8 maj

Publié le par alban

 

8 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Mbreterve 18 :1-20 :21} {Studim i shpejte :#1 Kronika 3 :1-5 :26}

 

“I sheruari nuk e dinte se kush ishte.” {#Gjoni 5:13}

 

Vitet jane te shkurtra per te lumturin dhe te shendetshmin;por tridhjete e tete vite semundjeje duhet te kene qene nje barre e rende pergjate jetes se lenguesit te gjore.Prandaj,kur Jezusi e sheroi me nje fjale,ndersa dergjej te pellgu i Betesdes,ai e ndjeu me endje ndryshimin.Po ashtu dhe mekatari qe per jave dhe muaj ka qene i paralizuar me deshperim dhe ka gulçuar me kapitje per shpetim eshte shume i ndergjegjshem per ndryshimin kur Zoti Jezus shpreh Fjalen e fuqise dhe i jep gezim dhe paqe ne te besuar.E liga e hequr eshte teper e madhe per t’u hequr tutje pa e dalluar ate;jeta e perçuar eshte shume e jashtezakonshme per t’u zoteruar dhe per te qendruar me pas jovepruese;dhe ndryshimi i kryer eshte shume i mrekullueshem per te mos u pare.Prapeseprape njeriu i gjore nuk e njihte autorin e sherimit te tij;nuk e njihte shenjterine e personit te Tij,ofiqet qe mbante ose detyren qe e solli midis njerezve.Shume padije ne lidhje me Jezusin mund te qendroje ne zemra qe megjithate ndjejne fuqine e gjakut te Tij.Nuk duhet t’i denojme me nxitim njerezit per mungese njohurie;por atje ku mund te shikojme besim qe shpeton shpirtin duhet te besojme se shpetimi eshte dhene.Fryma e Shenjte i ben njerezit pendestare shume me perpara se t’i beje me dije dhe ai qe beson ate qe njeh do te njohe se shpejti me qarte se çfare beson.Padija eshte,prapeseprapa nje gje e keqe;sepse ky njeri i gjore u mundua shume prej Farizenjeve dhe ishte i paafte t’i bente valle.Eshte mire qe te jesh i afte t’i pergjigjesh shpifesve por ne nuk mund te bejme keshtu nese nuk e njohim Zotin Jezus qarte dhe me kuptim.Sherimi i padijes se Tij prapeseprape shpejt ndoqi sherimin e semundjes se tij sepse u vizitua prej Zotit ne tempull;dhe mbas asaj shfaqje te hirshme,filloi te deshmonte se “ishte Jezusi Ai qe e pati sheruar.”Zot,nese me ke shpetuar mua,mu shfaq qe te mund te te shpall perpara bijve te njerezve.

 

8 maj-mbremje

 

“Pajtohu,pra,me Perendine.” {#Jobi 22:21}

 

Nese do donim”te pajtoheshim me Perendine dhe te kishim paqe,”duhet qe ta njohim ashtu si e ka shfaqur Veten,jo vetem ne njenjeshmerine e thelbit dhe qenies se Tij por gjithashtu ne shumesin e personave te Tij.Zoti tha,”Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone”—asnje njeri te mos jete i kenaqur derisa te dija diçka ne lidhje me “sone” prej se cileve rrodhi qenia e tij.Perpiqu te njohesh Atin;zhyt koken tende ne kraharorin e Tij ne pendim te thelle dhe rrefe se nuk je i denje te quhesh biri i Tij;merr puthjen e dashurise se tij;unaza qe eshte deshmia e besnikerise se Tij te perjetshme qofte ne gishtin tend;ulu ne tryezen e Tij dhe zemra jote u gezofte ne hirin e Tij.Me pas ec perpara dhe kerko te njohesh shume per Birin e Zotit qe eshte shkelqimi i lavdise se Atit te Tij dhe prapeseprape ne begenisje te pashprehshme hiri u be njeri per hirin tone;njihe ne nderlikimin e veçante te natyres se Tij:Zot i perjetshem,dhe prapeseprape,njeri si te tjeret;ndiqe Ate teksa ecen mbi ujera me hapin e Hyjnise dhe teksa ulet mbi pus ne lodhjen e natyres njerezore.Mos ji i kenaqur derisa te njohesh shume per Jezu Krishtin si Shoku yt,Vellai yt,Dhendrri yt,gjithçkaja yt.Mos e harro Frymen e Shenjte;perpiqu te fitosh nje pamje te qarte te natyres,karakterit,vetive dhe veprave te Saj.Shiko Frymen e Zotit qe ne fillim levizi mbi kaosin dhe solli rregull;qe tani viziton kaosin e shpirtrave tane dhe krijon rregullin e shenjterise.Shikoje si Zot dhe Dhenes i jetes shpirterore,Ndriçuesi,Mesimdhenesi,Ngushelluesi dhe Shenjteruesi.Shikoje,ashtu si vajosje e shenjte teksa zbret mbi koken e Jezusit dhe me pas qendron mbi ju qe jeni cepat e rrobave te Tij.Nje besim i tille perjetues,shkrimshenjte,dhe i zgjuar  ne Triadhen ne Bashkim eshte i joti  nese e njeh me te vertete Zotin;dhe nje njohje e tille sjell me te vertete paqe.

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article