Gjithçka prej Hirit

Publié le par alban

                                                                        8

                                                      BESIMI,CFARE ESHTE?

 

CFARE ESHTE KY BESIM ne lidhje me te cilin eshte thene, « Me ane te hirit jeni shpetuar nepermjet besimit ? »Ka shume pershkrime te besimit ;por pothuajse te gjitha perkufizimet qe kam hasur me kane bere qe ta kuptoj me pak perpara se t’i njoh.Zezaku tha,kur lexoi kapitullin se do ta ngaterronte ate ;dhe eshte shume e mundur se e ngaterroi me te vertete,edhe pse synonte qe ta shtjellonte.Ne mund ta shpjegojme besimin derisa asnje mos ta kuptoje dot.Shpresoj se nuk do jem fajtor per kete gabim.Besimi eshte gjeja me e thjeshte nga te gjitha gjerat dhe ndoshta per shkak te thjeshtesise se tij eshte me e veshtire per t’u shpjeguar.

Cfare eshte besimi ?Ai perbehet prej tre gjerave—njohurise,besimit dhe mirebesimit.Njohuria vjen e para. « Si do te besojne ne Ate te Cilin nuk e kane degjuar ? »Dua qe te informohem per nje fakt perpara se mundesisht ta besoj ate. « Besimi vjen duke degjuar » ;na duhet qe te degjojme se pari,me qellim qe te njohim çfare duhet besuar. « Ata qe e njohin emrin Tend do te kene besim te Ti. »Nje mase njohurie eshte thelbesore per besimin;prandaj dhe rendesia e marrjes se njohurise. « Vini veshin dhe ejani tek une,degjoni dhe shpirti juaj do te jetoje. »E tille ishte fjala e profetit te hershem dhe eshte akoma fjala e ungjillit.Kerkoni Shkrimet dhe mesoni çfare Fryma e Shenjte meson ne lidhje me Krishtin dhe shpetimin e Tij.Kerkoni te njihni Zotin : « Sepse Ai qe vjen te Perendia,duhet te besoje qe Ai ekziston dhe qe Ai i shperblen ata qe e kerkojne. »Fryma e Shenjte ju dhente frymen e njohjes dhe te frikes se Zotit !Njihni ungjillin :njihni çfare eshte lajmi i mire,se si flet per faljen falas,dhe per ndryshimin e zemres,per adoptimin ne familjen e Zotit dhe per bekime te tjera te panumerta.Njihni veçanerisht Krishtin Jezus Birin e Zotit,Shpetimtarin e njerezve,i bashkuar me ne me ane te natyres se Tij njerezore dhe prapeseprape një me Zotin ;dhe keshtu i afte te veproje si Ndermjetes midis Perendise dhe njeriut,i afte te shtrije doren mbi te dy dhe te jete hallka lidhese midis mekatarit dhe Gjykatesit te te gjithe tokes.Perpiquni qe te njihni me shume e me shume per Krishtin Jezus.Perpiquni veçanerisht te njihni doktrinen e flijimit te Krishtit ;sepse pika mbi te cilen besimi shpetimtar fiksohet kryhesisht eshte kjo—« Perendia e pajtoi boten me Veten e Vet ne Krishtin,duke mos ua llogaritur njerezve shkeljet e tyre. »Njihni se Jezusi « u be mallekim per ne,sepse eshte shkruar : « I mallkuar eshte cilido qe varet ne dru. »Pini me gllenjka te medha doktrinen e vepres zevendesuese te Krishtit ;sepse atje qendron ngushellimi me i embel qe eshte i mundur per bijte fajtore te njerezve perderisa Perendia « e beri mekat per ne,qe ne te beheshim drejtesia e Perendise ne Krishtin. »Besimi fillon me njohurine.

