7 mars

Publié le par alban

 

7 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 17 :1-20 :20} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 27 :1-28 :68}

 

“Kini besim ne Perendine.” {#Marku 11:22}

 

Besimi eshte kemba e shpirtit me ane te ciles ai mund te ece pergjate udhes se urdherimeve.Dashuria mund ta beje kemben te levize me me shkathtesi ;por besimi eshte kemba qe mban shpirtin.Besimi eshte vaji qe mundeson rrotat e perkushtimit te shenjte dhe te pershpirtshmerise se zellshme te levizin mire ;dhe pa besim rrotat hiqen prej karroces dhe ne zvarritemi rende rende.Me besimin mund te bej gjithçka ;pa besim as qe nuk do te kem prirjen as fuqine per te bere ndonje gje ne sherbimin e Zotit.Nese do doni te gjeni njerezit qe sherbejne me mire Zotin,duhet te kerkoni per njerezit me besim me te madh.Besimi i vogel do te shpetoje  nje njeri,por besimi i vogel nuk mund te beje gjera te medha per Zotin.Besimvogli i gjore nuk mund  te luftonte  « Apollonin ; » duhej « I Krishteri » per te bere kete.Besimvogli nuk mund te vriste « Deshperimin gjigand ; » ky kerkonte  krahun e Zemermadhit per ta rrezuar poshte ate perbindesh. »Besimvogli me siguri qe do te shkoje ne parajse por shpesh i duhet qe te fshihet ne nje guaske,dhe shpesh humbet gjithçka perveç gureve te çmuar te tij.Besimvogli thote, « Eshte nje rruge e veshtire,e rrethuar me gjemba,dhe plot me rreziqe ;kam frike te shkoj ; » por Besimadhi sjell ne mendje premtimin, « Sandalet e tua do te jene prej hekuri dhe bronxi,dhe forca jote do te vazhdoje sa jane ditet e tua : » dhe keshtu qe ai guxon me kurajo.Besimvogli qendron i shkurajuar,duke perzier lotet e tij me ujerat ;por Besimadhi kendon, « Kur do te kalosh permes ujerave Une do te jem me ty,ose do te kalosh lumenjte,nuk do te te mbytin : » dhe ai menjehere kalon rrymen.A do doje te ishe rehat dhe i lumtur ?A do doje te gezoje fene ?A do doje te kishe fene e harese dhe jo ate te muzgut ?Atehere « ki besim te Zoti. »Nese do erresiren, dhe je i kenaqur te banosh ne zymti dhe mjerim,atehere ji i kenaqur me pak besim ;por nese do driten e diellit,dhe do doje te kendosh kenge gezimi,lakmo me kembngulje kete dhuraten me te mire, « besimin e madh. »

 

 

7 mars-mbremje

 

« Eshte me mire te gjesh strehe tek Zoti se sa t’i kesh besim njeriut. » {#Psalmi 118 :8}

 

Padyshim qe lexuesi eshte provuar prej tundimit per tu mbeshtetur mbi gjerat qe shihen,ne vend qe te qendroje vetem mbi Zotin e padukshem.Te Krishteret shpesh shikojne te njeriu per ndihme dhe keshille,dhe e demtojne thjeshtesine fisnike te mbeshtetjes se tyre mbi Zotin e tyre.Ky racion i mbremjes a ndesh syte e nje femije te Zotit te ankthshem ne lidhje me gjerat tokesore,atehere do donim te arsyetonim pak me te.Per shpetimin tend ti beson ne Jezus dhe vetem ne Jezus,atehere pse je i trazuar ? « Per shkak te shqetesimit tim te madh. » A nuk eshte e shkruar valle, « Hidh barren tende mbi Zotin ? »  “Mos u shqetesoni per asgje,por ne çdo gje ia beni te ditur Perendise kerkesat tuaja ne lutje dhe pergjerim.”A nuk mund te besosh Zotin per gjerat tokesore?”Ah!do doja te mundja ta besoja.” Nese nuk mund ta besosh Zotin per gjerat tokesore,si guxon ta besosh per gjera shpirterore?A mund ta besosh Ate per shpetimin e shpirtit tend dhe nuk mbeshtetesh mbi te per ca meshira me te vogla?A nuk eshte Zoti  i mjaftueshem per nevojen tende,apo a eshte gjithe mjaftueshmeria e tij shume e ngushte per mungesat e tua?A do valle nje sy tjeter perveç ate te Atij qe shikon çdo gje te fshehur?A eshte zemra e tij e dobet?A eshte krahu i tij i lodhur?Nese ashtu,kerko nje tjeter Zot;por nese Ai eshte i pafund,i plotfuqishem,besnik,i vertete,dhe i urte,pse endesh jashte kaq shume per te kerkuar nje tjeter mirebesim?Pse valle rremon token per te gjetur nje tjeter themel,kur ky eshte i forte mjaftueshem per te mbajtur te gjithe peshen qe do mund te ndertoje ndonjehere mbi te?I Krishtere,mos perzi vetem veren tende me uje,mos lidh arin tend te besimit me ndryshkun e mirebesimit njerezor.Prit vetem per Zotin,dhe pritja tende qofte prej tij.Mos lakmo bimen e Jones,por prehu ne Zotin e Jones.Themelet prej rere te besimit tokesor qofshin zgjedhja e budallenjve,por ti,si nje njeri qe parashikon stuhine,nderto per veten tende nje vendbanim mbi Shkembin e Koherave.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article