17 mars

Publié le par alban

 

17 mars-mengjes  {Lexim i perditshem :#Josea 11 :1-13 :33} {Studim i shpejte :#Josea 18 :1-21 :45}

 

“Kujto te varferit.” {#Galatet 2:10}

 

Pse valle Zoti lejon qe aq shume prej femijeve te tij te jene te varfer?Nese do donte Ai mund ti bente ato te gjithe te pasur ;Ai mund te vere perpara dyerve te tyre çanta me ar ;mund ti dergoje atyre nje te ardhur te madhe ;ose mund te shperndaje perreth shtepise se tyre bollek furnizimesh,ashtu si i beri njehere shkurtat te shtrihen ne grumbull rreth kampit te Izraelit,dhe beri qe te binte si shi buke prej qiellit per ti ushqyer.Nuk ka nevojshmeri pse ato duhet te jene te varfer perveç asaj se Atij kjo gje i duket me e mire.”Bagetia qe ndodhet me mijra ne male eshte e tija.”Ai mund ti furnizoje ato;Ai mund te beje qe me te pasurit me te medhenjte dhe me te fuqishmit te sjellin te gjithe pushtetin dhe pasurite e tyre ne kembet e femijeve te Tij sepse te gjitha zemrat e njerezve jane ne kontrollin e Tij.Por Ai nuk zgjedh te beje keshtu;Ai lejon qe ato te vuajne mungesen,lejon qe ato te lengojne ne varferi dhe erresire.Pse keshtu?

Ka shume arsye:nje arsye eshte qe te na jape ne qe jemi te favorizuar mjaftueshem,nje mundesi per te treguar dashurine tone kundrejt Jezusit.I tregojme dashurine tone Krishtit kur kendojme per Te dhe i lutemi;por nese nuk do kishte bije nevoje ne kete bote do humbnim privilegjin e embel te veme ne dukje dashurine tone,duke sherbyer ne azile duke i dhene vellezerve te tij me te varfer;Ai ka caktuar se keshtu ne duhet qe te provojme se dashuria jone nuk qendron vetem ne fjale por edhe ne vepra dhe ne vertetesi.Nese e duam me te vertete Krishtin,do te kujdesemi per ato qe duhen prej Tij.Ato qe jane te shtrenjte per Te do te jene te shtrenjte per ne.Le ta shikojme kete gje pra jo si nje detyre por si nje privilegj,te ndihmosh te varferin e kopese se Zotit—duke kujtuar fjalet e Zotit Jezus,”cfaredo qe te keni bere per njerin nga keta vellezerit e Mi me pak te rendesishem e keni bere per Mua.”Me siguri qe kjo siguri eshte e embel mjaftueshem,dhe ky motiv i forte mjaftueshem per te udhehequr te ndihmojme te tjeret me nje dore te vullnetshme dhe zemer te dashur—duke kujtuar se gjithçka qe bejme per popullin e Tij eshte e pranuar hirshem prej Krishti si e bere ndaj Tij.

 

17 mars-mbremje

 

“Lum ata qe punojne per paqen,sepse ata do te thirren bij te Perendise.”  {#Mateu 5:9}

 

Kjo eshte lumturia e shtate:dhe shtata ishte numri i perkryerjes midis hebrenjve.Ndoshta Shpetimtari e vendosi paqeberesin te shtatin mbi liste sepse ai i afrohet me teper njeriut te perkryer ne Krishtin Jezus.Ai qe do donte bekim te perkryer,aq sa mund te arrihet mbi toke,duhet te arrije kete bekim te shtate,dhe te behet nje paqedashes.Ka nje domethenie edhe ne vendndodhjen e tekstit.Vargu qe e paraprin flet per bekimin e “atyre qe jane me zemer te paster:sepse ato do te shohin Perendine.”Eshte mire te kuptosh se ne fillim duhet te jemi “te paster,me pas te paqshem.”Paqja jone nuk duhet te jete kurre nje marreveshje me mekatin,ose nje tolerim i se liges.Ne duhet te bejme fytyren tone te forte si diamanti kunder çdo gjeje qe eshte kundra Zotit dhe shenjterise se Tij:pastertia duke qene ne zemren tone nje gje e rregulluar,mund te vazhdojme atehere me paqen.Po ashtu vargu qe ndjek nuk eshte vene me pak qellimshem.Sado te paqshem qofshim ne kete bote,prapeseprape do te shtremberohemi dhe do te keqkuptohemi:dhe nuk ka per tu habitur se edhe Princi i Paqes me ane te paqshmerise se tij solli zjarr mbi toke.Vete Ai edhe pse e donte njerezimin dhe nuk beri te lige,ishte “I perçmuar dhe i hedhur poshte nga njerezit,njeri i dhembjeve,njohes i vuajtjes.”Prandaj,qe i paqshmi ne zemer te mos zihet ne befasi kur ndesh armiq,eshte shtuar ne vargun ndjekes,”Lum ata qe jane te perndjekur per shkak te drejtesise sepse e tyre eshte mbreteria e qejve.”Keshtu pra,paqeberesit nuk shpallen vetem te bekuar por ato jane te rrethuar me bekime.Zot na jep hir per tu ngjitur ne kete lumturi te shtate!Pastro mendjet tona qe te jemi “se pari te paster,me pas te paqshem,” dhe forco shpirtrat tone,qe paqshmeria jone te mos ne shpjere ne burracakeri dhe ligeshti, atehere kur jemi te perndjekur per hirin tend.

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article