8 mars

Publié le par alban

 

8 mars-mengjes  {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 21 :1-23 :25}  {Studim i shpejte :#Ligji i perterire : 29:1-30:20}

 

“Duhet te kalojme shume mundime qe te hyme ne mbreterine e Perendise.” {#Veprat 14 :22}

 

Njerezit e Zotit kane mundimet e tyre.Zoti kurre nuk pati si qellim kur zgjodhi popullin e tij,qe ato te jene nje popull i pa sprovuar.Ato u zgjodhen ne furren e mundimit ;ato nuk u zgjodhen kurre per paqe mondane dhe gezim tokesor.Liria prej semundjes dhe prej dhembjeve te vdekshmerise nuk iu premtua kurre ;por kur Zoti hartoi karten e privilegjeve,perfshiu ndreqjet midis gjerave per te cilat ato do ishin pashmangshmerisht trashegimtare.Sprovat jane pjese e riskut tone ;ato jane te parazgjedhura per ne ne trashegimine e fundit te Krishtit.Po kaq me siguri sa yjet jane te formuara prej duarve te tij,dhe orbitat e tyre te ngulitura prej tij,aq me siguri sprovat na jane caktuar :ai ka caktuar periudhen dhe vendin e tyre,intesitetin dhe efektin qe do kene mbi ne.Njerezit e mire nuk duhet t’ia marre mendja kurre se do t’i shpetojne trazirave ;nese mendojne nje gje te tille,do te jene te zhgenjyer,sepse asnje prej pararendesve te tyre nuk ka qene pa to.Shiko durimin e Jobit ;kujto Abrahamin,sepse ai pati sprovat e tij,dhe me ane te besimit te tij nen to,ai u be « Ati i besnikut. »Ve re mire biografite e te gjithe patriarkeve,profeteve,apostujve,dhe martireve,dhe nuk do te zbulosh asnje nga ato qe Zoti i beri ene meshire,qe nuk u bene te kalonin permes zjarrit te pikellimit.Eshte e caktuar prej se vjetri se kryqi i trazires duhet te skalitet mbi çdo ene meshire,ashtu si shenja mbreterore me ane te ciles enet e nderit te Mbretit  jane te dalluara.Por edhe pse mundimi eshte keshtu udha e femijve te Zotit,ato kane ngushellimin te dine se Mesuesi i tyre e ka kaluar perpara tyre ;ato kane  pranine dhe simpatine e tij per t’i gezuar ato,hirin e tij per t’i mbeshtetur ato,dhe shembullin e tij per t’i mesuar se si te durojne ;dhe kur ato arrijne « mbreterine, » do te kete me shume se permiresime per « vuajtjet e shumta » permes se cilave ato kaluan.

 

8 mars-mbremje

 

« Dhe ndersa shpirti po e linte (sepse vdiq),i vune emrin Ben-Oni(bir i pikellimit ),por i ati e quajti Beniamin.(bir i dores sime te djathte). {#Gjeneza 35 :18}

 

Per çdo çeshtje ka nje ane te ndritshme po ashtu dhe nje ane te erret.Rakela u pllakos prej pikellimit te dhembjeve te lindjes dhe te vdekjes ;Jakobi,edhe pse duke qare humbjen e nenes,mundi te shikonte meshiren e lindjes se femijes.Eshte mire per ne,nese,ndersa mishi vuan prej sprovave,besimi yne del fitimtar ne besnikeri hyjnore.Luani i Samsonit dha mjalte,dhe po ashtu kundershtite tona nese te marra ne konsiderate ashtu siç duhet.Deti i stuhishem ushqen turma me peshqit e tij ;pylli i eger lulezon me lulet e tij te mrekullueshme ;era e stuhishme fshin murtajen,dhe i ftohti acar shkriferon token.Rete e zeza distilojne pika te shndritshme,dhe toka e zeze rrit lule te kendshme.Nje fare e mire eshte per tu gjetur ne çdo miniere ligesie.Zemrat e trishtueshme kane nje aftesi te veçante per te zbuluar pikepamjen me te pafavorshme prej se ciles ato shikojne mbi nje sprove ;nese do kishte vetem nje batak ne bote,shpejt ato do gjendeshin ne te te zhytyr deri ne qafe,dhe nese do kishte vetem nje luan ne shkretetire ato do ta degjonin te vrumbullonte.Ne lidhje me ne te gjithe ka nje hije te kesaj çmendurie te shkrete,dhe jemi te afte,here pas here,ashtu si Jakobi te therrasim, « Te gjitha keto gjerat jane kunder meje. »Menyra e ecjes se besimit eshte te hedhesh çdo shqetesim mbi Zotin,dhe me pas te parashikosh rezultate te mira prej fatkeqesive me te keqija.Ashtu si njerezit e Gedeonit,besimi nuk e vret mendjen prej shtambes se thyer por gezohet se llampa flakeron me shume.Jashte prej guaskes se ashper te veshtiresise besimi nxjerr perlen e nderit,dhe prej shpellave oqeanike te thella te trishtimit ai ngren lart koralin e çmueshem te perjetimit.Kur ujerat e begatise terhiqen,ai gjen thesare te fshehura ne rere ;dhe kur dielli i kenaqesise perendon,ai kthen teleskopin e shpreses te premtimet yjore te qiellit.Kur vete vdekja shfaqet,besimi tregon driten e ringjalljes pertej varrit,duke bere keshtu Benonin tone shpirtdhenes te jete Benjamini yne i gjalle.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article