6 mars

Publié le par alban

 

6 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 14 :1-16 :22} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 24 :1-26 :19}

 

“Duhet te lindni perseri.”  {#Gjoni 3:7}

 

Riperteritja eshte nje subjekt qe qendron ne vete themelin e shpetimit,dhe ne duhet te jemi shume te zellshem per te ditur me kujdes se jemi me te vertete « te lindur perseri » sepse ka shume qe perfytyrojne se jane  te tille,dhe qe nuk jane.Ji i sigurte se emri i Krishtere nuk eshte natyra e Krishtere ;dhe se te jesh lindur ne nje toke te Krishtere dhe i njohur se i perket fese se krishtere nuk te sjell as dhe nje dobi,nese nuk ka diçka me shume te shtuar—se qenit « te rilindur perseri, » eshte nje çeshtje kaq misterioze,sa fjalet njerezore nuk mund ta pershkruajne ate. « Era fryn ku te doje dhe ti degjon zhurmen e saj,por nuk e di se nga vjen dhe ku shkon.Keshtu ndodh me keto qe lind prej Frymes. »Prapeseprape eshte nje ndryshim qe eshte i njohur dhe i ndjere :i njohur prej veprash shenjterie dhe i ndjere prej nje perjetimi te hirshem.Kjo veper e madhe eshte e mbinatyrshme.Nuk eshte nje veprim qe nje njeri kryen per vetveten :nje parim i ri perçohet,qe punon ne zemer,riperterin shpirtin dhe prek te gjithe njeriun.Nuk eshte nje ndryshim i emrit tim por nje riperteritje e natyres sime,keshtu qe nuk jam njeriu qe isha me perpara,por nje njeri i ri ne Krishtin Jezus.Te lash dhe te veshesh nje kufome eshte nje gje shume me e ndryshme se sa ta ngjallesh ate :njeriu mund te beje njeren,Zoti vetem mund te beje tjetren.Nese atehere je « rilindur »pohimi jot do te jete, « oh,Zoti Jezus,Ati i perjetshem,Ti je Prindi im shpirteror ;derisa Fryma jote nuk me pati hukatur ne mua frymen e jetes shpirterore,te shenjte,te re,kam qene deri ne ate dite « i vdekur ne shkelje dhe mekate. »Jeta ime qiellore rrjedh e tera prej Teje,Ty ta ngarkoj. « Jeta ime eshte e fshehur me Krishtin ne Zot.Nuk jam une me ai qe jetoj,por Krishti qe jeton ne mua. »Zoti na mundesofte te jemi te siguruar mire mbi kete pike jetesore,sepse te jesh i pariperteritur do te thote te jesh i pashpetuar,i pafalur,pa Zot,dhe pa shprese.

 

 

6 mars-mbremje

 

« Perpara shkatarrimit,zemra e njeriut ngrihet. »  {#Proverba 18 :12}

 

Eshte nje shprehje e njohur dhe e vjeter,se « ngjarjet e ardhshme hedhin hijet perpara tyre. » njeriu i urte na meson se nje zemer krenare eshte  preludi profetik i se liges.Krenaria eshte po aq me siguri shenja e shkatarrimit sa ndryshimi i merkurit ne barometer eshte shenja e shiut ;dhe me shume madje ne menyre te padeshtueshme se kjo.Kur njerezit kane qene kryelarte,shkaterrimi i ka permbysur perhera.Zemerdhembja e Davidit le te tregoje se lavdia e njeriut njeh eklips kur ai dalldiset mbas vete madherise se tij. {#2 Samueli 24 :10}Shikoni Nebukadnecarin,ndertuesin e fuqishem te Babilones,duke u zvarritur mbi toke,duke ngrene bar si ka,derisa thonjte e tij u rriten si kthetra zoqsh,dhe floket e tij si shpende shqiponje.{#Danieli 4 :33}Krenaria e beri mburravecin nje kafshe,ashtu si me perpara e beri nje engjell nje djall.Zoti urren shikimet krenare,dhe asnjehere nuk deshton ti uli poshte ato.Te gjitha shigjetat e Zotit kane si shenjester zemrat krenare.O I Krishtere,a eshte zemra jote e fryre kete mbremje ?Sepse krenaria mund te hyje ne zemren e Te Krishterit po ashtu si ne zemren e mekatarit ;mund ta mashtroje ate duke enderruar se  « Jam i pasur dhe kam vene pasuri.Per asgje nuk kam nevoje. »A po lavderohesh ne hiret ose talentet e tua ?A je krenar per vetveten,se ke pasur mendje te shenjte dhe perjetime te embla ?Degjo,lexues,ka edhe nje shkaterrim gjithashtu qe po vjen te ty.Lulekuqet e tua valevitese te mendjemadhesise do te shkulen prej rrenjesh,kerpudhat e tu te hirit do te thahen ne nxehtesine djegese,dhe vetebesimi ty do te behet si  kashte per pleh.Nese harrojme te jetojme ne kemben e kryqit ne perunjesine me te thelle te frymes,Zoti nuk do te harroje te na  zgjoje nen fshikullen.Nje shkaterrim do te vije te ty,O besimtar i ekzaltuar teprueshem,shkatarrimi i gezimeve dhe ngushellimeve te tua,edhe pse nuk mund te kete shkatarrim te shpirtit tend.Prandaj, « Ai qe krenohet,le te krenohet ne Zotin. »

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article