1 shtator

Publié le par alban

1 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Eze 1 :1-4 :17}  {Studim i shpejte:#Eze 20:1-22:31}

 

“Ti do te me udheheqesh me keshillen tende dhe do te me çosh pastaj ne lavdi.” {#Psalmi 73:24}

 

Psalmisti ndjeu nevojen e tij per keshille hyjnore.Ai sapo kishte zbuluar çmendurine e zemres se tij,dhe qe te mos te udhehiqej perhera shtrember prej saj,ai vendosi qe keshilla e Zotit duhej qe ketej e tutje ta udhehiqte ate.Nje ndijim i vete çmendurise sone eshte nje hap i madh drejt se qenit te urte,kur na udheheq per tu mbeshtur mbi urtesine e Zotit.Njeriu i verber mbeshtetet mbi krahun e shokut te tij dhe mberrin ne shtepi ne siguri,dhe po keshtu ne duhet tia braktisim veten verberisht udheheqjes hyjnore,pa dyshuar asgje;te siguruar se edhe pse nuk mund te shohim,eshte gjithmone e sigurte te besosh Zotin qe shikon gjithçka.”Ti do te me,”eshte nje shprehje e bekuar mirebesimi.Ai ishte i sigurte se Zoti nuk do te kundershtonte detyren begenisese.Ka nje fjale per ty,o besimtar;qendro mbi te.Ji i siguruar se Zoti yt do te jete keshilltari dhe shoku yt;Ai do te te udheheqe;Ai do te drejtoje te gjitha udhet e tua.Ne Fjalen e Tij te shkruar ti ke kete siguri pjeserisht te permbushur,sepse Shkrimi i shenjte eshte keshilla e Tij per ty.Sa te lumtur jemi te kemi  Fjalen e Zotit per te na udhehequr perhera!Cfare do te ishte marinari pa kompasin e tij?Dhe çfare do ishte I Krishteri pa Biblen?Kjo eshte karta e pagabueshme,harta ne te cilen çdo batull eshte e pershkruar,dhe te gjitha kanalet prej rerave te levizshme te shkatarrimit deri tek limani i shpetimit te hartuar dhe te shenuar prej Njerit qe njeh te gjithe udhen.Bekuar qofsh,o Zot,qe ne mund te te besojme per te na udhehequr tani,dhe te na drejtosh deri ne fund!Pas ketij drejtimi permes jetes,Psalmisti paraprin se fundmi nje pritje hyjnore—“dhe me pas do te me presesh ne lavdi!”Cfare mendimi ky per ty besimtar!Vete Zoti do te te presi ne lavdi—ty!Duke bredhur,duke u endur,duke dale nga udha,prapeseprape Ai do te te sjelle shendoshe e mire se fundmi ne lavdi!Ky eshte risku jot;jeto me te kete dite,dhe nese hutime do te te rrethonin,shko me forcen e ketij teksti drejt e tek froni.

 

 

1 shtator-mbremje

 

“Ki besim tek Ai vazhdimisht.” {#Psalmi 62:8}

 

Besimi eshte po aq rregull e jetes tokesore sa edhe e jetes shpirterore;ne duhet te kemi besim ne Zotin per punet tona te kesaj bote po ashtu si dhe per veprat tona qiellore.Eshte vetem teksa mesojme ti mirebesojme Zotit per plotesimin e gjithe nevojave tona qe do te jetojme mbi boten.Ne  nuk duhet te jemi pertace,kjo do tregonte se nuk besojme ne Zotin,qe punon deri me sot,por ne djallin,i cili eshte ati i pertacise.Nuk duhet te jemi te pakujdesshem ose te rrembyer;kjo do te thoshte ti besosh fatit dhe jo Zotit te gjalle I Cili eshte nje Zot i kujdesit dhe i rregullit.Duke vepruar ne kujdes dhe drejtesi,duhet qe te mbeshtetemi thjesht dhe teresisht mbi Zotin ne çdo kohe.

Me lejoni t’ju porosis nje jete mirebesimi ne Zotin per gjerat tokesore.Duke besuar ne Zotin,nuk do detyrohesh te vajtosh sepse ke perdorur mjete mekatare per tu pasuruar.Sherbe Zotin me ndershmeri dhe nese nuk arrin sukses,te pakten asnje mekat nuk do te fleje ne ndergjegjen tende.Duke i besuar Zotit,nuk do jesh fajtor per vete-papajtueshmeri.Ai qe beson ne barkat,lundron ne nje drejtim sot dhe ne drejtim tjeter me pas,ashtu si nje anije e hedhur andej e kendej prej eres levarashe;por ai qe beson ne Zotin eshte si nje anije e shtyre prej avullit,ajo çan dallget,sfidon eren dhe le nje gjurme te drejte te shkelqyeshme e te argjende per ne limanin e paracaktuar.Ji nje njeri me parime te gjalla perbrenda;mos iu perkul kurre zakoneve ndryshuese te urtesise mondane.Ec ne udhen tende te ndershmerise me hapa te qendrueshem dhe trego se je ne menyre te pamposhtur i forte gje qe vetem mirebesimi ne Zotin mund te jape.Keshtu do te çlirohesh prej shqetesimit te ankthshem,nuk do te turbullohesh prej lajmeve te keqija,zemra jote do te jete e fiksuar,duke besuar ne Zotin.Sa e kendshme te lundrosh pergjate rrymes se provanise!Nuk ka udhe me te bekuar jetese se sa nje jete varesie ne nje Zot qe ruan beselidhjen.Ne nuk kemi shqetesime sepse Ai kujdeset per ne;nuk kemi trazira sepse i hedhim barrat tona te Zoti.

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article