24 janar

Publié le par alban

 

24 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Eksodi 20 :1-22 :31}  {Studim i shpejte :#Eksodi 11:1-13:22}

 

“Me siguri do te te çliroje nga laku i gjuetarit te shpendeve. »  {#Psalmi 91 :3}

 

Zoti çliron njerezit e tij prej lakut te gjuetarit ne dy kuptime.Prej dhe jashte tij.

Se pari,Ai i çliron prej lakut—nuk i le qe te hyjne brenda ;dhe se dyti,nese kapen prej tij,i çliron ato jashte tij.Premtimi i pare eshte me i çmueshem per disa ;i dyti eshte me i mire per disa te tjere.

 

« Ai do te te çliroje prej lakut. »Si ?Trazira eshte shpesh menyra me ane te ciles Zoti na çliron.Zoti e di se perdalja jone se shpejti do te perfundoje ne shkaterrimin tone,dhe ne meshiren e tij dergon fshikullen.Ne themi, « Zot,pse kjo ? » duke mos njohur se trazira jone ka qene menyra e çlirimit tone prej nje te keqe me te madhe.Shume jane shpetuar prej rrenimit me ane te trishtimeve dhe kryqeve te tyre ;keto kane larguar te frikesuar zogjte nga rrjeta.Ne kohera te tjera,Zoti i ruan femijet e tij prej kurthit te gjuetarit duke i dhene atyre force te madhe shpirterore,keshtu qe kur ato tundohen te bejne te ligen ato thone, « Si mund te bej valle kete ligesi te madhe dhe te mekatoj kunder Zotit ? »Por çfare gjeje e bekuar qe eshte qe nese besimtari,ne nje ore te lige,do te bie ne rrjete,prapeseprape Zoti do ta nxjerre prej saj !O mekatar,pikellohu,por mos u deshpero.Edhe pse ke qene i hallakatur,degjo çfare thote Shpenguesi yt—« Kthehuni o bij te perdale,une do te kem meshire per ju.»Por ju thoni se nuk mund te ktheheni,sepse jeni te burgosur.Atehere degjoni premtimin—« Me siguri do te te çliroje nga laku i gjuetarit te shpendeve. »Akoma do te sillesh jashte çdo te lige ne te cilen ke rene,dhe edhe pse nuk do pushosh kurre te pendohesh mbi udhet e tua,prapeseprape Ai qe  te ka dashur nuk do te te flake tutje ;do te pranoje,dhe do te jape gezim dhe hare,qe kockat qe Ai ka thyer te mund te gezohen.Asnje zog i parajses nuk do te vdese ne rrjeten e gjuetarit.

 

 

24 janar-mbremje

 

« Marta ishte e zene me punet e shumta te sherbimit. »  {#Lluka 10 :40}

 

Gabimi i saj nuk ishte se sherbente :gjendja e sherbyesit i shkon per shtat çdo te Krishteri.”Po sherbej,” duhet te jete motoja e te gjithe princave te familjes mbreterore te qiellit.Po ashtu nuk ishte gabim se po sherbente shume.Ne nuk mund te bejme teper.Le te bejme gjithçka qe kemi mundesi te bejme;koka,zemra,dhe duart,te vihen ne pune ne sherbimin e Mjeshtrit.Nuk ishte gabimi i saj se ishte e zene duke i pergatitur nje feste Mjeshtrit.Lum Marta,qe kishte nje mundesi te tille te priste nje mysafir kaq te bekuar ;dhe lum ajo gjithashtu te kishte frymen te jipte te gjithe shpirtin e saj me kaq zell ne sherbim.Gabimi i saj ishte se u be e zene me punet e shumta te sherbimit,keshtu qe harroi Ate,dhe vetem kujtoi sherbimin.Ajo lejoje sherbimin te tejkalonte shoqerimin,dhe keshtu paraqiti nje detyre te njollosur me gjakun e tjetres.Ne duhet te jemi Marta dhe Maria ne nje :ne duhet te bejme shume sherbim,dhe te kemi shoqerim ne te njejten kohe.Per kete gje ne kemi nevoje per hir te madh.Eshte me e lehte te sherbesh se sa te shoqerosh.Jozeu nuk u lodh kurre duke luftuar me Amalekitet ;por Moisiu,ne majen e malit ne lutje,pati nevoje per dy ndihmesa per te mbeshtetur duart e tij.Aq me shume shpirteror ushtrimi,aq me shpejt ne lodhemi ne te.Frytet me te zgjedhura jane me te veshtirat per tu rritur :hiret me qiellore jane me te veshtirat per tu kultivuar.Te dashur,ndersa nuk duhet te leme pas dore gjerat e jashtme,qe jane te mira ne vetvete,duhet gjithashtu te kemi kujdes te gezojme shoqerim personal dhe te gjalle me Jezusin.Kini kujdes qe ulja ne kembet e Jezusit te mos lihet pas dore,edhe pse me pretekstin e se sherbyerit Atij.Gjeja e pare per shendetin e shpirtit tone,gjeja e pare per lavdine e tij,dhe gjeja e pare per vete dobishmerine tone eshte te mbajme veten ne shoqerim te perhershem me Zotin Jezus,dhe te jemi te vemendshem se shpirtshmeria jetesore e fese sone ruhet mbi çdo gje tjeter ne bote.

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article