20 janar

Publié le par alban

 

20 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Eksodi 8 :1-10 :29}  {#Studim i shpejte:#Eksodi 1:1-2:25}

 

“Abeli ishte bari.”{#Zanafilla 4:2}

 

Si bari,Abeli ia shenjteroi vepren e tij lavdise se Zotit,dhe ofroi nje flijim gjaku mbi altar dhe Zoti e pranoi Abelin dhe flijimin e tij.Kjo shembelltyre e hershme e Zotit tone eshte teper e qarte dhe e dallueshme.Ashtu si rrezja e pare e drites qe ngjyron lindjen ne lindjen e diellit,nuk zbulon  menjehere gjithçka por ajo shpall qarte faktin e madh se dielli po lind.Teksa shohim Abelin,nje bari dhe po ashtu nje prift,duke ofruar nje flijim me arome te mire per Zotin,ne dallojme Zotin tone,qe sjell perpara Atit te tij nje flijim qe I Perjetshmi e pranoi perjetesisht.Abeli u urrye prej vellait te tij—i urryer pa arsye;dhe po ashtu ishte me Shpetimtarin:njeriu misheror dhe natyror urreu njeriun e pranuar ne te cilin gjendej Fryma e hirit,dhe nuk gjente prehje derisa gjaku i tij te ishte derdhur.Abeli ra,dhe e sperkati altarin dhe flijimin e tij me vete gjakun e tij,dhe me kete nxjerr ne pah Zotin Jezus i vrare prej armiqesise se njeriut tek sherbente si prift perpara Zotit.”Bariu i mire jep jeten e vet per delet.”Le te vajtojme mbi te teksa e shohim te vrare prej urrejtjes se njerezimit duke njollosur briret e altarit te tij me  vete gjakun e tij.Gjaku i Abelit flet.”Zoti i tha Kainit,”Zeri i gjakut te vellait tend me vengon nga toka.”Gjaku i Jezusit ka nje gjuhe te fuqishme,dhe kuptimi i vengimit te tij mbizoterues nuk eshte urrejtje por meshire.Eshte i çmuar pertej çdo çmueshmerie te qendrosh ne altarin e Bariut tone te mire!ta shikosh duke pikuar gjak atje si nje prift i therur,dhe me pas te degjosh gjakun e tij ti shpalle paqe gjithe tufes se tij,paqe ne ndergjegjen tone,paqe midis Hebrenjve dhe Paganave,paqe midis njeriut dhe Krijuesit te tij te fyer,paqe perjetesisht per te gjithe njerezit te lare me gjak.Abeli eshte bariu i pare ne kohe,por zemrat tona do te vendosin perhera Jezusin se pari ne shkelqesi.Ti Rojtari i madh i deleve,ne populli i kullotes tende do te te bekojme me gjithe zemrat tona kur te te shikojme te therur per ne.

 

20 janar-mbremje

 

“Largoji syte e mi nga gjerat e kota dhe gjallerome ne rruget e tua.” {#Psalmi 119:37}

 

Ka lloj lloj kotesish.Kapelja dhe zilja e hokatarit,gazi i botes,qejfi,joshja dhe kupa e te shthururit,njerezit e dine se gjithe keto jane kotesira;keto mbajne mbi vete ballin e tyre vete emrin dhe titullin e tyre.Shume me te rrezikshme jane ato gjera po aq te kota,shqetesimet e kesaj bote dhe mashtrimi i pasurive.Nje njeri mund ti vije pas kotesise po aq mire ne nje banke sa ne nje teater.Nese eshte duke shpenzuar jeten e tij duke grumbulluar pasuri,i kalon keshtu ditet e tij ne nje shfaqje te kote.Po te mos ndjekim Krishtin dhe ta bejme Zotin tone objektin e madh te jetes,ne dallojme veçse ne paraqitje prej mendjelehtit me te madh.Eshte e qarte se ka shume nevoje per lutjen e pare te tekstit tone.”Gjallerome ne rruget e tua.”Psalmisti rrefen se ai eshte i paditur,i rende,i ngathet,gati i vdekur.Ndoshta,lexues i dashur,ti ndjehesh keshtu.Jemi kaq te plogesht sa motivet me te mira nuk mund te na gjallerojne ne,perveç se vete Zoti.Cfare!a nuk do te me gjalleroje valle ferri?A mendoj per mekataret duke vdekur dhe prapeseprape i pagjalleruar?A nuk do te me gjalleroje parajsa?A mund te mendoje per shperblimin qe pret te drejtin dhe prapeseprape te jem i ftohte?A nuk do te me gjalleroje vdekja?A mund te mendoj per vdekjen dhe qendrimin  perpara Zotit tim dhe prapeseprape te jem i plogesht ne sherbimin e Zotit tim?A nuk do te me shtrengoje valle dashuria e Krishtit?A mund te mendoj valle per plaget e tij te shtrenjta,a mund te ulem ne kemben e kryqit te tij dhe prapeseprape te mos ndizem  me zjarr dhe zell?Keshtu duket!Anje konsiderate e thjeshte nuk mund te na gjalleroje ne per zell,por vete Zoti duhet ta beje kete,prandja dhe thirrja,”Gjallerome.”Psalmisti shpalos jashte gjithe shpirtin e tij ne pergjerime te perzjarrta:trupi dhe shpirti i tij bashkohen ne lutje.”Largoji syte e mi;” thote trupi:”Gjallerome,” therret shpirti.Kjo eshte nje lutje e duhur per çdo dite.O Zot,degjoje ate ne rastin tim kete mbremje.

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article