5 janar

Publié le par alban

5 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 13 :1-15 :21}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 12 :1-14 :24}

 

« Dhe Perendia pa qe drita ishte e mire ;dhe Perendia e ndau driten nga erresira. » {#Zanafilla 1 :4}

 

Me te vertete qe drita eshte e mire perderisa ajo doli prej asaj fryme miresie, « U befte drita. »Ne qe e gezojme ate duhet te jemi me mirenjohes se çjemi,dhe duhet te shikojme me shume prej Zotit ne te dhe me te.Drita fizike thuhet prej Salomonit se eshte e embel,por drita e ungjillit eshte pafundmesisht me e çmueshme,sepse ajo zbulon gjera te perjetshme,dhe i sherben natyrave tona te pavdekshme.Kur Fryma e Shenjte na jep drite shpirterore dhe na hap syte per te pare lavdine e Zotit ne fytyren e Jezu Krishtit,ne shikojme mekatin ne ngjyrat e tij te verteta,dhe veten tone ne pozicionin tone te vertete ;ne shikojme Zotin Shumeteshenjte ashtu siç e shfaq Veten,planin e meshires ashtu siç eshte i parashtruar ,dhe boten e ardhshme ashtu si Fjala e pershkron ate.Drita shpirterore ka shume rreze dhe ngjyra prizmi,por qofshin ato njohuri,gezim,shenjteri,ose jete,te gjitha jane hyjshmerisht te mira.Nese drita e marre eshte keshtu e mire,çfare duhet te jete valle drita thelbesore,dhe sa i lavdishem duhet te jete vendi ku Ai e zbulon Vetveten.O Zot,perderisa drita eshte kaq e mire,na jep me shume prej saj,dhe me shume prej Vetes tende,drita e vertete.

Sapo ka nje gje te mire ne bote,atehere nje ndarje eshte e domosdoshme.Drita dhe erresira nuk kane shoqerim ;Zoti i ka ndare ato,le te mos i ngatarrojme.Bijte e drites nuk duhet te kene shoqerim me veprat,doktrinat ose mashtrimet e erresires.Femijet e dites duhet te jene esell,te ndershem,dhe guximtar ne vepren e Zotit te tyre,duke ia lene veprat e erresires atyre qe do te banojne ne te perhera.Kishat tona duhet me disipline te ndajne driten prej erresires dhe ne me ane te ndarjes sone te veçante prej botes duhet te bejme te njejten gje.Ne gjykim,veprim,degjim,mesim,bashkim,duhet te dallojme midis te çmueshmesh dhe te felliqures,dhe te mbajme ndarjen e madhe qe Zoti kreu ne diten e pare te botes.O Zoti Jezus,ji drita jone pergjate gjithe kesaj dite,sepse drita jote eshte drita e njerezve.

 

5 janar-mbremje

 

«Dhe Perendia pa driten. »  {#Zanafilla 1 :4}

 

Kete mengjes ne vume re miresine e drites dhe Zotin duke e ndare ate prej erresires,ne tani veme re syrin e veçante qe Zoti pati per driten. « Zoti pa driten »--Ai e pa ate me miredashesi,e veshtroi me kenaqesi,e pa se « ishte e mire. »Nese Zoti te ka dhene drite lexues i dashur,Ai shikon mbi ate drite me nje interes te veçante ;sepse jo vetem qe eshte e shtrenjte per Te si vete vepra e duarve te tij por sepse eshte si Ai vete,sepse « Ai eshte drite. »Eshte e kenaqshme per besimtarin te dije se syri i Zotit veshtron keshtu me butesi ate veper te hirit qe Ai ka filluar.Ai kurre nuk e humbet prej syrit ate thesar qe ka vendosur ne enet tona tokesore.Disa here ne nuk mund te shikojme driten,por Zoti perhera e shikon driten,dhe kjo eshte shume me mire se sa ne ta shikojme ate.Me mire per gjykatesin te shikoje pafajshmerine tone se sa per mua te mendoj per ta pare ate.Eshte shume e ngushellueshme per mua te njoh se i perkas popullit te Zotit—por nese e di kete apo jo,nese Zoti e di ,jam i sigurte.Ky eshte themeli, « Zoti i njeh ato qe i perkasin. »Ti mund te jesh duke psheretire dhe gulçuar prej mekatit te brendshem dhe duke vajtuar per erresiren tende,prapeseprape Zoti shikon « drite » ne zemren tende,sepse Ai e ka vene ate aty,dhe e gjithe mjegulla dhe mugu i shpirtit tend nuk mund ta fshehe driten tende prej syrit te tij te hirshem.Ti mund te jesh zhytur poshte ne zemerleshim,dhe madje ne deshperim ;por nese shpirti jot deshiron ndopak Krishtin,dhe nese po kerkon te  prehesh ne vepren e tij te perfunduar,Zoti shikon « driten ».Ai jo vetem qe e shikon ate por gjithashtu e ruan ate ne ty. « Une,Zoti e ruaj ate ».Ky eshte nje mendim i çmuar per  ato qe,pas nje ruajtje dhe vemendje te ankthshme vetes se tyre,ndjejne pafuqishmerine e tyre per te bere ashtu.Driten  te ruajtur keshtu prej hirit te tij,nje dite Ai do ta rrise ne shkelqimin e mesdites dhe ne plotesine e lavdise.Drita perbrenda eshte agimi i jetes se perjetshme. 

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article