6 maj

Publié le par alban

 

6 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Mbreterve 14:1-15:38} {Studim i shpejte:#2 Mbreterve 24:1-25:30}

 

“Ne qendrojme tek Ai.” {#1 Gjoni 4:13}

 

A do nje banese per shpirtin tend ?A po pyet,”Sa eshte çmimi i shitjes?”Vlen diçka me pak se natyra njerezore krenare do donte te jipte.Eshte pa para dhe pa çmim.Ah!Do doje te paguaje nje çmim te arsyeshem !Do doje te beje diçka per te fituar Krishtin ?Atehere nuk mund ta kesh banesen,sepse eshte « pa çmim».A do doje te merrje banesen e Mesuesit tim me qera per gjith perjetesine,pa paguar asgje per te,asgje perveçse qerane e truallit te dashurise dhe te te sherbyerit Atij perjeta ?A do marresh Jezusin dhe « te qendrosh ne  Te ? »Shiko se kjo banese eshte e furnizuar me gjithçka qe do,eshte e mbushur me pasuri me te shumta sa ke per te shpenzuar aq gjate qe do jetosh.Ketu mund te kesh shoqerim te ngushte me Krishtin dhe te ngresh banket per dashurine e Tij ;ketu ka tryeza te furnizuara mire me ushqim i mjaftueshem per te jetuar perjeta ;ne te,kur je i lodhur mund te gjesh shlodhje me Jezusin ;dhe prej tij mund te veshtrosh jashte dhe te shikosh vete parajsen.A do doje te kesh banesen ?Ah !Nese je i pastrehe do te thuash, « Do doja te kisha banesen ;por a mund ta kem ? »Po,ja ku eshte çelesi—çelesi eshte, « Eja te Jezusi. » « Por »,ti po thua, « Jam teper i varfer per nje banese te tille.”Nuk ka gje;ka rroba brenda.Nese ndjehesh fajtor dhe i denuar,eja; dhe edhe pse shtepia eshte teper e mire per ty,Krishti do te te beje mjafte te pershtatshem per banesen se shpejti.Ai do te te laje dhe do te te pastroje dhe do te jesh i afte te kendosh, « Ne qendrojme tek Ai. »Besimtar : je tre here i lumtur qe ke nje vendbanim te tille !Je i privilegjuar shume sepse ke nje « keshtjelle » ku je i sigurte perhera.Dhe « duke qendruar ne Te, »nuk ke veçse nje banese te sigurte dhe te perkryer por nje banese te perjetshme.Kur kjo bote do kete kaluar si nje enderr,banesa jone do jetoje dhe do qendroje akoma me e pavdekshme se mermeri,me e forte se graniti,vete qenese si Zoti sepse eshte Vete Zoti—« Ne qendrojme tek Ai. »

 

6 maj-mbremje

 

« Do pres gjithe ditet e kohes sime te caktuar. » {#Jobi 14 :14}

 

Nje qendrim i vogel ne toke do ta beje parajsen me te mrekullueshme.Asgje nuk e ben prehjen aq te embel sa puna e rende ;asgje nuk e ben sigurine kaq te kendshme sa ekspozimi ndaj alarmeve.Kupat e hidhura te tokes do ti japin shije veres se re qe shkumezon ne kupat e arta te lavdise.Mburoja jone e shkaterruar dhe çehret tona me vraja do ta bejne lart me te shkelqyeshme fitoren tone,kur do mirepritemi ne fronet e atyre qe kane mposhtur boten.Nuk do kishim shoqerim te plote me Krishtin nese nuk do qendronim per pak kohe ketu poshte sepse Ai u pagezua me nje pagezim vuajtjesh midis njerezve dhe ne duhet te pagezohemi me te njejtin nese do donim te marrim pjese ne mbreterine e Tij.Shoqeria me Krishtin eshte kaq e nderuar sa pikellimi me i madh eshte nje çmim i vogel per ta fituar ate.Nje tjeter arsye per vonesen tone ketu eshte per te miren e te tjereve.Ne nuk do donim te hynim ne parajse derisa puna jone te jete kryer dhe mund te jete se jemi akoma te caktuar per ti dhene drite shpirtrave te erresuar ne shkretetiren e mekatit.Qendrimi yne i zgjatur ketu eshte padyshim per lavdine e Zotit.Nje i shenjte i sprovuar ashtu si nje diamant i mireprere,shkelqen shume ne kuroren e Mbretit.Asgje nuk reflekton aq shume nder ne nje punetor sa nje sprove e rrepte dhe e zgjatur e punes se tij dhe perballimi triumfues i proves se  rende pa u dorezuar.Ne jemi vepra e Zotit ne te cilen Ai do te lavderohet me ane te mundimeve tona.Eshte per nderin e Jezusit qe ne durojme sproven e besimit tone me gezim te shenjte.Cdo njeri le t’ia dorezoje deshirat e tij te zjarrta lavdise se Jezusit dhe te ndjeje, « Nese ulja ime ne pluhur do te ngrinte Zotin tim edhe nje centimeter te vetme,le te qendroj akoma pertoke.Nese te jetoja perjete mbi toke do te bente Zotin tim me te lavdishem akoma,do ishte parajse  per mua te me mbyllej parajsa.Koha jone eshte e fiksuar dhe e caktuar prej dekretit te perjetshem.Le te mos jemi te akthshem ne lidhje me kete por le te presim me durim derisa portat prej perlash do te hapen.

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article