Mendja shkon me tutje e beson se keto gjera jane te verteta.Shpirti beson se Zoti ekziston dhe se Ai degjon thirrmat e zemrave te sinqerta ;se ungjilli eshte prej Zotit ;se shfajesimi me ane te besimit eshte e verteta e madhe qe Zoti ka zbuluar ne keto dite te fundit me ane te Frymes se Tij me qarte se me perpara.Atehere zemra beson se Jezusi eshte me te vertete dhe ne vertetesi Zoti dhe Shpetimtari yne,Shelbyesi i njerezve,Profeti,Prifti dhe Mbreti i popullit te Tij.E gjitha kjo pranohet si e vertete e sigurte,jo per t’u vene ne pikepyetje.Lutem qe te vini menjehere ne kete pike.Filloni fuqishem te besoni se « gjaku i Jezu Krishtit,Biri i shtrenjte te Zotit,na pastron nga çdo mekat » ;se flijimi i Tij eshte i plote dhe teresisht i pranuar prej Zotit ne vendin e njeriut keshtu qe Ai qe beson ne Jezusin nuk eshte i denuar.Besoni keto te verteta ashtu siç besoni çdo thënie tjeter ;sepse ndryshimi midis besimit te zakonshem dhe besimit shpetimtar qendron kryesisht ne pikat mbi te cilat eshte i ushtruar.Besoni deshmine e Zotit po ashtu si besoni deshmine e vete atit ose shokut tuaj. « Nese pranojme deshmine e njerezve,deshmia e Perendise eshte me e madhe. »

Deri ketu keni bere perparim drejt besimit ;veçse nje perberes me shume nevojitet per ta plotesuar ate dhe ai eshte mirebesimi.Zotojani veten Zotit te plotmeshirshem ;preheni shpresen tuaj ne ungjillin e hirshem ;mirebesojani shpirtrat tuaja Shpetimtarit qe vdiq dhe qe tani jeton ;lani mekatet e juaja ne gjakun shlyes ;pranoni drejtesine e Tij te perkryer dhe gjithçka eshte mire.Mirebesimi eshte gjaku i jetes se besimit ;nuk ka besim shpetimtar pa te.Puritanet ishin te mesuar ta shpjegonin besimin me fjalen « prehje. »Do te thoshte te mbeshtetesh mbi nje gje.Mbeshtetuni me te gjithe peshen tuaj ne Krishtin.Do te ishte nje ilustrim me i mire akoma nese te thoja,bini sa gjere gjate dhe qendroni ne Shkembin e Koherave.Hidhni veten ne Jezusin ;prehuni ne Te ;zotojani veten Atij.Mbasi kjo e bere,keni ushtruar atehere besim shpetimtar.Besimi nuk eshte nje gje e verber ;sepse besimi fillon me njohuri.Nuk eshte nje gje spekulative ;sepse besimi beson fakte per te cilat eshte i sigurte.Nuk eshte nje gje jopraktike,enderrimtare;sepse besimi mirebeson dhe vë fatin e tij mbi te verteten e zbuleses.Kjo eshte nje menyre se pershkruari se çfare eshte besimi.

Me lejoni qe ta provoj perseri.Besimi eshte te besuarit se Krishti eshte çfare eshte e thene se Ai eshte dhe se Ai do te beje çfare Ai ka premtuar te beje dhe me pas te presesh kete prej Tij.Shkrimet flasin per Jezu Krishtin si se qëni Zot,Zot ne mish njerezor ;si se qëni i perkryer ne karakterin e Tij,si i bere flijim per mekatin ne vendin tone ;si mbajtes i mekateve tone ne vete trupin e Tij mbi dru.Shkrimi flet per Te si Dikush qe i ka dhene fund shkeljes,mekatit dhe qe solli drejtesine e perjetshme.Shenimi i shenjte me tej na thote se Ai « u ngjall prej se vdekuri, » se Ai « jeton perjeta per te nderhyre per ne, » se Ai ka shkuar lart ne lavdi dhe se ka marre per zoterim Qiellin per popullin e Tij dhe se se shpejti Ai do te vije perseri «  per te gjykuar boten dhe popullin e Tij sipas drejtesise. »

Ne na duhet qe te besojme sa me fort se keshtu eshte ;sepse kjo eshte deshmia e Perendise At kur Ai tha, « Ky eshte Biri Im i dashur,degjojeni. »Kjo eshte gjithashtu e deshmuar prej Zotit Frymes se Shenjte ;sepse Fryma i jep deshmi Krishtit,si ne Fjalen e frymezuar ashtu edhe me ane mrekullish te ndryshme dhe nepermjet vepres se Tij ne zemrat e njerezve.Ne duhet ta besojme kete deshmi si se qeni e vertete.

