13 mars

Publié le par alban

 

13 mars-mengjes  {Lexim i perditshem :#Josea 1 :1-3 :17}  {Studim i shpejte :#Josea 6 :1-8 :35}

 

“Pse po rrime ulur ketu duke pritur vdekjen?” {#2 Mbreterve 7 :3}

 

Lexues i dashur,ky liber i vogel ishte synuar kryesisht per rritjen e besimtareve,por nese je i pashpetuar,zemrat tona digjen me zjarr per ty :dhe ne do vdisnim per te te thene nje fjale qe mund te jete nje bekim per ty.Hap Biblen,dhe lexo historine e lebrozeve,dhe ve re pozicionin e tyre,i cili ishte shume i ngjashem me tendin.Nese qendron aty ku je ke per te vdekur ;nese shkon te Jezusi nuk mund te vdesesh. « kush guxon fiton, » eshte proverba e vjeter,dhe ne rastin tend guximi nuk eshte shume i madh.Nese ulesh ne deshperim te vrenjtur,asnje nuk do kete meshire per ty kur do te vije rrenimi ;por nese vdes duke kerkuar meshire,nese nje gje e tille do te ishte e mundur,do te ishe objekti i nje simpatie universale.Asnje shpetim per ato qe kundershtojne te shikojne te Jezusi ;por ti e di se,sido qe te jete,disa qe besojne ne Te jane te shpetuar,sepse disa nga te njohurit e tu kane gjetur meshire :atehere pse jo ti ?Banoret e Ninives thane, « Ku ta dish ? »Vepro sipas te njejtes shprese,dhe provo meshiren e Zotit.Te vdesesh eshte kaq e frikshme sa nese do kishte edhe nje fije kashte per t’u kapur,instinkti i vete-ruajtjes do tju udhehiqte te zgjatnit doren.Te kemi folur keshtu prej mosbesimit tend,tani do donim te te siguronim,si prej Zotit,se nese e kerkon Ate Ai do te gjendet prej teje.Jezusi nuk flak asnje qe vjen te Ai.Nuk do te vdesesh nese e beson ;perkundrazi,do te gjesh thesare shume me te pasura sa lebrozet e gjore mblodhen ne kampin e shkretuar te Sirianeve.Fryma e Shenjte te dhente zemer per te shkuar menjehere,dhe nuk do kesh besuar me kot.Kur ti vete je shpetuar,shpallu lajmin e mire te tjereve.Mos e mbaj paqen tende ;thuaji se pari familjes se Mbretit dhe bashkohu me to ne shoqerim ;gardiani i qytetit,ministri,le te informohen per zbulesen tende,dhe me pas shpall lajmin e mire ne çdo vend.Zoti te shpetofte perpara se dielli te perendoje kete dite.

 

13 mars-mbremje

 

« Shtriu doren,e kapi dhe e terhoqi brenda arkes. »  {#Zanafilla 7 :9}

 

I lodhur prej udhetimit,pellumbi u kthye me se fundi ne arke si i vetmi vend prehes.Sa rende qe fluturon—po bie—nuk do arrije kurre arken !Por ai lufton.Noeja kishte qene duke kerkuar per pellumbin e tij gjithe diten,dhe eshte gati ta prese ate.Atij i mbetin forca sa te arrije anen e arkes,me veshtiresi te madhe u ul mbi te,dhe eshte gati te bie,kur Noeja shtrin doren dhe e terheq drejt tij.Shenohe kete : « e terhoqi drejt tij. »Pellumbi nuk fluturoi ashtu siç duhet ne vetvete por ishte shume i frikesuar,ose shume i lodhur per te bere ashtu.Fluturoi aq larg sa mundi dhe me pas ai shtriu doren dhe e terhoqi drejt tij.Ky akt meshie iu tregua pellumbit bredhes dhe nuk u qortua per bredhjet e tij.Ashtu siç ishte ai u terhoq brenda arkes.Po ashtu edhe ti,mekatar kerkues,do te pritesh me gjithe mekatet e tua. « Veçse kthehu »-- keto jane dy fjalet e hirshme te Zotit—« veçse kthehu. »Cfare !asgje tjeter ? Jo, « veçse kthehu. » Pellumbi kesaj rradhe nuk kishte dege ulliri ne sqepin e tij,asgje perveçse se veten dhe bredhjet e tij ;por eshte « veçse kthehu » dhe ajo kthehet,dhe Noeja e terheq brenda.Fluturo ti i hallakatur ;fluturo ti i mekur,pellumb ashtu siç je,edhe  pse e mendon veten te jesh i zi si korbi me balten e mekatit,kthehu,kthehu te Shpetimtari.Cdo çast qe pret nuk ben gje tjeter veçse e rrit mjerimin tend ;perpjekjet e tua per te pastruar pendet dhe per te bere veten te pershtatshem per Jezusin jane kotesi.Eja te Ai ashtu siç je. « Kthehu o Izrael rebel. »Ai nuk thote, « kthehu o Izrael pendues »(patjeter qe ka nje ftese te tille),por « ti o rebel, »si nje rebel me gjithe rebelimet kthehu,kthehu,kthehu !Jezusi po te pret !Ai do shtrije doren dhe « do te te terheqi »--brenda Tij,shtepia e vertete e zemres tende.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article