9 janar

Publié le par alban

9 janar-mengjes  {Lexim i perditshem :#Zanafilla 25 :1-27 :46}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 23 :1-24 :67}

 

« Do te jem Zoti i tyre. »  {#Jeremia 31:33}

 

I Krishtere!ketu ka gjithçka qe mund te kerkosh.Per te te bere te lumtur ti ke nevoje per diçka qe do te te kenaqe;dhe a nuk eshte kjo e mjaftueshme per ty?Nese mund te derdhesh kete premtim ne kupe,a nuk do thuash valle me Davidin,”Kupa ime po derdhet;kam me teper se çmund te deshiroje zemra?”Kur kjo eshte e permbushur,”Jam Zoti yt,”a nuk je valle zoteruesi i te gjitha gjerave?Deshira eshte e pangopur si vdekja,por Ai qe mbush gjithçka ne gjithçka mund ta mbushe ate.Kush mund te mase valle nxenesine e deshirave tona?por pasuria e pamase e Zotit e tejmbush ate.Po te pyes nese nuk je i mbushur kur Zoti eshte yti?A do gje tjeter perveçse Zotit?A nuk eshte plotmjaftueshmeria e tij  e mjaftueshme per te te kenaqur kur çdo gje tjeter do te deshtonte?Por ti do me shume se kenaqesi te paqme;ti deshiron endje rrembyese.Eja,shpirt,ketu ka muzike te pershtatshme per qiellin,risku yt,sepse Zoti eshte Krijuesi i Qiellit.E gjithe muzika e luajtur prej instrumenteve te embel ose e nxjerre prej harpave,nuk mund te leshoje nje melodi te tille sa ky premtim i embel,”Do te jem Zoti i tyre.”Ketu ka nje det te thelle lumnie,nje oqean te pafund kenaqesie;eja,kridhe shpirtin tend ne te;noto per pak kohe dhe nuk do te gjesh breg;zhytu mes perjetesise dhe nuk do te gjesh fund.”Do te jem Zoti i tyre.”Nese kjo nuk ti ben syte te xixellojne dhe zemren tende te rrahe fort me gezim,atehere me siguri qe shpirti jot nuk eshte ne nje gjendje te shendetshme.Por ti do me shume se kenaqesi te tanishme—ti digjesh me zjarr per diçka ne lidhje me te cilen ti mund te ushtrosh shprese;dhe per çfare mund te shpresosh me shume se sa per permbushjen e ketij premtimi,”Do te jem Zoti i tyre?”Ky eshte kryepremtimi;ta gezosh ate krijon nje qiell ketu poshte,dhe do te pergatise per lart ne qiell.Qendro ne driten e Zotit tend,dhe shpirti yt u rrembefte perhera me dashurine e tij.Merr palcen dhe dhjamin qe kjo pjese te jep.Jeto sipas privilegjeve te tua dhe gezohu me gaz te pashprehshem.

 

9 janar-mbremje

 

“I sherbeni Zotit me gaz.”  {#Psalmi 100:2}

 

Endja ne sherbimin  hyjnor eshte nje tregues pranimi.Ato qe i sherbejne Zotit me nje çehre te trishte sepse bejne ate çfare i duket e pakendshme,nuk e sherbejne Ate aspak;ato sjellin nje forme  nderi,por jeta mungon.Zoti yne nuk kerkon skllever per te zbukuruar fronin e tij;Ai eshte Zoti i perandorise se dashurise,dhe i do sherbetoret e tij te vishen me rroba gezimi.Engjejt e Zotit e sherbejne Ate me kenge jo me psheretima;nje murmurime ose nje psheretime do te ishte nje rebelim ne rradhet e tyre.Ajo bindje qe nuk eshte e vullnetshme eshte mosbindje,sepse Zoti shikon ne zemer dhe nese shikon se i sherbejme Atij prej detyrimit dhe jo sepse e duam Ate,atehere Ai do te hedhe poshte flijimin tone.Sherbimi i çiftezuar me gaz eshte sherbim me zemer,dhe prandaj i vertete.Hiq vullnetshmerine e hareshme prej te Krishterit dhe i keni dhene fund proves se sinqeritetit te tij.Nese nje njeri shtrengohet per ne  beteje,nuk eshte nje atdhetar;por ai qe çan perpara me sy te shkelqyeshem dhe fytyre rrezelluese duke kenduar,”Eshte e embel te vdesesh per atdheun,” deshmon se eshte i sinqerte ne atdhetarine e tij.Gazmimi eshte mbeshtetja e forces sone;ne gezimin e Zotit ne jemi te forte.Ai vepron si heqesi i veshtiresive.Eshte per sherbimin tone çfare eshte vaji per rrotat e vagonave.Pa vaj boshti nxehet teper dhe ndodh aksidenti;dhe nese nuk ka nje gazmim te shenjte per te vajosur rrotat tona atehere frymet tona do te rendohen me lodhje.Njeriu qe eshte i gezuar ne sherbimin e tij Zotit,provon se bindja eshte perberesi i tij;ai mund te kendoje

Me bej qe te eci ne urdherimet e tua,eshte nje rruge e kendshme.

Lexues,le te ngrejme kete pyetje—a e sherben Zotin me gaz ?Le ti tregojme njerezve te botes qe mendojne se feja jone eshte skllaveri se eshte endja dhe gezimi yne !Hareja jone le te shpalle se i sherbejme nje Mjeshtri te mire.

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article