18 mars

Publié le par alban

18 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Josea 14 :1-16 :10} {Studim i shpejte :#Josea 22 :1-24 :33}

 

“Ju jeni bij te Perendise nepermjet besimit ne Krishtin Jezus.” {#Galatet 3 :26}

 

Atesia e Zotit eshte e perbashket per te gjithe femijet e Tij.Ah !Besimvogel,ke thene shpesh, « Oh sikur te kisha kurajon e Zemermadhit,qe te mund te perdorja shpaten e tij dhe te isha aq trim sa dhe ai !Por sa keq,pengohem te çdo fije kashte,dhe hija me ndjell frike. »Degjo,Besimpak.Zemermadhi eshte femija i Zotit,dhe ti je femija i Zotit gjithashtu ;dhe Zemermadhi nuk eshte as dhe nje therrime me shume femije i Zotit se çje ti.Pjetri dhe Pali,apostujt e shume favorizuar,i perkisnin familjes se Shume Te Lartit ;dhe po keshtu dhe ti ;I Krishteri i dobet eshte po aq femije i Zotit sa edhe I Krishteri i forte.

 

Kjo beselidhje eshte e sigurte,

Edhe sikur shtyllat e lashta te tokes te perkulen ;

I forti,i dobeti dhe i meketi,

Jane tani nje ne Jezusin.

 

Te gjithe emrat jane ne te njejtin regjister te familjes.Nje mund te kete me shume hir se nje tjeter,por Perendia Ati yne qiellor ka te njejten zemer te bute kundrejt te gjitheve.Njeri mund te kryeje vepra me te fuqishme,dhe mund ti sjelle me shume lavdi Atit te tij,por ai emri i te cilit eshte me i vogli ne mbreterine e qiellit eshte po aq femija i Zotit sa ai qe qendron midis njerezve te fuqishem te Mbretit.Le te na gezoje dhe ngushelloje kjo gje,kur afrohemi afer te Zoti dhe themi, « Ati yne. »

 

Prapeseprape,ndersa jemi te ngushelluar duke ditur kete gje,le te mos qendrojme te kenaqur me kete besim te vogel por le te kerkojme,ashtu si Apostujt ta kemi ate te rritur.Sa do i vogel qofte besimi yne, nese eshte besim i vertete ne Krisht,se fundmi do te arrijme parajsen,por nuk do ta nderojme shume Mesuesin tone ne shtegetimin tone,as nuk do te kemi bollek ne gezim dhe paqe.Nese atehere do doje te jetoje per lavdine e Krishtit dhe te jesh i lumtur ne sherbimin e Tij,kerko te mbushesh me Frymen e adoptimit me shume e me shume plotesisht,derisa dashuria e perkryer te nxjerre jashte friken.

 

18 mars-mbremje

 

« Siç me ka dashur Ati Mua,ju kam dashur edhe Une ju. »{#Gjoni 15 :9}

 

Ashtu si Ati do Birin,ne te njejten menyre Jezusi do popullin e Tij.Cfare eshte ajo metoda hyjnore ?Ai e deshi Ate pa fillim,dhe ashtu Jezusi i do gjymtyret e tij.  « Te kam dashur me nje dashuri te perjetshme. »Mund te gjurmosh fillimin e dashurise njerezore ;mund te gjesh lehte fillimin e dashurise tende kundrejt Krishtit,por dashuria e Tij ndaj nesh eshte nje rryme burimi i te ciles eshte i fshehur ne perjetesi.Perendia At e do Jezusin pa ndonje ndryshim.I Krishtere,merre kete si ngushellimin tend,se nuk ka ndryshim ne dashurine e Jezusit ndaj atyre qe qendrojne ne Te.Dje ishe ne majen e Taborit dhe the, « Ai me do : » sot je ne luginen e peruljes,por prapeseprape Ai te do po aq shume.Mbi kodren e Mizarit,dhe midis maleve te Hermonit,degjove zerin e Tij qe foli kaq embelsisht me notat  e dashura te dashurise ;dhe tani mbi det,ose madje edhe ne det,kur te gjitha dallget dhe valomat vijne mbi ty,zemra e Tij i eshte besnik zgjedhjes se Tij te vjeter.Ati e do Birin pa ndonje fund,dhe po keshtu Biri do popullin e Tij.I Shenjte nuk ke nevoje te druash çlidhjen e litarit te argjende sepse dashuria e Tij per ty nuk do te sose kurre.Qendro me mirebesim se edhe poshte ne varr Krishti do te shkoje me ty, dhe se lart perseri prej tij Ai do te jete udheheqesi yt per ne kodrat qiellore.Per me teper,Ati e do Birin pa ndonje mase,dhe te njejten dashuri te pamase  i kushton Biri te zgjedhurve te Tij.E gjithe zemra e Krishtit i eshte e perkushtuar popullit te Tij.Ai « na deshi dhe dha jeten e Tij per ne. »Dashuria e Tij eshte nje dashuri qe tejkalon njohurine.Ah !kemi me te vertete nje Shpetimtar te pandryshueshem,nje Shpetimtar te çmuar,Nje qe do pa mase,pa ndryshim,pa fillim dhe pa fund,ashtu siç e ka dashur Ati !Ka shume ushqim ketu per ato qe dine si ta tretin ate.Fryma e Shenjte na udheheqte te palca dhe dhjami i tij !

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article