28 shtator

Publié le par alban

 

28 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Zakaria 1 :1-7 :14} {Studim i shpejte :#Zakaria 9 :1-11 :17}

 

“Zoti shikon nga qielli;ai shikon tere bijte e njerezve.” {#Psalmi 33:13}

 

Ndoshta asnje figure shprehie nuk e perfaqson Zotin ne nje drite me te hirshme se sa kur pershkruhet tek perkulet prej fronit te Tij dhe tek vjen poshte prej qiellit per t’ia vene veshin nevojave te njerezimit dhe per te pare vuajtjet e tij.Ne e duam Ate,I Cili,kur Sodoma dhe Gomorra ishin plot me shkelje,nuk do shkaterronte keto qytete derisa t’i kishte bere nje vizite personale.Nuk mund te mos derdhim zemrat tona me dashamiresi per Zotin tone qe ul veshin e Tij qe prej lavdise me te larte dhe e ve ne buzen e mekatarit shpirtdhenes zemra e keputur e te cilit deshiron me zjarr pajtimin.Si nuk mund perveçse ta duam Ate kur e dime se Ai numeron edhe floket e kokes sone,vijezon udhen tone dhe cakton shtigjet tona?Veçanerisht kjo e vertete e madhe eshte prane zemres sone kur sjellim ne mend se sa i kujdesshem eshte Ai jo vetem per interesat tokesore te krijesave te Tij por edhe per çeshtjet e tyre shpirterore.Edhe pse liga largesie ndodhen midis krijeses se kufizuar dhe Krijuesit te pafund,prapeseprape ka lidhje qe i bashkojne te dy.Kur nje lot derdhet prej teje,mos mendo se Zoti nuk e sheh;sepse, “ashtu si nje baba eshte i meshirshem me bijte e tij,keshte eshte i meshirshem Zoti me ata qe kane frike prej Tij.”Renkimi yt eshte e afte te ngashereje zemren e Te Perjetshmit;peshperima jote mund te ktheje veshin e Tij drejt teje;lutja jote mund te permbaje doren e Tij;besimi yt mund te levize krahun e Tij.Mos mendo se Zoti ulet lart pa te marre parasysh.Kujto se sado i varfer dhe nevojtar te jesh,prapeseprape Zoti mendon per ty.Sepse syte e Zotit shikojne perpara dhe mbrapa tere dheun per te treguar forcen e Tij ndaj atyre qe kane nje zemer te ndershme ndaj Tij.

 

O!Atehere perserit te verteten qe nuk sfilitet kurre

Asnje Zot nuk eshte si Zoti qe shpirti im deshiron

Ai prej zerit te Te Cilit qiellit dridhet,po Ai Vete

Ashtu i madh siç eshte,di si te perkulet drejt meje.

 

28 shtator-mbremje

 

« Kthehu te shikosh shtate here. » {#1 Mbreterve 18 :43}

 

Suksesi eshte i sigurte kur Zoti e ka premtuar ate.Edhe pse mund te kesh pergjeruar muaj pas muaji pa ndonje prove pergjigjeje,nuk eshte e mundur qe Zoti te mund te jete i shurdher kur njerezit e Tij jane kembngules ne nje çeshtje qe ka te beje me lavdine e Tij.Profeti ne majen e Karmelit vazhdoi te mundej me Zotin dhe kurre as dhe per nje çast nuk i la shteg nje frike qe do ta bente te padeshirueshem ne gjykatat e Te Perjetshmit.Gjashte here sherbetori u kthye por ne çdo rast asnje fjale nuk u shpreh perveçse « Kthehu perseri. »Ne nuk duhet as qe te na shkoje mendja per mosbesim,por duhet ti ngjitemi besimit tone deri edhe ne shtatedhjete here shtate.Besimi dergon shpresen pritese per te veshtruar prej vetulles se Karmelit dhe nese asgje nuk shikohet,ai e dergon perseri dhe  perseri.Larg prej se qenit i shtypur prej zhgenjimit te perseritur,besimi eshte i gjalleruar per te pergjeruar me me zjarr Zotin e tij.Ai perulet por nuk çoroditet :gulçimat e tij jane me te thella dhe peshperimat e tij me te zjarrta,por ai kurrre nuk e liron kapjen ose e leshon doren.Do ishte me e kendshme per mishin dhe gjakun te kete nje pergjigje te shpejte por shpirtrat besimtare kane mesuar te jene te nenshtruar dhe t’i duket mire te presin per dhe prej Zotit.Pergjigjet e vonuara shpesh e bejne zemren te hetoje veten dhe keshtu qe shpien ne zemerdhembje dhe reformim shpirteror :goditje vdekjeprurese i jipen keshtu korruptimit tone dhe dhomat e perfytyrimit pastrohen.Rreziku i madh eshte se mos njerezit leshohen dhe keshtu humbin bekimin.Lexues,mos bjer ne ate mekat,por vazhdo ne lutje dhe vigjilence.Se fundmi reja e vogel u pa,pararendesi i sigurte i litareve te shiut dhe po ashtu me ty,shenja e mbare me siguri qe do jipet dhe ti do ngrihesh si nje princ mbizoterues per te gezuar meshiren qe ke kerkuar.Elia ishte nje njeri me te njejtat pasione si ne :fuqia e tij me Zotin nuk qendronte ne vete meritat e tij.Nese lutja e tij besimtare vlejti kaq shume pse jo valle e jona ?Merr ne mbrojtje gjakun e çmuar pa vend e pa kohe dhe do te te behet sipas deshires tende.

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article