19 janar

Publié le par alban

 

19 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Eksodi 5 :1-7 :25}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 48 :1-50 :26}

 

“E kerkova por nuk e gjeta.” {#Kenga e kengeve 3:1}

 

Me thuaj ku e humbe shoqerimin e Krishtit,dhe do te te them vendin me te mundshem per ta gjetuar Ate. A e humbe Krishtin ne kthine duke mos u lutur aq sa duhet?Atehere atje duhet ta kerkosh dhe ta gjesh Ate.A e humbe Krishtin prej mekatit ?Nuk do ta gjesh Krishtin ne rruge tjeter perveçse duke hequr dore prej mekatit,dhe duke kerkuar me ane te Frymes se Shenjte ti japesh vdekjen gjymtyres ne te cilen epshsi banon me te vertete.A e humbe Krishtin duke lene pas dore Shkrimet?Duhet te gjesh Krishtin ne Shkrimet.Kjo fjale e urte eshte e vertete”aty ku le diçka aty do ta gjesh.”Keshtu qe kerko Krishtin atje ku e humbe Ate,sepse Ai nuk eshte larguar tutje.Por eshte gje e veshtire te kthehesh te Krishti.Buniani na thote se shtegetarit iu duk copa e udhes mbrapa per ne Vendin e Rehatise,ku humbi rrotullamen,me e veshtira qe kishte bere ndonjehere.Njezet milje perpara eshte me e lehte se sa te shkosh nje milje mbrapa per deshmine e humbur.

Bej kujdes,pra kur gjen Mjeshtrin tend ti ngjitesh ngushte Atij.Por si valle ndodhi qe e humbe Ate?Dikush do kishte menduar se nuk do te ishe larguar kurre prej nje shoku kaq te çmuar,prania e te cilit eshte kaq e embel,fjalet e te cilit jane kaq ngushelluese,dhe shoqeria e te cilit eshte kaq e shtrenjte per ty!Si valle ndodhi qe nuk e veshtrove Ate ne çdo çast prej frikes se mos e humbisje?Prapeseprape,qe kur e ke lene te shkoje,çfare meshire qe po e kerkon tashme,edhe pse psheretin me vajtim,”Oh sikur ta dija ku ta gjeja ate!”Vazhdo ta kerkosh,sepse eshte e rrezikshme te jesh pa Zotin.Pa Krishtin je si dele pa bari;si peme pa uje ne rrenjet e saj;si nje gjethe e thare ne nje stuhi—jo e lidhur me pemen e jetes.Me gjithe zemren tende kerkohe Ate,dhe Ai do te gjendet prej teje:veçse jipja veten teresisht kerkimit,dhe me te vertete,do ta gjesh akoma Ate per gezimin dhe haren tende.

 

19 janar-mbremje

 

“Pastaj ua kthjelloi mendjen qe te kuptonin Shkrimet.”  {#Lluka 24:45}

 

Ate qe e pame mbremjen e kaluar duke kthjelluar Shkrimin,e dallojme ketu duke kthjelluar mendjen.Ne vepren e pare Ai ka shume shoke medites,por ne te dyten qendron i vetem;shume mund ti sjellin mendjes Shkrimet,por vetem Zoti mund te pergatise mendjen per te marre Shkrimet.Zoti yne Jezus ndryshon prej te gjithe mesuesve te tjere;ato arrijne veshin,por Ai meson zemren;ato merren me shkronjen e jashtme,por Ai perçon nje parashije te brendshme per te verteten,me ane te ciles ne dallojme shijen dhe frymen e saj.Njerezit me te pamesuar behen shkollare te pjekur ne shkollen e hirit kur Zoti Jezus me ane te Frymes se Tij te Shenjte i shpalos misteret e mbreterise,dhe i jep vajosjen hyjnore me ane te ciles ato mundesohen te shikojne te padukshmen.Lum ne nese kemi mendjen te kthjelluar dhe te forcuar prej Mjeshtrit!Sa shume njerez me dituri te thelle jane te paditur ne lidhje me gjerat e perjetshme!Ato e njohin shkronjen vrasese te zbuleses,por frymen e saj te gjalle nuk mund ta dallojne dot;kane nje vello mbi zemrat e tyre qe syte e arsyes njerezore nuk mund ta depertojne dot.I tille ishte rasti yne me perpara;ne qe tani shikojme ishim nje here e nje kohe te verber;e verteta ishte per ne si bukuria ne erresire,nje gje e paveneré dhe e lene pas dore.Po te mos kishte qene prej dashurise se Jezusit ne kete çast do kishim mbetur ne padije te plote,sepse pa kthjellimin e tij te hirshem te mendjes sone,ne nuk do mund te kishim arritur dot te njohuria shpirterore me shume se nje femije do mund te ngjiste Piramidat,ose me shume se nje struc do mund te fluturonte deri te yjet.Kolegji i Jezusit eshte i vetmi ne te cilin e verteta e Zotit mund te mesohet me te vertete;shkollare te tjere mund te na mesojne se çfare do te thote te besosh,por vetem Krishti mund te na tregoje se si te besojme.Le te ulemi nen kembet e Jezusit,dhe me lutje te zellshme te therrasim per ndihmen e tij te bekuar qe zgjuarsia jone e plogesht te rritet ne shkelqim dhe kuptimi yne i dobet te mund te marre gjerat hyjnore.

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article