18 qershor

Publié le par alban

 

18 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Jobi 13 :1-16 :22} {Studim i shpejte :#Jobi 22 :1-14 :25}

 

“Cliruesi yt.” {#Isaia 54:5}

 

Jezusi,Cliruesi,eshte jo vetem i joni por edhe i joni perjeta.Te gjitha ofiqet e Krishtit jane te mbajtura per ne.Ai eshte mbret per ne,prift per ne dhe profet per ne.Sa here qe lexojme nje titull te ri te Shpetimtarit tone,le ta zoterojme ate si tonen.Kerraba e bariut,purteka e atit,shpata e kapitenit,mitra e princit,manteli i profetit,jane te gjitha tonat.Jezusi nuk ka dinjitet qe nuk do ta perdorte per ekzaltimin tone dhe te drejte te posaçme qe nuk do ta ushtronte per mbrojtjen tone.Plotesia e Tij e Hyjnise eshte thesari yne i pashtershem dhe i padeshtueshem.

Njerezia e Tij gjithashtu,qe e mori persiper per ne,eshte e jona ne te gjithe perkryerjen e saj.Zoti yne i hirshem na perçon virtytin e panjolle te nje karakteri te pamete;Ai na jep efektshmerine e denje te nje jete te perkushtuar;ai na jep shperblimin e prodhuar me ane nenshtrimit te bindur dhe sherbimit te pareshtur.Ai e ben rroben e panjollosur te jetes se Tij bukurine tone mbuluese;virtytet rrezellitese te karakterit te Tij zbukurimet dhe guret tane te çmuar; dhe butesine mbinjerezore te vdekjes se Tij,mburrjen dhe lavdine tone.Ai na le trashegim grazhdin e Tij,per te mesuar prej tij se si Zoti erdhi poshte te njeriu; dhe kryqin e Tij per te na mesuar se si Zoti mund te shkoje lart te Zoti.Te gjitha mendimet,emocionet,veprimet,shprehite,mrekullite dhe nderhyrjet e Tij ishin per ne.Ai shkeli udhen e pikellimit per ne dhe na ka dorezuar si trashegimine e Tij qiellore rezultatet e plota te te gjitha veprave te jetes se Tij.Ai eshte tani po aq shume i yni sa me perpara; dhe nuk skuqet te ve ne dukje Veten si “Zoti yne Jezu Krisht,” edhe pse Ai eshte I Bekuari dhe I vetmi Monark,Mbreti i mbreterve dhe Zoti i zoterve.Krishti kudo dhe ne çdo menyre eshte Krishti yne,per tu gezuar perhera dhe me bollekun me te madh.O,shpirti im,me ane te fuqise se Frymes se Shenjte therrite kete mengjes, “Cliruesin tend.”

 

 

18 qershor-mbremje

 

“Hyra ne kopshtin tim,o motra ime,nusja ime.” {#Kantiku i kantikeve 5:1}

 

Zemra e besimtarit eshte kopshti i Krishtit.Ai e bleu ate me gjakun e Tij te çmuar dhe Ai hyn atje dhe shpall se i perket Atij.Nje kopsht nenkupton ndarje.Nuk eshte park publik;nuk eshte nje shkretetire;eshte i rrethuar me mure ose me gardh.Shikofshim murin e ndarjes midis kishes dhe botes te behet me i gjere dhe me i forte.Te trishton te degjosh Te Krishteret te thone, “Epo,kjo nuk eshte e demshme;as kjo tjetra,” duke shkuar keshtu aq me afer botes sa eshte e mundshme.Hiri eshte ne zbatice ne ate shpirt qe mund madje edhe te ngreje pyetjen se sa larg mund te shkoje ne perputhjen me boten.Nje kopsht eshte nje vend hijeshie dhe sa shume qe ia kalon tokave te egra te pambjellura.I Krishteri i vertete duhet te kerkoje te jete me i shkelqyeshem ne jeten e tij se sa moralisti me i mire sepse kopshti i Krishtit duhet te prodhoje lulet me te mira ne gjithe boten.Edhe me i miri eshte i varfer i krahasuar me ate qe meriton Krishti;le te mos e largojme me lule te semura dhe te vyshkura.Zambaket dhe trendafilat me te rralle,me te  pasur dhe me te perzgjedhur duhet te lulezojne ne vendin qe Jezusi e quan vendin e Tij.Kopshti eshte nje vend rritjeje.Te shenjtet nuk duhet te mbesin te pazhvilluar,gjithmone thjesht sytha.Ne duhet te rritemi ne hir dhe ne njohurine e Zotit dhe Shpetimtarit tone Jezu Krisht.Rritja duhet te jete e shpejte atje ku Jezusi eshte Bujku dhe Fryma e Shenjte vesa prej se larti.Nje kopsht eshte nje vend terheqjeje ne vetmi.Po ashtu,Zoti Jezu Krisht do donte qe te ruanim shpirtrat tane si nje vend ne te cilin Ai mund te shfaqet ashtu si nuk e ben per boten.O,sikur Te Krishteret te ishin me vetem me qellim qe te ruanin zemrat e tyre me te pergatitura per Krishtin!Ashtu si Marta,ne shpesh shqetesohemi dhe trazojme veten me shume sherbim,keshtu qe nuk kemi vendin per Krishtin qe pati Maria dhe nuk ulemi nen kembet e Tij ashtu siç duhet.Zoti dhente qe shirat e embel te hirit te Tij te ujisin sot kopshtin e Tij.

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article