3 mars

Publié le par alban

 

3 mars-mengjes  {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 5 :1-7 :26}  {Studim i shpejte :Ligji i perterire 12 :1-16 :22}

 

“Te kam zgjedhur  ne furren e pikellimit.” {#Isaia 48 :10}

 

Ngushello veten,besimtar i sprovuar,me kete mendim :Zoti tha, « Te kam zgjedhur ne furren e pikellimit.” A nuk vjen fjala si nje shi i bute qe qeteson terbimin e flakes?Po,a nuk eshte valle nje mburoje prej azbesti kunder se ciles nxehtesia nuk ka fuqi?Pikellimi le te vije—Zoti me ka zgjedhur.Varferi,mund te perparosh ne deren time,por Zoti eshte tashme ne shtepi,dhe Ai me ka zgjedhur.Semundje mund te pervidhesh,por kam tashme nje balsam—Zoti me ka zgjedhur.Cfaredo qe te me ndodhi ne luginen e loteve,e di se Ai me ka “zgjedhur”.Besimtar,nese,ti kerkon akoma ngushellim me te madh,sill ne mendje se ke nje Bir te Njeriut me ty ne furre.Ne ate dhome te heshtur tenden,atje ulet anash teje Nje qe ti nuk e sheh,por qe ti e do;dhe shpesh kur ti nuk e njeh,Ai te pergatit shtratin ne pikellimin tend,dhe zbut jastekun per ty.Je ne varferi;por ne ate shtepi te dashur tenden Zoti i jetes dhe i lavdise eshte nje vizitor i shpeshte.Ai e ka shume per zemer te vije ne keto vende te shkreta,qe te te vizitoje.Shoku yt eshte ngjitur ngushte me ty.Ti nuk mund ta shohesh ate,por mund ta ndjesh presionin e duarve te tij.A nuk e degjon valle zerin e tij?Madje edhe ne luginen e hijes se vdekjes  ai thote,”Mos ki frike,jam me ty;mos u tut,sepse jam Zoti yt.”Kujto ate fjaline fisnike te Cezarit,”Mos druaj,ti mban Cezarin dhe gjithe pasurine e tij.”Mos ki frike I Krishtere;Jezusi eshte me ty.Ne te gjitha sprovat e tua te zjarrta,prania e tij eshte si ngushellimi yt ashtu dhe siguria jote.Ai nuk do te lere kurre ate qe ka zgjedhur si te vetin.”Mos u tut sepse jam me ty,” eshte fjala e sigurte e premtimit te zgjedhurve te tij ne “furren e pikellimit.”A nuk do te mberthesh atehere Krishtin dhe te thuash—

 

Permes ujerave dhe flakeve,nese Jezusi udheheq,

Do ta ndjek atje ku Ai shkon.

 

3 mars-mbremje

 

“Ai pa Frymen e Perendise duke zbritur si nje pellumb.” {#Mateu 3 :16}

 

Ashtu si Fryma e Perendise zbriti mbi Zotin Jezus,koka,po ashtu,me mase,zbret mbi gjymtyret e trupit mistik.Zbritja e Saj behet sipas se njejtes menyre ne te cilen ra mbi Zotin tone.Shpesh ka nje shpejtesi te veçante ne te,ose edhe atehere kur jemi te ndergjegjshem,jemi te shtyre perpara dhe drejt qiellit pertej çdo parashikimi.Prapeseprape nuk eshte si nguti i vrikut tokesor,sepse krahet e pellumbit jane sa te bute po aq dhe te zhdervjellet.Qetesia duket thelbesore per shume veprime shpirterore ;Zoti eshte ne zerin e tij te bute dhe si vesa,hiri i tij distilohet ne heshtje.Pellumbi ka qene perhera figura e perzgjedhur e pastertise,dhe Fryma e Shenjte eshte vete pastertia.Atje ku Ajo vjen,çdo gje qe eshte e paster dhe e dashur dhe me emer te mire behet me bollek,dhe mekati dhe papastetia largohen.Paqja mbreteron gjithashtu atje ku Pellumbi Mbreteror vjen me fuqi ;Ai mban degen e ullirit qe tregon se ujerat e zemerimit hyjnor jane qetesuar.Butesia eshte nje rezultat i sigurte i fuqise transformuese te Pellumbit te Shenjte :zemrat e prekura prej ndikimit te tij te mire jane te dashura dhe te perunjta qe ketej e tutje.Vjen Pademshmeria,afermendsh ;shqiponjat dhe korbat mund te gjuajne prene e tyre—turtulla mund te duroje padrejtesine por nuk mund ta shkaktoi ate.Ne duhet te jemi te pafajshem si pellumbat.Pellumbi eshte nje pikture e zgjuar e dashurise,zeri i turtulles eshte plot me dashamiresi ;dhe po ashtu  shpirti i vizituar prej Frymes se bekuar,gelon ne dashuri per Zotin,ne dashuri per vellezerit,ne dashuri per mekataret ;dhe mbi te gjitha,ne dashuri per Jezusin.Kaplimi i Frymes se Zotit mbi siperfaqen e ujerave,se pari prodhoi rregull dhe jete,dhe ne zemrat tona,shkakton dhe ushqen jete te re dhe drite.Fryme e Bekuar,ashtu siç qendrove mbi Shpetimtarin tone te shtrenjte,qendro edhe mbi ne qe prej kesaj kohe dhe deri ne perjetesi.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article