22 shtator

Publié le par alban

22 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Amos 1 :1-5 :27} {Studim i shpejte:#Nahum 1:1-3:19}

 

“Le te ngazellohet Izraeli tek Ai qe e ka bere.” {#Psalmi 149 :2}

 

Ngazellehu o besimtar,por ki kujdes qe hareja jote te kete burimin ne Zotin.Ti ke shume shkak per hare ne Zotin tend,sepse ti mund te kendosh me Davidin, « Zoti,gezimi dhe kenaqesia ime. »Ji ne hare sepse Zoti mbreteron se I Perjetshmi eshte mbret !Gezohu se Ai ulet mbi fron,dhe qeveris te gjitha gjerat !Cdo atribut i Zotit duhet te behet nje rreze e fresket ne driten e harese sone.Se Ai eshte i urte duhet te na beje te hareshem,duke njohur me te vertete çmendurine tone.Se Ai eshte i fuqishem,duhet te na beje te gezohemi ne qe dridhemi ne dobesine tone.Se Ai eshte I Perjetshem,duhet te jete gjithmone nje teme gezimi kur ne e dime se ne vyshkemi si bari.Se Ai eshte i pandryshueshem,duhet te na beje te kendojme perderisa ne ndryshojme çdo ore.Se Ai eshte plot me hir,se Ai tepron ne te,dhe se ky hir ne beselidhje na e ka dhene neve ;se eshte e jona per te na pastruar,e jona per te na mbajtur,e jona per te na shenjteruar,e jona per te na perkryer,e jona per te na sjelle ne lavdi—e gjitha kjo duhet te na prije te gezohemi ne te.Kjo hare ne Zotin eshte si nje lum i thelle ;ne sapo kemi prekur bregun e tij,dhe njohim pak rrymen e tij te embel te kthjellet qiellore,por duke perparuar thellesia eshte me e madhe,dhe rryma me e fuqishme ne gezimin e saj.I Krishteri e ndjen se mund te kenaqet jo vetem ne ate qe Zoti eshte,por gjithashtu ne gjithçka qe Zoti ka bere ne te kaluaren.Psalmet ne tregojne se populli i Zotit ne kohet e vjetra ishte mesuar te verente me kujdes veprimet e Zotit,dhe te kishte nje kenge per secilin prej tij.Keshtu pra,le te kallezoje populli i Zotit veprat e Zotit !Le te flasin per veprat e tij te fuqishme,dhe le « ti kendojne Zotit,sese Ai ka triumfuar ne menyre te lavdishme. »As mos i lejoni qe te pushojne se kenduari,sepse tek hire te reja i derdhen atyre dite per dite,po ashtu hareja e tyre ne veprat e dashura te Zotit ne provani dhe ne hir duhet ta tregoje vetveten ne falenderim te vazhdueshem.Jini te gezuar ju femije te Sionit dhe gezohuni ne Zotin Perendine tuaj.

 

 

 

22 shtator-mbremje

 

« Ndersa zemra ime po shkrihet,me ço ne shkembin qe eshte me i larte se une. » {#Psalmi 61 :2}

 

Shume nga ne e dine çfare eshte te jesh i pikelluar ne zemer ;te zbrazur ashtu si kur nje njeri fshin nje pjate dhe e kthen permbys ;i permbytyr dhe i hedhur qemeri i kuvertes sone perfundon si nje anije e zoteruar prej stuhise.Zbulesat e korruptimit te brendshem do te bejne kete,nese Zoti lejon thellesine e madhe te felliqesise sone te behet e turbulluar dhe te hedhi lart balte dhe pisllek.Zhgenjimet dhe zemerdeshperimet do te bejne kete kur shkulm mbas shkulmi vjen mbi ne,dhe ne jemi si nje guaske e thyer e flakur para e mbrapa prej tallazi.I bekuar qofte Zoti,ne periudha te tilla ne nuk jemi pa nje mbeshtjetje te plotmjaftueshme,Zoti yne eshte limani i velave te rrahura,bujtina e shtegtareve te lodhur.Ai eshte me i larte se ne,meshira e tij me e larte se mekatet tona,dashuria e tij me e larte se mendimet tona.Eshte per tu ardhur keq te shikosh njerez qe vene besimin e tyre ne diçka me te ulet se vetvetja ;por mirebesimi yne eshte i vendosur mbi nje Zot shume me teper te larte dhe te lavdishem.Ai eshte nje Shkemb perderisa Ai nuk ndryshon,dhe nje Shkemb i larte,sepse stuhite qe ne na mbulojne valezojne poshte kembeve te tij ;Ai nuk eshte i shqetesuar prej tyre,por i qeveris ato sipas vullnetit te tij.Nese shkojme ne strehen e ketij Shkembi te larte ne mund te sfidojme uraganin ;çdo gje eshte e qete nen shtrojeren e atij shkembi shume te larte.Sa keq !aq eshte hutimi ne te cilen mendja e trazuar eshte e hedhur shpesh sa kemi nevoje te drejtohemi tek kjo strehe hyjnore.Qe ketej e tutje lutja e tekstit.O Zot,Perendia jone,me ane te Frymes tende Te Shenjte,na meso udhen e besimit,na udhehiq ne shplodhjen tende.Era na hedh jashte ne det,timoni nuk i pergjigjet dores sone te vocerr ;ti,ti vetem mund te na drejtosh ne ranishte midis shkembinjve nenujore,te sigurte ne limanin e duhur.Sa te varur jemi nga ty—ne kemi nevoje per ty qe te na sjellesh tek ti.Te jesh i drejtuar urtesisht dhe i drejtuar ne siguri dhe paqe eshte dhurata jote,dhe e jotja vetem.Kete nate ji i kenaqur ti trajtosh mire sherbetoret e tu.

 

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article