30 maj

Publié le par alban

30 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Kronika 31 :1-33 :25} {Studim i shpejte :#Ezra 1 :1-3 :13}

 

« I zini dhelprat,dhelprat e vogla qe demtojne vreshtat. » {#Kantiku i kantikeve 2 :15}

 

Nje gjemb i vogel mund te shkaktoje shume vuajtje.Nje re e vogel mund te fshehe diellin.Dhelprat e vogla demtojne vreshtat ;dhe mekatet e vogla i bejne dem zemres se brishte.Keto mekate te vogla germojne strofka ne shpirt dhe e mbushin aq shume me ate qe eshte e urrueshme per Krishtin sa Ai nuk do mbaje ndonje bashkesi dhe shoqerim te kenaqshem me ne.Nje mekat i madh nuk mund te shkaterroje nje Te Krishtere,por nje mekat i vogel  mund ta bej ate te mjere.Jezusi nuk do ece bashke me popullin e Tij nese ato nuk debojne jashte çdo mekat te njohur.Ai thote, « Po te mbani porosite e Mia,do te qendroni ne dashurine Time,ashtu siç kam mbajtur Une porosite e Atit Tim dhe qendroj ne dashurine e Tij. »Disa te Krishtere shume rralle gezojne pranine e Shpetimtarit te tyre.Pse valle keshtu ?Me siguri qe duhet te jete e dhembshme per nje femije te vogel te ndahet prej atit te tij.A je nje femije i Zotit dhe prapeseprape i kenaqur te vazhdosh pa pare fytyren e Atit tend ?Cfare !Ti,nusja e Krishtit dhe prapeseprape i kenaqur pa shoqerimin e Tij !Me siguri qe ke rene ne nje gjendje te trishtueshme sepse nusja e dlire e Krishtit renkon si pellumbeshe pa pellumbin e saj kur ky eshte larguar.Bej pra pyetjen,çfare ka larguar Krishtin prej teje ?Ai fsheh fytyren e Tij mbas murit te mekateve te tua.Ai mur mund te ngrihet lart prej guralecesh po aq lehte sa edhe prej guresh te medhenj.Deti eshte i bere prej pikash ;shkembinjte jane te bera prej therrmijave :dhe deti qe te ndan prej Krishtit mund te mbushet me pikat e mekateve te tua te vogla ;dhe shkembi qe gati sa nuk shkatarroi  barken tende mund te jete bere prej punes se perditshme te insekteve koralesh te mekateve te tua te vogla.Nese do doje te jetoje me Krishtin dhe te ecje me Krishtin dhe te shikoje Krishtin dhe te kesh shoqerim me Krishtin ki kujdes prej « dhelprave te vogla qe demtojne vreshtat sepse vreshtat tona jane ne lulezim. »Jezusi te fton te shkosh me Te dhe t’i kapesh ato.Me siguri qe Ai ashtu si Samsoni do kape dhelprat menjehere dhe lehte.Shko me Te ne gjah.

 

30 maj-mbremje

 

« Qe ne te mos ishim me skllever te mekatit. » {#Romakeve 6 :6}

 

I Krishtere,çfare te duhet me mekatin ?A nuk te ka kushtuar  mjaft tashme?Femije i djegur a do lozesh me zjarrin?Cfare!Kur ke qene tashme midis nofkave te luanit a do hidhesh per here te dyte ne strofkullen e tij?A nuk te ka ardhur ne maje te hundes prej gjarprit te vjeter?A nuk helmoi nje here te gjitha venat e tua dhe a do lozje mbi vrimen e gjarprit me zile dhe a do vije doren tende nje here te dyte mbi strofullen e neperkes ?O,mos ji aq i çmendur !aq i pamend !A te dha ndonjehere mekati kenaqesi te vertete ?A gjen kenaqesi te shendoshe ne te ?Nese po,kthehu te hamalleku jot i vjeter dhe ve perseri zinxhirin nese te jep kenaqesi.Por  meqenese mekati nuk te dha kurre ate qe premtoi te te jipte por te mashtroi me genjeshtra mos ji per here te dyte i zene ne kurth—ji i lire dhe kujtimi i shkllaverise tende te vjeter te ndalofte te hysh ne rrjete perseri !Eshte kundra qellimeve te dashurise se perjetshme,te cilat te gjitha synojne pastertine dhe shenjterine tende ;prandaj mos ec kundra qellimeve te Zotit tend.Nje tjeter mendim duhet te te permbaje prej se mekatuari.Te Krishteret nuk mund te mekatojne kurre lehte ;ato paguajne nje çmim te rende per shkeljen.Shkelja shkaterron paqen e mendjes,erreson bashkesine me Jezusin,pengon lutjen,sjell erresire mbi shpirtin tend ;prandaj mos ji skllav i mekatit.Ka akoma nje argument me te lart :sa here qe « i sherben » mekatit ke « kryqezuar perseri Birin e Perendise  dhe po e turperon boterisht. »A mund ta durosh valle ate mendim ?O !Nese ke rene ne ndonje mekat te veçante gjate kesaj dite,ndoshta Mesuesi im te ka derguar kete qortim kete mbremje per te te kthyer perseri perpara se te kesh shkuar shume larg ne pabesine tende.Kthehu te Jezusi serish ;Ai nuk e ka harruar dashurine e Tij per ty ;hiri i Tij eshte akoma i njejte.Me qarje dhe pendim eja te stoli i kembeve te Tij dhe do pritesh perseri ne zemren e Tij ;do vendosesh mbi nje shkemb perseri dhe hapat e tua do forcohen.

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article