6 janar

Publié le par alban

6 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 16 :1-18 :33}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 15 :1-17 :27}

 

« Te gjithe ankthin tuaj hidheni mbi Te,sepse Ai merakoset per ju. »  {#1 Pjetri 5 :7}

 

Eshte nje menyre e gezueshme te lehtesosh pikellimin kur ndjejme—« Ai merakoset per mua. » I Krishtere ! mos e çndero fene duke pasur nje çehre te ankthshme ;eja,hidh barren tende mbi Zotin tend.Po luhatesh nen nje peshe qe Ati yt as qe nuk do ta ndjente.Cfare te duket nje peshe shtypese,do te ishte per Te si pluhur mbi peshore.Asgje nuk eshte aq e embel sa

Te qendrosh pasiv ne duart e Zotit,

Dhe te mos njohesh vullnet perveçse vullnetin e tij.

 

O femije i vuajtjes,ji i duruar ;Zoti nuk te braktis ne provanine e tij.Ai qe eshte ushqyesi i harabelave do te te furnizoje gjithashtu ate per te cilen ke nevoje.Mos u ul ne deshperim ;vazhdo te shpresosh,shpreso perhera.Merr krahet e besimit kunder nje deti trazirash dhe kundershtaret e tu do ti japin fund trishtimeve te tua.Eshte  Nje qe perkujdeset per ty.Syri i tij eshte i fiksuar mbi ty,zemra e tij rreh me meshire per dhembjen tende dhe dora e tij e plotfuqishme do te te sjelle akoma ndihmen e nevojshme.Reja me e erret do te shperndahet ne shira meshire.Mugu  me i zi do ti lere vendin mengjesit.Ai,nese i perkisni familjes se tij,do te lidhe plaget e tua dhe do te sheroje zemren tende te thyer.Mos ver ne dyshim hirin e tij per shkak te sprovave te tua,por beso se Ai te do po aq ne periudha trazire sa ne koherat e lumturise.Cfare jete te qete dhe te patrazuar do te kishe nese do tia lije provanine Zotit te provanise !Me pak vaj ne nje poçe balte dhe me pak mish Elia i mbijetoi zise se bukes,dhe ti do te besh te njejten gje.Nese Zoti perkujdeset per ty,perse valle ke nevoje te perkujdesesh gjithashtu ?A mund ti besosh Atij per shpirtin tend,dhe jo per trupin tend?Ai nuk ka refuzuar kurre te mbaje barrat e tua,Ai nuk eshte renduar kurre nen peshen tende.Eja,atehere,shpirt !jepi fund ankthit te nervozuar,dhe leri te gjitha shqetesimet e tua ne Zotin e hirshem.

 

6 janar-mbremje

 

« Ne mbremje dora e Zotit u vu mbi mua »  {#Ezekiel 33 :22}

 

Kjo gje mund te ndodhi ne rrugen e gjykimit,dhe,nese ashtu,le te marrim ne konsiderate arsyen e nje vizite te tille,dhe te durojme fshikullen dhe Ate qe e ka caktuar ate.Nuk jam i vetmi qe jam i ndrequr naten ;le ti nenshtrohem me gezim dhembjes,dhe me kujdes te perpiqem te perfitoj nga kjo gje.Por dora e Zotit mund te ndjehet ne nje menyre tjeter,duke forcuar shpirtin dhe duke e ngritur frymen lart drejt gjerave te perjetshme.O e ndjefsha ne kete menyre Zotin qe vepron me mua !Nje ndijim pranie dhe banimi hyjnor e shpie shpirtin drejt qiellit si mbi krahet e shqiponjes.Ne kohera te tilla ne jemi perplot me gezim shpirteror dhe harrojme hallet dhe trishtimet e tokes ;e padukshmja eshte afer,dhe e dukshmja humbet fuqine e saj kundrejt nesh ;trupi sherbyes pret ne kemben e kodres por fryma padrone adhuron mbi maje ne pranine e Zotit.O mu dhente kete mbremje nje periudhe shoqerimi hyjnor te shenjte !Zoti e di se kam teper nevoje per te.Hiret e mia lengojne,korruptimet e mia terbohen,besimi im eshte i dobet,perkushtimi im eshte i ftohte ;te gjitha keto jane arsye pse dora e tij sheruese duhet vene mbi mua.Dora e tij mund te ftohe nxehtesine e ballit tim te nxehte,dhe te ndaloje traziren e zemres sime fergelluese.Ate dore te djathte te lavdishme qe krijoi boten mund te formoje te re mendjen time ;dora e palodhur qe mban lart shtyllat gjigande mund te mbeshtese frymen time ;dora e dashur qe rrethon te gjithe te shenjtet mund te me gezoje mua ;dhe dora e fuqishme qe ben cope cope armikun mund te nenshtroje mekatet e mia.Pse nuk duhet te ndjej ate dore duke me prekur kete mbremje ?Eja,shpirti im,drejtohu Zotit me pergjerimin e fuqishem se duart e Jezusit u tejshpuan per shpetimin tend dhe me siguri do te ndjesh te njejten dore mbi ty qe nje here preku Danielin dhe e ngriti me kembe qe te mund te shikonte vizione te Zotit.

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article