16 qershor

Publié le par alban

 

16 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Jobi 5 :1-8 :22} {Studim i shpejte :#Jobi 15 :1-17 :16}

 

“Une u jap jeten e amshuar dhe ato nuk do te humbasin perjete.” {#Gjoni 10:28}

 

I Krishteri nuk duhet kurre te mendoje apo te flase me mendjelehtesi ne lidhje me mosbesimin.Eshte shume e pakendshme per Zotin kur femija e Tij dyshon dashurine,besimin dhe besnikerine e Tij.Si valle do mund ta pikellonim me teper nese do dyshonim hirin e Tij mbeshtetes?I Krishtere!Eshte kunder çdo premtimi te Fjales se çmuar te Zotit se ke per tu harruar ose ke per te humbur.Nese mund te ishte keshtu,si mund te jete i vertete Ai qe tha, “A mundet nje grua te harroje foshnjen e gjirit dhe te mos i vije keq per femijen e barkut te saj?Edhe sikur ato te te harrojne,une nuk do te harroj.”Cfare do ishte valle vlera e atij premtimi—“Edhe sikur malet te zhvendoseshin dhe kodrat te luanin nga vendi,dashuria ime nuk do te largohet prej teje as beselidhja e paqes nuk do te hiqet,thote Zoti,qe ka dhembshuri per ty.”Ku do ishte valle e verteta e fjaleve te Krishtit—“U jap deleve te Mia jeten e amshuar dhe ato nuk do te humbasin perjete;askush nuk do te m’i rrembeje nga dora.Ati im,qe m’i ka dhene,eshte me i madhi i te gjitheve dhe askush nuk mund t’ia rrembeje Atit nga dora.”Si do behej valle me doktrinat e hirit?Te gjitha do hidheshin poshte nese edhe nje femije i vetem i Zotit do humbiste.C’do behej me vertetesine e Zotit,nderin,fuqine,hirin,beselidhjen,betimin e Tij nese ndonjeri prej atyre per te cilet Krishti vdiq dhe qe kishin vene besimin e tyre ne Te,prapeseprape te mund te flakeshin tutje?Debo keto druajtje mosbesuese qe çnderojne Zotin kaq shume.Ngrihu,ngrehe veten prej pluhurit dhe vish rrobat e tua te bukura.Kujto se eshte e mekatshme te dyshosh Fjalen e Tij ne te Cilen te ka premtuar se nuk humbasesh kurre.Jeta e perjetshme perbrenda teje u shprehte ne gezim mirebesues.

 

Ungjilli mban frymen time lart

Nje Zot i pandryshueshem besnik

Ve themelin e shpreses sime

Ne betime,premtime dhe gjak.

 

 

16 qershor-mbremje

 

“Zoti eshte drita ime dhe shpetimi im;nga kush do te kem frike?Zoti eshte keshtjella e jetes sime;nga kush do te kem frike? {#Psalmi 27:1}

 

“Zoti eshte drita ime dhe shpetimi im.”Ketu ka interes vetjak, “drita ime dhe shpetimi im”;shpirti eshte i siguruar per kete dhe prandaj e shpall me guxim.Ne kohen e rilindjes drite hyjnore derdhet ne shpirt si pararendesja e shpetimit;atje ku nuk ka drite mjaftueshem per te zbuluar vete erresiren tone dhe per te na bere te deshirojme me zjarr Zotin Jezus,nuk ka deshmi shpetimi.Mbas tjetersimit tone,Zoti yne eshte gezimi,ngushelluesi,udherrefyesi,mesuesi yne dhe ne çdo kuptim,drita jone:Ai eshte drite perbrenda,drite perreth,drite e pasqyruar prej nesh dhe drite qe do na zbulohet akoma.Ve re,nuk thuhet thjesht se Zoti jep drite,por se Ai eshte drita;po ashtu nuk thuhet se Ai jep shpetimin,por se Ai eshte shpetimi;ai,pra,qe me ane te besimit ka kapur fort Zotin,ka te gjitha bekimet e beselidhjes ne zoterimin e tij.Mbasi kjo gje eshte e siguruar si fakt,argumenti i nxjerre prej tij ngrihet ne formen e nje pyetjeje, “Nga kush do te kem frike?”Nje pyetje qe eshte vete pergjigja e saj.Pushtetet e erresires nuk duhen pasur frike,sepse Zoti,drita jone,i shkaterron ato;dhe mallekimi i ferrit nuk duhet te na trembe,sepse Zoti eshte shpetimi yne.Kjo eshte nje sfide shume e ndryshme nga ajo e Golias mendjemadh sepse qendron jo mbi fuqine kryelarte e nje krahu mishi por mbi fuqine e vertete te nje UNE JAM Te Plotfuqishem. “Zoti eshte keshtjella e jetes sime.”Ketu ka nje epitet te trete rrezellites,per te treguar se shpresa e shkruesit ishte e mberthyer me nje litar tresh qe nuk mund te keputej.Mire bejme kur grumbullojme fjale lavdie atje ku Zoti jep pa kursim vepra hiri.Jeta jone e nxjerr gjithe forcen e saj prej Zotit ;dhe nese Ai begenis te na beje te forte,nuk mund te dobesohemi prej te gjithe intrigave te kundershtarit. “Nga kush do te kem frike?”Pyetja e guximshme shikon ne te ardhmen po ashtu edhe ne te tashmen. “Nese Zoti eshte per ne,”kush mund te jete kundra nesh,qofte tani ose ne te ardhmen?

 

 

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article