2 mars

Publié le par alban

 

2 mars-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 3 :1-4 :49} {Studim i shpejte:#Ligji i perterire 8:1-11:32}

 

“Keshtu tere Izraelitet shkonin te Filistenjte per te mprehur kush plorin,kush sepaten,kush belin.”  {#1 Samueli 13:20}

 

Ne jemi te zene ne nje lufte te madhe me Filistinet e ligesise.Cdo arme ne dizpocionin tone duhet te perdoret.Predikimi,mesimi,lutja,dhenia,te gjitha duhet te vihen ne veprim,dhe talentet qe mendoheshin shume te imta per sherbim duhet tani qe te perdoren.Plori,sepata dhe beli mund te jene te gjitha te dobishme per te vrare Filistinet ;vegla te palatuara mund te japin goditje te renda,dhe vrasja nuk ka pse te behet ne menyre elegante persa kryhet efektshmerisht.Cdo çast kohe,ne kohen e duhur ose jo;çdo fragment aftesie,e mesuar apo jo;çdo mundesi,e favorshme apo jo,duhet te perdoret,sepse armiqte tane jane te shumte dhe forca jone eshte e pakte.

Shume prej veglave tona kane nevoje per mprehje;kemi nevoje shpejtesi mendjeprehtesie,takti,energjie,gatishmerie,ne nje fjale,pershtatje te plote per vepren e Zotit.Gjykimi i shendoshe praktik eshte nje gje shume e rralle midis udheheqesve te ndermarrjeve te Krishtera.Ne mund te mesojme prej armiqve tane nese do donim,dhe keshtu do t’i benim vete Filistinet te mprehnin armet tona.Kete mengjes le te dallojme mjaftueshem per te mprehur zellin tone gjate kesaj dite me ane te ndihmes se Frymes se Shenjte.Shikoni energjine e Papisteve,se si i bien perqark detit dhe tokes per te bere nje prozelit,a duhet qe ato te monopolizojne te gjithe kembnguljen?Vini re te perkushtuarit pagane se çfare torturash qe durojne ne sherbimin e idhujve te tyre!a jane ato valle te vetmit per te shfaqur durimin dhe vete flijimin?Veshtro princin e erresires,sa kembengules ne perpjekjet e tij,sa i patundur ne perpjekjet e tij,sa guxues ne planet e tij,sa mendàr ne komplotet e tij,sa energjik ne gjithçka!Djajte jane te bashkuar si nje njeri i vetem ne rebelimin e tyre te turpshem,ndersa ne besimtaret ne Jezus jemi te ndare ne sherbimin tone Zotit,dhe rralle punojme njezeri.O sikur te mesonim prej zellit te tij te sketerrshem per te shtegetuar si samaritane te mire duke kerkuar dike per te bekuar!

 

2 mars-mbremje

 

“Mua,me te voglit nga te gjithe shenjterit,m’u dha ky hir per t’u predikuar kombeve pasurite e pasosura te Krishtit.” {#Efezianeve 3:8}

 

Apostulli Pal e ndjeu si nje privilegj te madh te lejohej te predikonte ungjillin.Ai nuk shikoi mbi thirrjen e tij si mund por hyri ne te me kenaqesi te zjarrte.Prapeseprape ndersa Pali ishte ashtu mirenjohes per detyren e tij,suksesi ne te e peruli shume ate.Aq me plot mbushet nje ene aq me thelle zhytet ne uje.Dembelet mund t’i bejne qejfin vetes me nje kryelartesi te embel per aftesite e tyre sepse jane te papervoje;por punetori i zellshem shpejt do te mesoje vete dobesine e tij.Nese kerkon perulesi,perpiqu te punosh rendshem;nese do doje te njohesh hiçin tend,provo ndonje gje te madhe per Jezusin.Nese do doje te ndjeje se sa krejtesisht i pafuqishem qe je pa Zotin e gjalle,rreku veçanerisht ne vepren e madhe te shpalljes se pasurive te pasosura te Krishtit,dhe do te dish,ashtu si kurre nuk e dite me pare,se çfare gjeje e dobet e pavlere qe je.Edhe pse apostulli e dinte keshtu dhe e rrefeu dobesine e tij,ai nuk ishte kurre i hutuar persa i perket subjektit te sherbimit te tij.Prej predikimit te tij te pare ne te fundin,Pali predikoi Krishtin dhe asgje perveçse Krishtin.Ai ngriti kryqin,dhe madheroi Birin e Zotit qe derdhi gjak mbi te.Ndiq shembullin e tij ne te gjitha perpjekjet e tua personale per te perhapur lajmin e hareshem te shpetimit,dhe le te jete “Krishti dhe Ky i kryqezuar” tema jote e herepashershme.I Krishteri duhet te jete si ato lulet e dashura te pranveres qe,kur dielli shkelqen,hapin kupezat e tyre te arta,sikur te thonin, “Na mbush me rrezet e tua!”por kur dielli eshte i fshehur mbrapa nje reje ato mbyllin kupezat e tyre dhe leshojne kokat poshte.Po keshtu I Krishteri duhet qe te ndjeje ndikimin e embel te Jezusit;Jezusi duhet te jete dielli i tij,dhe ai duhet te jete lulja qe i jipet Diellit te Drejtesise.O!te flasesh vetem per Krishtin,ky eshte subjekti qe eshte si “fare per mbjellesin ashtu dhe buke per ngrenesin.”Ky eshte ura e zjarrit per buzen e folesit,dhe çelesi kryesor per zemren e degjuesit.

 

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article