nxehej shtate here me nxehte sa ishte me perpara ;pa dyshim,qe u nxeh ne shkallen me te madhe te zjarrmise qe arti njerezor do kishte mundur ndonjehere.Por Zoti i madh gjithashtu  do te tregoje zemerimin e tij,dhe te madheroje madheshtine e tij te tmerrshme dhe pushtetin e tij te fuqishem ne vuajtjen e skajshme te armiqve te tij.Romakeve 9.22. « Po sikur Perendia,duke dashur te tregoje zemerimin e Vet dhe te beje te njohur fuqine e Vet,te kete duruar me mundim te madh ene zemerimi te pergatitura per shkaterrim ?Dhe duke pare se ky eshte synimi i tij,dhe ajo qe Ai ka vendosur,madje te tregoje sa i tmerrshem zemerimi,terbimi dhe zjarrmia e papermbajtur e Te Perjetshmit eshte,Ai do ta kryeje patjeter.Do te jete diçka e permbushur dhe qe do te ndodhe sa do te jete e tmerrshme me nje deshmitar.Kur Zoti i zemeruar dhe i madh eshte ngritur dhe ka zbatuar urrejtjen e tij te tmerrshme mbi mekatarin e varfer,dhe i mjeri po vuan tashme peshen dhe fuqine e pafundme te pezmatimit te tij,atehere Zoti do te therrase gjithe universin per te veshtruar ate madheshti te tmerrshme dhe pushtetin e fuqishem qe eshte per tu pare ne te.Isaia 33 :12-14. « Popujt do te jene si furra te gelqeres,ata do te digjen ne zjarr si ferrishte te prera.O ju qe jeni larg,degjoni ate qe kam bere ;dhe ju qe jeni afer,njihni fuqine time.Ne Sion mekataret i ka kapur frika,nje dritherime ka pushtuar te pabeset.

 

Keshtu do te jete me ju qe jeni ne nje gjendje te pariperteritur,nese vazhdoni ne te ;tmerri,madheshtia dhe fuqia e pafundme e Zotit te plotfuqishem do te madherohen mbi ju,ne forcen e pashprehshme te mundimeve tuaja.Do te mundoheni ne pranine e engjejve te shenjte,dhe ne pranine e Qengjit ;dhe kur do te jeni ne kete gjendje vuajtjesh,banoret e lavdishem te qiellit do te afrohen dhe do te veshtrojne kete spektakel te tmerrshem qe te shikojne keshtu se çfare eshte zemerimi dhe zjarrmia e Te Plotfuqishmit ;dhe kur ta kene pare ate,do te perkulen poshte dhe do te adhurojne ate madheshti dhe pushtet te madh.Isa.66.24 « Dhe do te ndodhe qe nga nje hene e re ne tjetren dhe nga nje e shtune ne tjetren çdo mish do te vije te bjere ne gjunje para meje,thote Zoti. Kur  ata do te dalin,do te shikojne kufomat e njerezve qe rebeluan kunder meje ;sepse krimbi i tyre nuk do te vdes dhe zjarri i tyre nuk do te shuhet,dhe do te neveriten nga çdo mish. »

 

  1. Eshte nje zemerim i perjetshem.

Do te jete e tmerrshme te vuash kete zjarrmi dhe zemerim te Zotit te Plotfuqishem edhe per nje çast;por ju duhet ta vuani ate perjeta.Nuk do te kete fund per kete mjerim te tmerrshem te persosur.Kur do shikoni perpara do te vini re pafund,nje zgjatje te pakufishme perpara jush,qe do tju gelltise mendimet,dhe do te tmerroje shpirtrat tuaja;dhe do te deshperoheni teresisht se nuk keni per te pasur kurre ndonje çlirim,ndonje fund,ndonje lehtesim,ndonje prehje.Do te dini me siguri se do te kaloni kohera te gjata,miliona dhe miliona vite,duke luftuar dhe u mundur me kete hakmarrje te pameshirshme te plotfuqishme;dhe mbasi keni bere keshtu,mbasi kaq shume kohera jane shpenzuar ne kete menyre,do te kuptoni se e gjitha kjo nuk eshte veçse nje pike e asaj qe mbetet akoma.Keshtu qe denimi juaj do te jete i pafundem.Oh,kush mund te shprehe cila eshte gjendja e shpirtit ne ato rrethana!Gjithe ate qe mund te themi ne lidhje me te,nuk jep veçse nje pershkrim te dobet dhe te meket;eshte e pashprehshme dhe e paperfytyrueshme:sepse “kush e njeh valle fuqine e zemerimit te Zotit?”

