12 mars

Publié le par alban

 

12 mars-mengjes  {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 32 :1-34 :12} {Studim i shpejte :#Josea 3 :1-5 :15}

 

“Duaje te afermin tend.” {#Mateu 5:43}

 

« Duaje te afermin tend. »Ndoshta ai rrokulliset ne pasuri,dhe ti je i varfer,dhe duke jetuar ne kasollen tende prane keshtjelles se tij ;shikon dite per dite pronat e tij,te linjtat e tij dhe banketet e tij madheshtore ;Zoti i ka dhene atij keto dhurata,mos lakmo pasurine e tij,dhe mos mendo keq ne lidhje me te.Ji i kenaqur me riskun tend,nese nuk mund ta permirsosh,por mos  shiko fqinjin tend dhe te urosh qe te jete si vetja.Duaje ate dhe atehere nuk do ta lakmosh.

 

Ndoshta,ne anen tjeter,ti je i pasur dhe afer teje banon i varferi.Mos perçmo ti quash  fqinjte e tu.Prano se je i shtrenguar ti duash ato.Bota i quan ato te nje rendi me te ulet se ty.Ne çfare jane valle me te ulet ?Ato jane me shume te barabarte me ty se sa me te ulet se ty sepse « Zoti i ka bere te nje gjaku te gjithe njerezit qe jetojne mbi faqen e tokes. »Eshte xhaketa jote ajo qe eshte me e mire se e atyre,por ne asnje menyre nuk je me i mire se ato.Ato jane njerez dhe çfare je ti me shume se kaq ?Ki kujdes qe te duash fqinjin tend edhe sikur te jete me rrecka ose i zhytyr ne thellesite e varferise.

 

Por ndoshta,ti po thua,  « Nuk mund ti dua fqinjet e mi sepse per gjithçka qe bej ato e kthejne me mosmirenjohje dhe perçmim. »Ka keshtu  me shume vend per te heroizmin e dashurise.A do doje te ishe nje luftetar rehatie,ne vend qe te perballoje luften e rrepte te dashurise ?Ai qe guxon me shume do te fitoje me shume ;dhe nese udha jote e dashurise eshte e rrepte,shkele me guxim,duke dashur akoma fqinjet e tu ne dite te bardhe e te zeze.Mblidh thengjinj te ndezur mbi kokat e tyre,dhe nese eshte e veshtire per t’iu pelqyer,mos kerko t’i pelqesh atyre,por t’i pelqesh Mesuesit tend ;dhe kujto se nese e perbuzin dashurine tende,Mesuesi yt nuk do ta perbuzi ate,dhe vepra jote eshte po aq e pranueshme per Te sikur te kishte qene e pranueshme per to.Duaje fqinjin tend,sepse duke bere keshtu je duke ndjekur hapat e Kryqit.

 

 

12 mars-mbremje

 

« Ti kujt i perket ? » {#1 Samueli 30 :13}

 

Asnje asnjanesi nuk mund te ekzistoje ne fe.Ne ose jemi te rreshtuar nen flamurin e Princit Emanuel per te sherbyer dhe luftuar betejat e tij,ose jemi vasalet e princit te zi,Satanait.”Ti kujt i perket?”

 

Lexues,me ler qe te ndihmoj ne pergjigjen tende.A je “lindur perseri”?Nese po,i perket Krishtit,por pa rilindjen nuk mund te jesh i Tij.Ke beson ?Sepse ato qe besojne ne Jezus jane femijet e Zotit.Veprat e kujt po ben?Je i sigurte se po sherben padronin tend,sepse ai qe sherben prej kesaj njihet se eshte zoteria yt.Cfare shoqerimi mban?Nese i perket Jezusit,do te vellazerohesh me ato qe veshin uniformen e kryqit.”Me thuaj me ke rri e do te te them cili je.”Cili eshte bisedimi yt?A eshte qiellor apo tokesor?Cfare ke mesuar prej Mesuesit tend?—sepse sherbetoret mesojne shume prej mjeshterve ku jane te pajtuar si çirak.Nese keni kaluar kohen me Jezusin do thuhet per ju,ashtu siç ndodhi me Pjetrin dhe Gjonin,”Filluan te binden se keto kishin qene me Jezusin.”

 

Ne kembengulim ne pyetjen,”Ti kujt i perket?” Pergjigju ndershmerisht perpara se ti japesh gjume syve.Nese nuk i perket Krishtit je nen nje sherbim te rende—Vrapo tutje larg padronit tend te pashpirt!Hy nen sherbimin e Zotit te dashurise,dhe do te gezosh nje jete bekimi.Nese i perket Krishtit me lejo te te keshilloj te besh kater gjera.I perket Jezusit—bindju Atij;fjala e tij le te jete ligji jot;deshira e tij le te jete vullneti jot.I perket te ShumeteDashurit,atehere duaje Ate;le ta perqafoje zemra jote;le te mbushet i gjithe shpirti yt me Te.I perket Birit te Zotit,atehere besoe Ate;mos u preh askund perveçse ne Te.I perket Mbretit te Mbreterve,atehere ji i vendosur per Te.Keshtu,pa qene i damkosur mbi balle,te gjithe do te dine se kujt i perket.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article