23 mars

Publié le par alban

 

23 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Judea 3 :1-5 :31} {Studim i shpejte :#Judea 12 :1-15 :20}

 

“Djersa iu be si pika gjaku qe binin perdhe.” {#Lluka 22 :44}

 

Trysnia mendore e ngritur prej betejes se Zotit tone me tundimin,kaq shume e shtrengoi gjendjen e tij  mendore ne nje ngacmim te jonatyrshem,sa poret e tij nxorren jashte pika te medha gjaku qe binin ne toke.Kjo provon se sa e stermadhe duhet te kete qene pesha e mekatit sa mund te shtypte Shpetimtarin keshtu qe Ai leshoi pika te medha gjaku !Kjo tregon pushtetin e fuqishem te dashurise se Tij.Eshte shume verejtje e bukur ajo e te vjeterit Izak Ambroz se rreshira qe kullon prej pemes pa e prere ate eshte perhera me e mira.Kjo peme e çmuar leshon aromat me te mira kur ishte e çare prej kamxhikeve me kokel,dhe kur ishte e çpuar me gozhda mbi kryq ;por shiko,leshon aromen me te mire kur nuk ka kamxhik,ose gozhde ose plage.Kjo nxjerr ne pah vullnetarine e vuajtjeve te Krishtit,perderisa pa heshte gjaku rrodhi lirisht.Nuk ka nevoje te vesh shushunjen,ose te perdoresh thiken ;rrjedh vetvetiu.Nuk ka nevoje per udheheqesit te therrasin, « Gufo o pus ; »rrjedhe vete ne perrenj te kuq.Nese njerezit vuajne dhembje te medha mendore siç duket gjaku vershon ne zemer.Faqet jane te zbehta,vjen nje ngerç ligeshtie ;gjaku ka shkuar brenda sikur te ushqeje njeriun e brendshem ndersa kalon permes sprovave te tij.Por shiko Shpetimtarin tone ne agonine e Tij,Ai kaq shume e harron veten,sa ne vend qe agonia  ta shpjere gjakun e  Tij ne zemer per ta ushqyer,e nxjerr jashte per te vesuar token.Agonia e Krishtit,me qene se e derdh Ate mbi toke,pershkruan plotesine e flijimit qe Ai beri per njerezit.

A nuk e veme valle re se sa e forte duhet te kete qene beteja qe perjetoi,dhe a nuk do ta degjojme zerin e Tij per ne ? « Ne luften tuaj kunder mekatit,ju ende nuk keni qendruar deri ne derdhjen e gjakut. »Shikoni KryeApostullin dhe KryePriftin e besimshpalljes sone,dhe djersit madje edhe deri ne gjak se sa ti dorezoheni kryetunduesit te shpirtrave tuaj.

 

23 mars-mbremje

 

« Po ju them,po te heshtin keta,do te bertasin guret. »  {#Lluka 19:40}

 

Por a mund te bertasin guret?Me siguri qe po nese Ai qe hap gojen e memecit do ti urdheronte te ngrenin lart zerin e tyre.Me siguri qe nese  do flisnin,do kishin shume per te deshmuar ne lavdi te Atij qe i krijoi ato me ane te fjales se fuqise se Tij;do madheronin urtesine dhe fuqine e Krijuesit te tyre qe i solli ne qenie.A nuk do te flasim mire ne per Te qe na riberi dhe prej gureve beri femije te Abrahamit?Shkembinjte e vjeter mund te flasin per kaosin dhe rregullin,dhe vepren e Zotit ne periudhat e njepasnjeshme te drames se krijimit;dhe a nuk mund te flasim ne per dekretet e Zotit,te vepres se madhe te Zotit ne kohet e vjetra,ne gjithçka qe Ai beri per kishen e Tij ne ditet e hershme?Nese guret do flisnin,do flisnin per thyesin e tyre,se si ai i nxorri prej gurores dhe i beri te pershtatshem per tempullin,dhe a nuk mund te flasim ne per Thyesin tone te lavdishem,qe theu zemrat tona me çekiçin e fjales se tij,qe te na mund te na ndertonte ne tempullin e tij?Nese guret do bertisnin ato do madheronin ndertuesin e tyre,qe i pastroi ato dhe i formoi sipas shembellimit te nje pallati;dhe a nuk do flasim ne per Arkitektin dhe Ndertuesin tone,qe na ka vendosur ne vendin tone ne tempullin e Perendise se gjalle?Nese guret do bertisnin,do kishin nje histori te gjate ,shume te gjate per te na thene si memorial,sepse shume here nje gur i madh ka qene rrokullisur si nje memorial perpara Zotit;dhe ne gjithashtu mund te deshmojme per Ebenezere,guret e ndihmes,shtyllat e kujteses.Guret e thyer te ligjit bertasin kundra nesh,por Vete Krishti,qe rrokullisi tutje gurin prej hyrjes se varrit,flet per ne.Guret mund te bertasin,por ne nuk do t’i leme ato keshtu:do t’i bejme te heshtin zhurmat e tyre me tonat;do te shperthejme ne kantike te shenjte,dhe do te bekojme madherine e Shume Te Lartit,duke e lavderuar gjithe ditet tona Ate qe eshte i thirrur prej Jakobit Bariu dhe Guri i Izraelit.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article