21 shtator

Publié le par alban

21 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Joel 1 :1-3 :21}  {Studim i shpejte :#Mik 1 :1-7 :20}

 

“Do te ndjej gezim duke u bere te mire” {#Jeremia 32:41}

 

Sa gezimprurese eshte per besimtarin kenaqesia qe Zoti ka ne te shenjtet e tij!Ne nuk mund te shikojme ndonje arsye ne veten tone pse Zoti duhet te gjente kenaqesi ne ne;ne nuk mund te gjejme kenaqesi ne veten tone,sepse shpesh  ne psheretijme,duke qene te ngarkuar;te ndergjegjshem per mekatin tone,dhe duke vajtuar pabesnikerine tone;dhe ne kemi frike se populli i Zotit nuk mund te kenaqet shume ne ne,sepse ato duhet te vene re kaq teper paperkryerjet tona dhe çmendurite tona,aq sa ato do vajtonin dobesite tona se sa te admironin hiret tona.Por ne duam te qendrojme mbi kete te vertete te pertejme,kete mister te lavdishem:se ashtu si dhendrri gezohet mbi nusen,po ashtu Zoti gezohet mbi ne.Ne nuk lexojme kurrkund se Zoti gezohet ne malet e mbuluara me re,ose ne yjet shndrites,por lexojme perkundrazi se Ai gezohet ne pjeset e banueshme te tokes,dhe se gezimet e tij jane me bijte e njerezve.Ne nuk gjejme te shkruar madje se  edhe engjejt i japin shpirtit te tij gezim;po ashtu Ai nuk thote,ne lidhje me kerubinin dhe serafinin,”Ti do te quhesh Hefzibah,sepse Zoti gezohet ne ty;”por Ai i thote te gjithe kete krijesave te rena te gjora si ne,te poshteruara dhe te felliqura nga mekati,por te shpetuar,te madheruar dhe te lavderuar prej hirit te tij.O me çfare gjuhe te forte Ai shpreh gezimin e tij ne popullin e tij!Akoma eshte e shkruar,”Ai do te mbushet me gezim per ty,ne dashurine e tij do qendroje ne heshtje,do te gezohet per ty me britma gezimi.”Tek sa pa mbi boten qe Ai beri,Ai tha,”Eshte shume mire”;por kur pa ato qe jane te blere prej gjakut te Jezusit,vete te zgjedhurit e tij,duket sikur zemra e madhe e Te Pafundmit nuk mund te permbahej me,por gufoi ne klithma gezimi hyjnore.A nuk duhet ne te shprehim pergjigjen tone mirenjohese nje deklarate te tille te mrekullueshme dashurie dhe te kendojme,”Do te gezohem ne Zotin,do te gezohem ne Zotin e shpetimit tim?”

 

 

21 shtator-mbremje

 

« Mos e ver shpirtin tim bashke me ate te mekatareve. » {#Psalmi 26 :9}

 

Frika e beri Davidin te lutej keshtu,sepse diçka peshperiti, « Ndoshta,se fundmi,ti mund te kesh shpirtin me ate te mekatareve ».Ajo frike edhe pse e perzier me mosbesim,rrjedh,kryesisht prej nje ankthi te shenjte,duke u ngritur prej kujtimit te mekatit te se kaluares.Edhe njeriu i falur do te hetoje, « Po sikur ne fund mekatet e mia te kujtoheshin,dhe te lihesha jashte listes se te shpetuarve ? »Ai sjell ne mend shterpesine e tij te tanishme—kaq pak hir,kaq pak dashuri,kaq pak shenjteri,dhe duke para ne te ardhmen,ai merr ne konsiderate dobesine e tij dhe tundimet e shumta qe e mundojne,dhe ka frike se mund te bie,dhe te behet nje pre per armikun.Nje ndijim mekati dhe ligesie te pranishme,dhe korruptimet e tij mbizoteruese,e shtrengojne qe te lutet,ne frike dhe ne drithme, « Mos e ver shpirtin tim bashke me ate te mekatareve. »Lexues nese ke bere kete lutje,dhe nese karakteri jot eshte i pershkruar saktesisht ne Psalmin prej te cilit eshte marre,nuk ke pse te kesh frike se ke per tu vene bashke me mekataret.A nuk ke valle dy virtytet qe Davidi pati—ecjen e jashtme ne ndershmeri,dhe besimin e brendshem ne Zotin ?A po qendron ne sakrificen e Krishtit,dhe a mund ti vish perqark altarit te Zotit me nje shprese te perulur ?Nese ashtu,ji pa frike,nuk do te vihesh kurre me mekataret,sepse ajo gjeme eshte e pamundur.Venia bashke ne diten e gjykimit eshte si me si-ne. « Mblidhni me pare egjren dhe lidheni ne duaj per ta djegur kurse grurin shtjereni ne grunarin tim ».Atehere pra,nese ti je si populli i Zotit,ti do te jesh me popullin e Zotit.Nuk mund te vihesh bashke me te ligun,sepse ti je blere shume shtrenjte.I shlyer prej gjakut te Krishtit,ti i perket atij perhera,dhe atje ku Ai eshte,atje duhet te jete populli i tij.Ti duhesh teper per tu flakur jashte me te nemuarit.A do vdiste nje nga te shtrenjtet e Krishtit ?E pamundur !Ferri nuk mund te te mbaje !Parajsa te kerkon !Beso ne kete siguri dhe mos ki frike !

 

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article