8 tetor

Publié le par alban

8 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Mateu 18 :1-20 :34}  {Studim i shpejte :#Mateu 23 :1-25 :46}

 

« Shtyje lundren me thelle e hidhni rrjetat per peshkim. »  {#Lluka 5 :4}

 

Ne mesojme nga ky tregim,nevojshmerine e veprimit njerezor.Peshkimi i peshqve ishte i mrekullueshem,prapeseprape as peshkatari as barka e tij,as veglat e tij te peshkimit nuk u lane pas dore ;por te gjitha u perdoren per te zene peshqit.Po ashtu ne shpetimin e shpirtrave,Zoti vepron me ane mjetesh ;dhe nderkohe qe hiri i tanishem qendron,Zoti do te kenaqet me ane te çmendurise se te predikuarit te shpetoje ato qe besojne.Kur Zoti punon pa instrumenta,pa dyshim qe Ai eshte i lavderuar ;por Ai vete ka perzgjedhur planin e instrumentit si te qenit ai plan me ane te te cilit Ai eshte me shume i madheruar.Mjetet ne vetvete jane teresisht te pavlera. « Zot,ne punuam rende gjate gjithe nates dhe nuk kemi marre asgje. »Cfare ishte arsyeja e kesaj ?A nuk ishin ato peshkatare qe ushtronin zanatin e tyre ?Me te vertete ato nuk ishin duar te pamesuara ;ato e njihnin mire punen.A e bene valle punen ne menyre te paafte ?Jo.A i mungoi puna valle ?Jo,ato punuan shume.A i mungoi kembngulja ?Jo,ato punuan te gjithe naten.A kishte atje nje mungese peshqish ne det ?Sigurisht qe jo,sepse aq shpejt sa Zoti erdhi,ato shkuan ne rrjete ne tufa.Cfare eshte arsyeja atehere ?Eshte sepse nuk ka fuqi ne mjetet e tyre larg pranise se Jezusit ? « Pa Te ne nuk mund te bejme asgje. »Por me Krishtin ne mund te bejme te gjitha gjerat.Prania e Krishtit jep sukses.Jezusi u ul ne barken e Pjetrit,dhe vullneti i tij,me nje ndikim misterioz,terhoqi peshqit ne rrjete.Kur Jezusi ngrihet ne nje Kishe,prania e tij eshte fuqia e Kishes—thirrja e nje mbreti eshte ne mes te saj. « Une,kur te ngrihem lart,do te terheq te gjithe njerezit drejt meje. »Le te shkojme jashte kete mengjes ne vepren tone te peshkimit te shpirtrave,duke shikuar lart me besim,dhe perreth nesh ne nje ankthshmeri solemne.Le te punojme derisa nate te vije,dhe nuk do te punojme me kot,sepse Ai qe na urdheron te leshojme poshte rrjeten,do ta mbushi ate me peshq.

 

 

8 tetor-mbremje

 

« Lutuni me Frymen e Shenjte. »  {#Juda 1 :20}

 

Vini re karakteristiken e madhe te lutjes se vertete—‘Me Frymen e Shenjte. »Fara e perkushtimit te pranueshem duhet te vije prej depove te qiellit.Vetem lutja qe vjen prej Zotit mund te shkoje te Zoti.Ne duhet ti kthejme  shigjetat e Zotit tek Ai.Ajo deshire qe Ai e shkruan mbi zemrat tona do te preke zemren e tij dhe do te sjelle poshte nje bekim,por deshirat e mishit nuk kane fuqi me te.

 

Te lutesh me Frymen e Shenjte eshte te lutesh me zjarrmi.Lutjet e ftohta i kerkojne Zotit te mos ti degjoje ato.Ato qe nuk kerkojne me zjarrmi,nuk kerkojne hiç fare.Te flasesh per lutje te vaket eshte sikur te flasesh per zjarr te vaket—eshte shume e rendesishme qe te jete zjarr i nxehte.Eshte te lutesh me kembngulje.Pergjeruesi i vertete mbledh forca teksa fillon dhe rritet me me shume zjarrmi kur Zoti vonohet te pergjigjet.Aq me gjate dera eshte e mbyllur,aq me me zjarr ai e perdor çekanin dhe aq me gjate engjelli qendron aq me i vendosur eshte ai qe te mos ta lere te shkoje pa  nje bekim.E bukura ne syte e Zotit eshte e lotueshme,agonizuese,bezdisje e pamposhtur.Do te thote te lutemi me perulesi,sepse Fryma e Shenjte kurre nuk na fryn me krenari.Eshte detyra e saj te na bindin per mekat,dhe keshtu te na perkuli poshte ne trishtim dhe prekje shpirti.Ne nuk do te kendojme kurre Gloria in excelsis perveçse i lutemi Zotit de profundis :prej thellesirave ne duhet te therrasim,ose perndryshe nuk do te shikojme kurre lavdi ne me te larten.Eshte nje lutje e dashur.Lutja duhet te parfumoset me dashuri,e ngopur me dashuri—dashuri per te shenjtet tone,dhe dashuri per Krishtin.Per me teper duhet te jete nje lutje plot me besim.Nje njeri ia del mbane vetem atehere kur ai beson.Fryma e Shenjte eshte autori i besimit,dhe e forcon ate,keshtu qe ne lutemi duke besuar premtimin e Zotit.O qe ky kombinim i bekuar hiresh te shkelqyera i çmueshem dhe i embel si erezat e tregtarit te mund te jete i mere brenda nesh sepse Fryma e Shenjte eshte ne zemrat tona !Ngushellues shume i bekuar,ushtro fuqine tende mbi ne,duke na ndihmuar ne lutje ne dobesite tona.

 

 

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article