26 gusht

Publié le par alban

26 gusht-mengjes {Lexim i perditshem :#Jeremia 41 :1-44 :30}  {Studim i shpejte :#Jeremia 50 :1-52 :34}

 

« Ai ka vendosur beselidhjen e tij perjete. » {#Psalm 111 :9}

 

Populli i Zotit kenaqet ne vete beselidhjen.Eshte nje burim i padeshtueshem ngushellimi per to aq shpesh sa Fryma e Shenjte i udheheq ne shtepine e gostise dhe tund flamurin e saj te dashurise.Ato kenaqen te veshtrojne vjetersine e asaj beselidhje,duke kujtuar se para se ylli te njihte vendin e tij,ose planetet ti vinin perqark orbites se tyre,interesat e te shenjteve ishin te sigurta ne Jezu Krishtin.Eshte veçanerisht e kendshme per to te kujtojne sigurine e   beselidhjes ndersa persiatin mbi « hiret e sigurta te Davidit. »Ato kenaqen duke e kremtuar ate si « te firmosur dhe te vulosur,dhe e fuqizuar,ne te gjitha gjerat e rregulluara mire. »I ben shpesh zemrat e tyre te zgjerohen me gezim tek mendojne mbi pandryshueshmerine e saj,si nje beselidhje qe as  koha ose perjetesia,jeta ose vdekja,nuk do te mundin ta shkelin---nje beselidhje po aq e vjeter sa perjetesia dhe po aq e perjetshme sa Shkembi i koherave.Ato gezohen gjithashtu te festojne plotesine e beselidhjes se tyre,sepse ato shikojne ne te te gjitha gjerat te siguruara per to.Zoti eshte rrisku i tyre,Krishti shoku i tyre,Fryma Ngushelluesi i tyre,toka banesa e tyre dhe qielli shtepia e tyre.Ato shikojne ne te nje trashegimi e ruajtur dhe e patjetersueshme per çdo shpirt qe zoteron nje interes ne vepren e tij te vjeter dhe te perjetshme te dhurates.Syte e tyre xixelluan kur e pane ate si nje zbulim thesar ne Bibel ;por o !sa u kenaqen shpirtrat e tyre kur pane ne vullnetin e fundit dhe testamentin e kusheririt te tyre hyjnor se i ishte lene trashegim atyre !Me veçanerisht eshte kenaqesia e popullit te Zotit te veshtroje hirin e kesaj beselidhje.Ato shikojne se ligji u be i pavlefshem sepse ishte nje beselidhje veprash dhe varej nga merita,por kete ato e dallojne se eshte e vazhdueshme sepse hiri eshte baza,hiri eshte kushti,hiri eshte toni,hiri eshte fortifikata,hiri eshte themeli,hiri eshte gurkyçi.Beselidhja eshte nje thesar i pasur,nje hambar  ushqimi,nje burim jete,nje strehe shpetimi,nje karte paqeje,nje liman gezimi.

 

 

26 gusht-mbremje

 

« E gjithe njerezia me ta pare mbeten te mrekulluar dhe vrapuan drejt Tij per ta pershendetur. »{Marku 9 :15}

 

Sa e madhe ndryshimi midis Moisiut dhe Jezusit !Kur profeti i Horebit pati qene dyzet dite mbi mal,ai pesoi nje lloj shfytyrimi,keshtu qe pamja e tij shkelqeu me nje shkelqim shume te madh dhe ai vuri nje vello mbi fytyren e tij,sepse populli nuk mund te duronte te shikonte mbi lavdine e tij.Jo keshtu me Shpetimtarin tone.Ai qe shfytyruar me nje lavdi me te madhe se ajo e Moisiut,dhe prapeseprape,nuk eshte e shkruar se njerezit u qerruan prej shkelqimit te pamjes se tij,por perkundrazi ato u mrekulluan,dhe duke vrapuar tek ai e pershendeten ate.Lavdia e ligjit zmbraps por lavdia me e madhe e Jezusit terheq.Edhe pse Jezusi eshte i shenjte dhe i drejte,prapeseprape e perzier me pastertine e tij ka aq shume vertetesi dhe hir,sa mekataret turren drejt tij te mrekulluar prej miresise se tij,te magjepsur prej dashurise se tij ;ate e pershendetin,behen dishepujt e tij,dhe e marrin per te qene Zoti i tyre dhe Padroni i tyre.Lexues,mund te jete qe pikerisht tani ti je i verbuar prej shkelqimit rrezellues te ligjit te Zotit.Ti ndjen kerkesat e tij ne ndergjegjen tende,por  nuk mund ta zbatosh dot ne jeten tende.Jo se gjen ndonje te mete ne ligj,perkundrazi,ai nxit vleresimin tend me te thelle,megjithate ti ne asnje menyre nuk terhiqesh prej tij te Zoti ;por je ne te kundert i ngurtesuar ne zemer,dhe po i priresh drejt deshperimit.Ah,zemer e gjore !kthe syte prej Moisiut,me gjithe shkelqimin e tij prapesues,dhe shiko te Jezusi,shkelqyes me lavdi me te bute.Veshtro plaget e tij rrjedhese dhe koken e kurorezuar me gjemba !Ai eshte Biri i Zotit,dhe keshtu qe ai eshte me i madh se Moisiu,por ai eshte Zoti i dashurise,dhe prandaj me i dhimbshem se ligjdhenesi.Ai mbajti zemerimin e Zotit,dhe ne vdekjen e tij shfaqi me teper drejtesine e Zotit se sa Sinai ne flaket e tij,por ajo drejtesi eshte hakmarrur tani,dhe ketej e tutje eshte rojtari i besimtareve ne Jezus.Shiko,mekatar,Shpetimtarin e gjakosur,dhe tek ndjen terheqjen e dashurise se tij,fluturo ne krahet e tij,dhe do te shpetohesh.

 

Publié dans Gusht

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article