 

Sa e tmerrshme eshte gjendja e atyre qe jane perdita dhe ore per ore nen rrezikun e ketij zemerimi te madh dhe mjerimi te pafund!Por ky eshte rasti i mjerueshem i çdo shpirti ne kete bashkesi qe nuk eshte lindur perseri,sado moral dhe strikt,esell dhe fetar,qe te jete.Oh e marrshit parasysh kete,qofshit te rinj apo te moshuar!Ka arsye te mendosh se ka shume ne kete bashkesi qe tani po degjojne kete fjalim qe do te jene me te vertete viktimat e ketij mjerimi perjetesisht.Ne nuk e dime se kush jane,ose se ne cilin stol qendrojne,ose çfare mendimesh kane tani.Mund te jete e mundur se ata jane tani ne rehati dhe i degjojne te gjitha keto gjera pa shume trazim,dhe po lajkatojne vetveten se ato nuk i perkasin atyre duke i premtuar vetes se do te shpetojne.Nese te dinim se ka nje njeri,dhe sikur vetem nje,ne gjithe bashkesine,qe ka per te qene viktima e ketij mjerimi,çfare gje e tmerrshme do ishte ta mendoje!Nese do dinim se cili do ishte,çfare pamje e frikshme do te ishte te shikoje ate njeri!Pjesa tjeter e bashkesise do te leshonte nje klithme te hidhur dhe te vajtueshem mbi te!Por,sa keq!ne vend te nje njeriu vetem,sa veta eshte e mundur qe ta mbajne mend kete fjalim ne ferr?Dhe nuk  do te ishte nje çudi nese disa qe jane tani te pranishem do te ishin pas pak kohe ne ferr,madje perpara se ky vit te kaloje.Dhe nuk do te ishte çudi nese disa  persona qe ulen tani ketu,ne disa stola te kesaj shtepie bashkesi,plot me shendet,te qete dhe te sigurte,do jene atje perpara mengjesit te se nesermes.Ato nga ju qe vazhdojne ne nje gjendje misherore,qe qendrojne jashte ferrit me gjate do te jene atje pas pak!mallekimi juaj nuk dremit;do te vije me shpejtesi,dhe me shume mundesi,shume papritur mbi ju.Keni arsye per tu habitur se pse nuk jeni tashme ne ferr.Eshte padyshim  rasti i disave qe ju keni pare dhe njohur qe kurre nuk e merituan ferrin me shume se ju dhe qe deriketu dukeshin sikur ishin po aq te gjalle sa ju.Rasti i tyre nuk ka shprese;ato po therrasin ne nje mjerim te skajshem dhe deshperim te perkryer;por ju jeni ketu ne token e te gjalleve dhe ne shtepine e Zotit dhe keni nje mundesi per te fituar shpetimin.Cfare nuk do jipnin ato te gjore shpirtra te pashprese te mallekuar per nje mundesi si kjo qe ju gezoni tani!

 

Dhe tani ju keni nje mundesi te jashtezakonshme,nje dite ku Krishti ka hapur gjere e gjate porten e meshires dhe qendron duke i thirrur dhe therritur me nje ze te larte mekatareve te gjore;nje dite ne te cilen shume  po mblidhen tufe tek ai,dhe duke u shtyre per te hyre ne mbreterine e Zotit.Shume po vijne dite per dite prej lindjes,perendimit,veriut dhe jugut;shume qe ishin deri vone ne te njejten gjendje te mjerueshme ne te cilen ju jeni,jane tani ne nje gjendje te lumtur,me zemrat e tyre te mbushur me dashuri per Te qe i deshi,dhe i lau prej mekateve te tyre ne gjakun e tij,dhe duke u gezuar ne shprese dhe ne lavdine e Zotit.Sa e tmerrshme qe eshte te lihesh mbrapa ne nje dite te tille!Te shikosh kaq shume te tjere duke festuar ndersa ju  ligeshtoheni dhe vdisni!Te shikosh kaq shume duke u gezuar dhe duke kenduar prej  zemres te gezuar ndersa ju keni shkak per te qene te zymte prej trishtimit te zemres,dhe  te ulerini prej deshperimit te frymes!

 

Si mund te jini ne prehje edhe per nje çast te vetem?A nuk jane shpirtrat tuaj po aq te çmueshem sa shpirtrat e njerezve ne Sufild*,ku ato po shkojne ne turma dite per dite te Krishti ?

