29 shtator

Publié le par alban

 

29 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Zakaria 8 :1-14 :21} {Studim i shpejte:#Zakaria 12:1-14:21}

 

“Ne qofte se lebra ka mbuluar tere trupin e lebrozit,do ta shpalle te paster ate qe ka plagen.” {#Levitiku 13:13}

 

Duket e çuditshme kjo rregull,prapeseprape ka urtesi ne te,sepse flakja jashte e semundjes provonte se njeriu ishte i shendetshem.Kete mengjes do ishte mire per ne te shikojme mesimin simbolik te nje rregulle kaq te veçante.Ne gjithashtu jemi lebroze dhe mund te lexojme ligjin e lebres si te zbatueshem per veten tone.Kur nje njeri shikon veten se eshte si i humbur ashtu dhe i rrenuar,i mbuluar koke e krye me felliqjen e mekatetit,dhe asnje pjese i lire prej ndotjes;kur heq dore nga çdo drejtesi te veten,dhe paraqitet fajtor perpara Zotit atehere ai eshte i paster me ane te gjakut te Jezusit dhe hirit te Zotit.Shkelja e parrefyer,e pandjere,e fshehur eshte lebroza e vertete por kur mekati eshte i pare dhe i ndjere,ai ka marre goditjen e tij vdekjeprurese dhe Zoti shikon me sy meshire mbi shpirtin e pikelluar me te.Asgje nuk eshte me vdekjeprurese se vete drejtesia ose me shpresedhenese se keqardhja prej se mekatuarit.Ne duhet te rrefejme se nuk jemi “asgje tjeter perveçse mekat,” sepse asnje rrefim qe nuk eshte i tille nuk do jete e verteta e plote dhe nese Fryma e Shenjte eshte ne veper brenda nesh duke na bindur per mekat,nuk do te kete veshtiresi per te bere nje pohim te tille—do lindi vetvetiu prej buzeve tona.Cfare ngushellim qe i jep teksti atyre qe jane nen nje ndijim te thelle mekati!Mekati i vajtuar dhe i rrefyer sado i zi dhe i piste nuk do ta lere kurre nje njeri jashte Zotit Jezus.Kushdo qe vjen te Ai,ne as asnje menyre nuk do flaket jashte.Edhe pse i pandershem si hajduti,edhe pse i padlire si gruaja qe ishte mekatare,edhe pse i eger si Sauli i Tarses,edhe pse mizor si Manase,edhe pse rebel si plangprishesi,zemra e madhe e dashurise do shikoje njeriun qe ndjen se nuk ka gje te mire ne te dhe do ta shpalle ate te paster kur ai beson ne Jezusin e kryqezuar.Eja te Ai,atehere,ti i gjore mekatar i ngarkuar rende.

 

Eja nevojtar,eja fajtor

Eja i neveritshem dhe i zhveshur

Nuk  mund te vish teper i felliqur—

Eja ashtu siç je.

 

29 shtator-mbremje

 

“Gjeta ate qe do zemra ime.E shtrengova fort dhe nuk kam ndermend ta braktis.” {#Kantiku i kantikeve 3:4}

 

A na pranon Krishti kur  vijme te Ai megjithe mekatshmerine tone te kaluar?A nuk na ndreq valle per shkak se kemi provuar te gjithe strehat e tjera se pari?Dhe a ka ndonje ne toke si Ai?A eshte Ai me i miri nga te gjithe te miret,me i hijshmi nga te gjithe te hijshmit?O,atehere le ta lavderojme Ate!Bija te Jeruzalemit,madheroheni Ate me daulle te vogla dhe harpa!Poshte me idhujt tuaj,lart me Zotin Jezus.Tani,flamujt e pompozitetit dhe krenarise le te shkelen me kembe por kryqi i Jezusit,qe bota e perqesh dhe nuk e pelqen,le te ngrihet lart.O per nje fron fildishi per Mbretin tone Salomon!Le te vendoset lart perhera dhe shpirti im le te ulet ne stolin e kembeve te Tij dhe te puth kembet e Tij dhe t’i laj me lotet e mi.O,sa i çmuar qe eshte Krishti!Si mund te jete valle qe kam menduar kaq pak per Te?Si eshte e mundur qe shkoj tutje per gezim dhe ngushellim nderkohe qe Ai eshte kaq i plote,kaq i pasur,kaq kenaqesidhenes.Vella besimtar,bej nje beselidhje me zemren tende se nuk do largohesh kurre prej Tij dhe kerkoi Zotit tend ta ratifikoi ate.Lutju qe te te vendose si nje unaze ne gishtin e Tij dhe si nje byzylyk ne krahun e Tij.Kerkoi te te lidhe rreth Tij ashtu si nusja e mbulon veten me zbukurime dhe ashtu si dhendrri ve guret e tij te çmuar.Do doja te jetoja ne zemren e Krishtit;ne te çarat e atij shkembi do donte shpirti im te qendronte perhera.Harabeli ka shtepi dhe dallendyshja nje fole ku mund te shtroje te vegjelit e saj;po ashtu edhe altaret e Tu,o Zot i ushtrive,Mbreti dhe Perendia im;dhe po ashtu dhe une do doja ta beja folen,shtepine time,ne Ty dhe qe shpirti i turtulleshes tende te mos largohet kurre me,por te struket ngushte me Ty,o Jezus,prehja ime e vertete.

 

Kur gjej Zotin tim te çmuar,

Te gjitha pasionet e mia ndizen nuk ka me;

Ate me litare e terheq i dashuruar

E mbaj dhe te ike nuk do ta le.

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article