1 nentor

Publié le par alban

 

 

 

 

1 nentor-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Gjoni 1:1-3:36}  {Studim i shpejte:#Gjoni 11:1-12:50}

 

“Kisha ne shtepine tende.” {#Filemoni 1:2}

 

A ka Kishe ne shtepine tende ?A jane prinderit,femijet,shoket,sherbetoret te gjithe pjesetare te saj?apo ka akoma disa te patjetersuar?Le te ndalemi ketu dhe le te leshojme pyejtjen—a jam une nje pjestar i Kishes ne kete shtepi ?Sa do te kercente zemra e atit prej gezimit dhe syte e nenes do mbusheshin me lot te shenjte nese qe prej me te vjetrit deri ne me te riun te gjithe te ishin te shpetuar !Le te lutemi per kete meshire te madhe derisa Zoti te na e jape.Ndoshta pati qene objekti me i shtrenjte i deshirave te Filemonit te kishte te gjithe familjen e tij te shpetuar ;por kjo nuk iu dha ne fillim ne plotesine e saj.Ai kishte nje sherbetor te keq,Onesimus,i cili,duke ia hedhur,u largua prej sherbimit te tij.Lutjet e padronit te tij e ndoqen mbrapa dhe se fundmi,perderisa Zoti deshi,Onesimusit i qelloi te degjonte Palin te degjonte ;zemra e tij u prek,dhe u kthye te Filemoni,jo vetem per te qene nje sherbetor besnik,por nje vella i dashur,duke shtuar nje tjeter pjestar ne Kishen e shtepise se Filemonit.A ka ndonje sherbetor te patjetersuar ose ndonje femije mungues kete mengjes ?Bej pergjerim te veçante qe te tille,ne kthimin e tyre ne shtepi,te gezojne te gjitha zemrat me lajmet e mira se çfare ka bere hiri !A ka ndonje te pranishem ?Lere te marre pjese ne te njejtin pergjerim.

Nese ka nje Kishe te tille ne shtepine tone,le ta veme mire ne rregull,dhe le te veprojme te gjithe si perpara syve te Zotit.Le te levizim ne çeshtjet e zakonshme te jetes me nje shenjteri te kujdesshme,zell,miresi dhe ndershmeri.Pritet me shume prej nje Kishe se sa prej nje vatre te zakonshme ;adhurimi familjar duhet,ne nje rast te tille,te jete me i perkushtuar dhe me i perzemert ;dashuria e brendshme duhet te jete me e ngrohte dhe me e pathyeshme,dhe sjellja e jashtme duhet te jete me e shenjteruar dhe me Krishtngjashme.Ne nuk kemi pse te kemi frike se vogelsia e numrit tone do te na vendose jashte listes se Kishave,sepse Fryma e Shenjte ketu ka regjistruar nje Kishe familjare ne librin e frymezuar te kujteses.Si nje Kishe le te afrohemi me afer kokes se madhe te se vetmes Kishe universale,dhe le ti pergjerohemi Atij per te na dhene hir per te shkelqyer perpara njerezve ne lavdi te emrit te Tij.

 

 

1 nentor-mbremje

 

« Dhe nuk kuptuan asgje,deri sa erdhi permbytja dhe i fshiu te gjithe ;keshtu do te ndodhe ne ardhjen e Birit te njeriut. »  {#Mateu 24 :39}

 

Denimi ishte universal,as i pasuri as i varferi nuk shpetuan :i mesuari dhe analfabeti,i admiruari dhe i urryeri,fetari dhe i pafeu,i moshuari dhe i riu,te gjithe u zhyten ne nje rrenim te perbashket.Disa pa dyshim qe paten perqeshur patriarkun—ku jane tani talljet e tyre gazmore ?Te tjeret e paten kercenuar ate per zellin e tij qe ato e vleresuan si çmenduri—ku jane tani mburrjet e tyre dhe fjalimet e tyre te vrazhda ?Kritiku qe gjykoi punen e njeriut te moshuar eshte i mbytyr ne te njejten det qe mbulon shoket e tij perqeshesh.Ato qe folen si perkrahes te besnikerise se njeriut te mire bindjeve te tij,por qe nuk i ndane per vete,u zhyten per te mos u ngritur me,dhe punetoret qe per pagese ndihmuan te ndertonin arken e mrekullueshme,humben gjithashtu.Ato u fshine nga ujerat dhe asnje perjashtim nuk u be.Po ashtu,jashte Krishtit,shkaterrim i mbrame eshte i sigurte per çdo njeri i lindur prej gruas ;as pozite,zoterim,ose karakter,nuk do te mjaftoje per te shpetuar edhe nje shpirt te vetem qe nuk ka besuar ne Zotin Jezus.Shpirti im,shiko kete gjykim te perhapur gjeresisht dhe dridhu prej tij.

Sa e habitshme amullia e pergjithshme !Ato ishin te gjithe duke ngrene dhe duke pire,duke u martuar,derisa mengjesi i tmerrshem agoi.Nuk kishte as dhe nje njeri te urte mbi toke jashte arkes.Cmenduria mashtroi te gjithe racen,çmenduria e veteruajtjes—me e çmendura e te gjithe çmendurive.Cmenduri ne dyshimin e Zotit shume te vertete—me e liga e çmendurive.E çuditshme,shpirti im,apo jo ?Te gjithe njerezit lene pas dore shpirtrat e tyre deri sa hiri i jep atyre arsyen,atehere ato lene çmendurine e tyre dhe veprojne si qenie te arsyeshme,po ama jo deri atehere.

Te gjithe,i bekuar qofte Zoti,ishin te sigurte ne arke,asnje rrenim nuk hyri aty.Prej elefantit te madh deri te miu i vogel te gjithe ishin te siguruar.Lepuri i ndrojtur ishte po aq i sigurte sa luani trim,lepurushi i pandihme po aq i siguruar sa kau punetor.Te gjithe jane te siguruar ne Jezusin.Shpirti im,a je ti ne Te ?

 

 

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article