 

A nuk ka shume veta ketu qe kane jetuar per nje kohe te gjate ne bote,dhe qe kete dite nuk jane rilindur? Dhe qe keshtu jane te huaj prej bashkesise se Izraelit,dhe nuk kane bere qe kur kane ardhur ne kete bote,perveçse te mbledhurit zemerim per diten e zemerimit?Oh,zoterinj,rasti juaj ne nje menyre te veçante eshte shume i rrezikshem.Faji dhe ngurtesia e zemres suaj eshte teper i madh.A nuk e shikoni se sa shume njerez te moshes suaj kane vdekur dhe jane jashte hirdhenies se mrekullueshme dhe te tashme te meshires se Zotit?Do benit mire te hulumtoni veten tuaj dhe te zgjoheni plotesisht prej gjumit.Ju nuk mund ta duroni dot zjarrmine dhe zemerimin e Zotit te pafund.

Dhe ju djelmosha dhe vajza te reja,a do te lini valle pas dore kete periudhe te çmueshme qe gezoni tani,nderkohe qe kaq shume te tjere te moshes tuaj jane duke hequr dore prej te gjitha kotesive te rinise dhe po vrapojne te Krishti ?Ju veçanerisht keni tani nje mundesi te jashtezakonshme;por nese e leni pas dore ate,shpejt do te jete me ju si ato njerezit qe i shpenzuan te gjitha ditet e rinise ne mekat,dhe ndodhen tani ne nje gjendje te tmerrshme  mes erresires dhe ngurtesise.Dhe ju femije qe jeni te patjetersuar,a nuk e dini se po  shkoni poshte ne ferr,per te pesuar zemerimin e tmerrshem te atij Zoti,i cili eshte tani i zemeruar me ju dite per dite dhe nate per nate?A do te ishit te kenaqur te jeni femijet e djallit,nderkohe qe kaq shume femije te tjere ne vend jane te tjetersuar dhe jane bere femijet e lumtur dhe te shenjte te Mbretit te mbreterve?

Dhe qe secili qe eshte ende jashte Krishtit,dhe po varet mbi gropen e ferrit,qofshin burra dhe gra te moshuar,mesoburra ose mesogra,ose te rinj,ose femije,tani ti vene veshin thirrjeve zelarta te fjales dhe provanise se Zotit.Ky vit i pranueshem i Zotit,nje dite e favoreve te tilla kaq te medha per disa,pa dyshim qe do te jete per te tjeret nje dite e nje hakmarrje po aq te jashtezakonshme.Zemrat e njerezve ngurtesohen dhe faji i tyre rritet me hapa te shpejte ne nje dite te tille si kjo,nese ato lene pas dore shpirtrat e tyre;dhe kurre nuk ka pasur ndonje rrezik te tille te madh per ato njerez qe i jane dhene ngurtesise se zemres dhe verberise se mendjes.Zoti duket tani se po mbledh me nxitim te zgjedhurit e tij ne te gjitha anet e vendit;dhe ka mundesi pjesa me e madhe e te rriturve qe do te shpetohen do te shpallen tani pas pak kohe,dhe do te jete siç ishte ne derdhjen e madhe te Frymes mbi Hebrenjte ne ditet e apostujve;zgjedhja do ta fitoje dhe mbetja do te qerrohet.Nese ky do te jete rasti juaj,do ta mallekoni perjetesisht kete dite,dhe do te mallekoni diten kur u lindet,tek shihni nje periudhe te tille te perhapjes se Frymes se Zotit dhe do te deshironit me mire te kishit vdekur dhe te kishit shkuar ne ferr perpara se ta kishit pare ate.Tanime,pa dyshim,ashtu siç ishte ne ditet e Gjon Pagezorit,sepata eshte vene ne nje menyre te jashtezakonshme ne rrenjen e pemes,qe çdo frut qe nuk jep frut te mire te prihet dhe te hidhet ne zjarr.

 

Prandaj,secili qe eshte jashte Krishtit,le te zgjohet tanime dhe te shpetoje prej zemerimit te ardhshem.Zemerimi i Perendise se Plotfuqishem po kercenon tani pa dyshim nje pjese te madhe te kesaj bashkesie:secili le te largohet prej Sodomes:”Ik shpejt per te shpetuar jeten tende!Mos shiko prapa e mos u ndal ne asnje vend te fushes;shpeto ne mal qe te mos vdesesh.”

 

*Nje qytet aty prane.

 

 

Publié dans Predikime te Edwards

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article