23 shtator

Publié le par alban

23 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Amos 6 :1-Abdia:21}  {Studim i shpejte:#Hab 1:1-3:19}

 

“Te pranuar ne Shumetedashurin.” {#Efez 1:6}

 

Cfare gjendjeje privilegji !Ajo permban justifikimin tone perpara Zotit,por fjala pranim ne Greqisht do te thote me shume se kaq.Ajo do te thote se ne jemi objektet e kenaqesise se tij hyjnore ,dhe madje te endjes se tij hyjnore.Sa e mrekullueshme qe ne,krimba,te vdekshem,mekatare,te mund te jemi objektet e dashurise hyjnore !Por kjo eshte vetem ne « Shumetedashurin. »Disa te Krishtere duken se pranohen ne vete perjetimin e tyre,se paku,ky eshte kuptimi i tyre.Kur fryma e tyre eshte e gjalle,dhe shpresat e tyre te shndritshme,ato mendojne Zoti i pranon,sepse ato ndihen kaq lart,kaq mendjeqiellor,kaq te ngritur mbi token !Por kur shpirtrat e tyre ngjiten ne pluhur,ato jane viktimat e frikes se ato nuk jane me te pranuar.Sikur te shikonin se te gjitha gezimet e tyre te larta nuk i larteson ato dhe deshperimet e tyre nuk i ndrydhin shpirterisht me te vertete nen shikimin e Atit te tyre,por ato qendrojne ne pranuar ne Nje qe nuk ndryshon kurre,ne Nje qe eshte gjithmone i Shumedashuri i Zotit,gjithmone i perkryer,gjithmone pa njolle ose rrudhe,ose ndonje gje te ngjashme,sa shume me te lumtur ato do te ishin,dhe sa me teper ato do te nderonin Shpetimtarin !Gezohu atehere,besimtar,ne kete :ti je i pranuar « ne Shumetedashurin. »Ti shikon perbrenda dhe thua, « Nuk ka asgje te pranueshme ketu ! »Por shiko te Krishti,dhe shiko nese aty nuk ka çdo gje te pranueshme.Mekatet e tua te turbullojne ;por Zoti i ka hedhur mekatet e tua mbrapa kurrizit te tij,dhe ti je i pranuar ne Te Drejtin.Ti duhet te luftosh me korruptimin,dhe te mundesh me tundimin,por ti je tashme i pranuar ne Ate qe ka mposhtur fuqite e se liges.Djalli te tundon ;gezohu,ai nuk mund te te shkatarroje,sepse ti je i pranuar ne Ate qe ka shtypur koken e Satanit.Njih me siguri te plote pozicionin tend te lavdishem.Edhe shpirtrat e lavderuar nuk jane me teper te pranuar se sa je ti.Ato jane vetem te pranuar ne qiell « ne Shumetedashurin, »dhe ti je madje edhe tani i pranuar ne Krisht ne te njejten menyre.

 

 

23 shtator-mbremje

 

« Jezusi i tha atij,nese mundesh. » {#Marku 9:23}

 

Nje njeri kishte nje djale te zoteruar nga djalli,qe torturohej nga nje fryme e shtemet.I ati,duke pare padobishmerine e perpjekjeve te dishepujve per te sheruar femijen,kishte pak ose jo besim ne Krisht dhe prandaj,kur iu tha te sillte birin e tij te Ai,i tha Jezusit,”Nese ti mundesh dhe te vjen keq per ne ndihmona.”Tani,kishte nje “nese” ne pyetjen,por i varferi baba qe dridhej kishte vene nje “nese” ne vendin e gabuar:Jezu Krishti,prandaj,pa e urdheruar ate te terhiqte mbrapa “nesen”,me miresi e vendos ate ne pozicionin e saj te duhur.”Jo,me te vertete,”Ai duket sikur thote,”nuk duhet te kete asnje “nese”ne lidhje me fuqine time,as ne lidhje me vullnetin tim,”nese-ja”qendron diku tjeter.””Nese mund te besosh,te gjitha gjerat jane te mundshme per ate qe beson.”Besimi i njeriut u forcua,ai ofroi nje lutje te perulur per nje rritje besimi,dhe ne çast Jezusi shprehu fjalen,dhe djalli u flak jashte,me urdher qe te mos kthehej me kurre.Ka nje mesim ketu qe ne kemi nevoje te nxjerrim.Ne,ashtu si ai njeri,shpesh shikojme se ka nje “nese” diku,por perhera bejme proçka duke e vendosur ne vendin e gabuar.”Nese” Jezusi mund te me ndihmoje—“nese”Ai mund te me jape hir te mposht tundimin—“nese”Ai mund te me fale—“nese”Ai mund te me beje te suksesshem?Jo,”nese”ti mund te besosh,Ai mund dhe do.Ti e ke keqvendosur “nesen” tende.Nese ti mund te besosh me mirebesim,qe te gjitha gjerat jane te mundura per Krishtin,po keshtu te gjitha gjerat jane te mundura per ty.Besimi qendron ne fuqine e Zotit,dhe eshte i veshur ne madheshtine e Zotit;ai mban petkat mbreterore,dhe kaleron me kalin e Mbretit,sepse eshte hiri ai qe Mbreti ka per endje te nderoje.Te vetengjeshesh me fuqine e lavdishme te Frymes qe vepron plotesisht,ai behet ne plotfuqishmerine e Zotit,i fuqishem per te bere,per te guxuar,per te vuajtur.Te gjitha gjerat,pa kufi,jane te mundura per ate qe beson.Shpirti im,a mund ta besosh Zotin tend sonte?

 

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article