7 tetor

Publié le par alban

7 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Mateu 15 :1-17 :27}  {Studim i shpejte:#Mateu 21:1-22:46}

 

“Pse e trajtove kaq keq sherbetorin tend?”  {#Numrat 11:11}

 

Ati yne qiellor na dergon neve trazira te shpeshta per te vene ne prove besimin tone.Nese besimi yne vlen diçka,ai do te perballoje sproven.Ari nuk ka frike zjarrin:guri i çmuar i vertete nuk druan testin.Eshte nje besim i varfer ai kur beson Zotin kur shoket jane te sinqerte,trupi plot me shendet dhe tregtia me fitime;por eshte besim i vertete qe mbahet prej besnikerise se Zotit kur shoket largohen kur trupi eshte i semure kur frymet jane te deshperuara dhe drita e pamjes se Atit tone eshte e fshehur.Nje besim qe mund te thote,ne traziren me te tmerrshme,”edhe sikur te me vriste,akoma do te besoj tek Ai,”eshte nje besim i lindur prej qiellit.Zoti pikellon sherbetoret e tij per te lavderuar veten e tij,sepse Ai eshte shume i lavderuar ne hiret e popullit te tij,qe jane veprat e hireve te tij.Kur “mundimi sjell durimin;dhe durimi perjetimin;dhe perjetimi shpresen”Zoti eshte i nderuar prej ketyre virtyteve rritese.Ne nuk do ta njihnim kurre muziken e harpes nese telat nuk do te prekeshin;dhe as nuk do te gezonim lengun e rrushit nese nuk do shtypej ne shtypesen;as nuk do te zbulonim parfumin e embel te kanelles nese nuk do qe e shtypur dhe e rrahur;as nuk do ta ndjenim ngrohtesine e zjarrit nese qymyri nuk do te konsumohej teresisht.Urtesia dhe fuqia e Punetorit te madh zbulohen prej sprovave permes te cilave enet e tij te meshires lejohen te kalojne.Dhimbjet e tanishme kane prirje gjithashtu te shtojne gezimin e ardhshem.Duhet te kete hije ne pikture per te vene ne dukje bukurine e dritave.A do kishim qene kaq shume te bekuar ne parajse nese nuk do kishim njohur mallekimin e mekatit dhe trishtimin e botes?A nuk do te jete paqja me e embel mbas betejes,dhe shlodhja me e mirepritur mbas punes se rende?A nuk do te shtonte lumnine e te lavderuarve kujtimi i vuajtjeve te kaluara?Ka shume pergjigje te tjera te ngushellueshme pyetjes me ane te ciles ne hapem persiatjen tone,le te mendojme mbi te gjate gjithe dites.

 

 

7 tetor-mbremje

 

“Tani te kush ke besim ti?”  {#Isaia 36:5}

 

Lexues,kjo eshte nje pyetje e rendesishme.Degjo pergjigjen e Te Krishterit,dhe shiko nese eshte e jotja.”Te kush ke besim?’”Besoj,”thote I Krishteri,” ne nje Zot trini.Besoj Atin,duke besuar se Ai me ka zgjedhur mua para themelimit te botes;e besoj Ate per te me furnizuar ne provani,per te me mesuar,per te me udhehequr,per te me ndrequr nese eshte nevoja,dhe per te me sjelle ne vete shtepine e tij ku ka shume dhoma.Besoj Birin.Zoti i vertete—njeriu Jezu Krisht.Besoj ne te per te fshire te gjitha mekatet e mia me ane te sakrifices se tij,dhe per te me zbukuruar mua me drejtesine e tij te perkryer.E besoj Ate se eshte Nderhyesi im,per ti paraqitur lutjet e mia dhe deshirat e mia perpara fronit te Atit te tij,dhe e besoj Ate te jete Avokati im ne te madhen dite te fundit,per te mbrojtur çeshtjen time,dhe per te me shfajesuar.E besoj Ate per ate qe eshte,per ate qe ka bere,dhe per ate qe ka premtuar akoma te beje.Dhe besoj Frymen e Shenjte—Ajo ka filluar te me shpetoje prej mekateve te mia te trasheguara;e besoj ti nxjerri ato te gjitha jashte;e besoj te perkuli karakterin tim,te nenshtroje vullnetin tim,te ndriçoje kuptimin tim,te kontrolloje pasionet e mia,te ngushelloje deshperimin tim,te ndihmoje dobesine time,te ndriçoje erresiren tim;e besoj te banoje ne mua si jeta ime,te mbreteroje ne mua si Mbreti im,te me shenjteroje te terin,fryme,shpirt dhe trup,dhe me pas te me marre lart te banoj me te shenjtet ne drite perhera.”

 

O,besim i bekuar!Te besosh Ate fuqia e te cilit nuk do te shterohet kurre,dashuria e te cilit nuk do te fiket kurre,butesia  e te cilit nuk do te ndryshoje kurre,besnikeria e te cilit nuk do te mungoje kurre,urtesia e te cilit nuk do te çoroditet kurre;dhe miresia e perkryer e te cilit nuk mund te njohe kurre pakesim!I lumtur je ti,lexues,nese ky besim eshte i yti!Duke besuar keshtu,ti do te gezosh paqe te embel tani,dhe me pas lavdi,dhe themeli i besimit tend nuk do te levize kurre.

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article