10 janar

Publié le par alban

10 janar-mengjes  {Lexim i perditshem :#Zanafilla 28 :1-30 :43}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 25 :1-26 :35}

 

« Pas kesaj me pret kurora e drejtesise »  {#2 Timoteut 4 :8}

 

Dyshues !ke thene shpesh, « druaj se nuk do te hyj kurre ne parajse. »Mos ki frike !te gjithe njerezit e Zotit do te hyjne atje.E dua shume thenien e vjeter te nje njeriu ne prag te vdekjes,qe u shpreh, « nuk kam frike te shkoj ne shtepi ;i kam derguar te gjithe perpara meje ;gishti i Zotit eshte ne rézen e deres sime,dhe per te jam gati te hyj brenda. »Por,thote dikush, « a nuk ke frike se mos humb trashegimine tende ? » « Jo, » thote ai, « jo ;ka nje kurore ne qiell qe engjelli Gabriel nuk mund ta mbaje,nuk do ti pershtatej asnje koke perveç simes.Ka nje fron ne parajse qe Pali apostulli nuk mund te zere ;eshte bere per mua,dhe do ta kem ate. »O I Krishtere,çfare mendimi i gezueshem !risku jot eshte i sigurte ; » « mbetet nje dite prehjeje. » « Por a mund ta humb valle ? »Jo,eshte e trasheguar pa te drejte tjetersimi.Nese jam nje femije i Zotit nuk mund ta humb ate.Eshte e imja po aq me siguri sa sikur te isha atje.Eja me mua,besimtar,dhe le te ulemi ne majen e Nebos,dhe te shikojme token e mire,Kananin.A e shikon ate lume te vogel vdekjeje duke shkelqyer nen driten e diellit,dhe pertej tij a i shikon majat e qytetit te perjetshem ?A e ve re vendin e kendshem,dhe te gjithe banoret e tij te gezueshem ?Ta dish atehere,se sikur te mundje ta kaloje ne fluturim do te shikoje te shkruajtur mbi nje prej banesave te shumta te tij, « kjo qendron per nje te tille ;e ruajtur vetem per te.Ai do te terhiqet per te banuar perjeta me Zotin. »Dyshues i gjore,shiko trashegimine e hirshme ;eshte e jotja.Nese beson ne Zotin Jezus,nese je penduar  per mekatin,nese je riperteritur ne zemer,i perket popullit te Zotit,dhe ka nje vend te ruajtur per ty,nje kurore per ty,nje harpe e bere gati veçanerisht per ty.Asnje tjeter nuk do te kete riskun tend,eshte e rezervuar per ty,dhe do ta kesh pas pak,sepse nuk do te kete frone te zbrazur ne lavdi kur te gjithe te zgjedhurit do mblidhen bashke.

 

10 janar-mbremje

 

« Ne mishin tim do te shoh Perendine. »  {#Jobi 19:26}

 

Ve re temen e paraprirjes se pershpirtshme te Jobit “do te shoh Zotin.”Ai nuk thote,”do te shikoj te shenjtet”—edhe pse pa dyshim qe kjo gje do te jete nje lumturi e pashprehur—por,”do te shoh Zotin.”Nuk thuhet—“do te shoh portat prej perlash,do te veshtroj muret prej gasperi,do te sodis kurorat prej ari,”por “do te shoh Zotin.”Kjo eshte shuma dhe thelbi i parajses,kjo eshte shpresa e gezueshme e besimtareve.Eshte kenaqesia e tyre ta shikojne ate tani ne urdheresa me ane besimit.Ato duan shume ta shikojne Ate ne shoqerim dhe lutje;por atje ne parajse do te kete nje pamje te pamjegullt dhe te hapur,dhe keshtu”duke e pare Ate ashtu siç eshte,”do te behen teresisht si Ai.Ngjashmeria me Zotin—per çfare mund te deshirojme me shume?Dhe nje shikim te Zotit—çfare mund te deshirojme me mire?Disa e lexojne fragmentin,”Prapeseprape do te shikoj Zotin ne mishin tim,” dhe gjejne ketu nje aluzion ne lidhje me Krishtin,si “Fjale e bere mish,” dhe ate shikim te lavdishem te tij qe do te jete shkelqimi i diteve te fundit.Nese keshtu apo jo eshte e sigurte se Krishti do te jete objekti i pamjes sone te perjetshme;gjithashtu nuk do te duam ndonje gezim perveç ate te shikojme Ate.Mos mendo se kjo do te jete nje sfere e ngushte per mendjen ku te qendroje.Eshte nje burim endjeje por ky burim eshte i pashtershem.Te gjitha atributet e tij do te jene subjekte soditjeje,dhe ashtu si Ai eshte i pafundme ne çdo pikepamje,nuk ka per tu pasur frike shterimi.Veprat e tij,dhuratat e tij,dashuria e tij kundrejt nesh,dhe lavdia e tij ne gjithe qellimet e tij,dhe ne gjithe veprimet e tij,do te jene nje teme qe do te jete perhera e re.Patriarku mezor e priste kete pamje te Zotit si nje gezim personal.”Qe syte e mi do ta shikojne dhe jo nje tjeter.”Hidh veshtrime kuptuese mbi lumnine e parajses;mendo se çfare do te jete per ty.”Syte e tu do te shikojne Mbretin ne hijeshine e tij.”Cdo drite tokesore zbehet dhe erresohet teksa veshtrojme mbi te,por ketu ka nje shkelqim qe nuk do te meket kurre,nje lavdi qe nuk do te venitet kurre”do te shoh Zotin.”

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article