Besimi beson gjithashtu se Krishti do te beje çfare ka premtuar ;se perderisa Ai ka premtuar te mos flake askend qe vjen te Ai,eshte e sigurte se Ai nuk do te na flake ne nese vijme te Ai.Besimi beson se perderisa Jezusi tha se « uji qe do t’i jap do te behet ne te nje burim uji qe gufon per jete te jeteve,duhet te jete e vertete ;dhe nese ne marrim kete Uje te gjalle prej Krishtit do te qendroje perbrenda nesh dhe do te gufoje perbrenda nesh ne ujera jete te shenjte.Cfaredo qe Krishti ka premtuar te beje Ai do ta beje dhe ne duhet qe ta besojme kete,po ashtu si dhe te shikojme per falje,shfajesim,ruajtje dhe lavdi te perjetshme prej duarve te Tij,sipas asaj qe Ai i ka premtuar besimtareve ne Te.

Me pas vjen hapi i metejshem i nevojshem.Jezusi eshte çfare Ai ka thene se eshte,Jezusi do te beje çfare Ai ka thene se do te beje ;prandaj ne duhet qe secili prej nesh t’i besojme duke thene, « Ai do te jete per mua çfare Ai ka thene se eshte dhe Ai do te beje per mua çfare Ai ka premtuar te beje ;e le veten time ne duart e Tij qe eshte caktuar te shpetoje,qe Ai te mund te me shpetoje.Prehem mbi premtimin e Tij se Ai do te beje po ashtu si ka thene. »Ky eshte besim shpetimtar dhe ai qe e ka kete ka jete te perjetshme.Cilatdo rreziqet dhe veshtiresite e Tij,cilatdo erresira dhe depresioni i tij,cilatdo dobesite dhe mekatet e tij,Ai qe beson keshtu ne Krishtin Jezus nuk eshte i denuar dhe nuk do te denohet kurre.

Sherbefte per te mire ky shpjegimi im!Kam besimin se mund te perdoret prej Frymes se Zotit per te drejtuar lexuesin tim ne paqe te menjehershme.  « Mos druaj ;vetem beso. »Mirebeso dhe ji ne paqe.

Frika ime eshte se mos lexuesi mbetet i kenaqur me te kuptuarin se çfare duhet te behet dhe prapeseprape mos ta beje kurre.Me mire besimi i vertete me i varfer i vene ne pune se sa ideali me i mire i lene ne vendin e spekulimit.Gjeja kryesore eshte te besosh ne Zotin Jezus menjehere.Mos pyesni per dallimet dhe perkufizimet.Nje njeri i uritur ushqehet edhe pse ai nuk e kupton perberjen e ushqimit,anatomine e gojes se tij ose proçesin e tretjes :ai jeton sepse ushqehet.Nje tjeter njeri shume me i zgjuar kupton teresisht shkencen e ushqimit ;por nese nuk han ai do te vdese,me gjithe njohurine e tij.Pa dyshim qe ka shume ne kete ore ne Ferr qe e kuptuan doktrinen e besimit por nuk besuan.Ne anen tjeter,asnje qe ka besuar ne Zotin Jezus nuk eshte flakur jashte,edhe pse ndoshta nuk ka qene kurre i afte te perkufizoje me kuptueshmeri besimin e tij.Oh lexues i shtrenjte,merr Zotin Jezus ne shpirtin tend dhe do te jetosh perhera !  « Ai qe beson ne Te ka jeten e perjetshme. »

 

Publié dans Shkrime nga Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article