10 mars

Publié le par alban

 

10 mars-mengjes  {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 28 :1-28 :68}  {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 33 :1-34 :12}

 

“Kur kisha bollek thoja:Une nuk do te prekem kurre.”  {#Psalmi 30:6}

 

“Moabi duke pushuar mbi llumin e tij dhe nuk ka kaluar nga nje ene ne ene tjeter.” Jepi nje njeriu pasuri;le te sjellin anijet e tij ne vendin e tij vazhdimisht mallra te shtrenjta;le te shfaqen ererat dhe dallget si sherbetoret e tij per te mbajtur anijet e tij pergjate kraharorit te detit te fuqishem;le te jape toka e tij fryt me bollek:le te jete koha e dobishme per te mbjellurat e tij;le ta shoqeroje perhere sukses i panderprere;le te qendroje mes njerezve si nje tregetar i suksesshem;le te gezoje shendet te vazhdueshem;lejohe te eci mes botes me nerva te çelikta dhe sy te shkelqyer,dhe te jetoje i lumtur;jepi frymen festive;le te kete kengen perhera ne buzet e tij;le te ndrite syri i tij me gezim—dhe rrjedhoja natyrale e nje gjendje te tille te rehatshme per çdo njeri,qofte ai edhe I Krishteri me i mire qe ka marre fryme ndonjehere,do te jete krenaria;edhe Davidi tha,”Nuk do te prekem kurre;” dhe nuk jemi me mire se Davidi,as sa gjysme e tij.Vella,ki kujdes per vendet e sheshta te udhes tende,nese po i shkel ato,ose nese rruga eshte e ashper,falendero Zotin per te.Nese Zoti do te na tundete perhera ne djepin e bollekut;nese do ishim perhera te perkundur ne gjunjet e pasurise;nese nuk do kishim ca njolla mbi shtyllen prej alabastri;nese nuk do kishte ca re mbi qiej;nese nuk do kishim ca pika te hidhura ne veren e kesaj jete,do helmoheshim me kenaqesi,do enderronim “nuk prekemi”;dhe nuk do te prekemi,por do te jemi mbi maje ne lartesi;ashtu si njeriu i pergjumur mbi direk,çdo çast do ishim ne rrezik.

 

Ne bekojme Zotin pra per pikellimet tona;e falenderojme per ndryshimet tona;ne lavderojme emrin e tij per humbjet e pronesise;sepse e ndjejme se po te mos na kishte ndrequr do ishim bere teper te sigurte.Begatia mondane e vazhdueshme eshte nje sprove e zjarrte.

 

Pikellimet,edhe pse duken te rrepta,

Shpesh jane te derguara ne meshire.

 

10 mars-mbremje

 

« Njeriu i lindur nga nje grua jeton pak dite dhe eshte plot me shqetesime. »  {#Jobi 14 :1}

 

 

Mund te na hyje shume ne pune,perpara se te biem ne gjume,te kujtojme kete fakt te trishtueshem,sepse mund te na shpjere te çlirohemi prej gjerave mondane.Nuk ka asgje shume te kendshme ne kujtimin se nuk jemi lart shigjetave te kundershtise,por mund te na peruli dhe te na parandaloje mburrjen tone ashtu si Psalmisti ne pjesen tone te mengjesit. « Mali im qendron i palevizur :nuk do te prekem kurre ».Mund te na pengoje qe te zeme rrenje shume te thella ne kete toke prej se ciles kaq shpejt do artisemi ne kopshtin qiellor.Le te kujtojme nedoresimin e brishte prej te cilit mbajme meshirat tona te perkohshme.Nese do mbanim mend se te gjitha pemet e tokes jane te caktuara per sepaten e druvarit,nuk do ishim dhe aq te gatshem per te ndertuar folete tona ne to.Ne duhet te duam por duhet te duam me dashurine qe pret vdekjen,dhe qe i merr ne llogari ndarjet.Te afermit tane te shtrenjte na jane te huazuar dhe koha kur duhet ti kthejme ato ne doren e huadhenesit mund te jete aty prane te dera.E njejta gje eshte me siguri e vertete per te mirat tona te kesaj bote.A nuk kane krahe pasurite dhe fluturojne tutje ?Shendeti yne eshte po ashtu i paqendrueshem.Lulet e brishta te fushes,ne nuk duhet t’i shikojme si duke lulezuar perhera.Ka nje kohe te caktuar per dobesi dhe semundje,kur duhet qe te lavderojme Zotin me ane te vuajtjeve dhe jo me ane te aktivitetit te zellshem.Nuk ka as dhe nje pike te vetme ne te cilen mund te shpresojme te shpetojme prej shigjetave te mprehta te pikellimit ;prej diteve tona te pakta nuk ka as dhe nje e siguruar prej trishtimit.Jeta e njeriut eshte nje  bute plot me vere te hidhur ;ai qe kerkon per gezim ne te do bente mire te kerkonte per mjalte ne nje oqean shellire.Lexues i dashur mos i ve ndjenjat e tua mbi gjerat e tokes :por kerko ato gjera qe jane lart,sepse ketu tenja bren dhe vjedhesi shkatarron,por atje te gjitha gezimet jane te perhershme dhe te perjetshme.Udha e trazires eshte rruga drejt shtepise.Zot,beje kete mendim nje jastek per shume koka  te lodhura !

 

 

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article