1 mars

Publié le par alban

 

 

1 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 1 :1-2 :37}  {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 5 :1-7 :26}

 

“Zgjohu,o veri dhe eja,o juge;fryj mbi kopshtin tim,dhe aromat e tij te perhapen! {#Kantiku i kantikeve 4:16}

 

Gjithçka eshte me mire se sa qetesia e vdekur e mosperfilljes.Shpirtrat tone mund te deshirojne me urtesi veriun e trazires nese ai vetem mund te shenjterohet per te nxjerre aromen e hireve tona.Per aq kohe sa mund te thuhet,”Zoti nuk ishte ne eren,”ne nuk do te tkurremi as dhe prej shakullimes me te ftohte qe fryu ndonjehere mbi bimet e hirit.A nuk e peruli veten nusja ne kete varg qortimeve te Te Shumedashurit te saj;ajo e nxit ate te dergoje hirin e tij ne ndonje forme,dhe duke mos vene kusht persa i perket menyres se veçante ne te cilen ai duhet te vije?Ashtu si edhe ne,a nuk u be ajo kaq e lodhur prej pajetesise dhe qetesise se pashenjte sa psheretiu per ndonje vizite qe do ta gjalleronte per veprim?Prapeseprape ajo deshiron gjithashtu jugen e ngushellimit,buzeqeshjet e dashurise hyjnore,gezimin e pranise se Shlyesit;keto jane shpesh teper te efektshme per te ngritur jeten tone te plogesht.Ajo deshiron ose njeren ose tjetren ose te dyja;keshtu qe te mund te jete e afte te kenaqe Te Shumedashurin e saj me aromat e kopshtit te saj.Ajo nuk mund te duroje te jete jofitimprurese,po ashtu dhe ne.Sa i gezueshem mendimi se Jezusi mund te gjeje ngushellim ne hiret tona te dobeta.A eshte e mundur?Duket shume larg prej se qenuri e vertete.Do ishte mire sikur te kerkonim sproven dhe madje edhe vdekjen nese do ndihmonim me kete per te bere te hareshme zemren e Emanuelit.O sikur zemra jone te behej cope cope nese me ane te nje dermishje te tille Zoti yne i embel Jezus te mund te lavderohej.Hiret e paushtruara jane si parfume te embela qe dremitin ne kupezat  e luleve:urtesia e Dhendrit te madh drejton shkaqe te kunderta dhe te ndryshme per te prodhuar vetem nje rezultat te deshiruar,dhe e ben si pikellimin ashtu dhe ngushellimin te terheqin aromat mirenjohese te besimit,dashurise,durimit,shpreses,nenshtrimit,gezimit,dhe lulet e tjera te bukura te kopshtit.

E njohshim me perjetim te embel se çfare do te thote kjo.

 

1 mars-mbremje

 

“Ai eshte i çmueshem.” {#1 Pjetri 2:7}

 

Ashtu si gjithe lumenjte derdhen ne det,po ashtu te gjitha kenaqesite tona perqendrohen ne Shumetedashurin tone.Veshtrimet e syve te tij ndriçojne me shume se dielli :bukurite e fytyres se tij jane me te hirshme se lulet me te perzgjedhura :asnje arome nuk eshte si fryma e gojes se tij.Guret e çmuar te minieres dhe perlat prej detit jane gjera te pavlera te krahasuara me çmueshmerine e tij.Pjetri na thote se Jezusi eshte i çmuar,por ai nuk tha dhe nuk mund te thonte se sa i çmuar,as ndonje nga ne nuk mund te llogarise vleren e dhurates se pashprehshme.Fjalet nuk mund te paraqitin dot çmueshmerine e Zotit Jezus per popullin e tij,as nuk mund te thone plotesisht se sa thelbesor Ai eshte per kenaqesine dhe lumturine e tyre.Besimtar,a nuk ke gjetur ne mes te bollekut nje zi buke te madhe nese Zoti yt ka munguar?Dielli po ndriçonte por Krishti qe fshehur,dhe e gjithe bota ishte e zeze per ty;ose ishte nate dhe perderisa ylli i ndritshem i mengjesit kishte shkuar asnje yll tjeter nuk mund te leshonte nje rreze drite te tille.Cfare shkretetire e eger qe eshte bota pa Zotin tone!Nese nje here Ai fshihet prej nesh,lulet e kopshtit tona vyshken;frytet tona te kendshme kalben;zogjte nderpresin kengen,dhe nje stuhi permbys shpresat tona.Te gjithe qirinjte e tokes nuk mund te bejne drite nese Dielli i Drejtesise eklipsohet.Ai eshte shpirti i shpirtit tone,drita e drites sone,jeta e jetes sone.Lexues i shtrenjte,çfare do beje valle ne bote pa Te,kur zgjohesh dhe pret betejen e dites?Cfare do te beje valle naten,kur vjen ne shtepi i lodhur dhe i kapitur,nese nuk do kishte shtepi shoqerimi midis teje dhe Krishtit?I bekuar qofte emri i tij,Ai nuk do te na lejoje te jetojme pa Te sepse Jezusi kurre nuk i braktis te tijet.Prapeseprape,mendimi se çfare do te ishte jeta pa Te rriste çmueshmerine e tij.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article