27 shtator

Publié le par alban

 

27 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Sofonia 1:1-Hagai 2:23} {Studim i shpejte:#Zakaria 5:1-8:23}

 

“Ti je i lumtur,o Izrael!Kush eshte barabar me ty,o popull i shpetuar nga Zoti ? » {#Ligji i perterire 33:29}

 

Ai qe pohon se Krishterimi i ben njerezit te mjere eshte vete nje i huaj per te.Do ishte me te vertete e habitshme,nese do na bente te gjore sepse vini re se ne çfare pozicioni na madheron!Na ben femije te Perendise.A jua merr mendja valle se Zoti do t’i jape te gjithe lumturine armiqve te Tij dhe do t’i caktoje te gjithe vajtimin vete familjes se Tij?A do kene armiqte e Tij hare dhe gezim dhe a do trashegojne femijet e shtepise trishtimin dhe mjerimin?A do ta quante veten te pasur mekatari,i cili nuk ka pjese ne Krisht dhe a do largoheshim ne tutje sikur te ishim lypes pa as dhe nje kacidhe?Jo,ne do gezohemi perhera ne Zotin dhe do te lavderohemi ne trashegimine tone,sepse ne “nuk kemi marre fryme roberimi qe te kemi perseri frike,por kemi marre fryme biresimi,me ane te se ciles ne therrasim: “Aba,o Ate!”Purteka e ndreqjes duhet te vije mbi ne masen e duhur por ajo vepron per ne frutet e ngushellueshem te drejtesise;dhe prandaj me ane te ndihmes se Ngushelluesit hyjnor,ne,”populli i shpetuar prej Zotit,” do te gezohemi ne Zotin e shpetimit tone.Ne jemi te martuar me Krishtin dhe a do lejoje valle Dhendrri yne i madh nusen e Tij te lengoje ne dhembje te vazhdueshme?Zemrat tona jane te bashkuara me Te:ne jemi gjymtyret e Tij dhe edhe pse per pak kohe mund te vuajme ashtu si Kreu yne vuajti nje here,prapeseprape ne jemi edhe tani te bekuar me bekime qiellore ne Te.Ne kemi kaparin e trashegimise sone ne ngushellimet e Frymes te cilat nuk jane as te pakta as te vogla.Trashegues gezimi perhera,ne kemi shijime te riskut tone.Ka vijeza drite gezimi per te lajmeruar lindjen e diellit tone te perjetshem.Pasurite tona jane pertej detit;qyteti yne me themele te qendrueshme eshte ne anen tjeter te lumit;Vegullime lavdie prej botes frymore gezojne zemrat tona dhe na nxisin te ecim perpara.Me vertetesi thuhet, “Ti je i lumtur,o Izrael!Kush eshte barabar me ty,o popull i shpetuar nga Zoti ?”

 

27 shtator-mbremje

 

“I dashuri im e vuri doren te vrima e deres dhe te perbrenshmet e mia u ngasherryen nga ai.” {#Kantiku i kantikeve 5 :4}

 

E trokitura nuk mjaftonte sepse zemra ime ishte teper e pergjumur,teper e ftohte dhe mosmirenjohese per t’u ngritur dhe per te hapur deren por prekja e hirit te Tij te efektshem e beri shpirtin tim te levize perbrenda.O ç’zemerbutesi e Te dashurit tim qe te qendroje akoma kur e gjen Veten jashte dhe mua te pergjumur ne shtratin e ploteshtise !O,ç’durim i madh per te trokitur dhe trokitur perseri dhe t’i shtoje trokitjeve zerin e Tij duke me pergjeruar ti hap deren !Si valle e kam kundershtuar!Zemer e ulet,skuqu dhe te te vije turp !Por,me e madhja miresi nga te gjitha,Ai behet deretar i Vetes se Tij dhe e çkyç Vete porten.Tre here e bekuar eshte dora qe begenis te ngreje rézen dhe te rrotulloje çelesin.Tani e kuptoj se asgje perveçse vete pushteti i Zotit tim nuk mund te shpetoje nje mase te prape ligesie ashtu si une ;ritet deshtojne,madje edhe ungjilli nuk ka ndikim mbi mua deri atehere kur dora e Tij shtrihet.Tani,gjithashtu,dalloj se dora e Tij eshte e mbare atje ku çdo gje tjeter eshte e pasukseshme,Ai mund te hape ndersa asgje tjeter nuk do mundte.I bekuar qofte emri i Tij,e ndjej pranine e Tij edhe tani.Me vend eshte qe zemra ime ngasherehet per Te kur mendoj per gjithçka qe vuajti per mua dhe per kthimin tim mosmirenjohes.Kam lejuar ndjenjat e mia te bredhin.Kam ngritur ne kembe rivale.E kam pikelluar.Me i embeli dhe me i shtrenjte nga te gjithe te dashurve,te kam trajtuar ashtu si nje grua e pabese trajton burrin e saj.O,mekatet e mia mizore,vetja ime mizore.Cfare mund te bej valle ?Lotet jane nje shfaqje e kote pendimi,gjithe zemra ime zien nga zemerimi ndaj vetvetes.I mjere qe jam,qe trajtoj Zotin tim,Gjithçkane time ne Gjithçka,gezimin tim te madh sikur te ishte nje i huaj.Jezus,Ti fal bollshem,por kjo nuk mjafton,parandalo pabesine time ne te ardhmen.Largo me puthjen tende keto lote dhe me pas pastro zemren time dhe lidhe ate me Veten tende me nje litar shtategershetesh per te mos u hallakatur me kurre.

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article