20 shtator

Publié le par alban

20 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Osea 7 :1-14 :9}  {Studim i shpejte :#Gjoni 1:1-4:11}

 

“Shpata e Zotit dhe e Gedeonit.”  {#Gjyqtaret 7:20}

 

Gedeoni i urdheroi njerezit e tij te benin dy gjera:te fshihnin nje pishtar ne nje shtambe prej balte,ai i dha urdher,me nje sinjal te caktuar,te thyenin shtamben dhe te linin pishtarin te ndriçonte,dhe me pas i ra trumpetes,duke thirrur,”Shpata e Zotit dhe e Gedeonit!shpata e Zotit dhe e Gedeonit!”Kjo eshte saktesisht ate qe te Krishteret duhet te bejne.Se pari,ju duhet te ndriçoni;thyeni shtamben qe fsheh driten tuaj;hidhni menjane ate qe ka fshehur deri tani qiririn  tuaj,dhe shkelqeni.Le te shkelqeje drita juaj perpara njerezve;le te jene veprat e tuaja te mira te tilla,qe kur njerezit te shikojne mbi ju,ato do te njohin se ju keni qene me Jezusin.Me pas duhet te jete kumbimi,tingulli i trumpetes.Duhet te kete perpjekje per mekataret e mbledhur duke shpallur Krishtin e kryqezuar.Shpjerani atyre ungjillin;çojani ne deren e tyre;vereni ne shtegun e tyre;mos lejoni qe ato ti shpetojne;fryni trumpeten afer vesheve te tyre.Kujtoni se thirrja lufte e vertete e Kishes eshte parulla e Gedeonit,”Shpata e Zotit dhe e Gedeonit!”Zoti duhet ta beje ate,eshte vete vepra e tij.Por ne nuk duhet te jemi pertace;mjeti eshte per tu perdorur—“ Shpata e Zotit dhe e Gedeonit”Nese ne therrasim veçse,”Shpata e Zotit” ne do te jemi fajtor te nje mburrje te kote;dhe nese ne bertasim,”Shpata e Gedeonit!”vetem,ne do te shfaqim mbeshtetje idhujtari ne nje krah prej mishi:ne duhet ti bashkojme te dy ne nje harmoni praktike,”Shpata e Zotit dhe e Gedeonit!”Ne nuk mund te bejme asgje prej vetvetes,por ne mund te bejme gjithçka me ndihmen e Zotit;prandaj le te vendosim te dalim vete jashte dhe te sherbejme me pishtarin e zjarrte te shembullit te shenjte,dhe me tonet e trumpetes se shpalljes dhe deshmise se zellshme,dhe Zoti do te jete me ne,dhe Madiani do te hutohet,dhe Zoti i Ushtrive do te mbreteroje perhera e perhera.

 

 

20 shtator-mbremje {#Pred 11 :6}

 

« Ne mbremje mos ler doren tende te pushoje. »

 

Ne mbremje rastet jane te shumta :njerezit kthehen nga puna e tyre,dhe fituesi i zellshem i shpirtrave gjen kohe te tregoje dashurine e Jezusit.A punoj ne mbremje per Jezusin ?Nese jo,le te mos ta leshoj me doren me gjate prej nje sherbimi qe kerkon pune te bollshme.Mekataret po vdesin prej mungeses se njohurise ;ai qe vonohet mund te zbuloje teshat e tij flake me gjakun e shpirtrave.Jezusi i dha te dy duart e tij gozhdave,si mund te kursej nje nga duart e mia prej vepres se tij te bekuar ?Nate dhe dite ai punoi shume dhe u lut per mua,si mund ti kushtoj nje ore te vetme kenaqesise se mishit tim me nge sensuale ?Ngrihu,zemer pertace ;shtri doren tende per tu punuar,ose ngrihe ate per tu lutur ;qielli dhe ferri jane ne veper,le te jem keshtu,dhe kete mbremje te mbjell fare te mire per Zotin Perendine tim.Mbremja e jetes ka gjithashtu thirrjet e saj.Jeta eshte kaq e shkurter sa mengjezi i fuqise se nje burri,dhe nje mbremje korruptimi,perbejne ate.Per disa i duket e gjate,por 4 qindarka eshte nje shume e madhe per nje njeri te varfer.Jeta eshte kaq e shkurter sa askujt nuk i lejohet te humbe nje dite.Mire eshte thene se nese nje mbret i madh do mund te na sillte nje grumbull te madh me ar  dhe te na lejonte te merrnim aq sa do kishim mundesi te numeronim ne nje dite,ne do kalonim gjithe diten ;ne do fillonim heret ne mengjes dhe ne mbremje nuk do te shlodheshim ;por te fitosh shpirtra eshte pune shume me fisnike,si behet valle qe ne shpejt terhiqemi prej saj ?Disa kursehen per nje mbremje te gjate moshe te vjeter te blerte ;nese i tille eshte rasti im,le te perdor te tille talente siç i kam akoma,dhe ne oren e fundit te sherbej Zotin tim besnik dhe bekuar.Me ane te hirit te tij do te vdes ne krye te detyres,dhe te leshoj barren time vetem atehere kur te dorezoj trupin tim.Mosha mund te mesoje te riun,te gezoje te dobetin dhe ti jape zemer te deshperuarit ;nese mbremja ka me pak vape te fuqishme,ajo do te kete me shume urtesi te qete,prandaj ne mbremje nuk do ta le doren time te pushoje.

 

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article